Stil

Stil

Nje ekran kunder moshes


All Day All Year eshte nje trajtim i ri per fytyren nga Sisley, qe e mbron lekuren nga plakja. Permban filtra diellore qe kthejne mbrapsht 80 per qind te rrezeve Uv dhe substanca antioksiduese kunder demeve te provokuara nga stresi apo edhe ndryshimet e temperatures. Per me teper, rinderton filmin hidrolipik, per te parandaluar humbjen e ujit permes siperfaqes se lekures, nje nga arsyet kryesore per shfaqjen e rrudhave.


Ceshtje centimetrash


Nje eksperimet i Universiteetit te Liverpulit ka konfirmuar nje dyshim te pergjithshem: ne pamje te pare, femrat e gjata ngjajne me te vendosura, me inteligjente dhe me te suksesshme se ato te shkurtrat. Por e reja tani qendron diku tjeter. Sepse sic e nenvizon studimi: perparesite qe lidhen me shtatgjatesine dhe me pershtypjen e pare nuk zgjasin me teper se tridhjete minuta (ne foto, Kylie Minogue, 155 cm dhe Cate Blanchett, 174 cm).


Kujdes! Po vjen nje balone


Pantallona te fryra, funde si balone. Pikerisht balona do te jete protagonistja i pranveres se ardhshme. Per te thene te verteten, eshte rishfaqur pas disa vitesh mungese ne sfilaten e Yves Saint Laurent. Por ajo qe dukej si nje imazh i vetem eshte bere tani nje prani e sigurte, thuajse maniake: pantallona Armani, veshje dhe funde Blumarine, rroba nen gju Max Mara. E pamundur te medyshemi: te bukura per t'u pare, pantallonat jane teper te veshtira per t'u veshur. Por thuhet se mund te maskojne vithet e gjera. Ndoshta...

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket