Muzike

Bemat e Sidritit

Ne fillim kengetar rroku. Pastaj studenti me i disiplinuar i profesoreve te muzikes klasike. Ish solisti i "Black moon", ish kengetari i lokaleve te nates ne Tirane, sot eshte personazhi me interesant ne Teatrin e Operas. Tani edhe ne nje spektakel te perjavshem televiziv
Zefina Hasani
Nje here e nje kohe, nese dikush do t'i thoshte qofte edhe si per shaka se mund ta provonte te behej kengetar lirik, Sidrit Bejleri do t'i leshonte pa teklif ndonje nga ato batutat e tij karakteristike prej shkodrani: "A s'i ke syte ne balle. C'lidhje kam une me operat". Atehere ishte me floke te gjata, qe i kishin mberritur deri tek supet. Vishej gjithnje me te zeza, me xhupa lekure, me rripa e tokeza... sepse ishte solist ne nje grup rroku, qe e krijoi bashke me ca miq te tij ne Shkoder, ndersa ishte gjimnazist.


Nuk pati asnjehere nevoje t'i kthehej askujt me nje te atille batute. E kujt do t'i shkonte ndermend nje trasformim kaq i forte i nje kengetari te cmendur pas rrokut, ne nje kengetar lirik!


Por ja qe i shkoi ne mendje atij vete, te prese floket shkurt, te ndryshoje stilin e te veshurit dhe te te kenduarit. Te nise te studioje seriozisht muziken klasike e te ngjitet ne skenen e Teatrit te Operas dhe Baletit, si bas bariton, si personazh i veprave te Pucinit, Verdit... e keshtu me rradhe.


Si i tille po behet gjithnje e me i njohur. Aq sa tani pakkush beson se ky djalosh qe vetem nje jave me pare kendoi ne spektaklin "100 kenget e shekullit" si Mentor Xhemali, nje here e nje kohe, kengen e famshme "Per ty atdhe", te kete kenduar ne festivale rroku. E cuditshme ose jo, kjo eshte historia e vertete e Sidrit Bejlerit, 28 vjecarit qe nuk ka ditur te rri duarkryq as edhe per nje cast te vetem, qe e ka kerkuar suksesin aty ky eshte ndjere me i sigurte. Ndaj jo me kot e nisi me rrokun. Ate lloj muzike ndjente dhe dinte te kendonte ne kohet kur te gjithe bashkemoshataret e tij ishin hipnotizuar nga grupet legjendare te rrokut. Me disa bashkemoshatar krijuan ne 1992-shin grupin "Black moon" duke sunyar te beheshin te njohur edhe jashte Shkodres. Hodhen ne treg nje album, "100 vjet vetmi", moren pjese ne disa festivale rroku e dolen turne ne qytete te ndryshme. Por kaq nuk mjaftonte per adoleshentin qe e dinte se mund te bente edhe me shume. Synoi Tiranen qe te lidhej me fort me grupet e kryeqytetit dhe per kete duhej te fillonte nje shkolle ne kryeqytet. "Mundesia e vetme ishte Akademia e Arteve dhe dega kanto sepse tjeter zgjidhje nuk kishte. Konkurova por nuk arrita te fitoja qe ne heren e pare". Sidriti tregon se do te kishte qene cudi po te kishte fituar menjehere, "Me ate lloj muzike qe isha marre une do te me duhej te ndryshoja komplet menyren e te kenduarit e per kete me duhej te studioja dhe punoja shume. Keshtuqe pas humbjes se pare i hyra seriozisht studimit dhe arrita me ne fund ta fitoj te drejten per te hyre ne Akademi". Duke u njohur me muziken boterore klasike po ndjente se po krijohej nje lidhje e cuditshme mes tij dhe autoreve te medhenj klasik por nuk ishte ende gati te tradhetonte djemte e rrokut e te futej ne rradhen e lirikeve. Kthesa do te ndodhte pas vitit te dyte te Akademise "Deri ne kete kohe as qe doja t'ia dija per veprat klasike. Pastaj kur grupi u shpernda nisa te mendoj se cfare duhet te beja". Por nuk shikonte ende veten tek veprat klasike. Nisi te aktivizohej ne festivalet e muzikes se lehte, sigurisht brenda natyres se tij te te kenduarit, me balada hard rock derisa kuptovi se edhe keshtu nuk mund te nxirrte gje ne drite. Ky ishte momenti i reflektimit qe do ta shtynte t'i hidhte njehere syte nga muzika per te cilen po diplomohej. "Kur e kuptova, me erdhi shume keq per gjithe ate kohe qe kisha humbur dhe ne ate nje vit shkolle qe me kishte mbetur vendosa te punoj shume me veten". Pati shansin e mire te niste pune si korist ne Teatrin e Operas dhe Baletit, tashme i dhene cmendurisht pas klasikes dhe i ngacmuar keq nga ambicja per te realizuar role te spikatura ne veprat e medha. Dhe ia doli. Nuk eshte me shume se 28 vjec dhe rendit ne curiculumin e tij shume karaktere, te cilet e kane bere njerin nder personazhet me interesante te TOB-it. Njerezit qe jane te apasionuar pas muzikes operistike e njohin mire. Por prej disa javesh numeri i shikuesve te rregullt te Sidrit Bejlerit jane shtuar ndjeshem. Duke qene nje nder protagonistet e spektaklit me te ndjekur te ketyre diteve, "100 kenget e shekullit" te ideuar nga regjisori Bledi Laco, sigurisht qe fama e Bejlerit do te perhapej edhe jashte rrethit klasik. "Sa here e kam provuar te shkoj ne festival jam ndjere brenda nje bote qe nuk me perkiste dhe hoqa dore. Prinderit e mi me kerkonin here pas here te kthehesha perseri, te bindur se festivalet te bejne me shume te njohur se skena e TOB-it e se te kenduarit ne lokalet e nates, por nuk doja te rrezikoja. Dhe ja ku erdhi ky shans i mire: te jem ne dhjete festivale njeheresh me kenge qe jane vertet perlat e muzikes sone shqiptare". Dhe ja ku i erdhi rasti te ndjeke shembullin e Avni Mules e Gaqo Cakos, tenoreve qe bene emer ne skena festivalesh. Shume vjet me pas Sidrit Bjeleri po kendon edhe nje here kenget e tyre te famshme. Pse jo per t'u bere nje dite aq i suksesshem sa edhe ata.



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket