Keshilla

Per inat te krizes

Nje nobeliste, trill ose nje histori dashurie. Me probleme financiare ose jo, edhe kete vit ka plot per te zgjedhur. Mjafton deshira e mire dhe tundimi per te blere nje liber ne menyre qe edhe kjo vere te jete e larmishme
Alida Cenaj
Botuesit e thane fjalen e tyre: tregu i librit eshte ne krize. Librarite jane boshatisur dhe njerezia duket se eshte ngujuar brenda halleve te tyre, ndaj blerja e nje libri eshte luks i tepert. Do ta mendonte kushdo kete nese degjon per fitime te pergjysmuara te botuesve, probleme ne treg dhe e ardhme paksa e zymte, te pakten edhe per ca muaj te tjere. Megjithate botuesit, ata me kryesoret, nuk i kane tradhetuar stendat edhe per kete vere te nxehte. Ka plot per te zgjedhur, posacerisht per pushime. Dhe porosia qe vjen nga zyrat prej nga dalin titujt tundues eshte e njejte: pushimet do te ishin te mangeta pa nje liber me vete. Sepse ditet e qeta prane detit do te jene gjithmone i vetmi rast ideal per t?u kredhur ne boten e leximit, larg titujt bombastike politike, kronikes se zeze e halleve te cdo dite qe vazhdojne te jene po aty. Ne ditet e kenaqesive verore eshte koha me e mire per te zbuluar romanin e botuar se fundmi ne shqip te nobelistes se vitit 2007, Doris Lesing. Pas "Femijes se peste", nje histori qe te mbetet gjate ne mendje, "Skanderbeg Book" propozon "Vera para erresires", ndersa shtepia "Dudaj", nder te tjera ofron autorin qe ka trazuar boten mbare, Stieg Larsson, me "Burra qe urrejne grate". Shtepia "Dituria" propozon nje tjeter histori te Frederiko Mocas, ndersa "Uegen" dallon Daniel Still ne nje kolane te plote. Titujt e rinj te veres jane me shumice, me pak fjale, duhet vetem te zgjidhni. Per t'ua lehtesuar punen do t?ju drejtoje giuda e propozimeve te botuesve shqiptare per kete vere.


?Vera para erresires?


Doris Lesing


Botues: ?Skanderbeg Books?


276 faqe, 800 leke


Nderkohe qe fillon stina e veres, Kate Braun, nje grua terheqese, inteligjente, 55 vjece, e martuar dhe e lumtur, me nje shtepi ne Londren urbane dhe me tre femije te rritur, nuk ka ndonje arsye te pranoje se mund te ndryshoje dicka ne jeten e saj. Por, kur vera mbaron, gruaja qe dikur ishte brenda saj, e cila ka jetuar pas mbuleses mbrojtese te joshjes e shqetesimit femeror, nuk ekziston me. Ky roman eshte nje eskursion brilant ne shtrengesen e tmerrshme te kohes qe pason largimin e frikshem te moshes se rinise. Udhetimi i gruas nga Londra ne Turqi e Spanje, nga bashkeshorti tek i dashuri, nga qetesia te marrezia, neper shtegun e nje pavaresie te brishte e kurajoze, do t?i jape tjeter domethenie perdites dhe hapit te saj.


"Asgje me rendesi"


Justine Levy


Botues: "Dituria"


144 faqe, 500 leke


Luiza dhe Adrieni ishin te lumtur se bashku. Te rinj, te pasur, me fat, dashuroheshin qe prej adoleshences. Por, asaj martese i?u fanit papritmas hija e akullt dhe fatale e nje tjeter gruaje: ish-supermodeles, dashnore e babait te tij, per te cilen Adrieni braktis gruan. Bota e Luizes shembet dhe brishtesia e pasigurite e saj shperthejne, duke e derrmuar. Vetem, e dobet, e deshperuar, bie ne nje vorbull depresioni dhe vetmie, ne nje det trishtimi. Kur me ne fund ringrihet, me ndihmen e dashurise se re, Pablos, i cili i qendron prane me durim, e sheh burrin me sy tjeter: dallon egoizmin dhe marrezine, por qartesohet edhe brenda vetes.


"Tartarini i Taraskonit"


Alphonsi Daudet


Botues: "Neriada"


128 faqe, 300 leke


Heroi i Taraskonit, nje personazh mes Don Kishotit e Sanco Pances, eshte nje figure simpatike, gdhendur mjeshterisht nga pena e Dodese. Situatat komike ku e vendos veten trimi taraskonas jane te shumta, qe nga ajo ku ai pranon te behet gjahtar i kasketave, kur vret kerricin ne vend te luanit dhe deri kur ngaterron kopshtin e lakrave me shkretetiren e Saharase e te tjera. Vepra e Dodese eshte e mbushur me humor dhe jane pikerisht keto situata humoristike qe e bejne lexuesin te mos e ndieje shume filozofine pesimiste te autorit, i cili sikur do te thote se bota eshte e mbushur me genjeshtra, mashtrime, cmire, lakmi e korrupsion.


"Guri i durimit"


Atiq Rahimi


Botues: "Dudaj"


124 faqe., 600 leke


?Diku ne Afganistan ose gjetke?, ne mes te luftes civile, nje grua kujdeset per burrin e saj, i cili, pasi ka marre nje plumb ne qafe, ndodhet ne gjendje kome. Ajo vuan gjithe vuajtjet e botes, ne pritje te asgjeje. Ne harmoni me kete hapesire te zhveshur e te zbrazet, Atiq


Rahimi shprehet permes fjalish te shkurtra emerore dhe te perseritura.Ky tregim lexohet me nje fryme, me gjithe njefare merzie ne rritje e qe behet gjithnje e me e padurueshme. Gjestet mekanike te gruas i lene vendin nje lumi te pashtershem fjalesh. Nje monolog i gjate, ku guri i durimit merr tiparet e burrit te zhytur ne kome. Me se fundi, me gjithe bombat dhe bresherite, gruaja arrin ta lere veten te clirohet nga zhgenjimet, ndjenjat dhe sekretet e nje jete te tere.





?Rrefim mbi dashurine dhe erresiren?


Amos Oz


Botues: ?Skanderbeg Books?


655 faqe, 1500 leke


Ky liber eshte nje sage familjare dhe nje nga librat me te bukur te shkruar ndonjehere. Eshte biografia e nje femije te rritur ne nje qytet te ndare nga urrejtja, sic eshte Jeruzalemi, ne nje apartament te ngushte i rrethuar nga librat dhe moria e gjuheve qe fliten rreth tij. Eshte historia e nje adoleshenti, jeta e te cilit ndryshon pas vetevrasjes se te emes, i nje burri i cili jetoi me kundershtite e familjes, dhe pirgut te endrrave te tij, e nje shkrimtari qe behet aktiv ne jeten publike. Eshte nje liber qe nuk do ta leshoni nga dora.


"Dashuri 14"


Federico Mocia


Botues: "Dituria"


456 faqe, 1000 leke


Karolina. Nje vajze 14-vjecare dhe e gjithe bota e saj, eksperiencat e para, endrrat e para si vajze e rritur. Marredheniet me prinderit, veshtiresite ne shtepi, parate qe nuk mjaftojne kurre. Dhe pastaj me ne fund motorrinoja, e arritur pas aq perpjekjesh. Nje vella me i madh, qe ende s?ka gjetur rrugen e tij. Nje moter qe ka humbur deshiren per te enderruar dhe e zhgenjyer. Por Karolina eshte e forte, gazmore dhe plot fantazi. Ka deshire per te qene e dashuruar, per te jetuar gjithcka. Ajo eshte gati te jete e lumtur.


"Loja e engjellit"


Carlos Ruiz Zafon


Botues: "Ditura"


524 faqe, 1250 leke


Ne Barcelonen e muzget te viteve '20, djaloshi i varfer David Martin, ushqen nje enderr: te behet shkrimtar. Kur fati, befas, i ofron rastin per te botuar nje rrefim te vetin, duket sikur me se fundi suksesi i buzeqesh. Mirepo pikerisht nga ky cast, jeta nis t?i nxjerre pikepyetje pa pergjigje, duke e ekspozuar si kurre me pare ne rreziqe te paparashikueshme dhe pasione te medha, krime te urryera dhe ndjenja te trazuara. Kur Davidi do te vendose me ne fund te pranoje propozimin e nje botuesi te mistershem - te shkruaje nje veper madheshtore dhe revolucionare, e destinuar te ndryshoje fatet e njerezimit - nuk do ta kuptoje menjehere qe pas realizmit te nje vepre te tille, nuk do ta presin vetem nderi dhe lavdia...


"Gruaja e bankierit"


Andrea Camilleri


Botues: "Dituria"


224 faqe, 600 leke


Gjate karrieres se tij te gjate e te paqortueshme si funksionar i larte banke, Febo Germosino kishte marre tri letra anonime. Tani, ne diten e pare te jetes se tij te re prej pensionisti, i ka vendosur para vetes. Dy te parat jane shume te hershme, prej dhjetevjecaresh. E treta eshte e koheve te fundit dhe hedh dyshime per besnikerine e gruas se tij te dyte, te re dhe shume te bukur, Adela. Eshte pikerisht ajo, Adela, protagonistja e ketij romani: e mrekullueshme, nje femer fatale, joshese, te ciles i pelqen te veshe, ne disa rrethana te vecanta, nje tajer gri te perkore. Nje veshje, qe ka nje domethenie te thelle simbolike. Nje domethenie, te cilen ndoshta do ishte me mire te mos e njihnim kurre ...





"Koha e puthjeve"


Ylljet Alicka


Botues: "Toena"


120 faqe, 600 leke


Ky vellim me tregime deshmon edhe nje here aftesine e tij te vecante per te vezhguar, vecuar dhe trajtuar fenomene dhe ngjarje te se perditshmes te njerezve te thjeshte te shoqerise sone apo te shoqerise parisiane. Jane vetem 8 tregime te perfshira ne kete vellim, qe do te mund te lexoheshin edhe gjate nje pasditeje te vetme. Secili prej tyre sjell nje univers me vete nga e kaluara nen diktature, nga ditet e renda te emigracionit ne mase, nga tranzicioni i pambarimte, per t?u ndalur te femijeria apo mosha e puthjeve. Ndaj me mire t?i lexoni nje e nga nje, t?i jepni vetes mundesi per t?i shijuar dhe reflektuar per cdonjerin ne vecanti.


"Mrekullia e fajit"


Daniell Still


Botues: "Uegen"


208 faqe, 900 leke


?Mrekullia e fajit? gati te con ne titujt e veprave mesjetare, kur duhej t?i besonin fatthenes, jetes se dyzuar, plageve qe sheroheshin me nje shikim te thjeshte dhe njeriu befas ngrihet ne kembe. Jo, nuk kemi te bejme me dicka te tille! Ngjarjet jane te thjeshta, te zakonshme, te dites dhe befas marrin pamjen e groteskut, behen te fuqishme, te medha, marrin formen e njeriut dhe fitojne ndergjegje, nuk humbasin neper sfidat ku mund te treten e te harrohen. Thelbi eshte gabimi, faji njerezor, i cili mund te linde nje femije, mund te sheroje nje te semure psikik, mund te ndaje nje familje, mund te krijoje vlera te fuqishme e te paharrueshme.


?I ardhur ne jete?


Margaret Mazzatini


Botues: ?Ombra GVG?


660 faqe, 1200 leke


Me stil dinamik, gjuhe te pasur dhe strukture figurale gati te pabesueshme, nepemjet identitetit te spikatur dhe te qarte letrar, Margaret Mazzantini na zbulon nje bote krejt te afert por te pa njohur per ne. Duke qene plotesisht e motivuar, ajo deperton thelle ne universin e mrekullueshem te etikes boshnjake, era e tymit dhe gjuha flakeve te luftes edhe sot


pas kaq vitesh ndeshet rrugeve te Mostarit. Drama boshnjake, si drame ballkanase, eshte monumenti i gjalle i cili duhet vezhguar me kujdes dhe ruajtur gjalle ne memorjen historike, si gjase qe edhe sot, ne koherat moderne gjuha dhe mekanizmat e krimit jane po aq te ngjashme si ne shoqerite e pa civilizuara.


"Chanel, nje jete si ne perralle"


Alfonso Signorini


Botues: "Dudaj"


256 faqe, 800 leke


Coco Chanel-i, qe bota e zgjodhi si mbretereshe te shijes, si muze te bukurise, bekuar prej sukseseve absolute, eshte protagoniste e nje epoke dramatike, qe fitoi dhe luftoi kunder brutalitetit te nje bote, te nje shekulli. Kuriozitet i vetvetishem, frike perpirese qe te ndjek, qe te ben te vraposh. Sensualitet dhe pasion pa pushim, po ato qe Coco-ja i misheron edhe te veshjet, kapelat dhe aromat e pangaterrueshme te parfumit te saj. Rrobaqepesja nga fshati, por me ide ?shume te guximshme?, qe u shnderrua ne ikone mode.





"Ne rrethinat e Parisit"


Gi de Mopasan


Botues: "Neriada"


216 faqe, 600 leke


Vellimi me tregime ?Ne rrethinat e Parisit? i shkrimtarit te madh francez Gi de Mopasan permbledh 18 tregime. Ai eshte nje dritare me shume per njohjen e vepres se ketij mjeshtri te penes, i cilesuar padyshim si nje nga eterit e prozes se shkurter moderne. Ne secilin nga keto tregime te shkurtra, edhe pse here-here me nota te theksuara pesimizmi, nuk eshte e veshtire te shohesh si ne pasqyre realitetin francez te asaj kohe. Nje realitet qe, per fat te keq, duket se pak ndryshon edhe ne ditet e sotme.


"Ana Karenina"


Lev Tolstoi


Botues: "Neriada"


632 faqe, 1100 leke


Ideja fillestare e Tolstoit per te shkruar nje roman per nje grua aristokrate qe shkaterron jeten me dashurine e saj, natyrisht, pa qene fajtore per dashurine, zgjerohet ne kahun e ruajtjes se familjes dhe te shenjterise se saj, cka duket edhe ne linjen e dyte, shume te rendesishme te romanit, qe eshte ajo e Levinit dhe e krijimit te familjes se tij. Po ashtu edhe ne marredhenie te tjera familjare ose jo, si ajo e Obllonskeve, me te cilen hapet edhe romani. Ky roman ka nje baraspeshe te admirueshme ndermjet atyre qe ndodhin dhe atyre qe perjetohen, ose, thene ndryshe, mes botes jashte dhe asaj brenda.


"Nuk do t?ju le jetime"


Daria Bignardi


Botues: "Dudaj"


168 faqe, 750 leke


Me nje mall te pashuar, duke ruajtur ekuilibrin midis mallengjimit dhe zbavitjes, Daria Bignardi rrefen nje histori te embel dhe ironike, terheqese si nje fotografi bardhe e zi, e gjalle si nje perqafim: nje histori e drejtuar papritmas mbi ekranin e kujteses, pikerisht atehere


kur protagonistja ndahet nga jeta. Historia e nje dashurie me te forte se mungesa, nje tregim ne te cilin kushdo, edhe pse zeri i rrefyeses eshte absolutisht i vecante, ne menyre te pashmangshme do te gjeje vetveten. Ky liber, edhe pse rrefen per nje vdekje, flet per jeten. Dhe na thote se eshte me mire te japesh se te mos japesh, madje edhe atehere kur gabohet.





"Ujevara e vetmise"


Daniell Still


Botues: "Uegen"


222 faqe, 1000 leke


Ne kete roman te fundit Daniel Still sjell si personazhe nje aktore me fame boterore, e cila bie viktime e nje shperthimi tragjik ne Paris ? dhe fillon nje ?udhetim te guximshem per te mbijetuar, duke bere perpjekje te medha per kthimin e kujteses, per rinjohjen e vetvetes, te femijeve dhe te dashurive, - te cilat perbejne subjektin e librit me te ri dhe te mrekullueshem te autores. Jane 11 romane qe shtepia "Uegen" ka botuar nga Still. Dhe kete vere ne listen e romaneve qe keshillohen eshte edhe "Rebeli".


"Sekretet"


Daniell Still


Botues: "Uegen"


294 faqe, 1200 leke


Jane kater aktore qe sillen ne hapesiren e Hollivudit dhe nje producent i madh, shik, trondites, i qete dhe shperthyes, fin dhe i pasur, shkaterrues dhe ndertues krejt i vecante, qe i therret te kater aktoret dhe me ta kerkon (ashtu si vepron realisht) nje nga spektaklet me te medhenj te Hollivudit, nje sipermarrje e hatashme e me shume seri qe s?kane te ndalur e qe te shoqerojne hap pas hapi. Perkthimi i Taulant Hatias eshte i kohes dhe interesant, me nje njohje te mrekullueshme te shqipes, qe e shoqeron vazhdimisht ate ne librat e perkthyer prej tij.


"Kodi Rebeka"


Ken Follet


Botues: "Dudaj"


424 faqe, 900 leke


Vere e vitit 1942. Afrika e Veriut. Romeli, Gjenerali gjerman duket i pathyeshem. Arma e tij e fshehte eshte nje spiun i pazakonte, Aleks Ulfi, qe ka per detyre te shtjere ne dore planet strategjike te ushtrise britanike dhe t?ia raportoje ato duke perdorur nje kod te fshehur mes faqeve te Rebekes, romanit te famshem te Daphne du Maurier. Fatet e luftes do te ndryshojne shume shpejt dhe Gjermania naziste do te fitoje vetem nese ushtaraku anglez, majori Vandam, nuk do te arrije ta ndaloje Ulfin dhe t?ia rrembeje atij celesin e kodit te fshehte...





"Burra qe urrejne grate"


Stieg Larsson


Botues: "Dudaj"


504 faqe, 1200 leke


Prej shume vitesh, mbesa e parapelqyer e industrialistit te fuqishem Henrik Vanger eshte zhdukur pa lene gjurme. Kufoma s?ishte gjendur kurre. E kur Vangeri, tashme teper plak, merr nje dhurate qe e hap ceshtjen serish, ai vendos te ngarkoje Mikael Blomkvistin, gazetar i njohur hulumtues, qe te rindertoje ngjarjet dhe te zbuloje te verteten. Me ndihmen e Lisbethit, nje grua e re, shume e zonja dhe gjeni kompjuteresh, Blomkvisti heton me rrenje historine e familjes Vanger, por sa me shume rremon, aq me teper zbulimet behen te llahtarshme.





"Zjarri"


Katherine Neville


Botues: "Dudaj"


516 faqe, 1000 leke


Kolorado, viti 2003. Prinderit e Aleksandra Solarinit besonin se i kishin shperndare guret e Takemit te shahut Montglejn ne te gjithe boten, duke varrosur bashke me ta edhe sekretet e fuqise qe vinte nga zoterimi i atyre gureve. Por, papritur, Aleksandra kupton se e ema e saj eshte zhdukur dhe nje sere te dhenash te vendosura ne menyre strategjike, te pasuara


menjehere nga mberritja e papritur e nje grupi mysafiresh misterioze, tregojne se po ndodh dicka ogurzeze. Rastesisht, ajo zbulon se guri me i fuqishem ka dale papritmas ne skene dhe loja eshte hapur serish dhe Aleksandra perfshihet ne nje udhetim qe e shpie nga Koloradoja drejt zonave te largeta ruse dhe, me ne fund, ne zemer te qytetit te saj te lindjes: Uashington D.C.


?Ti qe me tradheton?


Alberto Bevilacqua


Botues: ?Ombra GVG?


250 faqe, 800 leke


Jeta e perditshme na perball me befasi dhe besimin per ndihme. Te fshehtat, edhe ato me tronditese, eshte e veshtire te pranohen, sidomos nga njerez normale. Lisa e injoruar nga te gjithe, nga vete jeta, ka te drejte te dije, te kuptoje, qe te fale. Njerez te pranishem gjate jetes se saj, por edhe me te fundit, shkrihen si ne nje thithje manjetike, bashkebisedojne, rrefehen dhe ky eshte fakt shume terheqes per lexuesin. Te gjithe duhet te rrefehen, ne pragvdekje, sidomos ata qe kane mekatuar. Secili prej nesh ka metuar qofte edhe nje here te vetme ne jete.



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket