Stil

Koka e vecante e Hygertes

Nese e shihni Hygerta Sakon te ndryshoje shpeshhere ngjyren e saj te flokeve, atehere per nje gje duhet te jeni te sigurte: eshte ne gjendje shpirterore shume te mire. Pasi sa here qe eshte krejtesisht e qete, fillon e merret mbi te gjitha me "look"-un e saj. Dhe ne te tilla momente, ato qe "e pesojne" jane floket. Nderrimi i ngjyres se tyre kthehet ne preokupimin kryesor.
E megjithate vetem ca muaj me pare Hygerta mendonte se pasioni per te luajtur me ngjyrat e flokeve i kishte ikur njehere e pergjithmone. Pasi kishte provuar ngjyrosje e cngjyrosje nga me ekstremet, kishte menduar te kthehej ne pamjen e saj origjinale. Kishte menduar se duke mos i lyer floket per nje kohe te gjate dhe duke i shkurtuar gjithmone, do te mund t'i rikthehej ngjyra e saj geshtenje e erret. Dhe Hygerta do te mund te qendronte ndoshta pergjithmone me nje pamje te ngjashme me ate te dites kur u kurorezua "Miss Albania".
Por kjo "pergjithmone" zgjati fare pak. Sepse menjehere sapo Hygerta mori pamjen e dikurshme, i lindi menjehere deshira te ndryshonte, aq sa qe nga gushti i shkuar i ka ndryshuar rrenjesisht plot pese here. Ne fillim provoi nje perzierje mes ngjyres se karrotes dhe geshtenjes se hapur, kolor qe i shkonte me se miri me ngjyren cokollate te plazhit. Por qe shume shpejt Hygerta i ndryshoi per t'i bere me fije te verdha dhe me kafe. Nje ngjyre qe nuk qendroi me teper se nje muaj ne koken e saj per t'u nderruar perseri e perseri… Ngjyra e karrotes se eger me fije eshte "look"-u i tanishem per Hygerten. Nje ngjyre qe do te qendroje ndoshta edhe per ca dite derisa ajo te marre vendimin se cila do te jete pamja e saj e ardhshme. Jo me afer natyrales, pasi deshira e saj e momentit eshte "te jem nje koke e vecante".
Nderkaq eksperimentet e shumta, cngjyrosjet e shpeshta e kane demtuar flokun e saj. Shampoja "Clear" dhe kremi "Pantene" jane armet e Hygertes per te ushqyer flokun. Kurse kur shkon tek parrukierja, atehere perdor produktet "Vela". Teper shpesh kjo, pasi vajtjet e Hygertes tek parrukierja jane te dendura per aq kohe sa ajo preferon floket ekstremisht te drejta. Dhe rrallehere me onde te medha. Nje model ky qe i shkon shume me ngjyren e cmendur te radhes.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket