Stil

Nje e diele me Vrigjil Mucin

Kur nis fundjava per ju?


Te dielen dhe vetem te dielen. Nuk e di pse? Ndoshta per hir te nje reminishence te mbetur qysh nga koha e komunizmit kur e shtuna ishte dite pune, ndoshta per hir (e pahir) te punes qe kryej aktualisht kur shpesh te shtunave e, jo vetem te shtunave, me lypset te dal ne zyre e, sidomos, per hir te nje tarbiati te krijuar nga procesi i te shkruarit ku nocioni kohe, e tok me te edhe ai per fundjaven, nuk ekziston.


Cili eshte veprimi i pare qe beni sapo zgjoheni ne mengjes?


Te jem krejt i sinqerte kurremepare nuk i kisha kushtuar vemendje ketij casti zanafilles, kur njeriu sapo hap syte dhe percepton rreth e qark vetes nje vakuum qe rendom nuk e has ditet e tjera te javes. Veprimi i pare? Rituali i pandryshueshem i pergatitjes se kafese se mengjesit, qe e gjerb tok me time shoqe, e shoqeruar pashmangshmerisht me cigaren e pare te dites, nje ves i hershem, shpresoj i vetmi qe kam, qysh nga koha e gjimnazit.


Preferoni te rrini ne shtepi apo te levizni per fundjave?


Ah, te leviz e vetem te leviz, madje sa me larg Tiranes; thene me fjale te tjera ?larg rremujes e rremetit? te cdoditshem, sic shprehej Naimi. Po medet, per nje mije e nje arsye, shpesh kete levizje e kryej vetem duke flatruar permes fantazise.


C'vende frekuentoni zakonisht?


Rrekem te zbuloj e jo te frekuentoj. Nepermjet zbulimit perfton nje dimension te ri, teksa frekuentimi eshte thjesht pjese e rrethit vicioz te rutines e limontise. Dhe zbulimi me i madh eshte fakti se sa pak e njohim vendin tone, Shqiperine, hiret e visaret e natyres se saj. Dhe, me besoni, nuk eshte retorike. Paradoksi eshte se qene miqte e mi te huaj qe m'i hapen syte.


Ju pelqen me shume te pushoni me familjen apo edhe me miqte?


Mundesisht vetem e vetem me familjen. E diela eshte dita e shenjte qe ia kushtoj krejtesisht familjes sime. Po kjo s'do te thote qe shpesh, ne nje moment te caktuar te dites, dreke ose darke, te mos ndodhem edhe ne rrethe miqsh te afert, shoqeria e te cileve me ka munguar gjate javes.


Beheni protagoniste kur jeni ne tryeze me ta?


Kam pershtypjen qe miqte e mi mund t'i pergjigjeshin me lehte e sakte kesaj pyetjeje. Jo, protagonizmi dhe une nuk shkojme fort dakord me shoqi-shoqin. Nderkaq as une, as miqte e mi nuk e ndjejme te nevojshme te luajme role protagonistesh, sikunder as role figurantesh ne tryeze. Jemi thjesht e shkoqur vetvetja.


Konsumoni alkool per te krijuar atmosfere ne tryeze?


Jo, jam i perkore ne te pire, ngaqe nuk mendoj se alkooli ndihmon per te krijuar atmosfere. Nje ndjesi e tille i perket adoleshences, kur orvateshim te shpalosnim e te shisnim burreri duke kthyer njeren pas tjetres kupa ferneti ose ?kacurreli? te Bar Sahati, shpesh me para borxh qe me pas me zor i shlyenim.


Gatuani?


Edhe pse ushqej nje veneracion te sinqerte per artin kulinar e mjeshterit e kuzhines, cka e deshmojne jo vetem librat e te gatuarit ne biblioteken time, por edhe menu te ndryshme me autografe te chef de cuisine te famshem, mjerisht, lypset te pohoj qe, jam nje profan i vertete.


Mbasditja e se dieles si shkon, ndersa mendoni se te nesermen vjen serish e hena?


Ah, jane caste te mrekullueshme limontie te plote qe italianet e shprehin aq bukur ?dolce far niente?. Nje film ne televizor, rilexim fragmentesh libri qe i kthehesh me endje here pas here dhe ndjesia e pashlyeshme qe kjo gjendje te zgjase ne ameshim dhe e hena te mos gdhije kurre.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket