Muzike

Top Hits

Hitet e viteve '80-'90 risjellin Bon Jovin, Pet Shop Boys, The Rolling Stones...te gjithe ne nje permbledhje te Top Albania Radios. Emma Bunton vjen me albumin e saj personal "I'll be there".
Perseri Emma
Emma Bunton, vajza energjike e grupit, dikur shume te famshem, "Spice girls", ka dale ne treg me nje album te sajin personal. Duke ndjekur keshtu shembullin e ish mikeshave te saj. "I'll be there" titullohet albumi qe tashme ka mberritur edhe ne Tirane. Mund te gjeni ne te gjitha pikat e shitjes se "Number one". Emma Bunton sjell ne kete album 11 kenge: "Free me", "Maybe", "I'll be there", "Tomorrow", "Breathing", "Criskets sting for Annamaria", "No sing of life", "Who the hell are you", "Your love on me", "You are" dhe "Something so beautiful". Kjo cd kushton 600 leke.
Rikthim ne vitet '80
Queen, The Rolling Stones, Pet Shop Boys, Bon Jovi, Nirvana...rikthehen serish me hitet e viteve '80-'90. Jane plot 16 kenge te selektuara nga ajo kohe dhe te masterizuara ne studiot e Top Albania Radios, te cilat vijne ne nje album, i cili vetem pak dite me pare eshte hedhur ne treg. "Super hitet '80-'90" qe ne ato kohe pushtuan diskot dhe rruget e Tiranes, jane pritur serish shume mire qe ne ditet e para te daljes ne treg te albumit. Nuk jane vetem nostalgjiket ate qe po i kerkojne "Super Hitet '80-'90" por dhe te rinjte qe i njohin keto kenge, degjuar neper valet e ndryshme radifonike. Ne kete album ju mund te gjeni: Nirvanen me "Smells like teen spirit", Bon Jovin me "Keep the faith", Queen me "I want it all", "Joan Osburne me "Streets of Philadelphia", Iggi Pop me "Get the money", Genesis me "I cant dance", Pet Shop Boys me "Heart", The Rolling Stones me "Anybody seen my baby", Chumbawamba me "Tubthumping", Everythmics me "Sweet dreams", Fugges me "Ready or not", Dire Straits me "Money for nothing", Youssoun dour me "Seven seconds", dhe The clash me "Should I stay or should I go". Kjo cd kushton 600 leke.
Letrat e vdekjes
Nje grup qe sapo ka filluar te njihet nga te rinjte shqiptar. Quhet "The Rasmus", dhe ka hyre ne vitrinat e dyqaneve muzikore shqiptare me albumin "Dead letters" qe nis me nje kenge qe i kushtohet dites se pare te lindjes se njeriut dhe mbyllet me nje kenge te trishtueshme qe flet per nje funeral. Jane gjithsej 10 kenge ne kete album: "First day of life", "In the shadows", "Still standing", "In my life", "Time to burn", Guilty", "Not like the other girls", The one I love", "Back in the picture" dhe "Funerla song". Kjo cd kushton 600 leke.
Anouk
Nje tjeter album i ri qe eshte shfaqur ne vitrina, mban emrin e Anouk. "Who cares", "Everything", "Too long", "Searching", "Stop thinking", "Wait and see", "Margarita chum", "It wasn't me", "Losing my religion", "Michel", "Between these walls", "Hail"...Keto jane disa nga kenget, ne rrymen pop qe Anouk ka sjelle ne albumin e titulluar "Update". Prej fare pak ditesh ky album, ka mberritur edhe ne Tirane. Kushton vetem 600 leke.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket