Weekend

Nje diele me Ardi Asllanin

Kur nis fundjava e nje stilisti?


Eshte normale qe fundjava te perkoje me fundin e saj por meqenese fundi i javes eshte ne me te shumten e rasteve kohe shfaqesh, me takon mua ta zgjedh diten e pushimit. Por ka dhe raste te cilat nuk mungojne te mos kem pushim per dy ose me shume jave.


Cili eshte veprimi i pare qe beni sapo zgjoheni ne mengjes, ne diten e pushimit?


Ah, eshte ndoshta per te qeshur por pas nje gote te shpejte qumeshti rreth ores 9, vjen me pas ne banje e tejzgjatur e pergatitur kohe me pare nga njerezit e mi, me shume avull edhe shkume, ne nje orar te tejzgjatur, perkujdesje per veten. Eshte orar qe kush me njeh e di qe preferoj te mos shqetesohem ne nje orar te tille, qofte dhe ne telefon.


Preferoni te rrini ne shtepi apo te levizni ne fundjave?


Preferoj shtepine, por nuk i them jo dhe nje udhetimi. Por e bukura mbetet ne kthim. Pendohem gjithmone kur mendoj per javen qe me pret... se tashme kam humbur hapsiren mengjezore te relaksit fundjavor.


C'vende frekuentoni zakonisht?


Pogrdec, liqen me pamje fundore ne nje mal, njerez te qete qe te buzeqeshin ne cdo hapje porte, kjo do ishte idealja per mua por pse jo dhe Prishtina ku me presin shume miq atje. Mundohem te kerkoj muzen time ne kohe pushimi.... dhe ku me mire se atje ku e gjeti Lasgushi...


Kujt ia kushtoni diten e pushimit, vetes apo te tjereve?


Me moshe kam mesuar te kuptoj qe te pakten ajo dite te duhet per veten tende dhe miq, te cilet e meritojne kete vleresim, sepse koha eshte ajo qe tregon njerezit e vertete. Nuk dua te tregohem individualist por po ta mendosh mire kjo eshte e vetreta...


Beheni protagonist kur jeni ne tryeze me miqte tuaj?


Kerkoj te behem pjese e saj, por nese gjej hapesire prej protagonisti, perfitoj....


Konsumoni alkool per te krijuar atmosfere ne tryeze?


Eshte ende heret qe te me kthehet ne nje domosdoshmeri, por nese shoh qe miqte e mi, te cilet kryesisht jane ne timon, e tejkalojne normen, mundohem te kontribuoj me sa mundem.... Domethene pi por jo per te krijuar atmosfere, se ate e kam gjithmone me vete dhe s'kam nevoje per stimuj artificjale, per ta shfaqur.


Gatuani? Nese po cfare dini te beni me mire?


Si nje djale i rritur nga dy motra me te medha dhe nje nene me perkujdesje te tepruar nuk di te hedh nje veze ne tigan, por duke menduar mire, kjo eshte nje menyre perfitimi kundrejt tyre, sepse ka patur raste ne te cilat ja kam dale mbane (kryesisht jashte). Me sukses ose jo nuk me takon mua ta them, sepse kam qene i vetmi qe i kam konsumuar...



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket