Muzike

Vajza e Alberies

Ka pritur kohen e duhur dhe ajo eshte tani. Alberie Hadergjonaj po i jep nje dore te bijes, Anxhelines, per promovimin ne tregun muzikor. Sa per t?u mesuar me skenen. Sepse shtatori do ta gjeje vajzen e kengetares ne SHBA, per t?ia bere atje hyzmetin karrieres se vertete
Alida Cenaj
E ema thote se ka marre me shume nga i ati. Ka trasheguar syte e tij, buzet, hunden, ka hijen e tij. Megjithate ulur ne karrigen ngjitur me te sajen, Anxhelina Hadergjonaj nuk duket te kete edhe aq shume ndryshime fizike nga mamaja, Alberia. Dallojne nga ngjyra e flokeve, njera bionde tjetra brune, por edhe bija e vogel e kengetares bie ne sy qe larg per trupin e gjate dhe shume te holle, floket e dendur e te gjate, vetullat e harkuara, buzet mishtore. Buzeqesh me droje ndersa degjon komentin me detaje te se emes, por as e merr mundimin te kundershtoje. E ka thene ajo dhe Axhelina nuk ben tjeter vecse miraton me koke. Fjala e Alberies ishte ligj, ndersa shumesia e keshillave qe ka marre prej saj qe ne kohen e vegjelise nje kodik i shenjte, ne te cilin nuk mund te ndryshohet asnje presje. ?Por kemi edhe ne te dyja shume te perbashketa?, shton si per t?i dhene edhe asaj pjesen qe i takon. ?Kemi pasionin per artin?. Ne fakt eshte ky i fundit shkaku qe keto kohe e ka perqendruar vemendjen tek Anxhelina. Prezantimi i saj ne tregun muzikor me klipin e kenges se pare "Kopje pa kuptim" ra ne sy ne fillim prej mbiemrit te kengetares: Hadergjonaj. Me vone u komentua vete ajo, fiziku, veshja, grimi, zeri. Dhe ne fund, ndersa komentet e me skeptikeve e percaktonin shfaqjen e saj te papritur, thjesht si nje prove kalimtare apo pasion i rastit, Anxhelina iu pergjigj interesit te mediave duke zyrtarizuar lajmin se e kishte seriozisht: Po prezantohej per te ndenjur gjate ne boten e artit.


Rezymene e ketyre ngjarjeve te fundit, qe kane pasur rrjedhe te shpejte, e ben me nje fryme mamja e Anxhelines, mbiemri i te ciles i ka dhene nje doze jo te vogel fames se saj. Alberia, ka vendosur keshtu t?i jape nje dore se bijes per t?u promovuar si kengetare. Nese deri pak vite me pare ajo i mbronte me fanatizem dy vajzat e saj, (fliste pareshtur per to, por i mbante larg vemendjes se shtypit), tani ka ndryshuar kah. Ndersa vajza e madhe, Agnesa ka zgjedhur studimet per drejtesi dhe nje jete shume larg dhe pa lidhje me artin, Anxhelina, 18 vjece ka kerkuar te ndjeke te emen. Nje perfundim qe Alberia e ka parashikuar qe kur te bijat ishin ende te vogla dhe reflektonin tipe krejt te ndryshem nga njeri tjetri. Qe atehere kengetarja e njohur e muzikes se lehte fliste per vajzen e vogel, per dhuntine dhe veshin absolut muzikor, per te ardhmen, nese ajo do ta deshironte, ne art. Nuk harronte asnjehere te shtonte se sa rruge e veshtire e priste Anxhelinen e saj, por megjithate ne te njejten kohe edhe krenaria prej nene ndihej qarte. ?Por nderkaq prisja momentin. Anxhelina duhet te shfaqej ose si femije i talentuar, ose si vajze e rritur, e lindur per te qene artiste. Duhej te kalonte periudhen e trazuar te adolesheces, ne qetesi dhe larg publicitetit, pastaj te investonte, me gjithe suportin e jashtezakonshem te familjes, aty ku donte?. Pra jane te dyja krah per krah, duke folur per prezantimet e fundit dhe projektet e ardhshme jo rastesisht. Deri pak muaj me pare Anxhelina ishte artistja vetem e brenda mureve te shtepise, ndersa tani me bekimin e prinderve ka hedhur hapin e pare dhe eshte ne pritje te nje kenge tjeter per te konkuruar ne Top Fest, ne te njejten kohe edhe te nje dueti me te emen. Nga ana tjeter Alberia i sapo i ka dhene fund xhirimeve te klipit te kenges se pare te albumit qe promovoi vetem muajin e kaluar, "Kur nuk shkon, nuk shkon", dhe ka shume plane te tjera te aferta. Sigurisht pa lene mbas dore as edhe nje koncert te vetem, njeri prej te cileve kete fundjave do te coje ne Gjermani e me pas ne vende te tjera te Evopes. Familja Hadergjonaj ka nxjerre keshtu edhe nje kengetare. Per te cilen e ema ka thurur plane qe e kapercejne oqeanin.


Portreti i Alberie Hadegjonajt reflekton lumturi. Ne krah te se bijes duke folur per te e ndonjehere duke i kerkuar miratimin, kengetarja nuk harron edhe vajzen tjeter te saj. Perkundrazi. Kur flet per Agnesen, duket sikur mamaja artiste rrugeton drejt nje tjeter realiteti. "Agnesa eshte vajza qe cdo nene do te donte ta kishte. E kam enderruar gjithmone te kem nje bije si ajo sepse une vete kam qene artiste dhe si e tille me eshte dashur te jem e kujdesshme gjithmone, te jem e denje. Ndersa ajo eshte nje vajze e qete, diplomate, studente e shkelqyer, dallon ne veshje sepse i pelqejne veshjet klasike, dhe asnjehere ekstravagante. Eshte krejt e ndryshme nga Anxhelina". Megjithate eshte e vogla ajo qe jep jete familjes. Ne te kundert me Agnesen, ajo eshte impulsive, e talentuar per te qene kengetare, ambicioze per te bere karriere ne kete fushe. Alberia ka plot gjera per te treguar per to, por edhe per Mentorin, per qetesine e jetes se saj familjare, e cila duket se i ka lene pas me kohe nje here e mire problemet e se shkuares. Madje, duke treguar ne fillim per Agnesen, Alberia ndalet per nje cast dhe perforcon: ?Gjithcka eshte per merite te qetesise familjare. Jemi nje familje e lumtur. Vajzat kane mbeshtetjen e te atit ne cdo hap qe hedhin dhe kjo eshte shume e rendesishme per to. Nga ne te dy ai eshte prindi autoritar, njeriu qe kujdeset per gjithcka, suporti i familjes tone. Po te mos ndodhte keshtu shume nga gjerat qe kemi bere keto vitet e fundit mbase nuk do te ishin bere?. Alberia ka rikonfirmuar keshtu qetesine ne familjen e saj, e arritur jo aq lehtesisht, pas shtate vitesh sakrifice, (kohe kur Mentor Hadergjonaj vuante denimin ne Peqin), nje ndarje per disa muaj nga Mentori dhe ne fund nje ribashkim. "Te shkuara te harruara, por edhe mesime shume te vlefshme per jeten". Nje kapitull mbi te cilin eshte vene nje kapak i rende. Prandaj dhe kengetarja i ka dhene mundesine vetes per te fituar kohen e humbur e ne te njejten kohe per t?i dhene nje shtyse te mire promovimit te Anxhelines. "Sepse ky eshte momenti i duhur per te", thote Alberia. "Nuk dua qe ta shohin Anxhelinen vetem si nje vajze bukuroshe qe del ne ekran. Kam diskutuar gjere e gjate me te. I kam treguar eksperiencat e mire, veshtiresite. I kam bere te qarte rrugen e gjate qe e pret. Tani jam e sigurte se nese vazhdon te punoje, brenda nje viti ajo do t?i sfidoje te gjitha kengetaret e reja shqiptare. Nese nuk ndodh kjo gje do te thoni qe Alberia nuk paska pasur intuite per te nuhatur talentin e se bijes". E cila pervecse e ka ndjekur me deshire te emen neper, pothuaj te gjitha koncertet qe ka mbajtur, - per te pare me syte e vet se sa e veshtire eshte te mbash gjalle per shume ore nje mbremje duke kenduar "live", - ka prezantuar edhe kenget e para. Pas "Kopje pa kuptim" ajo po pret nje tjeter kenge, e llojit balade, kesaj here te kompozuar nga e ema, per te konkuruar ne Festivalin e Muzikes Moderne Shqiptare, Top Fest. "Eshte nje kenge me tekst te Big Bastes, orkestrim te Spetim Saracit dhe produksion te Enis Presheves", thote Anxhelina pa e zbuluar titullin e saj. "Pres perfundimin e produksionit qe te bej prezantimin zyrtar te saj". Nga e njejta studio, nene e bije programojne te nxjerrin se shpejti edhe nje duet, te cilin gjasat jane ta prezantojne bashke me nje klip, duke premtuar keshtu nje kenge fort interesante. "Kam shume kenge te reja ne proces qe do te prezantohen njera pas tjetres", perfundon Anxhelina, "dhe disa prej tyre jane krijime te mamit".


Ne fakt Alberia nuk e ka per here te pare kompozimin e nje kenge. "Nuk kam studiuar per kompozim ne Akademi sepse nuk lejohej nese nuk kishe studiuar qe ne klase te pare nje vegel muzikore. Por kam marre shume mesime private", thote ajo. "Eshte nje pune qe e bej me shume deshire per me teper qe tani edhe ne krijimet e kengeve nuk eshte me ajo skema klasike strofe-refren strofe-refren dhe mbyllja. Tani kenga fillon ndryshe dhe mbyllet ndryshe. Kjo sigurisht te jep me shume dore". Ka konkuruar per here te pare me nje kenge te sajen ne festivalin "Kenga Magjike 2007", (ne te njejtin festival ka fituar edhe cmimin "Kompozimi me i mire" me nje kenge te sajen), dhe qe nga ajo kohe nuk ka hequr me dore nga kompozimi. Edhe ne albumin qe ka promovuar para nje muaji shume tituj mbajne firmen e saj, ndersa kenga e pare qe ka pagezuar edhe albumin, "Kur nuk shkon, nuk shkon", brenda pak javesh u shnderrua ne hit dhe numeron me mijera klikime ne youtube.


"Eshte nje pasion qe e ndjek me shume deshire". Por edhe me shume pergjegjesi, sidomos tani qe krijon tinguj edhe per te bijen. "Megjithate ndonjehere me ndodh qe ta le paksa pas dore kete pasion, sepse njesoj te rendesishem jane edhe koncertet. Tanime i jam rikthyer ritmit te zakonshem, atij qe kam pasur dikur, kur jeta jone ende nuk e kishte marre ate kthesen e madhe, dhe ndihem krejt ndryshe. Eshte e lodhshme sigurisht, - e kisha harruar kete lloj lodhje, - por perfiton edhe nje kenaqesi shume te madhe ne fund ", thote kengetarja. Do te jete ne Gjermani kete fundjave dhe kur te kthehet do t?i perkushtohet serish te bijes. "Ne plan te pare tani per tani eshte kenga me te cilen do te konkuroje ne Top Fest". E cila gjithesesi nuk do te mbetet e vetme per shume kohe sepse ne planet e tyre eshte bombardimi i tregut me kenge te reja. Anxhelina duhet te promovohet fuqishem.


Sepse nuk ka edhe shume kohe ne dispozicion. Per te, nena e saj programon nje karriere shume larg Tiranes. Nxenese ne vitin e katert ne gjimnazin privat "Drita e diturise", Anxhelina do te largohet sapo te perfundoje shkollen. E lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ajo ka pasaporte amerikane, cka ia lehteson procedurat e ikjes. Nga ana tjeter, dhe me kryesorja, pertej oqeanit vajza bukuroshe ka plot njerez qe e presin, Familjet e prinderve te saj jane te vendosura prej vitesh aty, ndersa xhaxhai, Isa Gjonaj eshte nje personazh fort i njohur, sidomos ne Kaliforni. Sic tregon ai ka qene dikur model, kampion ne kickboxing, aktor, i njohur ne SHBA dhe Azi. Isa mezi pret shtatorin, kohe kur Alberia ka ne plan te percjelle te bijen. "Nese ju kujtohet Isa ka qene i ftuar nga Vera Grabocka ne Miss Europa 95-te", i shton nje detaj shpjegimit Alberia. "Eshte shume i njohur ne fushen e tij dhe do te ndihmoje edhe Anxhelinen". Prandaj kjo e fundit po kerkon te hyje fuqishem ne tregun muzikor, ne menyre qe te adaptohet sa me shpejt me kete fushe. "Eshte ende ne fillimet e veta dhe emocionohet shume kur del ne skene", qorton Alberia te bijen. "Arti eshte i veshtire dhe kerkon shume sakrifica". Ndonjehere edhe sakrifikimin e pervojave te moshes ne te cilen eshte Anxhelina, te defrimeve me shoqerine, te asaj shkujdesjes qe karakterizon cdo 18 vjecare. "Por ia vlen ama", pergjigjet ajo pasi miraton me koke se ka pranuar ta privoje veten nga te gjitha keto. "Dua te ec ne rrugen e mamse time. E deshiroj shume kete gje". Per me teper qe tanime ka edhe bekimin e Alberies. Dhe jo vetem ate. E ema e Anxhelines ka vendosur ta ndjeke dhe ndihmoje ne cdo hap te bijen. Sepse e ka nuhatur qe kur ishte femije prirjen e saj dhe qe atehere u betua se kur te vinte momenti i duhur do t'i qendronte ne krah.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket