Fotografi

Monarki dhe Republike

Gazmend A. Bakiu
Shqiperia shpalli pavaresine me 28 nentor 1912, por u njoh si Principate sovrane me 29 korrik 1913, nga Konferenca e Ambasadoreve te Fuqive te Medha. Pra, ne krye te heres ka qene Monarki, e cila u konfirmua nga Kongresi i Lushnjes (21-31 janar 1920), qe emeroi regjencen ne mungese te Mbretit. Pas 14 vjetesh regjimi monarkik, me 21 janar 1925, Shqiperia u shpall per here te pare Republike, e cila e pati jeten e shkurter; me 1 shtator 1928 u shpall per here te dyte Monarkia, kesaj radhe nga nje Asamble kushtetuese. Pushtimi fashist (7 prill 1939) dhe ?bashkimi personal? me Italine, i kryer nga Asambleja e pazgjedhur (as formalisht) nga populli, me 12 prill 1939, shenoi fillimin e Monarkise se trete. Ajo mori fund me 22 tetor 1943, kur nje tjeter Asamble rishpalli pavaresine, emeroi regjencen sipas modelit te Kongresit te Lushnjes, dhe riktheu ne fuqi kushtetuten e vitit 1928. Me fitoren e komunisteve (1944), me 11 janar 1946, Shqiperia u shpall per here te dyte Republike; per me sakte u quajt Republike Popullore, ndersa ne dhjetor 1976 u shtua edhe fjala Socialiste nga pas. RPS-ja mori fund me shpalljen e pluralizmit, dhe kjo u konsakrua me 29 prill 1991, kur Shqiperia u shpall per here te trete Republike, me miratimin dispozitave te reja kushtetuese.


Mbase nuk do t?i kisha shkruajtur keto, nese nuk do te degjoja ?analiste? kulturemanget, qe asnjehere nuk kane shkruar qofte edhe nje dosier, te na thone marrezira ne media. Nuk kuptojne qe Republika Popullore apo Republika Popullore Socialiste, ka vdekur juridikisht me 29 prill 1991, dhe Republika e sotme nuk eshte vazhdim i Republikes Popullore te shpallur me 11 janar 1946, te ciles kerkojne t?i festohet apo t?i perkujtohet 65-vjetori. Ne rend kohor mund te vijne dy monarki njera pas tjetres (si ajo e Zogut dhe e Viktor Emanuelit), mund te vijne dy republika njera pas tjetres (Republika Popullore dhe Republika e sotme), por ato nuk jane vazhdim i njera-tjetres. Kjo per arsyen e thjeshte te kushtetutave krejt te ndryshme.


Ne kundershtim te arsyetimit te mesiperm na paraqitet numerimi i ligjeve dhe i legjislaturave, duke u nisur nga shpallja e Republikes Popullore; numri rendor i tyre ze fill ne janarin e vitit 1946, dhe kjo perdoret si ?argument? nga te paditurit, per te thene se Republika e sotme eshte vazhdim i asaj Popullores se Enverit, prandaj duhet festuar 11 janari. Ne fakt, kjo eshte edhe ceshtje nostalgjie per regjimin e vjeter, por ne na intereson shkoqitja e problemit. Do ta nisim me numerimin e ligjeve.


Kur me 29 prill 1991 u miratuan dispozitat e pergjithshme kushtetuese te Republikes, numerimi i ligjeve nuk mund te fillonte nga numri nje, sepse kjo do te shkaktonte nje vakum ligjor, dhe shteti do te binte ne anarki. Legjislacioni i ri demokratik do te formesohej dora-dores, duke zevendesuar te vjetrin diktatorial (dhe ne fakt ashtu ndodhi). Te rena ishin vetvetiu, te gjitha ligjet qe binin ndesh me dispozitat e reja kushtetuese. Pra, pavaresisht se kishte filluar periudha e Republikes se trete, parlamentaret e fillimviteve ?90, nuk vepruan si Hoxha me shoke me 1946, kur i quajten nul ligjet e deriatehershme te shtetit dhe filluan numerimin nga e para. Sepse ne ate menyre vendosen diktaturat.


Persa i takon numerimit te legjislaturave qe vazhdon sipas vitit 1946, problemi qendron ndryshe, sepse korrigjimi i llogaritjes te tyre duhej te ishte bere. Kjo sigurisht nuk mund te ndodhte ne vitet 1991 apo 1992, kur kishte probleme akute, dhe kerkush s?ja kishte ngene kesaj pune. Ne fakt, per korrigjimin e numrit te legjislaturave kane folur Pjeter Arbnori kur ishte kryetar Parlamenti, dhe kryetarja aktuale Jozefina Topalli para do kohesh, mirepo nisma ligjore nuk eshte ndermarre. Perkundrazi, kjo eshte realizuar ne numerimin e kampionateve te futbollit, kur u llogariten edhe ato te viteve ?30, te cilat regjimi i vjeter nuk i numeronte. T?i quash nul legjislaturat e paraluftes eshte mohim i historise dhe i egzistences se shtetit; ky turp duhet rregulluar me ligj. Mirepo, kur duhet te filloje numerimi i legjislaturave?


Historia e legjislativit te zgjedhur nga populli ze fill me 21 prill 1921. Kuptohet qe s?kam asnje deshire te anashkaloj pleqesite dhe kuvendet e meparshme, mirepo ato jo vetem nuk jane zgjedhur as formalisht nga populli, por nuk kane kryer veprimtari te mirefillte legjislative. Pikerisht ky eshte kyci i ceshtjes: Duhet quajtur dhe llogaritur si legjislatura e pare ai Kuvend, i cili ka nxjerre ligje; pra ka kryer veprimtari legjislative. Dhe ky ka qene Keshilli Kombetar i dale nga Kongresi i Lushnjes, i cili e filloi veprimtarine ligjvenese me 27 mars 1920.


Nese numerojme legjislaturat nga 27 marsi i vitit 1920 dhe deri me 7 prill 1939, del se ato jane shtate. Por vijme tek periudha e pushtimit: Duhen llogaritur legjislaturat pergjate okupacionit? Une them po, sepse na pelqen apo jo, historia nuk mund te mohohet, nuk mund te bejme sikur nuk ka ndodhur. Duket si e thjeshte ceshtja, por ky budallallek ben vaki ne numerimin e kampionateve te futbollit: Ndersa jane pranuar dhe numeruar ata te paraluftes, nuk numerohen tre kampionate te zhvilluara ne kohen e pushtimit; me nje fjale bejme sikur nuk kane ndodhur. As ne futboll dhe as ne politike nuk mund sillemi si struci. Legjislaturat pergjate pushtimit kane qene tre. Po t?i mbledhim te gjitha sa thame me lart, me keto qe numerojme qe nga viti 1946, gjejme totalin e legjislaturave te shtetit shqiptar, dhe numrin e legjislatures aktuale. Dhe nese duam te behemi shtet serioz (edhe pse po e shikojme perdite se c?klase politike kemi), kjo gje duhet bere pa vonese. (Fotot: 1. Asambleistet perpara Parlamentit ne diten e shpalljes se Monarkise, 1928; 2. Skena nga ?gezimi? popullor me rastin e shpalljes se Republikes Popullore, 1946.)

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket