Muzike

Pelqeni zerin, jo vithet e mia

Harrojeni Ledi Gagen: Mbreteresha e re e klasifikimeve kendon per dashurine, nuk eshte skllave e imazhit dhe kur fiton nje cmim Grammy e fsheh ne banje
Gianni Poglio
Per te portretizuar suksesin e Adeles duhet te bezdisim pak Bitellsat, grupi i vetem qe ka patur ne Britanine e Madhe dy tituj ne pese pozicionet e para, qofte ne klasifikimin e kengeve, qofte ne ate te albumeve. Ishte viti 1964. Dyzete e shtate vjet me vone, eshte koha e Adeles, protagoniste e nje ngjitjeje te papermbajtshme me albumin e saj te dyte, 21, nen tingujt e xhazit, soul-it dhe bluzit. Pa shkelje seksi te syrit te stilit Ledi Gaga apo Kejti Perri. ?Ndihem pak ?old school?, por mos me quani Emi Uajnhauz e re sepse nuk jam dhe s?dua te jem e tille?, i pergjigjet gjithkujt qe provon ta krahasoje me te.


Adela, londineze nga Totenhemi, eshte nje force e natyres, satirike, gjithe ironi, aspak e prirur ndaj kompromiseve te shou biznesit. Lyhet kur do dhe vetem nese ia ka qejfi, neper intervista vjen edhe me pizhama dhe flet qarte, shume qarte. Ndoshta shume per nje popstar te nje rendesie kaq te madhe. ?Nje grusht turinjve: kete meriton ai qe me keshillon nje diete te hekurt. Jam 21 vjec, nuk ndihem si perbindesh dhe nuk me plas fare te dobesohem per te dale ne kopterine. Gjithsesi, ne kopertinat e gazetave me nxjerrin prape se prape, ndoshta duke me holluar pak kofshet dhe silueten. Ne shoqerine e imazhit funksionon keshtu: nuk pershtatesh me standardin? Atehere te dobesojme ne kompjuter. Mua as qe me behet vone dhe vazhdoj te besoj se CD-te shiten per cilesine e kengeve. Qe tingellojne me te verteta dhe te plota nese flasin per jeten reale, per fakte personale ose, si ne rastin tim, per te dashur qe nuk jane me?.


Eshte e ligjshme te pyesim se sa kane qene keta te dashur, duke qene se ne kurrikulumin e saj aktualisht kemi te pakten njezet kenge? ?Ne fakt, dikush mund te me marre per ndonje kurvicke qe kalon nga nje burre tek tjetri, pa e menduar dy here. Por, nuk eshte absolutisht keshtu. Burrat per te cilet flas ne kenget e mija jane vetem dy?. Dy te dashur, pra. Njeri ishte njeriu i gabuar, tjetri po ashtu. ?Une ekspozohem, futem ne loje. Ndonjehere, kur rilexoj tekstet e kengeve te mia, me duket sikur eci lakuriq ne mes te dites ne sheshin Trafalgar?.


Sepse ajo kendon vec per dashurine, per zemrat e thyera (te sajen) dhe endrra te thyera. Por, jo me nje perqasje prej adoleshenteje. Kur eshte perpara nje mikrofoni, Adela shnderrohet, duke me e rritur, me nje ze te maturuar prej vokalisteje te koheve te tjera. Dhe te prek, i prek te gjithe ata qe e degjojne. Ndodh sa here del ne tv. Si kur, se fundi, kendoi ne BBC kengen e saj te bukur ?Someone like you?, nje kenge kaq e prekshme saqe beri te lotoje te gjithe Mbreterine e bashkuar per ate strofe ku ajo i uron gjithe te mirat ish te dashurit te saj dhe te fejuares se tij te re. Sidomos kur, duke iu referuar rivales, Adela kendon: ?Shpresoj qe ti te marresh prej tij, gjithcka qe ai nuk diti te ma jepte mua?.


Ajo e Adela Louri Blu Adkins nuk eshte bota kapricoze e yjeve te popit sot, shpesh arrogante dhe ambicioze pertej kapaciteteve te tyre reale artistike. ?Kur them te tilla gjera te gjithe me marrin per te cmendur, por nese nje dite do te isha e detyruar te zgjidhja mes lumturise personale dhe karrieres, nuk do kisha dyshime ne ate qe do beja. Ideja ime e familjes nuk eshte te sjell ne jete femije qe me pas t?i braktis te ndonje dado qe mban femijet e VIP-ave. Nena ime me lindi ne moshen 18 vjec e gjysme dhe babai im u zhduk pa u dukur me gjekundi. Te ngjitesh ne skene dhe te marresh duartrokitje nuk eshte nje vlere absolute. Nje dite, mund te vendos te qendroj ne shtepi dhe te kompozoj kenge per te tjeret. Nuk do te kishte asgje te keqe?.


Nje profil i ulet, ai i Adeles, qe i le shpesh paksa te shtangur bashkebiseduesit e saj. Mbi te gjitha nese jane amerikane. ?I skandalizova fare kur u tregova se e kisha vene cmimin Grammy te 2009-es ne nje raft te tualetit. Nuk e besonin. Perse ta vesh cmimin me te madh te karrieres ne banjo? U mundova te shpjegohesha se ishte nje tradite angleze, se edhe Bitellsat apo Rolling Stons benin keshtu, por nuk e hengren. Per ta ishte dhe eshte nje sakrilegj?.


Per te mos folur per ate here kur solli ne shtepi nje djale te njohur gjate nje feste. ?Besoja se me kishte njohur dhe thjesht ishte shmangur te fliste per muziken. Por, u gabova. Per nje cast ngrihet nga divani dhe shkon ne banje, ku ve re si cmimin Grammy ashtu edhe Cmimin Brit. Nje cast heshtje, pastaj del gjithe siklet dhe me pyet duke bertitur: ?Po ti kush dreqin je??.


*Revista Panorama

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket