Spektakel

Dua mė shumė Kosovėn

Rrugėtimi nga Dyseldorfi nė Tiranė i pėrfaqėsueses kosovare nė "Miss Globe". Ėndrra pėr t'u transferuar nė vendin e origjinės dhe shanset e dhuruara nga pjesėmarrja nė konkurset e bukurisė. Projektet televizive tė Loreta Abdylit
Alida Cenaj
Pėr njė eksperiencė tė nisur veē nga kureshtja, spektaklet e bukurisė i kanė dhėnė shumė, por edhe i kanė kushtuar Loreta Abdylit. Brenda pak muajsh ka fituar tre kurora bukurie, dy nė Gjermani dhe njė ēmim nė "Miss Globe 2012", por pėr tė fituar kėto ka bėrė kompromis me veten t'i lėrė tė presin njė vit studimet e larta dhe tė mos provojė spektaklin e madh tė bukurisė "Miss Gjermania", ku mund tė ishte edhe pretendente pėr njė ēmim tė madh. Nė vend tė tij, zgjodhi tė pėrfaqėsonte Kosovėn nė garėn ndėrkombėtare tė bukurisė, tė organizuar nė Vlorė mbrėmjen e 10 nėntorit. Me fashėn e "Miss Pavarėsia" bukuroshja 18 vjeēare, e lindur nė Essen, nė Gjermani duket mė shumė se e kėnaqur. Ka marrė titullin qė i shkonte mė shumė. Pastaj i ka shėrbyer mė sė miri kjo pjesėmarrje. Jo vetėm pse pėrfaqėsoi vendin prej nga ka prejardhjen, por edhe sepse qė tani ka plot oferta qė e presin nė Kosovė dhe qė ndoshta mund t'i japin njė rrjedhė krejt tė ndryshme planeve qė hartonte pėr veten deri ditėn kur shkeli kufirin shqiptar.


Kėshtu thotė pas pėrshėndetjes sė parė nė njė nga baret nė qendėr tė Tiranės. Sapo ka pėrfunduar njė intervistė tė gjatė televizive dhe thotė se ende nuk ėshtė mėsuar me njė ritėm tė tillė. Lodhje e njė lloji tė panjohur pėr Loretėn. Shumė vėmendje e pėrqėndruar mbi tė brenda pak javėsh, shndėrrimi nė njė personazh publik, sidomos nė Kosovė, interes mbi jetėn e saj personale, pėr familjen, prindėrit, pėr ēfarėdo kontrate qė do tė nėnshkruajė nė tė ardhmen. Nuk kalon pa rėnė nė sy edhe nė barin e zhurmshėm, sado qė bashkė me menaxheren e saj, Malbora Gurra, kanė zėnė njė tavolinė nė cep, thuajse nė gjysmėerrėsirė. Nuk mban fashėn e miss-it dhe as ndonjė kurorė. Nuk ėshtė e veshur as ekstravagante, siē mund tė ndodhė tė shohėsh shpesh nė rrugėt e Tiranės. Edhe pse me xhinse dhe njė bluzė pambuku, flokė tė mbėshtjella pas kokės pa kujdes (pas intervistės), e siguron vėmendjen e gjithkujt qė hyn e del nė lokal dhe gjithė tė tjerėve qė i janė ulur afėr. Tiparet zeshkane mesdhetare, sytė e zinj, hunda perfekte, njė buzėqeshje qė zbulon njė rresht dhėmbėsh tė bardhė dhe linjat prej modeleje mjaftojnė.


Megjithatė Loreta kthen pėrfundimisht kurrizin pėr t'u pėrqėndruar nė ēfarė do tė tregojė. Flet njė shqipe tė rrjedhshme, pak dialektore, si vajzė Gjilani qė ėshtė - siē e quan veten- por prapė se prapė mendohet gjatė pėrpara se tė kthejė pėrgjigje. Pėr mė tepėr qė kėto javėt e fundit ia kanė pėrshtjellluar paksa idetė. Pėr herė tė parė kur vendosi tė regjistrohej nė njė konkurs bukurie kishte nė plan vetėm tė kėnaqte kureshtjen e vet: tė zbulonte ēfarė ndodhte nė paskuinta, si ishte tė merrje pjesė nė njė konkurs bukurie, sa miqėsore mund tė ishin vajzat me njėra-tjetrėn, si mund tė pėrjetohej konkurenca nė njė skenė tė tillė e tė tjera si kėto. E provoi dhe nė fund arriti nė pėrfundimin se nuk ishte edhe aq e lehtė sa ē'dukej nga televizori. Duheshin ditė tė tėra pėrgatitjesh, ushtrime pėr tė ecur mirė dhe bukur nė skenė, pėr tė treguar edhe vlera tė tjera pėrveē bukurisė, pėr t'i bėrė ballė konkurencės sė shumė vajzave tė tjera tė bukura, njėsoj si ajo.


"Megjithatė pėrfundimtarja ėshtė absolutisht njė eksperiencė e bukur", shton pasi ka rreshtuar tė gjitha kėto. Sidomos kur edhe fundi ėshtė i bukur dhe shėnon nisjen e diēkaje tė re. Sepse kėshtu ka qėlluar pėr "Miss Diasporėn" e kėtij viti. Nga kureshtja fitoi titullin e mė tė bukurės ndėr shqiptaret qė jetojnė larg trevave shqipfolėse. Pastaj doli e dyta nė spektaklin e bukurisė sė qytetit ku ka lindur dhe jeton, Dyseldorf, duke i hapur vetes dritėn jeshile pėr tė konkuruar nė garėn kombėtare gjermane tė bukurisė. Dhe nė fund, falė lidhjeve tė menaxheres, zgjodhi tė hiqte dorė nga "Miss Gjermania" pėr tė ardhur nė Shqipėri, si pėrfaqėsuesja kosovare nė "Miss Globe 2012".


"Qėlloi qė tė dy spektaklet tė ishin shumė afėr, "Miss Gjermania"zhvillohej mė 6 nėntor, ndėrsa "Miss Globe" mė 10. M'u duk mė i rėndėsishėm ky i fundit. Pėr mė tepėr qė do tė pėrfaqėsoja vendin tim, Kosovėn dhe ky ėshtė njė privilegj", thotė duke shtuar se nuk ėshtė pishman pse e la Gjermaninė. Ndoshta nuk do tė kishte dalė e para, por edhe pa gjė vėshtirė t'a kishte pėrmbyllur kėtė eksperiencė. Si shoqėruesja e dytė e "Miss Dyseldorfit", Loreta shijoi interesin e gjithė sallės qė ndoqi spektaklin, por edhe tė publikut pas pėrfundimit tė tij. Gjermania ėshtė njė vend qė ofron shumė mė tepėr sesa Shqipėria apo Kosova pėr vajza tė bukura si Loreta dhe qė synojnė tregun e modeleve apo atė tė prezantueses nė televizion. "Mund tė mė ishin hapur shumė rrugė sigurisht, por duhet thėnė edhe se deri mė tani nuk ka ndodhur qė titullin "Miss Gjermania" ta ketė fituar njė e huaj. Jam e sigurtė qė kam bėrė zgjedhjen e duhur", thotė ajo. Sė pari sepse nė Kosovė e deshėn bijėn e dy prindėrve nga Gjilani, tė larguar nga vendi diku nė fillimvitet '90-tė. "Kėtė vit organizatorėt e "Miss Globe" kishin menduar njė tur disa ditor nė Kosovė. Vizituam Prizrenin e Mitrovicėn dhe ndalėm nė shumė vende gjatė rrugės. E ndjeja qė mė pėrkrahnin sepse kudo ku shkonim dėgjoja thirrje qė mė jepnin zemėr. Nuk mė njihnin sepse unė vija nga Gjermania, por sėrish me donin". Pėrveē kėsaj ajo vizitė i ka shėrbyer pėr tė lidhur kontaktet e para me Prishtinėn. Ende pa pėrfunduar "Miss Globe" ka marrė ofertėn pėr tė qenė imazh i njė kompanie atje, ēka pėr Loretėn nėnkupton mundėsi te reja pune qė pėrmbushin edhe njė dėshirė tė familjes sė saj, tė cilėn e dėgjon tė thuhet ēdo ditė nė shtėpi: dikur tė gjithė do tė kthehen.


"Pėr tė marrė pjesė nė kėto kompeticione kėtė vit hoqa dorė nga studimet e larta. Nė njė vend si Gjermania nuk justifikohen mungesat pse merr pjesė nė njė konkurs bukurie. Duhej tė zgjidhja edhe kėtu. Si pėrfundim vitin e ardhshėm me patjetėr do tė nis studimet e larta nė degėn qė dua mė shumė, gazetarinė, ndėrsa pėrgjatė kėtij viti do tė pėrfitoj nga tė gjitha mundėsitė qė mė kanė dhėnė kėto pjesėmarrje".


Ėshtė kontrata qė e pret nė Prishtinė, por edhe plani pėr tė aplikuar nėpėr agjenci modelimi sapo tė kthehet nė Gjermani. Puna e modeles i pėlqen bukuroshes shqiptare dhe nuk e quan aspak mision tė pamundur pozimin pėr firma tė njohura. Madje do t'a kėrkojė kėtė gjė, deri kur ta pranojnė si modele. Pastaj mė vonė, nė planet e mėdha tė Loretės, ėshtė televizioni. Ka filluar tė aplikohet qė tani me tė folurėn e rrjedhshme. I vė veshin ēdo fjale apo fjalie prej tė cilės mund tė mėsojė diēka tė re dhe skuqet kur tregon se e praktikon kėtė kur ėshtė vetėm.


"Veēse tė parat nė radhė janė studimet e larta. Nuk mund tė arrij askund pa to. Vėrtetė kėto muaj, duke filluar qė nga qershori kur ishte "Miss Diaspora", bėra kompromise me veten dhe zgjodha, por ditėn qė do tė nis shkollėn, modelimi do tė jetė nė plan tė dytė. Ka kohė pėr t'iu pėrkushtuar me kohė tė plotė". Kėtu pėrfshihet edhe ideja e kthimit pėrgjithmonė nė Kosovė. Tė paktėn tani, sado me mė shumė mundėsi tė jetė Gjermania, tė jetuarit nė Kosovė e tundon. Provat e para do t'i bėjė nė muajt nė vijim, pėr punėn qė e pret e ndoshta mė vonė nuk do tė jetė ēudi sikur tė vendoset nė Prishtinė. "Edhe prindėrit e mi e kanė pasur gjithmonė kėtė ide. Destinacioni final i tyre ka qenė gjithnjė Gjilani, pavarėsisht emigracionit. Ata e dinė se fėmijėt, unė dhe dy vėllezėrit e mi, do tė marrim drejtimin tonė nė jetė, dhe kjo pėr ta nėnkupton kthimin pranė tė afėrmve qė jetojnė nė vendlindje".


Lidhjet me tė cilėt, sado qė ka lindur dhe jetuar larg tyre, nuk i ka shkėputur as Loreta. Ajo dhe familja e saj e vizitojnė Kosovėn ēdo vit. Kanė edhe njė xhaxha qė jeton pranė tyre nė Essen, dajallarė nė Zvicėr, por tė gjithė planifikojnė njė ditė kthimin."Edhe unė nė Kosovė ndihem shumė mė rehat se atje". E thotė kėtė edhe pse ndėrsa pėrshkruan kėto vite qė jeton nė Gjermani, nuk i ka ndodhur ndonjėherė tė ndihet e pėrjashtuar pse ėshtė e huaj. "Ndoshta pak nė fillim", shton. "Vite mė parė mamaja dhe ne fėmijėt u kthyem pėr disa kohė nė Kosovė pėr shkak tė dokumentave. Klasėn e parė dhe gjysmėn e vitit tė klasės sė dytė e kam bėrė nė Gjilan. Nė shtėpi flisnim shqip, ndėrsa tė gjithė miqtė tanė ishin shqiptarė, kėshtu qė nuk e kisha tė vėshtirė me gjuhėn shqipe. Madje gjatė atyre viteve mė dukej sikur e kisha harruar fare gjermanishten. Pastaj u kthyem dhe u bashkuam me babin. Nisa shkollėn nė Essen dhe ndoshta shkolla ėshtė vendi ku e ndjen mė shumė se je e huaj. Atje nuk ka ndasi tek klasat, tė huaj dhe gjermanė janė bashkė. Por unė e kuptoja ēdo herė qė ndodhte diēka e keqe, ndonjė gabim fjala vjen. Nėse kėtė e bėnte njė gjerman nuk merrej vesh nga askush, por nėse fajtori ishte i huaj, edhe faji merrte pėrmasat e tė gjithė shkollės".


Ndėrsa nė pjesėn tjetėr jashtė shkollės, paragjykimin e ka pasur larg vetes. Mikeshat e saj janė edhe gjermane, por edhe shumė shqiptare, kosovare si ajo. Pastaj nė fundjavė, ose ditė pushimi, Loreta i vjen nė ndihmė familjes. I ati ka njė restorant italian dhe njė firmė import-eksporti dhe puna qė i kanė ngarkuar ėshtė nė banak. "Dikur, nė vitet e para tė emigrimit babai punonte nė atė restorant", i pėrgjigjet pyetjes se si njė familje kosovare ka marrė pėrsipėr t'u ofrojė klientėve kuzhinė italiane. "Aty i ka mėsuar sekretet e kėtij zanati. Kohė mė vonė ai ndryshoi punė dhe kur mori vesh qė restoranti kishte dalė nė shitje, e bleu. Meqė ka njė klientelė tė pėrhershme, pothuaj tė gjithė gjermanė, vendosi tė mos e ndryshonte edhe restorantin, edhe specialitetet qė ofronte. Stafi ėshtė i njėjtė, kuzhinieri ėshtė italian, thjesht ka ndryshuar i zoti", shpjegon ajo.


Aty punon shpesh edhe Loreta, ndėrsa thurr planet pėr veten. Thotė se nuk ka qenė nxėnėse e shkėlqyer nė shkollė, por as e dobėt. Ka njė mesatare tė lartė, aq sa ē'i duhet pėr tė aplikuar dhe pėr tė fituar studimet nė gazetari, tė cilat do ta shkėpusin ndoshta nga ky punėsimi familjar qė tregon se e bėn me qejf. "Mė pėlqen gazetaria sepse ndryshe nga ēdo profesion tjetėr, tė jep mundėsi tė njihesh me njerėz dhe eksperienca nga mė tė ndryshmet". Dhe do tė vihet me kohė tė plotė nė shėrbim tė kėtyre studimeve.


Pas kėsaj vizite tė gjatė nė Tiranė do tė shkojė edhe pėr disa ditė nė Prishtinė dhe mė pas nė Essen. "Mė pret vetėm familja dhe shoqėria ime", thotė pėr tė treguar se vetėm kaq janė impenjimet e saj kėto kohė. Nuk ka tė dashur dhe as pret ndonjė festė surprizė kur tė kthehet. Mė shumė se asgjė tjetėr ėshtė e paduruar pėr tė nisur punėn nė Prishtinė e nėse gjithēka shkon sipas planit, edhe transferimin pėrfundimisht atje.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket