Fotografi

In Memoriam

Gazmend A. Bakiu
Kur Pjeter Marubi filloi ?te shkruante me drite? ne vitin 1858, nje epoke e re nisi edhe per Shqiperine. Fotografia e pare iu be Hamze Kazazit dhe u editua me pas si kartoline, (foto 1). Qe nga ajo kohe kane kaluar me shume se 150 vjet, dhe fotografia pesoi nje evolucion te pandalshem, duke u bere pjese e jetes se shqiptareve ashtu si e mbare njerezimit. Nga fotot bardhezi ne xham, u kalua ne fotografite me ngjyra me autokrome, pastaj tek celuloidi, dhe sot tek aparatet dixhitale pa film.


Dekade pas dekade, gjithnje e me shume shqiptare iu afruan ?kutise magjike?, qe perjetesonte ngjarje, vende dhe njerez. Fotografia eshte se pari dokument, por nese aparati bie ne duar qe dine ta perdorin, ajo kthehet ne art. Dhe fotografet e vjeter ishin artiste: Kishte shume zemer dhe mendim ne fotot e tyre; shkrepjet e dikurshme te aparateve jane sot dokumente te cmuara, dhe njekohesisht vepra arti. Ne te gjitha kohet ka pasur dhe do te kete fotografe te afte dhe foto artistike, por duke ditur teknologjine qe kishin ne perdorim, mund te themi se fotografet e 70 apo 100 viteve me pare ishin mjeshtra te vertete. Jo pak prej tyre e ushtruan kete art krahas profesioneve te tjera, por gjithnje me shume pasion. Arrinin te ngjyrosnin fotot bardhezi me bojera aneline, dhe kur i shikon sot kartolinat e tyre me ngjyra, habitesh se si arrinin ta benin kete gje aq bukur.


Do te permend ketu emrat e fotografeve dhe studiove fotografike, qe tani me vijne nder mend, se bashku me te huajt qe fotografuan personalitete, ngjarje, dhe qytete shqiptare. E di qe t?i permbledhesh dhe t?i evidentosh te gjithe kerkon nje pune te mundimshme, e cila del nga kuadri i nje artikulli. Keshtu per te permendur disa emra te shquar mund te rreshtojme: Pjeter Marubi, Kel Marubi (Mikel Kodheli), Gege Marubi, Cin Rasha, Kole Guga, Ymer Bali, Hysen Bali, Ali Bakiu, Kolec (Kole) Maca, Petro (Fotografi) Dhimitri, Gjon Rrota, Jani Burda, Cav. Alemani, C. Tauber, Huber, A. Scarpettini, Otello Renzoni, Mark (Shan) Pici, Dede Jakova, Naum Vruho, Misto V. Cici, Paul Richter, Gurashi, Vani Burda, Kole Idromeno, Kristaq Venetiku, Kristaq Sotiri, Ilia Xhimitiku, Jani Ristani, Vasil Ristani, Adolf Purger, etj, etj. Eshte mangesi e botimeve te sotme, mospermendja e fotografit perkates kur botohet cfaredo fotografi, dhe se pari kete ia them vetes. Duhet bere ligj shenimi i autorit te fotografise, ne rastet kur ai dihet.


Nje fat i trishtuar i priste keta artiste pas vitit 1944, kur studiot e tyre u shtetezuan; disa u shtrenguan te linin profesionin, ndersa te tjere u detyruan te punonin ne kooperativat e asaj kohe. Kam degjuar dhe mesuar historite e dhimbshme te konfiskimit dhe te dorezimit ?vullnetar? te arkivave, ose te djegies se tyre; duhet te kishe mjaft guxim per te ruajtur fshehurazi fotot e personaliteteve, qe PK-ja i kishte shpallur armiq. Sot, fotografite qe shpetuan flasin me shume se mijera faqe histori.


Do te ishte me interes nje studim, qe do te rrokte te gjithe emrat e fotografeve te vjeter dhe te dhena te shkurtra biografike per ta; ne vijim do te bejme fjale vecanerisht per disa fotografe. Ymer Bali (Mer Bali) ka qene nje nga fotografet e hershem tiranas qe fiksoi pamje te kryeqytetit, apo kedo qe donte te dilte ne resme (fotografi); studioja e pare fotografike ne Tirane duket se ka qene ?Foto Bali?, e cila ndodhej ne krahun e djathte te rruges qe te conte tek Instituti femeror ?Nana Mbretneshe?, (sot shkolla e mesme ekonomike). Vlen te permendet dallimi midis fotografit dhe botuesit (editorit) te kartolinave, qe ne ato kohe ishin ne mode. Ymer Bali ishte fotograf dhe botues, por ne raste te tjera editori nuk ishte fotograf. ?Guga & Shoku? ka qene nje sipermarrje e hershme ne Tirane. Kole Guga, me origjine nga Shkodra dhe Jusuf Sheh Harasani (?Shoku?) perbenin firmen qe filloi te editonte kartolina pas vitit 1920. Bashke me Jusufin punoi i biri Arif Harasani (1908-2003); dyqani i tyre ishte ne afersi te kishes se Ungjillizimit (sot e prishur, u zevendesua me 15-kateshin), por me pare akoma, firma quhej ?Guga & Gjeci?.


Kolec (Kole) Maca nga Shkodra e ushtroi aktivitetin ne Tirane, ne Shkoder dhe ne Vlore; ai punoi edhe me Ymer Balin, sepse bashkepunimi i fotografeve asokohe ka qene fenomen i perhapur. Fotot e Cin Rashes i shohim shpesh nen siglen ?Tirana?. Otello Renzoni ishte nje fotograf italian, me studion tek rruga e ?Pishes? (?Tefta Tashko? sot), fotot e te cilit u edituan edhe nga ?Guga & Shoku?. Mark (Shan) Pici, sidoqe studion e ka pasur ne Shkoder, ka bere dhe ka edituar fotografi te Tiranes. Nexhdet Kosturi ishte i specializuar ne pergatitjen e klisheve per gazeta e revista; dyqani i tij ishte perballe kinema-theater ?Nacional?, (me vone ?17 Nentori?, sot e prishur). Do te me lejoni qe te permend edhe tim ate Ali Bakiun (1911-1981), i cili per fotografine kishte pasion te madh, duke qene pjese e plejades se fotografeve te vjeter, sidoqe ky nuk ishte aktiviteti i tij kryesor. Pervecse fotografonte dhe botonte kartolina, ai kishte mbledhur foto te rralla, te cilat i ruante me fanatizem. Kete koleksion une e kam pasuruar dhe nje pjese te rendesishme te tij e kemi botuar ne ?Klan?.


Se fundi, fotografite e fotografeve. Ne foton 2 (te bere nga Mark Pici) ju mund te shikoni disa prej tyre ne vitin 1937; jane aty: Vasil Ristani, Gege Marubi, Weitzmann me te shoqen, Mihal Popi, Dede Jakova, Ali Bakiu, (ne kembe); Ali Averiqi, Ymer Bali, Kole Maca, Mandi Koci (ulur). Ne foton 3 jane Kel Marubi dhe Gege Marubi me dy miq te tyre. Me kaq, perfundon ky sesion i dyte i ?Retrospektives?.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket