Keshilla

Dietomanet

Jane nje ushtri e tere e bashkuar nga fiksimi dhe nje mision i perbashket: te dobesohen me cdo kusht. Llojet e dietave dhe keshilla e dietologes. Pjata e moderuar mesdhetare dhe disa mite qe duhen thyer
Alida Cenaj
Kejt Midelton dhe mamaja e saj humben plot dy masa trupore. Per te hyre ne fustanin, aq shume te diskutuar, pelqyer e komentuar martesor, nusja e re e trashegimtarit te fronit te Anglise, Princit Uilliam, i besoi dietes me te famshme per momentin - dietes Dukan. Kjo e fundit ka marre emrin e atij qe e krijoi, Pier Dukan, (ne France libri i tij ka arritur ne nje milione e gjysem kopje te shitura) dhe keshillave te tij i nenshtrohen edhe personazhe te tjere te famshem te kalibrit te Xhenifer Lopez, Xhoni Halidei, Zhan-Mari le Pen - politikan francez, e shume te tjere. Por pertej ketyre te fundit, fotot e Mideltonit para dhe pas dietes bene xhiron e botes. Ndryshimi i permasave te saj, kofshet, dikur te rrumbullakosura e tani si prej modeleje, krahet e holle dhe fytyra e hequr mund te benin t?i leshonte goja leng edhe me te njohurit nder personazhet publike. Tek e fundit lufta me kilet e teperta eshte ajo me e ashpra e koheve moderne. Nese semundja e quajtur obezitet po kercenon boten e zhvilluar dhe jo vetem, pjese e betejes jane bere edhe njerezit qe nuk jane realisht obeze, por kerkojne me ngulm te ulin kilet. E kjo i ka hapur udhe, sidomos keto 50 vitet e fundit shume miteve te rreme, qe nga pesha ideale trupore (e llogaritur ne baze te gjatesise se trupit) e deri tek llojet e ndryshme te dietave qe premtojne shifra fantastike renie ne peshe si, dhjete kile te humbura ne nje muaj, dy ne nje jave, a te tjera te ngjashme. Per te mos folur pastaj per nderhyrjet me sonda drejt e ne stomak, per sauna cudiberese apo masazhe qe zhdukin celulitin si me magji.


Sidomos keto te fundit jane me ne mode se kurre neper Tirane, sado qe dietologet thone se efekti i vetem i tyre eshte demtimi i shendetit. Edhe pse personazhet e njohur shqiptare, ndryshe nga ata te huaj, e kane te veshtire te flasin publikisht per dietat qe u besojne apo dietologet ne deren e te cileve trokasin, shumica jane njesoj viktima te tyre. Ata qe nuk i rezistojne tundimit per te ngrene e mbajne frymen tek qendrat e masazheve apo saunat me baltra. Te tjeret shenojne dietat qe qarkullojne ne internet dhe me fanatiket rendin tek dietologet. Te cilet nese nuk jane specialiste te fushes, perfundojne duke ndaluar nje here e pergjithmone ushqime qe trupi i njeriut i ka te nevojshme dhe duke i dhene nje dore te mire ndihme asaj qe mjeket e paralajmerojne prej kohesh: efektet anesore qe kane lidhje drejteperdrejte me shendetin e njeriut dhe sindromen yo-yo (sipas lojes se njohur te femijeve). Eshte pra koha per te thyer disa mite dhe vendosur disa rregulla.


Jo shume dite me pare, por vetem fundjaven e shkuar, ndersa parakalonte ne tapetin e kuq, kengetarja e njohur - pervecse per zerin edhe per sharmin - Gili i la te gjithe me goje hapur: kilet e teperta e kishin shnderruar bionden bukuroshe ne nje femer madhoshe, ne te cilen veshtire te gjendej ndonje gjurme e asaj kengetares qe ca vite te shkuara shfaqej ne festivalet e kenges. Mbase per shkak te nje keshille te gabuar, ne naten finale te Top Fest, Gilit nuk i erdhi aspak ne ndihme as fustani i zgjedhur. Perkundrazi. Veshja me copen e shndritshme, te gjate deri ne fund te kembeve, ngjeshur pas trupit vetem sa ja tradhetoi format e humbura. E pra Gili eshte nga ato qe e ka provuar shume here dieten. Nga ato drastiket qe gjenden lehte ne internet, por edhe te specializuarat, dhene me keshillen e dietologes. Ne rastin e Gilit behet fjale per ate cka specalistet e quajne efekto yo-yo: Kengetarja i mban dietat e forta, por sapo ato perfundojne i pelqen t?i rikthehet ushqimit te zakonshem e bashke me te edhe kileve qe me kalimin e viteve vetem sa e anojne shigjeten e peshores nga e djathta.


Gili eshte nje rast me me pak fat se Hygerta Sako. Edhe misi i hershem i dale nga spektakli i Vera Grabockes e ka pasur gjithmone problem shendetin. Fale nje metabolizmi jo fort te pershtatshem, Gerta ka shenuar shume here ne jeten e saj publike, raste kur format trupore e kane humbur elegancen duke arritur rekorde te papranueshme per nje miss. Por Gerta ia ka marre doren. Sapo ve re barkun qe rrumbullakoset me shume se c'duhet, heq dore nga te gjitha. Pi shume kafe gjate dites duke iu shtuar sheqer dietik, ha sallatra dhe supra pa yndyre. Rezultati? Pas lindjes se vajzes humbi 13 kile ndersa tani ruan, jo pa mundim, linjat. Ama ia lejon vetes emisionin e perditshem ne TVSH dhe, here pas here, fustanet e ngushta.


Ashtu sic Rosela Gjylbegu, edhe pse zakonisht i pelqen te vishet e gjitha me te zeza ne skene, mund ti gezohet sot e gjithe diten linjave te saj, te cilat u shnderruan si me magji qysh diten kur kengetarja e dale nga "Ethet" vendosi t?i jepte fund ngrenies pa karar. Ishte koha e spekaklit "C'est la vie" kur Rosela cdo jave e kishte nje ankth me vete: i duheshin veshje qe t?i fshihnin barkun, t?i mbulonin ijet dhe t?i zhduknin te pakten ne kamera kilet e teperta. Si perfundim edhe ajo nuk trokiti ne deren e nje dietologu. Mblodhi mendjen dhe zhduku nga tavolina buken, embelsirat, te skuqurat dhe ushqimet e tjera kalorike. Bleu tuta sporti dhe filloi vrapin nga liqeni. Pas nje diete te rrepte, peshonte 13 kilograme me pak. E mban peshen ende me mundim, por te pakten ka fituar nje menyre te re jetese qe ia lejon edhe nje fund te shkurter ne skene.


Me me detaje e pat rrefyer dieten e shpikur prej saj edhe Rozana Radi kohe me pare, dhe cdokush mund te betohej per rezultatin. Rozi hoqi dore nga kalorite dhe hante fileto pule te pjekur pa vaj, sallate dhe fileto peshku. Ajo keshillonte uje, para, ne mes dhe ne fund te ushqimit. Jo patate, jo bizele, jo ushqime te skuqura; zarzavate me shumice, fruta nje here ne jave (me mire nje domate ne vend te molles).


Efektive brenda pak ditesh, por me siguri aspak e miratueshme nga nje dietolog. Sepse sipas ketyre te fundit kur vjen rasti i dietave ka shume gjera qe njerezit duhet te dine. Behet fjale per ata specialiste, sepse nuk eshte e thene qe cdo gje qe merr fame, qe promovohet nga personazhet VIP dhe jep rezultat te shpejte, eshte ajo e duhura. Keshtu edhe ne rastin e formules magjike te Pier Dukan: Eshte ndjekur, por edhe kritikuar shume ne te njejten kohe. Sipas dietologut, renia ne peshe eshte e mbeshtetur ne kater faza, te cilat duhen respektuar domosdoshmerisht per te arritur nje rezultat te qendrueshem. Perndryshe sakrifica nuk vlen asgje. Ne fazen e sulmit sipas Dukanit trupi duhet te marre vetem proteina: mish, peshk, fruta deti. Keto per kater dite. Ne fazen e dyte merren zarzavatet dhe perimet dhe nenproduktet e qumeshtit, por me perqindje te ulet te yndyres. Ne fazen e trete shtohen dy fruta ne dite dhe dy racione makarona ne jave. Ne fazen e fundit hahet normalisht, por te enjten eshte perseri radha e mishit. Ne fund eshte e nevojshme ecje per 20 minuta cdo dite dhe tre luge avena.


Kritika? Thone se dieta Dukan eshte e demshme sepse i ndalon trupit marrjen e karbohidrateve gje qe mund te shkaktoje deme, sidomos tek veshkat. Ama, fale saj J.Lo diskutohet ende per format e saj ndjellese dhe Midelton per linjat elegante.


"Problemin e dietes zakonisht e ndeshim tek personat qe kane probleme me peshen, si pasoje e ushqyerjes se gabuar", thote Enkeleda Ferrollari, dietologe, drejtoreshe e qendres dietike "Silhouette". Ferrollari numeron 7 vjet ne kete pune dhe ne qendren e saj kane trokitur shume personazhe publike shqiptare. "Ekzistojne shume menyra dhe shume teori te renies nga pesha te cilat tashme jane bere edhe shume komerciale. Jane dieta te cilat ndiqen nga persona te famshem duke bere keshtu qe shume njerez ta ndjekin si zgjidhjen me te mire. Por pak njerez e dine efikasitetin e tyre dhe pasojat e tyre ne organizem. Nje diete e paekuilibruar eshte edhe dieta Dukan".


E ka konfirmuar me pare kete edhe Xhuzepe Marinari kirurg, specialist per obezitetin ne Humanitas Gavazzeni ne Bergamo te Italise. Duke pare shpejtesine e perhapjes se dietes Dukan ne vendin e tij, Marinari u beri thirrje bashkekombasve te kishin kujdes: eshte nje diete hiperproteinike, perdorimi per nje kohe te gjate i se ciles mund te jete i demshem. Reagimi i tij ishte jo edhe aq pa arsye po te kihet parasysh cmenduria kolektive qe pasoi te ashtequajturen dieta e tubit (sondes), e shpikur ne Rome nga Xhafranko Kapelo qe vlejti "28 mije paciente dhe 320 tonelata dhjame i hequr". Humbje te jashtezakonshme ne peshe brenda 10 ditesh ushqyerje me produkte te lengshme me baze proteinash, te futura ne stomak nga nje sonde qe kalonte nga hunda. Rezultati? Konfirmime ne internet (24 mije rezultate ne Google) dhe te perforcuara nga shfaqjet televizive.


Dhe ja ku vjen problemi: Mire dieta, por cfare ndodh me pas? "Dietat e pakontrolluara dhe te paekuilibruara shkaktojne renie te peshes se menjehershme e shoqeruar kjo me renie te mases muskulore dhe masa dhjamore mbetet e paprekur cka eshte edhe pjesa me e demshme per tu hequr", shton Ferrollari. "Rrisku i ketyre lloj dietash pervec pasojave qe sjellin ne organizem eshte edhe efekti i kundert, ai i marrjes se menjehershme te kileve te humbura duke stimuluar efektin yo-yo, qe pervecse nuk humbasim kile, na shkakton edhe demtime te lekures".


Thene me shkoqur pertej problemeve qe lidhen me dietat proteinike, dobesimi per nje kohe kaq te shkurter do te thote humbje te mases muskulore: eleminimi i dhjete kilogrameve ne nje muaj, nese gjithcka eshte ne rregull, nenkupton 5 kilograme muskul dhe 5 te tjera dhjame. Por menjehere sapo i rikthehemi ushqyerjes normale trupi merr 7 kilograme dhjame dhe 3 muskul. Pra kthim ne peshen e meparshme, por tanime konsumim me i madh sepse tani eshte muskuli ai qe humbet energji. Thene ndryshe, sa me shume dieta te pakontrolluara te mbahen, aq me shume rikthehen problemet me shendoshjen, ose ajo cka Ferrollari e quan sindroma yoyo. Nderkaq ne "Silhouette"-n e saj dietologia ka filluar per here te pare dieten bio, ne te cilen gjithcka, deri tek kripa, eshte 100 per qind organike.


"Menyra me e mire per te kontrolluar peshen eshte nje stil jete i rregullt dhe nje ushqim i ekulibruar", vazhdon ajo. "Me kete nenkuptojme vakte te rregullta, deri ne 5 vakte ne dite, vakte te shpeshta dhe te vogla. Eshte e rendesishme te konsumohen te gjitha grupet e ushqimeve dhe menuja jone duhet te kete sa me shume variacion. 50-60% te kalorive ditore duhet ta zene karbohidratet (dritherat, buka, makaronat, orizi) 15-20% duhet te jene proteinat (mishi, peshku, leguminozet, fasulet, thjerrzat, bulmetrat etj) dhe 30% yndyrnat qe duhet te jene ne perqindje me te madhe bimore te pangopura. Percaktimi i kujdesshem i kalorive ditore dhe perzgjedhja e kujdesshme e ushqimeve jane faktore shume te rendesishem per nje renie graduale qe eshte renie e mases dhjamore dhe te shendetshme. Keshtu fitohen zakone ushqimore te shendetshme, te cilat e bejne me te lehte kontrollin e peshes, por edhe te paturit nje jete te shendetshme".


Ajo cka Ferrollari keshillon jane vakte ne te cilat nuk mungon asgje. Gjate dites trupi merr proteina, karbohidrate dhe yndyrna, secila ne sasine e nevojshme ne baze te peshes dhe nevojes per te humbur kile. Me kete formule gazetari Arian Cani u shfaq ne ekran plotesisht ne forme, pasi kishte marre shume verejtje per kilet e teperta. Ashtu pa komplekse, si vete emisioni qe ben prej vitesh, Cani nuk e fshehu origjinen e suksesit te linjave te tij: ishte keshilluar me dietologen (behej fjale per Ferrollarin madje) dhe zbatuar pike per pike keshillat e saj. Ne qender te specializuar eshte drejtuar edhe Blendi Fevziu, jo aq sepse eshte shendoshur sesa per te mbajtur peshen nen kontroll. Gazetari i "Opinion" njihet si personazh qe i kushton rendesi rehatise trupore, jo vetem per kilet por edhe per masazhe kur eshte e nevojshme apo sherbime ne qendra te specializuara estetike. Po aq e kujdesshme mbetet edhe Eneda Tarifa, e cila edhe pse shume elegante thone se ka nder mend te trokase ne deren e dietologut per t?i kerkuar keshilla per te ardhmen.


Por per te rene ne peshe nuk eshte e thene te rrish pa ngrene, thone dietologet. Sepse sa me shume bie, aq me shume organizmi fillon te kurseje. Trupi yne di te mbijetoje, madje edhe ne rastin e anoreksikeve. Problemi eshte tek metabolizmi i cili bie ne gjume. "Ketu hyn ne loje aktiviteti fizik". Te pakten 40 minuta aktivitet aerobik ne dite, biciklete, vrap i lehte, not. "Ne kliniken tone kemi patur shume raste te problemeve me regjime ushqimore dietike te gabuara dhe te problemeve me crregullime te menyres se ushqyerjes qe sjellin edhe si pasoje anoreksi edhe bulimi. Por ka patur edhe raste te dietave te njeanshme dhe te dietave proteinike, te shoqeruara me problem te renies se flokeve, te problemeve me veshkat, etj", shton Ferrollari. "Ka disa faktore qe ndikojne ne deshtimin e mbajtjes se nje diete. Se pari eshte dieta e gabuar e pastaj edhe vendosja e objektivave te veshtira. Por nje diete e ndjekur nen kontrollin e specialistit ka gjithmone me pak mundesi qe te deshtoje".


Duhet edhe pak vullnet ama. Sepse mund te ndodhe te ndiqesh nga specialisti dhe sapo t?i shpetosh syrit te tij, te rikthehesh tek pesha e zakonshme. Kohe me pare Monika Kryemadhi iu nenshtrua gjate dietave rigoroze e te kontrolluara dhe arriti edhe rezultate. Por nuk i mbajti dot. Bashkeshorti i saj, Ilir Meta gjithashtu. Aktorja Julia Ilirjani nuk i reziston dot tundimit te nje pjate te shijshme dhe ne fund i ka pranuar ato kilet e teperta qe i shenon peshorja.


"Ajo cka eshte thelbesore eshte ndryshimi i stilit te jeteses. Nese jo, i rikthehemi peshes se meparshme dhe rreziqeve te shtuara". Keshtu ka konfirmuar dietologia italiane Stefania Seti. Sipas saj shumecka qe ka lidhje me peshen eshte e lidhur me mite te gabuara. Duke filluar qe nga pesha ideale e njeriut. Kjo eshte nje mit qe edhe 25 vjet me pas shfaqet si mirazh i nje oazi ne shkretetire. "Eshte nje mit qe duhet thyer", ka thene ajo per te perjavshmen italiane "Panorama". Tabelat jane krijuar nga Metropolitan Life Insurance, ne Shtetet e Bashkuara, ne vitin 1980 per te stabilizuar cmimet e siguracioneve te jetes. Problemi eshte se nuk ekziston nje rregull i pergjithshem per peshen e duhur, e cila eshte subjektive". Pesha e vertete ideale per dietologet eshte ajo qe te lejon nje gjendje te mire shendetesore, jo vetem fizike, por edhe mendore. Nuk eshte e thene qe te gjitha grate duhet te jene me kocka te dala dhe meshkujt me muskujt e gdhendur mbi bark. Gjithesecili ka peshen e tij ideale. "Pra pasi te biem ne peshe, beteja tjeter eshte nje ushqyerje dhe stil jete i ekuilibruar. Nje tjeter mit fals eshte mbajtja e dietes. Kur meson te ushqehesh sipas nje menyre te caktuar, duhet ta besh per te gjithe jeten", shton dietologia.


Nga ana tjeter, kemi obezitetin qe vertet eshte semundje. Ai eshte shtuar tek femijet dhe adoleshentet, por keta nuk duhet te mbajne diete sepse rrezikojne efektin yoyo, thone specialistet. Eshte edukata ne te ushqyer, arma tek e cila duhet te mbeshtetemi. "Duhen edukuar njerezit te hane mire. Problemi eshte se trupi yne eshte fryt i nje selektimi natyror prej qindra mijera vjetesh, pergjate te cilave kemi luftuar me urine", ka shtuar Seti. "Prej 50 vjetesh situata eshte permbysur: nese obezet do te shtohen aq sa te behen me shume se ata qe jane ne peshe normale, do te vendosin nje rregull te ri, sipas te cilit te qenit obez eshte dicka normale. Atehere botes do t?i vije fundi sepse jemi te gjithe te semure, ose sepse nuk do te kete me rezerva ushqimore". Duhet te mesohemi, pra, t?i rezistojme mireqenies. Keshtu nuk do te kemi nevoje as per dieta, as per dietologe. Sidomos per ata te famshmit, qe premtojne renie fantastike ne peshe pa na paralajmeruar me pare se kjo mund te na coje drejt e ne spital.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket