Spektakel

Nga e para me Bonėn

Rikthim nė kohėn e spektakleve. Nga viti kur fitoi "Miss Albania" deri nė jurinė e edicionit tė fundit tė kėtij viti. Prezantimi i njė emicioni social dhe dėshira e Valbona Selimllarit pėr tė rrėfyer atė ēka fshihet pas bukurisė
Alida Cenaj
Tanimė bezdiset kur dėgjon t'i thonė se "sa e bukur ėshtė"! Ndonėse kjo duket e vėshtirė pėr t'u shmangur, Valbona Selimmari ėshtė shumė mė komode nėse nė njė bisedė, me tė njohur a tė panjohur, gazetarė gazetash apo televizionesh, tė rrėfehet qetė-qetė pėr atė ēka ėshtė pėrtej fytyrės sė bukur. Megjithatė, sado qė mundohet ta anashkalojė kėtė bisedėn e bukurisė, e njė miss-i qė edhe 20 vjet mbas titullit i thonė ende miss, ėshtė gati e pamundur tė mos i admirosh linjat elegante dhe fytyrėn ku mbretėrojnė dy sy tė mėdhenj e tė butė, e ku asgjė nuk tė thotė se qė nga spektakli i bukurisė ku u shpall "Miss Albania" kanė kaluar pak mė shumė se dy dekada. Bona, ose Bobi, siē i flasin miqtė e afėrt, ka pamjen e njė ēupėline. Pantallonat e lėkurės dhe ēizmet e gjata, xhupi jeshil dhe shalli qė i mbėshtjell bollshėm qafėn, sado qė nuk janė as ekstravagante e as tė tendencės pėr tė rėnė nė sy qė larg, nuk i ia mbulojnė dot linjat e rregullta e tė holla. Duket sikur koha ka ngelur nė vend dhe qoftė nė ekran, e qoftė nė tė pėrditshmen e saj, Bona nuk ndryshon kurrė. Krejt ndryshe nga shumė bukuroshe tė tjera qė erdhėn pas saj, tė cilave vėshtirė t'u mbahet mend fytyra e aq mė pak emri, Bona ka ditur t'a ruajė pėr bukuri edhe imazhin. Nuk ka rendur kurrė mbas lajmeve tė para, scoop-ve, kopertinave dhe as mediumeve tė ēdo lloji qofshin. Pėrkundrazi. T'i mbushėsh mendjen pėr njė intervistė, ēdoherė ka qenė paksa e vėshtirė. I duket se ka dalė mjaftueshėm nėpėr media dhe sidomos duhet patjetėr tė ketė diēka tė re, diēka qė sipas saj tė ketė interes pėr ēdokėnd, pa ta japė atė intervistė. Pėrndryshe nuk bėhet.


Por sidomos kėto javėt e fundit ėshtė "detyruar" tė takohet pak si shpesh me gazetarė. Sė pari sepse ky sezon i dytė i emisionit tė pėrjavshėm "Nga e para" ka tėrhequr akoma mė shumė vėmendjen e publikut. Rastet e familjeve qė grupi i bashkėpunėtorėve u ka ndryshuar jetėn kanė qenė nga ato tė dhimshmet dhe jo vetėm brenda Tiranės. Emisioni tanimė ėshtė njė nga mė tė ndjekurit dhe meritė pėr kėtė ka edhe prezantuesja e tij. Ėshtė njėsoj i ndjeshėm edhe efekti qė shkakton ish miss-i, natyra e butė, mjekra qė dridhet dhe lotėt qė shumicėn e herėve nuk i mban dot. Pastaj, jo shumė javė tė shkuara ishte "Miss dhe Mister Albania" nė televizionin Klan dhe Valbona Selimllari ishte njė prej anėtarėve tė jurisė kėtė vit. Staf i hershėm i Vera Grabockės, mikeshė e saj, adhuruese e pėrjetshme e televizionit, Bona, ka plot pėr tė rrėfyer edhe pėr kėtė eksperiencė me spektaklin e bukurisė, mbretėreshė e tė cilit njė herė e njė kohė ka qenė ajo vetė. 20 vjet mė vonė, nga poltrona e jurisė, por edhe e ish-konkurentes qė i njeh mirė emocionet e spektakleve tė tilla, Bona mundet tė bėjė diferencėn. "Mundėsitė janė krijuar tashmė pėr kėdo", thotė ndėrsa ka pranuar jo fort e bindur nėse duhet apo jo tė shfaqet nė kopertinėn e revistės Klan. "Spektakli kėtė vit solli modė dhe kjo ishtė risi. Por nga ana tjetėr moda ėshtė mė pak e rrethuar nga inteligjenca dhe kjo tek "Miss Albania" nuk ndodh. Vajzat vlerėsohen me patjetėr pas pyetjesh dhe nė fund zgjidhet mė e mira, jo vetėm mė e bukura. Pėr mua kėshtu ka qenė gjithmnė. Po, kanė ndryshuar shumė gjėra qė nga koha kur unė u shpalla miss, megjithatė titullin tim nduk do ta ndryshoja me asnjė tjetėr. Ėshtė e vėrtetė qė miss-et e sotme kanė mė shumė mundėsi, por sėrish nuk do ta ndryshoja". Me tė drejtė sepse Valbona ishte mė me fat se ēdo tjetėr pasardhėse e saj. Ajo nisi tė shkruante historinė e "Miss Albania"-s dhe sot e gjithė ditėn ky spektakėl, nė njėfarė mėnyre, identifikohet me tė.


"Por bezdisem kur thonė sa e bukur ėshtė Valbona. Me kohėn rritet edhe personaliteti i njeriut dhe duhet tė vlerėsohesh pėr atė qė ke dhe qė je. Marrėdhėnien njerėzore nuk e mban vetėm fytyra e bukur, duhet tė dish ta mbash". Megjithatė gjithė kėto vite i kanė mėsuar se bukuria tek e fundit ėshtė fat pėr njė femėr. Ėshtė njė e mirė e Perėndisė qė tė krijon vetėbesim, por tė jep edhe mundėsi. "Veēse nėse kėtė vetėbesim nuk e menaxhon siē duhet, bėhet i dėmshėm. Njeriu duhet tė jetė i zgjuar dhe tė ndajė meritat qė i takojnė". Kėshtu ka bėrė Bona, e cila sado qė ėshtė shfaqur pak nė publik pėrgjatė kėtyre viteve, jo vetėm qė nuk ėshtė harruar, por pėrkundrazi, qoftė edhe pa dashur, ka qenė gjithnjė nė qendėr tė vėmendjes. Nė gjithēka ka bėrė, qoftė si specialiste marketingu dhe imazh i City Park, Deka-s dhe Olim-it, qoftė si Valbona e e dashuruar kokė e kėmbė pas televizionit. Asnjėherė me kushtin pėr tė qenė prezantuese apo protagoniste ajo nė tė. I mjafton tė jetė edhe nė paskuinta, tė tėrhiqet herė pas here e tė rikthehet kur bėhej fjalė pėr diēka tė mirė. "Jam shkėputur me vetėdije", thotė ajo. "Kam punuar mbas skene pėr shumė vite".


Diskrete nė profesion e sidomos nė jetėn e saj personale, tė cilėn sot e gjithė ditėn e ruan me fanatizėm vetėm pėr vete. Por a do tė thotė kjo edhe tė humbasėsh shumė raste? "Jam njė natyrė qė pres tė mė vijnė gjėrat vetė", thotė. "Nuk e kam ambicjen e duhur pėr kėtė punė. Unė nuk i kėrkoj gjėrat, pres tė m’i ofrojnė. Mendoj se kėshtu kam humbur shumė shanse, kam humbur edhe skenėn pikėrisht prej mungesės sė kėsaj ambicjeje. Madje shpesh pyesja veten se pėrse Vera (Grabocka), nuk kujdesej pėr mua?! Po, pse duhej ta bėnte kur unė nuk kujdesem vetė pėr veten. Kėshtu jam unė, e kam tė vėshtirė tė kėrkoj favore".


Njė miss me nota mė tė larta se ē’duhet, modestie. Njė femėr qė megjithatė ėshtė e drejtpėrdrejtė nė ēdo lloj marrėdhėnieje qė ka krijuar nė jetė. "Kur kam njė mendim, e shpreh ashtu siē e ndjej dhe ata qė mė njohin e dinė kėtė. Dua tė jem e ndershme nė marrėdhėnien me tė tjerėt, lajkat nuk i dua dhe nuk i duroj dot". Por e pranon se do tė kishte dashur tė ishte pak mė ambicioze nga ē'ėshtė, mė e guximshme pėr t'i kėrkuar gjėrat se besonte se i meritonte dhe qė kishte kapacitet t'i pėrballonte. "Jam njė vajzė qė i takoj asaj pėrqindjes sė njerėzve tė mirė".


Ndoshta pse kėtė e reflekton nė ēdo qelizė tė qenies sė saj, Bona ėshtė ajo qė ėshtė: njė personazh qė e duan kudo qė shkon, qofshin bashkėpunėtorė apo njerėz qė i takon vetėm njė herė nė jetė. Por edhe njė femėr qė jetės publike nuk ia ka ndjerė ndonjėherė nevojėn e as shfaqjes punė e pa punė nėpėr faqe gazetash apo ekrane e as mundimit pėr tė qenė kudo ku ndihet aromė fame. Ėshtė nga ato qė tė ndenjurit nė shtėpi i jep kėnaqėsi mė shumė se darka nė ndonjė restorant tė modės, apo shoqėria e njerėzve qė janė nė trend pėr momentin. Asnjė prej kėtyre nuk bėn pjesė nė tė preferuarat e saj, ndaj u rri e, siē thotė, do t'u qėndrojė gjithmonė larg.


Pikėrisht prej kėtij imazhi, ujė e sapun nga fytyra, e mbarė dhe familjare si natyrė, pėrzgjedhja e Valbona Selimllarit pėr emisionin "Nga e para", u quajt zgjedhja e duhur qė kur nisi pėr herė tė parė nė Vizion Plus, sezonin e kaluar televiziv. Misioni real, sa social aq edhe njerėzor, qė synon tė zbehė problemet jetike tė njė kategorie tė caktuar familjesh shqiptare, e tundoi qė nė krye tė herės Bonėn ta pranonte ofertėn e "Anima Pictures". Ky ishte mė shumė sesa thjesht njė prezantim publik. Emisioni vetė mė shumė se njė prezantuese, tė bukur e tė zonjėn nė tė folur, kishte nevojė pėr imazhin e njė njeriu qė i vinte pėr shtat misionit tė tij. U vėrtetua qė pas puntatės sė parė sezonin e kaluar. I shkonte ky format Bonės, ndėrsa shfaqej duke pėrqafuar fėmijė tė hutuar nga surprizat, duke luajtur e folur gjuhėn e tyre, duke shoqėruar nevojtarė tė mbėrthyer pa fjalė nga emocionet. "Prezantimi i kėtij emisioni ishte rastėsi, por mua mė bėri njė favor tė madh. Prej kėti emisioni, njerėzit, publiku, njohu Bonėn e vėrtetė". Atė qė ajo ngul kėmbė qė nė fillim tė bisedės, Valbonėn pėrtej fytyrės sė bukur, atė njerėzoren qė do tė donte tė ndryshonte botėn, tė bėnte veēse mirė, tė krijonte mundėsi e t'i falte shpresė ēdokujt nė nevojė. "Kėtė vit ka pasur shumė raste dhe e mira ėshtė se kemi dalė jashtė Tiranės", thotė ajo. "Ėshtė njė program qė tė mbush me emocione. Kam parė fėmijė tė vegjėl qė jetojnė nė lagėshtirė, nė varfėri tė plotė. Kam nė shtėpi njė pikturė qė njė vajzė e vogėl, me aftėsi tė kufizuara, nuk di se si e kishte bėrė, por e kishte vizatuar vetėm pėr mua. Kam qarė shumė kur e kam marrė atė dhuratė. Ka kaq shumė vuajtje nė kėtė vend. Ky ėshtė njė emision, i cili falė sponsorve tė shumtė, ka ndihmuar shumė njerėz, por prapė ėshtė pak. Duhen struktura shtetėrore qė gjėndja tė ndryshojė me tė vėrtetė". I ndodh tė pėrfshihet shumė nė ēdo rast qė stafi i "Nga e para" ėshtė marrė pėr ēdo javė. Pėrjeton ēdo emocion a ankth tė tyre dhe jo gjithmonė ėshtė e suksesshme nė pėrmbajtjen para kamerave. "Oh veē ta dish sa shumė duroj para kamerave, por jo gjithmonė mundem. Janė raste dhe njerėz qė tė prekin shpirtin". Ndaj dhe pėrfshihet nė ēdo histori qė rrėfen nė ekran dhe pėrjeton ēdo sekondė deri kur e nesėrmja, e pėrditshmja e saj e merr dhe e nxjerr sėrish prej atij realiteti. "Jemi vetėm disa njerėz me shpirt tė madh qė japim shumė mesazhe", shton. "Pėrjeton ēdo vuajtje, ēdo ėndėrr tė vrarė fėmije, edhe pse shumė tė vegjėl dhe gjithmonė do tė bėsh mė shumė. Por vetėm me kėta njerėz ėshtė e pamundur. Pėr kėtė arsye them se duhet dora e shtetit". Deri nė fund tė kėtij sezoni ka edhe shumė histori tė tjera pėr tė treguar, familje nė gjendje tė vėshtirė ekonomike qė brenda vetėm katėr ditėsh bėhen, tė paktėn me shtėpi, tė re dhe tė bukur, tė ndėrtuar nga e para. Pėr Valbonėn secili rast ėshtė dyfish i vėshtirė: pėrjeton ditėt e fillimit kur sheh mure gjysmė tė rėna brenda tė cilėve jetojnė prindėr e fėmijė, por edhe tė fundit, kur secili prej tyre nuk di se si ta shprehė mirėnjohjen. Qan e lutet bashkė me ta dhe ėshtė mirėnjohėse qė, ndonėse pa e kuptuar, i erdhi edhe ky rast: tė shfaqet nė ekran jo mė si miss-i qė nuk ndryshoi kurrė, por si Bona, e mirė dhe e menēur.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket