Disqe

Disqe te reja

K?ng?t e shekullit nga ekrani i Tv Klanin, n? nj? album p?rmbledh?s. N? tregun e k?saj jave mund t? gjeni edhe k?ng? t? njohura R&B dhe hite t? ndryshme t? k?tij sezoni
Energy music


Pas krijimit te Radio Energy, u ndertua dhe nje Energy - record ku njera pas tjetres do te prodhoheshin cd te ndryshme qe do te sillin ne treg hitet dhe kenget me te kerkura te kohes. Vetem pak dite me pare kjo studio ne bashkepunim me Euro Star ka hedhur ne treg edhe nje permbledhje te re me kenge te rrymen RnB. Selektimi i tyre eshte bere nga Dj Andy dhe Flori. Jane rreth 18 materiale nga te cilat do te mund te degjoni: "Ka nate ka dhe dite" e Florit, "Waves of luv" te 2 Black, "Never really was" te Mario Winnans, "La, la, la" te Naila Boss, "My neck, my back" nga Khia, "Bad ass stripper" nga Jentina, "Don't say nuthin" nga The Roots etj. Kete cd mund te gjeni ne te gjitha pikat e shitjes. Kushton 600 leke


Kenget e shekullit


Jane edhe dhjete kenge te tjera te nxjerra nga arkivat e muzikes shqiptare, por qe tashme, dihet, vijne ne nje orkestrim te ri nga emra te njohur. Gjithcka qe prezantohet ne mbremjen e cdo te hene ne Tv Klan, vjen nje jave me pas edhe ne dyqanet diskografike te Tiranes. Kengetaret pjesmarres ne spektaklin "100 kenget e shekullit": Alma Bektashi, Vikena Kamenica, Irma dhe Eranda Libohova, Rovena Dilo, Sidrit Bejleri, Aleksander Gjoka, Sajmir Braho etj mund t'i gjeni edhe kete jave ne treg me volumin e dyte te albumit qe sjell kenget me te cilat ata jane prezantuar ne naten e dyte te spektaklit. Keshtu ju mund te beni tuajen edhe "Flake e bore" te risjelle nga Irma Libohova, "A do te vish" te kenduar nga Aleksander Gjoka, "Me dhe drite nga syri yt" nga Dilo, "Djaloshi dhe shiu" nga Sidrit Bejleri, "Gjethet e rena" nga Alma Bektashi, "Kenga e mariniarit" nga Kujtim Prodani, "Gezimin njerezve ua shtoj" nga Sajmir Braho. E vec ketyre kengeve konkurente ne volumin e dyte mund te gjeni dhe nje kolazh me kenget me te njohura te Rudolf Stamolles dhe Liljana Kondakciut. Kjo cd kushton 700 leke.


Radio hits


"Dance with the wolves" te Ruslanes apo "Touch me" ne nje variant te ri te Samanta Fox. "How we do" te 50 cent apo dhe "Out of touch" te United Nations... keto jane disa nga kenget qe jane cilesuar si me te degjuarat e ketyre koheve, te cilat mund t'i gjeni ne "Radio hits 2005". Ky prodhim i Top record gjendet ne te gjitha pikat e shitjes. Kushton 700 leke.


Morcheeloa


"World looking in", "Love is rare", "Let it go", "A well deserved break", "Love sweet love", "Shallow end", "Be yourself", "Coming down gently", "Good girl down" jane disa nga kenget qe mund t'i degjoni ne albumin qe ka vetem pak dite qe ka dale ne treg me titullin "Fragments of freedom". Mund ta gjeni ne te gjitha pikat e shitjes. Kushton 600 leke.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket