Disqe

Disqe

Enrique, nje album autobiografik
Ne nje version anglisht, Enrique Iglesias ka realizuar ne nentorin e 2003-shit albumin e tij te shtate "7 Enrique", i cili prej pak ditesh ka hyre edhe ne vitrinat shqiptare. Ndersa ne gjashte albumet e pare [dy prej tyre ne anglisht, e kater ne spanjisht] jane perfshire kenge qe i perkushtohen dashurise, ne kete te fundit sic ka pohuar dhe vete Enrique, me shume se kenge dashurie ka kenge qe rrefejne histori te verteta qe ai vete i ka perjetuar. I bindur per te qene gjithnje me i sinqerte me muziken e tij, Enrique ka synuar qe ky album te marre formen e nje lloj autobiografie. Dhe ka marre rezultate shume te mira ne shtijen e ketij albumi ku vec kengeve te reja ka renditur dhe realizimet me te mira te ketyre koheve te fundit, nder te cilat mund te permendim "Don't turn off the lights", "Love to see you cry", "Escapar", "Adicto" etj. Ndersa si kenge te reja renditen plot 12 realizime: "Not in love", "Thw way you touch me", "Say it", "Break me, shake me", "Be yourself" "You rock me", "Wish you were here [with me]", "Roamer", "Live it up tonight", Addicted", "California callin'" dhe "Free". Cd-ja kushton 800 leke.
The best greek song
Prej pak ditesh ne vitrinat e te gjitha dyqaneve te Cd ne Tirane, ka zene vend dhe nje permbledhje e re kengesh greke. Ky prodhim i fundit i dale nga dj Vini, pra nga studiot e Top Albania Radios, sjell ne tregun shqiptar kenget greke, nder me te sukseshmet te ketyre koheve. Sjell nje grup kengetaresh te njohur te Greqise: Trandafilos, tashme shume i njohur ne Shqiperi, me se shumti pas ardhjes se tij per koncertin recital ne Pallatin e Kongreseve ne kete cd prezantohet me kenget "Monahos", "Ase me" dhe "Moro mu". Po aq i njohur e i sukseshem vjen dhe Jorgos Alqeos me kenget "Akui Kanis" dhe "Me mavrus qiklus". Dhe nuk jane vetem ata. Ne kete permbledhje te titulluar "Greek spirit" [kenget e se ciles do te mbushur serish pubet dhe diskot e Tiranes me muziken greke], jane perfshire dhe Ana Visi me "Erotevmenaqi". Notis Sfaqanaqis me "Ena Grama", "Paparuna" dhe "Jiftisa mera". Lefteris Pantazis vjen me kenget "Sagapo poli" dhe "Papagalos". Nikos Karvelas vjen me "Asprini" ndersa Stelio Rokos me "Ksantra ksantra". Kjo cd mund te gjendet ne te gjitha pikat e shitjes. Kushton 300 leke [si kasete] dhe 600 leke si cd.
Etnik 2
Jane rreth 11 kenge shqiptare, te perzgjedhura e te riperpunuara nga Genti Lako. Jane kompozime te reja dhe kenge popullore shqiptare qe vijne me nje orkestrim te ri e me nje interpretim te ri si pershembull "Shtegtimi" i motrave Libohova, "Mora rrugen per Janine" nga Sazan Mecani, "Potpuri shkodrane" nga Ervin Bushati. E krah tyre renditen dhe Crazy girls me "Mes cunave", 2 Farm me "Dedikim" dhe "Deputeti", Bojken Lako me "Perse", Mimoza Ahmeti me "Djale i magjepsur", Julka me "Dua te jetoj ne mal" dhe Thw dreams me "Fiesta". Kushton 600 leke.
Metallica
Vijne serish me nje album te ri. Gjithe fansat e tyre mund te gjejne ne dyqanin "Number one" materialet e reja qe djemte e "Metallica" kane realizuar se fundmi: "Some kind of monster", "Dirty window", "Invisible world", "Sweet amber", "All within my hands", "The unnamed feeling", "Shoot my again", "My world", "Purify", "Frantic" dhe "St. anger", titullin e se ciles mban dhe vete albumi. I cili kushton 800 leke

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket