Disqe

Disqe te reja

Kenget me te suksesshme te muzikes shqiptare ne vite vijne sipas nje orekstracioni te ri, nga kengetare te rinj. Ne tregun e kesaj jave dhe musike hip- hop, house dhe metalic per te rinjte
Metal


Ne keto kohet e arta per muziken hip- hop dhe house, kur rrymat e tjera kane kaluar me ne hije, ne treg megjithate nuk kane munguar edhe albume te ndryshme te muzikes metalic, prezantuar nga grupe te njohur te kesaj lloj muzike. Pak dite me pare ne treg eshte hedhur madje nje permbledhje kengesh te njohura metalica. Ne "Metalic collection" te cilin mund te gjeni ne te gjitha pikat e shitjes se "Number one" do te mund te degjoni: "Lasta trasmission", "Scarecrow", "Caress the damned", "By my own hand", "Where the rivers of madness stream", "Pale autumn fire", "And julie is no more", "So sad your sorrow", "Elysia", "Sweet tragedy" etj. Kjo cd kushton 600 leke


Kenget e shekullit


Ka vetem dy jave qe ne televizionin "Klan" ka nisur nje spektakel qe per dhjete jave me rradhe do te risjelle me orkestrime te reja kengte te vjetra te muzikes shqiptare. "Kenget e shekullit" ka prezantuar keshtu 20 kenget e para te perzgjedhura nga arkivat e koheve te ndryshme te autoreve me me emer te koheve te ndryshme. Eshte menduar qe pas mbarimit te cdo nate, ne tregun muzikor te hidhej dhe cd qe permban kenget qe prezantohen ne kete nate. Keshtu te gjithe fansat e muzikes se vjeter shqiptare qe duan te prekin edhe nje here nostaligjine e atyre koheve, por edhe per brezat qe i degjojne per here te pare keto kenge ne cdo dyqan diskografik mund te gjeni volumin e pare nen titullin "100 kenget e shekullit". Aty mund te degjoni "Valsin e lumturise" jo me nga Avni Mula por sipas variantit te Aleksander Gjokes; "Vajzat e fshatit tim" te Aida Hiskut e keni ne interpretimin e Eranda Libohoves, "Keputa nje gjethe dafine" te Gaqo Cakos e keni ne variantin e Rovena Dilos, "Xhaketen e kuqe" te Liljana Kondakciut jua sjell Vikena Kamenica e keshtu me rradhe. Kjo cd kushton 600 leke.


Hip- hop


Per te apasionouarit e rrepit dhe hip- hopit ne tregun e kesaj jave vjen Miss Elito me "She is a bitch"; Snoop Dogg me "Snoopafella"; Cypress Hill me "Dr greenthumb"; Jay Z me "More money more cash more"; Dr. Dre me "Been there done that" etj. Te gjitha ne nje permbledhje qe mund ta gjeni ne te gjitha pikat e shitjes. Kushton 600 leke.


Tribal houese


Kenget me te suksesshme te ketyre dy viete te fundit si: "No name", "Give me the music", "Get down", "Me gusta", "Let the music take control", "Atound the decks", "Obssesion" (ne nje variant te ri remix), "Turn around& dance", "To the beat", "The tribal anthem" etj... i gjeni te permbledhura ne nje cd me nga "Top record". Kushton 700 leke



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket