Fotografi

Rruget e kryeqytetit

Gazmend A. Bakiu
Do te bejme fjale kesaj radhe per rruget kryesore, qe u sistemuan ne kryeqytet ne vitet ?20 dhe ?30 te shekullit te kaluar, por do ta nisim pak me larg. Tirana futet tek qendrat urbane qe jane formesuar ne kryqezime rrugesh, te cilat jane shume me te hershme se qyteti i sotem, qe daton ne fillimin e shekullit XVII. Me lindjen e qytetit, vec udheve kryesore lindje-perendim e veri-jug, moren jete dhe u konturuan rruget e tij. Ne te shumten e rasteve ato ishin te shtruara me kalldrem, ndersa asfalti u shfaq kur rruga ?28 Nentori? u zgjerua dhe u sistemua ne vitet 1922-23. Ajo ishte pa dyshim rruga me e rendesishme asokohe, prandaj u emertua me daten e Indipendences; shenojme se ky emertim nuk ndryshoi ne 90 vitet qe pasuan, gje qe ka ndodhur rendom me rruget e tjera.


?28 Nentori? ishte rruge kryesore sepse lidhte dy xhamite me te rendesishme te Tiranes, Xhamine e Vjeter (e prishen me 1945) dhe Xhamine e Et?hem beut (fatmiresisht nuk e shemben); ajo shtrihej ne jug te Pazarit te Vjeter, dhe aty ndodhej Kulla e Sahatit. Per zgjerimin dhe sistemimin e kesaj rruge u shpenzuan 9.657 franga ari, ndersa per kanalizimet dhe per asfaltimin u harxhuan 16.400 franga ari. Nje rruge tjeter qe u sistemua ne kete kohe ka qene rruga e ?Durresit?, si nje arterie e rendesishme e kryeqytetit, drejt qytetit bregdetar. Gjatesia e saj ishte 1.000 m dhe gjeresia 20 m; shpronesimet kushtuan 204.500 franga ari, ndersa ndertimi i rruges, i trotuareve dhe kanalizimet 108.000 franga ari. Pas shpalljes se Tiranes kryeqytet i perhershem (31 janar 1925), per rruget e saj filloi nje ?periudhe e arte?, sepse fondet qe u dhane ishin te bollshme si per asnje qytet tjeter.


Ne pergjithesi u ruajten akset kryesore qe kishte pasur qyteti, te cilat u zgjeruan dhe u asfaltuan duke u pajisur per here te pare me kanalizime dhe ndricim elektrik. Pati raste qe u hapen akse krejt te reja sic ishte aksi veri-jug, duke ndertuar se pari bulevardin ?Zog I?. Bie ne sy se per zgjerimin rrugeve ekzistuese dhe per hapjen e te rejave eshte perdorur shpronesimi per interes publik. Ketu me poshte do te rendisim rruget kryesore qe u sistemuan dhe u hapen asokohe, se bashku shpenzimet perkatese.


Rruga e ?Dibres?: Gjatesia 2.200 m, gjeresia 15 m; shpronesimet 39.740 franga ari; ndertimi i rruges dhe i trotuareve 90.000 franga ari, kanalizimet 8.000 franga ari; periudha e punimeve 1925-34. Rruga ?Hoxha Tahsin?: Gjatesia 1.050 m, gjeresia 15 m; shpronesimet 48.967 franga ari; ndertimi i rruges dhe i trotuareve 49.100 franga ari, kanalizimet 3.500 franga ari; periudha e punimeve 1929-37. Rruga ?Koco Kotta? (sot ?Qemal Stafa?): Gjatesia 1.010 m, gjeresia 12 m; shpronesimet 3.000 franga ari; ndertimi i rruges dhe i trotuareve 40.000 franga ari, kanalizimet 8.000 franga ari; periudha e punimeve 1925-27. Rruga e ?Kavajes?: Gjatesia 1.100 m, gjeresia 30 m; shpronesimet 29.442 franga ari; ndertimi i rruges, i trotuareve dhe i kanalizimeve 130.000 franga ari; periudha e punimeve 1928-29. Rruga ?Mbreterore? (sot e ?Barrikadave?): Gjatesia 725 m, gjeresia 15 m; shpronesimet 110.180 franga ari; ndertimi i rruges, i trotuareve dhe i kanalizimeve 70.000 franga ari; periudha e punimeve 1926-34. Bulevardi ?Zog I?: Gjatesia 800 m, gjeresia 35 m; shpronesimet 559.776 franga ari; ndertimi i rruges, i trotuareve dhe i kanalizimeve 810.000 franga ari; periudha e punimeve 1930-31. Rruga ?Karnarvon? (sot ?Xhorxh W. Bush?: Gjatesia 250 m, gjeresia 12-15 m; shpronesimet 10.774 franga ari; ndertimi i rruges, i trotuareve dhe i kanalizimeve 16.200 franga ari; periudha e punimeve 1925-35. Rruga e ?Fortuzit?: Gjatesia 680 m, gjeresia 15 m; shpronesimet 4.600 franga ari; ndertimi i rruges, i trotuareve dhe i kanalizimeve 30.000 franga ari; periudha e punimeve 1935-36. Rruga ?Sir Aubrey Herbert? (sot ?Tefta Tashko?): Gjatesia 700 m, gjeresia 10 m; shpronesimet 66.206 franga ari; ndertimi i rruges dhe i trotuareve 90.000 franga ari; kanalizimet 8.000 franga ari; periudha e punimeve 1925-34. Rruga ?Ibrahim pashe Targa? (sot ?4 deshmoret?): Gjatesia 300 m, gjeresia 12 m; shpronesimet 10.585 franga ari; ndertimi i rruges, i trotuareve dhe kanalizimet 7.200 franga ari; periudha e punimeve 1927-28. Ura e madhe e ?Lanes? u ndertua ne vitet 1934-35 dhe kushtoi 272.981 franga ari. Ne vitin 1937, ne kryeqytet ishin te ndricuara plot 44 km rruge, pergjate te cilave u mbollen peme dekorative, (O. Myderizi, Trana 1937, botim i Bashkise se kryeqytetit me rastin e 25-vjetorit te Pavaresise, Tirane, 1937).


Sesi kontrollohej cilesia e punimeve kete mund ta marrim vesh nepermjet nje njoftimi te botuar ne gazeten ?Besa?, date 17 dhjetor 1932: ?Dje paradreke, ne ora 11 u ba kolaudimi i ndertimit te bulevardit ?Zog I? ne kryeqytet prej nje komisioni inxhinjeresh simbas konditave te kontrates se lidhun per ndertimin e tij, ndermjet Bashkise dhe shoqerise sipermarrese SCAIA. Komisioni perbehej prej ing. Sottili, drejtor i shoqerise SVEA dhe inxhinjereve te Ministrise se Puneve Botore z.Belavi, Nocka, Weis dhe Kasimati. Ne shqyrtimin e ndertimit u mor nje cilinder 8 tonelatash tue shkue mbi bulevard, neper ana dhe permes, qe do te provonte fuqine e qendreses se tij. Gjithashtu, per te provue nese trashesia e asfaltit dhe e tullave i pergjigjej parashikimeve te kontrates u celen mese 70 gropa ne vende te ndryshme. Ende nuk eshte paraqitur raporti, por mendimi i pergjithshem asht se ndertimi i bulevardit nuk paraqet ndonje mungese te shenueshme?. Persa u takon fotografive, kam sjelle dy pamje; ne te paren eshte rruga e ?Durresit? ne fund te viteve ?20, dhe ne te dyten rruga e ?Kavajes? ne vitet ?30 te shekullit te kaluar.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket