Fotografi

Cengite dhe shantozat

Gazmend A. Bakiu
Gjysherit tane, 80 apo 90 vjet me pare nuk kane qene fort te delire, -te pakten jo te gjithe. Me vendim te Parlamentit, qe ne fillim te viteve ?20 te shekullit te kaluar, prostitucioni ishte i lejuar, i kontrolluar dhe i rregulluar me ligj. Per kete pune sherbenin shtetase nga vende te tjera, por (me perjashtime te pakta) nuk rezulton se shqiptaret ishin frekuentues te shtepive publike; ato punonin kryesisht per te huajt, nder te cilet shquheshin italianet. Qe nga koha e Turqise, vendasit defrenin ndryshe dhe per kete sherbenin cengite, (nga turqishtja, cengi-valltare). Ato ishin rome, kryesisht te reja, jo rralle lekurebardha, qe kercenin ne lokale te caktuara (kabare), dhe thirreshin neper dasma per te bere aheng. Kujtojme se asokohe me rastin e gezimeve te tilla, burrat dhe grate e fisit festonin vecmas. Per te qene me konkrete do te sjell ketu se cfare shkruhej ne gazeten ?Telegraf?, date 22 qershor 1927:


?Ne dasmat e Tiranes, shoket e dhenderit marrin jevgat dhe gjesdisin ne qytet. Si kthehen ne shtepi te dhenderit fillojne te pijne. Atehere jevgat si dehen mire fillojne skercat (shakate) te pakripura te tyre me miqte e dhenderit, te cilet jane me fort djem, por gjinden shpesh here te martuar dhe pleq qe cmenden pas atyre. I marrin ne peqi dhe fillon dashuria genjeshtare. Jevgat si ndizen mire e bukur, ju japin rendez-vous ne shtepite e tyre?. Ne foton e pare ju mund te shikoni rome nga Durresi, qe me siguri marrin pjese ne ahengun e radhes.


Paralel me cengite, ne vitet ?20 (madje ca me perpara) u shfaqen shantozat. Kjo fjale vjen nga frengjishtja, chanteuse-kengetare, mirepo shqiptaret s?u lodhen me perkthime, dhe si per te treguar qe ishin te huaja, i quajten ashtu. Ato kendonin ne lokale te caktuara, dhe s?mund te ve doren zjarr nese nuk benin gje tjeter. Ju mund te shikoni ketu dy shantoza ne foto te atyre viteve. Me 11 maj 1927, gazeta ?Telegraf?, njoftonte se shteti i ndaloi shantozat dhe cengite qe kercenin ne kabare, por une besoj se ky ka qene nje ndalim i perkohshem, sa per te zbutur pak fenomenin, i cili kishte marre ca si shume hov. Sepse Mbreti s?ishte kunder ketyre puneve, pasi per vete porosiste bukuroshe ne Vjene. Njekohesisht, defrehej jashte shtetit. Skrupujt morale te nje shoqerie konservatore, benin qe parellinjte t?i hipnin vaporit per ne Bari, ku nuk te njihte njeri dhe mundesite e harbimit ishin me te medha.


Pas vitit 1939, edhe ne Shqiperi gjendja ndryshoi. Pergjate pushtimit fashist ka qene periudha kur vec luftes, eshte bere shume qejf, ne male dhe ne qytete. Mireqenia e popullit ishte rritur, administrimi italian ishte krejt liberal ne kete drejtim, dhe sic tregojne statistikat, vete lufta ben qe njerezit te dorezohen me kollaj ne krahet e Hedonit. Beqir Ajazi ne librin e tij ?Nga shkaba me kurore te draperi me cekan? (Mokra, 2000), na ka treguar per nje lokal special ne rrugen e ?Dibres?, i cili quhej ?Kafe Chantant Paris?. Tek ky restorant jo vetem qe gatuhej per mrekulli dhe degjohej muzike, por ofroheshin edhe ca sherbime te tjera. Pronari i lokalit kishte sjelle 25-30 malazeze te reja, te cilat kur klientet kishin ngrene e kishin pire sa c?duhet, ne nje ore te caktuar te nates, zbrisnin nga kati i dyte. Dhe pastaj me klientet e peshkuar ringjiteshin lart, duke ua lehtesuar jeten dhe xhepat. Kesaj situate te krijuar asokohe ne Shqiperi s?i ka shpetuar dot as komandanti. Sipas Ajazit, duke treguar per themelimin e Partise, Hoxha ka thene: ?Pasi kishim bere mbledhjen e pare, dollem naten vone nga shtepia e mbledhjes dhe po endeshim rrugeve te Tiranes, duke kerkuar ndonje vend ku te flinim? Si u sollem andej-kendej gjate asaj nate te ftohte nentori dhe s?po gjenim dot strehe sa per te futur koken, u bindem se nuk na kishte mbetur rruge tjeter vecse te shkonim e te flinim tek Stanka, a la guerre come a la guerre?, (f.123). Se kush ishte malazezja Stanka Rashic na e ka sqaruar autori i sipermendur tek libri i tij. Ajo kishte qene ne lokale si ?Kafe Chantant Paris?, dhe meqenese i kishte kaluar mosha, kishte marre nje dhome me qira, ku mbi dere kishte shkruar: ?Stanka Rashic-Komisionare vizatimi?, por merret vesh qe ofronte sherbime te tjera. Prandaj, ne fund te rrefimit te tij Enveri thote me te drejte ?a la guerre comme a la guerre?- kenaqu me ate qe ke, (fjale per fjale: ne lufte si ne lufte).


Ne emer te moralit komunist, pergjate socializmit, shtepive publike, cengive, dhe shantozave u erdhi fundi, madje edhe muzika u prangos. Po tentohej drejt Njeriut te Ri hermafrodit dhe masturbues, i cili nuk duhet te ngjeronte gje tjeter vec dashurise per partine. Kam qene fare i ri, kur degjova perkufizimin qe nje gazetar italian (me 1979), beri per popullin tone: ?Kepuce te zeza, dhembe te prishura dhe uri seksuale?. Sot gjendja ka ndryshuar shume, por sidoqofte mendoj se nuk kemi tejkaluar, as vitet e paraluftes dhe as ato te pushtimit, lere pastaj te krahasohemi me Italine apo me Greqine. Kjo vihet re qarte sepse shqiptaret nxehen, bertasin, shajne (madje vrasin) per hicgje, dhe nder te tjera une shoh ne kete mes probleme dhe uri seksuale, qe duhen analizuar e kuruar, mbase me legjislacionin e viteve ?20 te shekullit te kaluar.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket