Shkence

Tė humbasėsh gjumin

Mė pak tė qartė, mė shumė obezė, pa harruar shtimin e rrezikut tė sėmundjeve… Shėndeti varet edhe nga cilėsia dhe sasia e gjumit. Ja pėrse bėjmė shumė gabim kur nuk i japim rėndėsinė qė meriton
Gjithė fajin e ka Tomas Edisoni. Nėse 134 vjet mė parė ai nuk do tė kishte shpikur llampėn inkandeshente duke e bėrė natėn ditė, tė gjithė do tė shkonin tė flinin me pulat pėr t’u zgjuar nė agim. Dhe do tė fitonin shėndetin.


Pa ndriēimin artificial, njerėzit e shumicės sė globit do tė kishin 7 deri nė 14 orė errėsirė tė plotė (nė varėsi tė stinės) ēdo natė. Pa rrymėn elektrike, njeriut, kėsaj kafshe ditore, do t’i mbetej vetėm shtrati pėr tė kryer veprimet rutinė si aktiviteti seksual, meditimi, shplodhja dhe gjumi. Kėshtu ka qenė pėr mijėra vjet, deri nė vitin 1878, kur drita elektrike hyri sė pari nė disa shtėpi, e pastaj pushtoi rrugėt e sheshet, duke i bėrė mė tė sigurta e duke i dhėnė sebep jetės sė natės. E pastaj televizioni, interneti dhe videolojrat i kanė “gėrryer” orėt qė ishin taksur pėr gjumin.


Mjekėsia parandaluese


Sot, gjumi ėshtė (ose besojmė se ėshtė) pjesa mė e shpėrdoruar e jetės. Vlerėsohet se njė nė pesė vetė e konsiderojnė gjumin si humbje kohe. Por e kanė gabim. Kėto pesė vitet e fundit, studimet kanė treguar se gjumi ėshtė njė pėrbėrės i rėndėsishėm i shėndetit fizik dhe mendor, jo mė pak i tillė sesa ushqimi korrekt dhe aktiviteti fizik. Dhe nėse sasia e orėve tė gjumit bie poshtė nivelit tė nevojshėm pėr ēdo grupmoshė, atėherė shtohen jo vetėm incidentet rrugore dhe ato tė punės, por edhe depresioni, obeziteti, diabeti, infarktet, hipertensioni, iktuset dhe vdekshmėria.


“Surpriza e parė gjatė kėrkimeve ishte se edhe ne shkencėtarėt nuk i japim rėndėsinė e duhur gjumit”, pranon Franko Kapuēio, specialist kardiovaskular e epidemiolog nė Warwick University nė Coventry, Britania e Madhe. Nė tė kaluarėn, studimet ishin pėrqėndruar mbi tė gjitha nė sėmundjet qė e pengojnė njė gjumė cilėsor, duke zbuluar nja 80 syresh. Disa prej tyre janė shumė tė pėrhapura, si apnea. Tė tjera, mė tė rralla. Alan Rihtshtafen nga spitali njojorkez Mount Sinai, i cili gjysmėn e parė tė shekullit tė shkuar studioi narkolepsinė (sėmundja qė shkakton pėrgjumje tė tepruar gjatė ditės), thoshte se nėse gjumi nuk do tė kishte njė funksion absolutisht jetik, do tė ishte gabimi mė i rėndė i evolucionit. E nė fakt, pagjumėsia mund tė sjellė vdekjen, siē demonstron “insomnia familjare fatale”, njė sėmundje tejet e rrallė gjenetike. Por ēfarė ndodh nėse heqim dorė nga orėt e duhura tė gjumit ēdo ditė?


Fėmijė, nė shtrat!


Sipas hulumtimeve tė studiueseve Flavia Xhanoti e Flavia Kortezi nga universiteti La Sapienza, nė vitin 2004 fėmijėt e Romės tė moshave 4-11 vjeē kanė humbur ēdo ditė 30-60 minuta gjumė tė nevojshėm pėr moshėn e tyre. Pasojat e para u panė nė rezultatet shkollore: Fėmija qė fle mė pak, ėshtė mė pak i vėmendshėm, ka nevojė pėr mė shumė kohė nė pėrpunimin e informacionit, mban mend mė pak e kėsisoj, mėson mė pak. Shumė studime kanė treguar se nxėnėsit me nota mė tė ulėta shkojnė vonė nė shtrat dhe flenė mesatarisht mė pak se ata me nota tė mira. Nėse zilja a zgjimit bie nė orėn 7-7.30, drita duhet fikur maksimumi nė orėn 21.30, pas njė gote qumėshti tė ngrohtė dhe jo pas videolojrave e televizionit, apo pijeve me bazė kola.


Edhe tė rriturit, kush mė shumė e kush mė pak, e “kontrollojnė” dhe e shtyjnė gjumin pa menduar se po kryejnė ndonjė gabim tė rėndė: Kafe, cigare, pije tė gabuara. Apo mė keq, ilaēe si amfetaminat dhe droga eksituese si kokaina. Ka dhe nga ata qė abuzojnė me modafinilin, njė molekulė e prodhuar pėr terapinė e narkolepsisė, me objektiv pėr tė mos ndjerė lodhjen.


Pagjumėsi me ekran


Ka edhe shkaqe mė tė “rėndomta” qė rrėnojnė fjetjen korrekte. Gjumi pengohet nga ndriēimi i mjedisit dhe disa zakone tė reja qė kemi marrė, nuk ndihmojnė pėr kėtė. Le tė shohim pėrse. Njė lux, njėsi e matjes sė dritės, ėshtė baraz me ndriēimin e njė qiriu nė tre metra distancė. Njė llampė 100 vat ndriēon 190 lux; nėpėr zyra ka mesatarisht 300 lux, ndėrsa ekrani i njė televizori plazma hedh drejt e mbi sytė e shikuesit 1000 lux. Po ashtu, drejt e mbi sytė tanė bien ndriēimet e monitorit tė kompjuterit, tė pajisjeve tablet, tė telefonave celularė.


Por me ēfarė pasojash? Nė bėrthamėn suprakiazmatike (njė grup celulash anidate nė brendėsi tė trurit), ndodhet ora biologjike qė koordinon e sinkronizon organet e ndryshme tė trupit, nė mėnyrė qė tė aktivizohen me njė periodicitet 24 orėsh, ndryshe ritmi ditor. Nė kushte natyrale, kjo orė kurdiset me alternimin ditė-natė, falė dritės diellore qė godet retinėn e syrit. Nė bazė tė sasisė sė dritės, ora biologjike rregullon prodhimin e hormoneve dhe neurotransmetuesve cerebralė. Por ajo kushtėzohet nga ēdo ndriēim mbi 180 lux. Pra drita artificiale mund tė pengojė prodhimin e melatoninės nga trupi, hormoni i gjumit, duke e bėrė tė vėshtirė fjetjen. E jo vetėm kaq. Kjo dritė mund tė ndikojė nė reaksion zinxhir, mbi gjithė sistemet e rregulluara nga ora biologjike. Dhe po tė kemi parasysh se vetėm melatonina kontrollon aktivitetin e 15% tė gjeneve njerėzore, mund tė imagjinohen pasojat e mungesės sė gjumit nė shumė aspekte.


Laboratori i gjumit


Mekanizmi i kėtij ndikimi ende nuk ėshtė studiuar plotėsisht, por epidemiologėt, qė studiojnė grupe tė mėdha popullsie, kanė zbuluar se kush fle mesatarisht 7-8 orė nė ditė, gėzon shėndet mė tė mirė krahasuar me ata qė flenė mė pak se 6 orė, ose mė shumė se dhjetė. Pėr tė studiuar grupe tė gjera popullate, epidemiologėt e Warwick-ut kanė pėrdorur njė studim mbi tė dhėnat e para 20 vjetėve, pėr 10 mijė punonjės britanikė, duke dokumentuar lidhjen mes orėve tė gjumit dhe obezitetit: Sa mė pak orė gjumė, aq mė shumė shtohej indeksi i peshės trupore dhe i rrethit tė barkut. Nė laborator hetohet mekanizmi qė shpjegon kėtė marrėdhėnie. “Njė grup vullnetarėsh vėzhgohet teksa i nėnshtrohet pėr 2-4 ditė reduktimit tė gjumit nė katėr orė, e pastaj shtimit nė 10 orė. Diferenca prej 6 orėsh gjumė, ėshtė e mjaftueshme pėr tė shkaktuar ndryshime tė rėndėsishme tė njė sėrė mekanizmave biologjikė”. Nė kėtė rast, ėshtė zbuluar se mungesa e gjumit ndryshon sekrecionet e ekuilibruara tė dy hormoneve, leptinės (hormoni i ngopjes) dhe grelinės (hormoni i urisė) qė rregullojnė oreksin. Kush fle pak, ka mė shumė grelinė nė gjak, pra mė shumė uri, ndaj tenton ta heqė kėtė ndjesi pėrmes ushqimit.


Mungesa e gjumit ndikon edhe mbi presionin e gjakut. Studiues si Jing Fang nga Qendra pėr Kontrollin e Sėmundjeve nė Atlanta, SHBA, duke studiuar presionin e mbi 71 mijė pjesėmarrėsve nė anketimet kombėtare tė shėndetit, kanė matur lidhjen mes gjumit dhe hipertensionit: Nga hipertensioni vuajnė 32.5% e subjekteve qė flenė mė pak se 6 ose mė shumė se 10 orė nė ditė, kundrejt 23% tė atyre qė flenė 7-8 orė. Shpjegimi ėshtė se gjatė orėve tė natės, presioni i gjakut zbret si pėrgjigje ndaj pozicionit horizontal tė trupit, pėr tė qetėsuar muskujt duke ulur sasinė e hormoneve si adrenalina e noradrenalina. Por nėse fle pak, presioni mbetet i lartė dhe kjo lodhje e organizmit mbivendoset, duke sjellė hipertension.


Sipas epidemiologėve, edhe njė mekanizėm i tretė pėson ndryshime nga mungesa e gjumit: Ėshtė insulina, hormoni i pankreasit, qė u mundėson qelizave tė konsumojnė sheqernat. Kush fle pak, ka njė rritje tė rezistencės ndaj insulinės (qelizat kanė mė pak ndjeshmėri ndaj hormonit) dhe djeg mė pak sheqerna, grumbullimi i tė cilave tregon obezitet dhe tė ēon nė diabet. Studiuesit e Warwick-ut, duke analizuar tė dhėnat e 16 studimeve pėr 1.3 milionė persona, konkludojnė se kush fle mė pak se 6 orė ka njė rritje me 12% tė rrezikut pėr tė vdekur pa mbushur moshėn 65 vjeēare, krahasuar me ata qė flenė 6-8 orė. Por as gjumi i tepėrt nuk bėn mirė. Kush fle rregullisht mė shumė se 9 orė, ka njė rritje deri nė 30% tė rrezikut pėr tė vdekur para 65 viteve, sepse gjumi i tepėrt dėshmon depresion dhe mungesė tė aktivitetit fizik. Nga ana tjetėr, disa shkencėtarė druajnė se ka njė lidhje mes gjumit tė paktė dhe sėmundjes sė Alzajmerit. Si tek njeriu, edhe tek kafshėt, proterina amiloid beta qė akumulohet nė trurin e tė sėmurėve me Alzajmer, shtohet gjatė orėve tė ditės dhe pakėsohet gjatė gjumit.


Higjiena e gjumit


Cili ėshtė ilaēi? Sigurisht, jo hapet e gjumit. Njė studim i qeverisė amerikane demonstron se hapet e afrojnė orėn e fjetjes me 12.8 minuta krahasuar me placebon (pra, ujin e freskėt) dhe e zgjasin gjumin me 11 minuta. Por duke shkaktuar efektin e harresės, pėrdoruesit besojnė se kanė fjetur 32 minuta mė shumė. Ndaj mė mirė terapia konjitive e sjelljes: me dy muaj teknika tė relaksimit dhe higjiene tė gjumit, pėrmirėsohen 75-80% e rasteve tė pagjumėsisė.


Pėr shumicėn e njerėzve, mjafton respektimi i disa rregullave bazė: Shmangia nė pasdite e substancave eksituese si kafeja, pijet me bazė kola, nikotina. Ushqimi i lehtė nė darkė duke evituar alkoolin. Ulja e temperaturės sė dhomės nė mbrėmje, dhe pakėsimi i ndriēimit mjedisor; njė orė para gjumit, nuk duhen pėrdorur kompjuterat, smartphone-t etj. Mė mirė njė libėr sesa njė film. Tė flesh dhe tė zgjohesh nė tė njėjtėn orė, edhe gjatė pushimeve e festave. Aplikojini kėto kėshilla, dhe natėn e mirė.


Nga Focus





Gjumi ideal


Tė porsalindurit 20 orė


Mosha e ēerdhes 14 orė


Mosha e kopshtit 13 orė


Shkolla fillore 10-12 orė


Adoleshentėt 8-10 orė


Tė rriturit 7-8 orė





Tė punosh natėn


Nuk janė tė paktė personat e profesioneve qė punojnė aktivisht tė paktėn 3 orė gjatė periudhės mes mesnatės dhe orė 6 tė mėngjesit. Taksistė, infermierė, policė etj, tė gjithė me rrezik tė shtuar tė tumoreve. Pėr shkak tė ndryshimit tė sforcuar tė ritmit ditor tė trupit, nė vitin 2007 Organizata Botėrore e Shėndetėsisė e klasifikoi punėn e natės si “me probabilitet kancerogjen”.


Njė studim pėr 120 mijė infermiere amerikane, ka zbuluar se femrat e turneve tė natės kanė njė probabilitet mė tė lartė pėr kancerin e gjirit. Njė tjetėr studim ka treguar se mjafton njė javė nė muaj me turne nate, qė ērregullimet e prodhimit tė insulinės tė ēojnė drejt diabetit.


Peripecitė e moshės


Tė moshuarit thonė zakonisht se zgjohen rreth orės 5, por nuk mbajnė mend kur marrin njė sy gjumė nė divan, pėrpara televizorit. Besojnė se kanė dremitur ca minuta, kur kanė fjetur plot njė orė. Specialistėt pohojnė se po tė mblidhen orėt e gjumit tė shpėrndara gjatė 24 orėshit, totali sėrish shkon tek 7-8 orė gjumė. Megjithatė, perceptimi i tyre se flenė pak mbetet gjithsesi, i stimuluar nga ankthi dhe problemet e moshės. Zgjidhja ėshtė qė tė moshuarit tė bien nė shtrat rreth orės 11, pėr t’u zgjuar nė 6-6.30 tė mėngjesit.


Disa ilaēe modifikojnė ecurinė dhe fazat e gjumit: Ato kundėr tensionit dhe antidepresivėt (por edhe alkooli e nikotina), e privojnė gjumin nga faza REM, periudha kur shikohen ėndrrat. Prandaj ėshtė mirė qė nė rastet mė tė shumta ilaēet tė evitohen, pėrfshi hapet e gjumit. Ato janė tė vlefshme vetėm nė raste tė rralla, edhe pse nė farmaci i blen shumė kollaj.



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket