Fotografi

Doktori fashisto-komunist

Gazmend A. Bakiu
Omer Nishani (1887-1954), eshte nga figurat jo fort te permendura (me pas), por mjaft te rendesishme ne fillimet e regjimit komunist. Ju mund ta shihni ate ne foton 1 duke folur ne Kuvendin Popullor ne janarin e vitit 1946, kur ishte ne majen e pushtetit. Ai ka qene nga te paktet shoke te luftes qe kishte kryer fakultetin (ne Turqi), duke u diplomuar ne mjekesi. Ne vitet 1920-24, doktori ushtroi profesionin ne Shqiperi, por largohet nga vendi pas deshtimit te qeverise se paligjshme te Fan Nolit ne dhjetorin e 1924-es. Nuk rezulton te kete pasur ndonje funksion me apo pa rendesi asokohe, por sidoqofte duhet te kete qene i perziere dhe ne nje mendje me kryengritesit, perderisa iku duke braktisur perfundimisht zanatin.


Nga Italia, Nishani shkon ne Vjene, e cila ishte qendra e emigracionit antizogist. Ben pjese, duke qene bashkethemelues i Komitetit Nacional Revolucionar (KONARE), dhe me pas ne grupin me radikal te kesaj mergate (Komiteti i Clirimit Nacional), nje organizate e majte e paguar nga Moska, nepermjet Internacionales Komuniste (Kominternit). KONARE dhe vazhduesja e saj KCN paten si organ te tyre fletoren ?Liria Kombetare?, ku Nishani ishte drejtor ne vitet 1926-32. Lidhjet me Internacionalen Komuniste mbaheshin nepermjet Federates Komuniste Ballkanike, ndersa ne ?Lirine Kombetare? predikohej revolucioni popullor dhe dashuria per Bashkimin Sovjetik. Pas mbylljes se gazetes dhe fashitjes se KCN, (Kominterni i shteri financimet), Omeri shkoi ne Greqi si emigrant, ku nuk i permendet ndonje aktivitet.


Me pushtimin fashist, Nishani si shume antizogiste kthehet ne Shqiperi, sepse sipas tyre tanime atdheu ishte cliruar, dhe s?mbetej vecse te gezonin poste. Ne kete kohe ndodh konvertimi i doktorit ne fashist: Ai behet anetar i Keshillit te Shtetit, funksion qe do ta mbaje per disa vjet. Ja cfare shkruan nder te tjera Omeri, ne gazeten fashiste ?Tomori?, me 12 prill 1940 (ne pervjetorin e pare te ?bashkimit personal?), ne artikullin me titull ?Bashkimi i Shqiperise me Italine Fashiste?:


?Dita e sotme shenon nje date historike per Shqiperine. Si sot nje vit u permbloth Asambleja kostituente, e cila vendosi me unanimitet, me nje ze, transmetimin e kunores se Skenderbeut Mbretit Perandor Viktor Emanuelit III. Qysh nga ajo dite Shqiperia e bashkoi fatin e saj me ate te Italise Fashiste, dhe shqiptaret vune mbi krye nje Sovran te vertete. Me rastin e dites se sotme dua te them dhe dy fjale per regjimin fashist. Ky regjim i pershtatet fare mire vendit t?one, i cili ka mbetur prapa ne pune te organizimit. Kombesia dhe indipendenca mund te mbahet me nje organizim te mire e me nje dishipline te forte, ashtu sic kerkon doktrina Fashiste. Ne kemi nevoje te organizohemi e te dishiplinohemi duke patur per dogme fashizmen shqiptare, qe do te na forcoje kombesine t?one brenda ne suazen e Perandorise romake. Rrofte Mbreti yne Perandor Viktor Emanuel III! Rrofte Ducja yne i math!?, (Tomori, 12 prill 1940, f.3). Shenojme se kur shkruante keto, doktori nuk ishte ndonje 20-vjecar i papjekur, por plot 53 vjec.


Mirepo, tre vjet me vone Omeri shfaqet ne krah te Enver Hoxhes, ne krye te strukturave komuniste. Konvertimi i fashisteve ne komuniste (apo anasjelltas) ka qene fenomen jo i pazakonte asokohe, dhe rasti i tij nuk ka qene i vetmi. Mungesa e karakterit, interesa meskine, apo merira personale jane shkaqe ?te mjaftueshme? per kapercime te ketij lloji. Thuhet se per Nishanin kjo ndodhi pas nje takimi te paprogramuar e te rastesishem me komuniste; nga frika se mos e spiunonin ai u hodh ne krahun e tyre (1943), dhe shume shpejt behet nga figurat qendrore te nacionalclirimtares. Kjo sic duket i detyrohet asaj qe doktori ishte nga te rrallet e diplomuar te Frontit, dhe kishte lindur ne Gjirokaster si Enveri. Nga Labinoti (shtator 1943) ne Permet (maj 1944), Omeri kalon nga anetar ne kryetar i Keshillit Antifashist te drejtuar nga komunistet. Pas fitores se ketyre te fundit, pati funksione te rendesishme: Minister i Jashtem (1944-46), President i Presidiumit te Kuvendit Popullor (1946-53). Ne detyren e Presidentit iu desh te firmoste pushkatimin e shume shokeve te luftes dhe te emigracionit, gje qe e permbante vendi i punes. Mendoj se nuk eshte e nevojshme te citojme pjese nga fjalimet e Nishanit te kesaj periudhe, qe perfundonin: ?Rrofte Titua yne i math!?, apo ?Rrofte Stalini yne i math!?, te cilet kishin zevendesuar Ducen.


Ne vitin 1953 ylli i doktorit kishte perenduar, sepse i kishte ardhur radha per t?u eleminuar si i panevojshem qe dinte shume, prandaj se pari e detyruan te dorehiqet si president, vend te cilin e zuri Haxhi Lleshi. Vrasja e tij (1954) u paraqit si vetevrasje ne dokumenta (K. Dervishi, Plumba politikes, Tirane, 2009, kapitulli XXXI), ndersa zyrtarisht u tha se vdiq pasi vuante ?nga nje semundje shume e rende? (Zeri i Popullit, 27 maj 1954), dhe per te nuk u fol me: Asnje emer rruge, shkolle, apo gjera te ketij lloji, thjesht u la ne harrese. Omeri u rishfaq tek albumi ?Enver Hoxha 1908 -1985?, sic duket ngaqe u pa e tepert te retushohej edhe ai nga fotografite, sidomos sepse gjendej gjithnje ne krah te komandantit. (Foto 2 eshte bere me 28 Nentor 1944 dhe aty jane: Koci Xoxe, Enver Hoxha, Omer Nishani, Myslim Peza; ne rreshtin e dyte dallohen Baba Faja, Spiro Moisiu dhe Medar Shtylla). Vec kesaj, perballe ?armiqve? qe ishin zbuluar me vone, Nishani ngjante tanime krejt i pranueshem, aq me teper qe nuk ishte shpallur agjent, si Mehmeti, Kadriu e kompani. Kaluan pak vjet, dhe ne vitin 1989, PKSh-ja emertoi ?Omer Nishani? spitalin e Gjirokastres, i cili quhet sot kesaj dite keshtu. Ne vitet e demokracise, shoke te tjere te Enverit e te Omerit u nderuan me emertime rrugesh e me buste, dhe vetem Koci Xoxe e ndonje byroist i pafat kane mbetur pa iu perjetesuar emri.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket