Fotografi

Orienti i Europes

Gazmend A. Bakiu
Lexova me interes librin me titull ?Shqiperia - Orienti i Europes? te gazetarit suedez Sven Auren, (perkthyer nga Adil N. Bicaku) te botuar tani se fundi. Ai e ka vizituar vendin tone ne gjysmen e pare te vitit 1935, dhe pastaj ka zbardhur pershtypjet ne leter. Sic e do zakoni ne keto raste, libri fillon me nje hyrje historike, ku si shume te tjere, per tema te caktuara autori eshte krejt i pasakte, gje kjo e natyrshme per nje gazetar te huaj, qe s?ka nge te thellohet ne studimin e historise se nje vendi thuajse te panjohur, packa se ka lecitur lavderueshem. Gabimet i takojne me se shumti periudhes se Princit Wied, por kjo eshte krejt e falshme, kur mendon qe edhe shqiptaret nuk e njohin mire kete periudhe, dhe ketu kam parasysh nje dokumentar qe u shfaq para do kohesh ne nje televizion privat, i cili ishte mbushur plot pasaktesira dhe marrezira. Por le te kthehemi tek suedezi ne fjale.


Kur Sven Auren shpalos vezhgimet e tij lidhur me jeten politike, ekonomike dhe sociale te Shqiperise se vitit 1935, ai sigurisht te ben ta duartrokasesh per zhbirilimet krejt te sakta. Dhe ketu gazetari i permendur italian Montaneli, ngjan nxenes perpara tij. Auren jo vetem qe ka takuar personalitetet e kohes, por edhe njerez te thjeshte; nuk ka lene skute pa hyre dhe pa vizituar. E me kete rast duhet thene se eshte impresionues pershkrimi i seances se ziqerit te dervisheve rufai, ne te cilen ai asiston.


Tek asnje autor tjeter te kohes nuk kam gjetur nje panorame aq te plote te kryeqytetit, dhe te asaj qe ishte Shqiperia e paraluftes. Nje prapambetje e trasheguar 500 vjecare, qe po luftohej me te gjitha menyrat. Nje vend qe ne vitet ?20 ishte pa rruge, pa elektricitet, pa shkolla, pa rend publik e pa shtet, po hidhte hapa te rendesishme ne rrugen e perparimit. Auren ka kuptuar heterogjenitetin e skajshem te shoqerise shqiptare, mes injorances, intelektualeve, fanatikeve te turlillojshem dhe rinise se papjekur. Megjithese, Sveni nuk e ka takuar Mbretin Zog, ai ka nje opinion pozitiv per te; suedezi e ka kuptuar se Ahmeti ishte i detyruar te ruante dhe te levizte ne nje ekuiliber te brishte, mes shtresave te ndryshme te shoqerise, mes krahinarizmit te shqiptareve, mes kater besimeve fetare, dhe te perballonte ekspansionizmin e italianeve.


Nga faqet me interesante te librit jane ato kur autori bisedon me Eqrem bej Vloren. Ne e kemi njohur kete te fundit nepermjet kujtimeve te tij; personaliteti i Eqrem beut konfirmohet nga suedezi, i cili flet plot admirim per te. Eshte kjo arsyeja qe ekspozene e bere nga shqiptari i shquar, Sven Aureni e jep te plote. Ne fund te bisedes ai e pyet Eqrem Vloren nese afrimi me Italine ishte nje rrezik, dhe merr nje ?Jo?, te cilen gazetari shpotites e quan genjeshter patriotike. Por, Auren ka kuptuar se as Mbreti dhe as personalitetet e shquara ne vend nuk kane se c?te bejne. ?Shqiperia eshte e vetmuar? thote ai, sepse asnje fuqi tjeter e madhe, nuk eshte e interesuar qe ta ndihmoje ne perpjekjet e mundimshme, per zhvillim dhe per reformim te shoqerise se prapambetur shqiptare. Autori na tregon per formesimin e sistemit arsimor laik me 1933, dhe perplasjen e rrezikshme me Italine ne vitin 1934. Dhe si nordik i ndershem supozon se Europa do te pendohet, nese Italia gllaberon Shqiperine. Mirepo, ndersa profetizimi i marshimit musolinian beri vaki vertet, pendesa e Europes dhe e fuqive te medha nuk ndodhi; perkundrazi, sic e dime Anglia, Franca, fqinjet dhe Lidhja e Kombeve e braksisen me cinizem Shqiperine, ne prillin e vitit 1939.


Interesante eshte vizita e Sven Aurenit ne Elbasan, ku takohet me anglezen Hezllak qe prej vitesh merrej me etnografine tone, dhe me Lef Nosin. Lexohen me interes pershtypjet dhe biseda me koleksionistin dhe patriotin shqiptar, qe u ekzekutua nga komunistet ne vitin 1946. Sveni gabon kur e quan rrugen e Elbasanit, rruge ushtarake, per arsye se sot e kesaj dite kjo udhe e ndertuar ne vitin 1933, sherben per lidhjen e kryeqytetit me pjesen juglindore te vendit.


Pas Elbasanit, gazetari suedez viziton Krujen dhe me tutje Shkodren ku takohet me Ernest Koliqin. Veren se Shkodra ishte nje qytet me tradite e kulture si rrallekush, admiron punet e artizaneve ne Pazarin e mrekullueshem te qytetit verior dhe kthehet ne Tirane me avion. Nga Durresi niset me anije per ne Vlore, dhe viziton edhe Saranden, Gjirokastren e Butrintin. Ne udhetimin fantastik neper Shqiperi, ai ka qene i shoqeruar nga zonja e tij, dhe nuk le pa permendur rendin publik si vlere te shtuar te mikpritjes dhe te dokeve shqiptare.


Libri i pajisur me foto te bera ne shumicen e rasteve nga autori, eshte pa dyshim nje veper me vlere qe do lexuar. Ai shoqerohet me shenime me (pa)vend te redaktorit, qe here-here gabon, si per shembull ne rastin kur nuk e ka te qarte se Pallati Mbreteror ka qene selia e sotme e Akademise se Shkencave dhe jo Vila e Princeshes Senije ku jeton Leka I sot, (f.103). Se fundi fotografite, te cilat do t?ju percjellin imazhe te fundviteve ?30 te shekullit te kaluar; keshtu, ne foton e pare kemi nje pamje nga Shkodra, dhe ne te dyten nje tjeter nga Vlora.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket