Fotografi

Ambasada amerikane

Gazmend A. Bakiu
Alexander Arvizu eshte ambasadori i 13-te i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi, detyre te cilen ai e filloi me 10 nentor 2010. Nuk do te permendim ketu 8 ambasadoret e pas vitit 1991, te cilet publiku i kujton mjaftueshem pasi jane mjaft recente, por pese 5 ministrat fuqiplote (sipas emertimit zyrtar te atehershem) te viteve 1922-1939, si dhe seline e ambasades (legate -i thuhej asokohe) se ShBA-ve.


S’eshte mbase e nevojshme t’ju ndermend se qe ne shekullin XIX, Amerika ka qene per dhjetra e qindra shqiptare (ashtu si per europianet) “toke e premtuar???, per nje jete me te mire, dhe per shume te tjere vazhdon te jete edhe sot. Pra, perpara marredhenieve diplomatike kemi pasur relata njerezore, dhe nje komunitet te rendesishem shqiptaresh ne Amerike, i cili luajti rol pozitiv ne vitet e pavaresise e me pas. Marredheniet diplomatike midis ShBA dhe Shqiperise jane vendosur ne krye te heres ne vitin 1922, dhe ambasadori i pare (Ministri fuqiplote) ka qene Ulysses Grant-Smith, i cili paraqiti kredencialet me 4 dhjetor 1922 dhe qendroi ne kete post deri me 8 shkurt 1925. Me perpara, Presidenti Woodrow Wilson ka qene faktor percaktues ne moscopetimin e metejshem te trojeve tona ne Konferencen e Paqes ne Paris, me 1919-20. Dhe qe atehere, amerikanet (shume me teper se te fuqishmit e Europes) kane qene gjithnje mbeshtetes te kombit shqiptar. Nga ana tjeter, shqiptaret (edhe kur regjimi komunist i kishte nderprere marredheniet), e kane “shperblyer??? kete me nje filoamerikanizem, si asnje vend tjeter ne glob. Kjo i detyrohet jo vetem perkrahjes qe Amerika na ka dhene, jo vetem se ato kane qene vendi-simbol i lirise, por edhe sepse Amerika perfaqesonte dhe perfaqeson shtetin me te fuqishem ne planet. Jo me kot Hafez Ibrahim Dalliu vargezonte qe ne vitet ’20 te shekullit te kaluar: “Nese ne nje ane anon Amerika / Anes tjeter i bjen pika???.


Ministri i dyte fuqiplote i ShBA-ve ne Shqiperi ka qene Charles Calmer Hart, i cili qendroi ne Shqiperi si i tille ne vitet 1925-29. Ka qene pikerisht ne periudhen e tij qe shteti amerikan bleu truallin ku ndodhet Ambasada amerikane sot. Ne vitet ’20 te shekullit te kaluar, selia e Legates se ShBA-ve ka qene tek ajo shtepia e bukur me oborr ngjitur me Torre “Drinin??? (sot lokali “Sarajet???), per te cilen paguante qira. Mirepo, plot largpamesi ne shkurt 1927, amerikanet blene nje truall ne rrugen e Elbasanit, i cili perbehej nga dy pjese, me siperfaqe te pergjithshme prej 10 dynymesh (10.000 m2). Ju kujtoj qe asokohe permasat e kryeqytetit ishin shume me te vogla se sot, dhe zona ku amerikanet blene truallin ishte periferi. Qeveria e ShBA-ve vuri ne dispozicion 60 mije dollare per ndertimin e selise diplomatike; ajo ka qene e legata e pare qe ngrihej ne Shqiperi me fondet e nje shteti te huaj. Ju mund te shikoni ne tre fotot e fillimit te viteve ’30 qe jane vendosur ketu, ndertesat qe amerikanet ngriten per Legaten e tyre; bie ne sy se mungon fare muri rrethues, gje qe duket qarte ne foton e pare.


Ambasadori i trete i ShBA ne Shqiperi ka qene diplomati Herman Bernstein (1930-33), i cili njihet edhe si gazetar, shkrimtar e perkthyes; ai u pasua nga George Post Wheeler, i cili mbajti detyren per rreth nje vit (1933-34). I pesti dhe i fundit Minister fuqiplote i paraluftes ka qene Hugh Gladney Grant i cili qendroi ne Shqiperi ne vitet 1935-39. Sic dihet, me 1939 ndodhi pushtimi dhe pas clirimit regjimi komunist “hyri ne lufte??? me Ameriken, “beteje??? e cila vazhdoi deri ne renien e tij; marredheniet diplomatike Shqiperi-ShBA u rivendosen vetem vitin 1991. Megjithate, pronesine e tokes se selise se Ambasades amerikane, qeveria komuniste nuk e preku dhe e pranoi, (pergjate socializmit aty ishte vendosur selia e Ambasades se Italise), gje qe nuk ndodhi per raste te tjera te ngjashme. Ju kujtoj se me vendim te Kongresit te Permetit (1944), Enveri me shoke kishin vendosur te mos njihnin asnje marreveshje te qeverive te Zogut me qeverite e huaja, dhe as pronat e tyre. Marreveshjet ne lidhje me Shen Naumin dhe per seline e Ambasades se ShBA kane qene nga vendimet e pakta te paraluftes qe u pranuan, pavaresisht se per te parin tellallet e regjimit te vjeter thonin se Ahmeti e shiti (madje per inerci bertasin edhe sot), ndersa te dytin nuk e zune asnjehere me goje, megjithese ne kete rast ka pasur shitje vertet.


Nder ministrat fuqiplote amerikane te viteve 1922-39, qe e njohen mire Shqiperine dhe folen e shkruan per te, kane qene Herman Bernstein (1876-1935) dhe Hugh Gladney Grant (1888-1972). Kujtimet e tyre jane botuar gjysme shekulli me pare ne perendim, dhe u bene te njohura pas vitit ’90 edhe ne Shqiperi. Te ben pershtypje se ambasadoret amerikane, te cilet nuk pertojne te thone realitetin sidomos ne kujtime, shkruajne me superlativa per Ahmet Zogun. Do te citoj ketu nje paragraf te shkruar nga Hugh Gladney Grant, paragraf i cili, tek e fundit perben kuintesencen e kujtimeve te tij ne lidhje me kete teme: “Besoj se historia ne gjykimin e saj te fundit, te paanshem dhe te drejte, do ta permende Zogun e pare, Mbretin e Shqiptareve, si nje nga udheheqesit me te famshem politike dhe ushtarake, si nje prijes patriot dhe trim, me nje inteligjence dhe zgjuarsi te jashtezakonshme, me te cilat mundi te perballoje dhe te zgjidhe problemet e koklavitura te mbajtjes gjalle te popullit liridashes dhe patriot shqiptar???.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket