Interviste

Difekti juaj, Mosndeshkimi

Interviste me perfaqesuesin e presidences se rradhes se Bashkimit Europian. Hungaria, BE-ja dhe Shqiperia. Cfare shansesh kemi per statusin kandidat, pas 21 janarit. Ligji hungarez i medias, bashkepunimi ekonomik dhe?nje histori plot pika kontakti
Alqi Kociko
-Zoti ambasador, ju sherbeni ne Tirane prej disa vitesh. Por fillimi i mandatit si perfaqesues i presidences se Bashkimit Europian koincidoi me perplasjet e dhunshme ne bulevardin qendror te Tiranes, qe sollen edhe gjakderdhje. Tashme qe duket se qetesia eshte rikthyer, a mund te na thoni si i pershkruani keto protesta dhe cfare perpjekjesh bete si perfaqesues i BE-se, per te zgjidhur krizen?


Sigurisht qe per nje vezhgues, gjykimet bardhe e zi jane te pafrytshme. Por gjithsesi, une do te thosha se ajo qe ndodhi me 21 janar ne bulevardin kryesor te Tiranes ishte nje tragjedi per Shqiperine dhe nuk duhej te kishte ndodhur kurre. Sic mund ta analizoj une, ishte njefare kulmimi tragjik i nje zinxhiri ngjarjesh qe nisen me debatet mbi zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe me kerkesen per transparence; vazhduan me bojkotin e punes ne parlament ne forma te ndryshme dhe u nxehen edhe me teper, me retoriken e ashper dhe akuzat brenda parlamentit. Padyshim, eshte nje fakt shume fatkeq qe partite kryesore politike nuk munden ta ndalnin rrethin vicioz te ngjarjeve, te rikthenin dialogut e vertete politik dhe te zgjidhnin problemet mes tyre prej ketu e nje viti e gjysme tashme. Ate dite, policia dhe forcat e sigurise ne ndertesen kryeministrore dukshem u provokuan nga nje grup demonstruesish, dhe kushdo mund ta shihte ne TV cili ishte reagimi i tyre. Fakti tragjik eshte se kemi kater viktima te pafajshme ne rruge. Eshte detyra e nje hetimi te paanshem, profesional dhe te besueshem nga institucioni perkates i shtetit, Prokuroria e Pergjithshme, per te qartesuar se cfare ndodhi vertet, perfshire ketu veprimet e organizatoreve, demonstuesve, policise dhe forcave te sigurise.


Komuniteti nderkombetar, perfshire Bashkimin Europian, luajti nje rol te rendesishem ne parandalimin e pershkallezimit te metejshem te rrjedhes se ngjarjeve, ne qetesimin e situates. Por celesi i kthimit tek dialogu normal politik ndodhet ne duart e partive politike, aq me shume tani ne prag ne zgjedhjeve lokale. BE-ja eshte e gatshme te asistoje, por iniciativa duhet te vije nga udheheqesit politike shqiptare. Ia vlen te permendet se Traktati i Lisbones dhe krijimi i mepasshem i Sherbimit te Veprimit te Jashtem Europian (European External Action Service) e ka ndryshuar rolin e presidences se rradhes se BE-se. Sipas ketyre ndryshimeve, Hungaria luan nje rol mbeshtetes prane Perfaqesueses se Larte Ledi Ashton dhe stafit te saj per Ballkanin Perendimor, bazuar ne nevojat konkrete. Ky kendveshtrim eshte vecanerisht relevant ne vendet pale e trete si Shqiperia, ku delegacioni i BE-se e ka kapacitetin e plote per te perfaqesuar Bashkimin.


-Nderkaq, marrja e presidences se rradhes se BE-se nga vendi juaj, u erresua disi nga nje ligj i ri i qeverise qe u perceptua si demtues per shtypin e lire. A mund te hidhni pak me teper drite mbi kete ceshtje?


Qeveria dhe parlamenti i ri hungarez me shumicen e dy te tretave te votave, e filloi punen ne fund te majit te vitit te kaluar dhe menjehere inicioi nje proces ristrukturimi te legjislacionit ne shkalle te gjere, per t?iu pergjigjur mes te tjerash problemeve ekonomike, ceshtjeve te shendetit publik, sistemit te pensioneve, arsimit dhe rendit publik. Adoptimi i ligjit te ri per mediat ishte pjese e ketij procesi. Ligji i meparshem vinte nga vitet ?80 dhe ishte permiresuar ne vitet ?90, pra, i perkiste nje kohe kur interneti ende nuk kishte dale dhe kur interesi publik ende nuk ishte perkufizuar me ligj ne Hungari. Kesisoj, qeveria ndjeu nevojen per rishikimin e ligjit te vjeter per mediat duke prezantuar nje baze rregullatore standarde, transparente e te parashikueshme. Ajo gjithashtu synoi ne mbrojtjen e femijeve dhe te rinjve, nderit njerezor dhe dinjitetit ne pergjithesi, te forconte respektin e sjelljes dhe nje krijonte nje media publike eficente. E megjithese ishte e ndergjegjshme per ndjeshmerine e kesaj ceshtjeje, qeveria pati rezistence te forte, sidomos prej mediave online puna e te cilave nuk ishte rregulluar kurre me baze ligjore.


Ligji i ri hungarez per mediat hyri ne fuqi me 1 janar 2011, te njejten dite me marrjen e presidences se BE-se, dhe per disa jave e largoi vemendjen e shtypit nderkombetar nga puna e vete Presidences. Qeveria hungareze qe ne fillim shprehu gaditshmerine per te rishikuar disa elemente te ketij ligji qe mund te shkelnin rregullat dhe politikat e BE-se per mediat. Pas informacionit zyrtar qe Komisioni Europian dha mbi kete ligj, qeveria beri modifikimet e nevojshme dhe debati u shua. Me lejoni te theksoj ate qe tha pas modifikimeve te ligjit, zv.presidentja e Komisionit Europian per Axhenden Dixhitale, Neelie Kroes: ?Jam shume e kenaqur qe autoritetet hungareze rane dakord te rishikojne ligjin e tyre te medias per t?u siguruar qe ai perputhej me ato aspekte te ligjit te BE-se qe ne kerkuam, perfshire Karten e te Drejtave Themelore?. Me lini gjithashtu t?ju siguroj se media dhe shtypi i shkruar vijojne te jete te lira ne Hungari.


-Nder prioritetet e presidences hungareze, ju keni renditur: Rritjen ekonomike, punesimin, forcimin e institucioneve financiare, promovimin e politikave te perbashketa te bujqesi, energji etj. Ne cilet sektore Shqiperia do mund te perfitonte nga keto prioritete, fjala vjen, bujqesia, nje sektor vertet i prapambetur i ekonomise sone?


Saktesisht, motoja e presidences hungareze eshte ?Europe e forte me fryme njerezore?. Europe e forte nenkupton nje Europe qe nga ana ekonomike, sociale, politike e institucionale eshte me e forte dhe me terheqese. Fryma njerezore (human touch) do te thote se deshirojme qe kjo Europe e forte te realizohet duke vendosur ne qender dimensionin human, apo me fjale te tjera ta afrojme BE-ne me prane sherbimit te qytetareve te vet. Nenkupton perqendrim ne ceshtje si te drejtat themelore, perfshirja sociale dhe strategjia per romet, multikulturalizmi. Programi eshte ndertuar rreth kater proriteteve kryesore, njesoj te rendesishme: 1) Promovimi i rritjes ekonomike mes nje qeverisjeje me te mire ekonomike, hapjes se vendeve te punes dhe perfshirjes sociale, 2) Forcimi i politikave te perbashketa te BE-se, 3) Afrimi i Europes me prane ne sherbim te qytetareve te vet, 4) Levizja kah procesi i zgjerimit ne menyre te besueshme dhe te pergjegjshme.


Programi sjell mesazhe universale per gjithe Europen, qe njeheresh mund te perkthehen ne konteksin lokal ketu ne Shqiperi, pasi BE-ja eshte partneri kryesor i biznesit per rajonin dhe blloku i vetem me i afert tregtar. Prioriteti i pare i programit eshte gjetja e rrugeve per te dale nga kriza financiare dhe ravijezimi i nje forme te re te qeverisjes ekonomike europiane- cka ndikon ne tregtine me rajonin dhe rritjen e tij. Shqiperia mund te frymezohet dhe te marre zgjidhje krijuese nga zbatimi i efektshem i ?Strategjise Europa 2020? (punesimi, inovacioni, perfshirja sociale, fokusim tek bizneset e vogla e te mesme). Nderkaq strategjia europiane per romet do te ndikoje edhe mbi komunitetet rome te Ballkanit, dhe praktikat tona me te mira do te jene te vlefshme edhe per Tiranen.


Presidenca hungareze do t?i jape rendesi te madhe rishikimit te politikave te perbashketa mbi bujqesine, energjine, ujrat. Kur vendi juaj te behet anetar i plote i BE-se, efektiviteti dhe rezultatet e ketyre politikave do te ndikojne direkt edhe mbi jeten e perditshme te qytetareve shqiptare. Prandaj eshte thelbesore edhe per Shqiperine, menyra sesi keto politika te perbashketa do te zhvillohen gjate periudhes ne vazhdim.


-Pak vite me pare keni qene i pranishem ne nje takim te biznesit shqiptaro-hungarez. A jane zgjeruar investimet hungareze qe atehere? Cfare shihni si sektore me interes per biznesin hungarez ne Shqiperi?


Per fat te keq kjo nuk ka ndodhur, sepse investimet hungareze ketu kane mbetur vetem synime, sidomos ne turizem dhe sherbimet lidhur me te, si dhe ne industrine e agrobiznesit; por hapa konkrete nuk jane hedhur. Per hir te se vertetes, duhet thene se perceptimi i komunitetit hungarez te biznesit mbi klimen e biznesit ne Shqiperi, eshte me i keq nga realiteti i vendit. Rrjedhimisht, ky mbetet nje sektor ku ka shume per te bere, edhe per faktin se mundesite jane te kufizuara sa i perket kohes, ndersa konkurrenca eshte mjaft e madhe. Investitoret potenciale po ndjekin sesi zhvillohet mjedisi i biznesit ketu, dhe pas historive te suksesshme te investimit hungarez ne Ballkan, shpresoj te shoh raste te ngjashme edhe ne Shqiperi. Por takimi i fundit i biznesit hungaro-shqiptar me rastin e vizites se fresket te presidentit Bamir Topi ne Budapest ne fillim te marsit, dhe fakti qe ne kete takim moren fjalen si zoti Topi, edhe presidenti i Hungarise Pal Shmit, afermendsh perben nje inkurajim te rendesishem per te dyja komunitetet e biznesit.


Une mund t?ju jap shkurtimisht te dhena per disa zhvillime pozitive sa i perket shtrimit te terrenit per bashkepunimin ekonomik. Dy vitet e fundit u perpunua dhe nenshkrua marreveshja e bashkepunimit ekonomik, dhe pas ratifikimit nga parlamenti juaj ka nisur puna per pergatitjen e takimit te pare te Komisionit te Perbashket Ekonomik hungarezo-shqiptar. Kjo mund te ndodhe kete vere. Dy vitet e fundit, pas nje mungese 15 vjecare, nje grup biznesmenesh hungareze moren pjese ne Panairin Nderkombetar te Tiranes. Dhe se fundi, do permendja se Hungaria eshte ne shkallen e avancuar te pergatitjes se nje pakete ndihme me percaktim (lloj donacioni qe detyron perfituesin ta shpenzoje fondin me blerje ne vendin donator, shen. A.K.) per Shqiperine. Suksesi i kesaj nisme do te ishte nje mesazh pozitiv edhe per afrimin e biznesit hungarez.


-Zoti ambasador, a jane pakesuar shanset e Shqiperise per marrjen e statusit te vendit kandidat, te pakten per te ardhmen e afert, pas ngjarjeve te fundit ne Tirane? Cfare pret ketej e tutje Bashkimi Europian nga Tirana zyrtare?


Jo detyrimisht. Gjithcka varet nga Shqiperia dhe shqiptaret. Hungaria e mbeshtet vendosmerisht statusin kandidat per Shqiperine, dhe ende mendojme se duhet te jete synimi kryesor i vendit per t?u arritur ne 2011-en sa i perket fushes se integrimit. Por pritshmerite e BE-se mbeten te njejta: Celesi i cuarjes perpara te procesit te integrimit te Shqiperise eshte zbatimi i plote i detyrave qe ka percaktuar Opinioni i Komisionit Europian nentorin e kaluar. Nga keto 12 ?detyra shtepie?, me rendesi themelore jane stabiliteti i brendshem politik, perfshire rivendosjen e dialogut konstruktiv dhe te vazhdueshem politik mes paleve, forcimi i shtetit ligjor dhe lufta ndaj krimit te organizuar e korrupsionit, si dhe masat per permiresimin e kushteve per investimet e huaja. Shpresojme se shumica qeverisese dhe opozita t?u adresohen ketyre sfidave me pergjegjesine e duhur. Afermendsh, e kuptojme se periudha e fushates elektorale nuk ofron kushtet me te mira per bashkepunim ne ceshtjet e integrimit, por le te shpresojme se kjo pengese merr fund ne daten 9 maj e me pas. Sa me shpejt, aq me mire eshte qe klasa politike te kuptoje se shumica derrmuese e vendit kerkon integrimin, dhe kjo mund te arrihet vetem me veprim te perbashket, jo me fajesime reciproke. Koha ecen, ndaj zbatimi i ketyre detyrave duhet te jete i shpejte dhe i palekundur, per interesin e vendit.


-Hungaria dhe Shqiperia kane patur pika te rendesishme kontakti pergjate historise, nga Skenderbeu e Huniadi, tek perandoria Austro-Hungareze dhe kampi i perbashket komunist. Per mendimin tuaj, a mund te kishin bere me shume shqiptaret gjate ketyre 20 viteve?


Hungaria e dorezoi aplikimin per anetaresim ne BE me 1 prill 1994. Elementet dominuese te viteve 90-te ishin afrimi, pershtatja e Hungarise me partneret e ardhshem europiane, si dhe harmonizimi gradual ekonomik, ligjor dhe politik. Pra synimi ishte pergatitja e shoqerise dhe ekonomise hungareze per te arritur kerkesat e anetaresimit. Ne dhjetor 1997, filluan me Hungarine dhe disa vende te tjera, bisedimet e anetaresimit. Negociatat u permbyllen me sukses ne dhjetor 2002. Me njefare vonese, anetaresimi nisi me 1 maj 2004, cka domethene se Hungaria u integrua me sukses ne strukturat europiane dhe euro-atlantike pergjate nje harku 15 vjecar.


Anetaresimi i Hungarise ne BE qe nje ngjarje me permbajtje te rendesishme intelektuale dhe emocionale: ishte kompletimi i tranzicionit socio-ekonomik te vendit dhe kthimi ne familjen tradicionale europiane, apo ne daci, mberritja ne shtepine europiane, te ciles kombi yne i perkiste. Ishte rezultat i perpjekjeve te qeverive me orientim te ndryshem politik, por mbeshtetur ne nje unitet shembullor kombetar.


Pikerisht ky element i fundit eshte kyci i suksesit. Elita politike hungareze, sic ndodhi heret a vone ne te gjitha vendet e Europes Qendrore, ishte e afte te arrinte nje kompromis: Qe legjislacioni lidhur me integrimin europian eshte permbi debatet ditore politike. Edhe pse Shqiperia e nisi procesin e pershtatjes legjislative nga nje pozicioni i disavantazhuar, shqiptaret e kane deshiren dhe kapacitetin intelektual per te bere progres. Ajo qe nevojitet urgjentisht, eshte marreveshja dhe kompromisi i elites politike per bashkepunim ne ceshtjet lidhur me integrimin.


-Gjate ketyre viteve sherbimi ne Shqiperi, a mund te na thoni sinqerisht, cfare ju ka pelqyer me shume dhe cfare me pak? C?do te ishte nje difekt i yni qe duhet korrigjuar urgjentisht?


Nen driten e krejt historise shqiptare, une vazhdoj te surprizohem kenaqesisht me popullin e hapur shqiptar, me ngrohtesine dhe mikpritjen, respektin dhe dashurine kundrejt te huajve.Si hungarez, e ndjej shpesh simpatine dhe miqesine shqiptare kundrejt Hungarise dhe hungarezeve, cka e vleresoj shume lart.


Por nga ana tjeter, shoh se kultura e pandeshkueshmerise eshte ende shume e forte ne Shqiperi. Mjaft te sjell si ilustrim nje dukuri te dites, si parkimi i dyfishte apo kalimi i kundert ne nje rruge njekalimshe. Keto gjera jo thjesht shqetesojne shume njerez perdite, por krijojne situata te rrezikshme per njerez te pafajshem. Dhe pavaresisht se policet rrugore gjobisin shume me teper sesa ketu e mbi tre vite me pare kur erdha une, respekti per rregullat e trafikut mbetet shume i dobet. Nese doni shembuj nga aspekte te tjera te jetes, mjaftojne per kete emisionet e lajmeve ne cdo stacion televiziv?

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket