Ekonomi

Ēelėsi i daljes

Tė krijosh njė biznes ėshtė e vėshtirė, por tė dish tė dalėsh nga biznesi ėshtė edhe mė e vėshtirė. Les Nemethy, kėshilltar financiar dhe jurist amerikan, vjen me njė libėr tė ri, i cili do t’ju japė kėshilla tė vyera pėr tė dalė me sukses nga biznesi
Tė gjithė e dinė se Sėr Edmund Hillari ishte njeriu i parė qė ia doli tė ngjiste majėn mė tė lartė tė botės, malin Everest. Por, kjo vetėm njė mėnyrė interpretimi. Sepse pėr tė qenė tė saktė deri nė fund, duhet tė themi se alpinisti anglez ishte njeriu i parė qė zbriti i gjallė nga maja. Ngjitja e majės, kur je i pėrgatitur mendėrisht dhe psikologjikisht pėr ta kapur atė, prapė se prapė mbetet vetėm gjysma e punės. Madje, paradoksalisht ajo mund tė jetė edhe mė e lehtė sesa zbritja drejt fushės, ku ėshtė shumė mė e lehtė tė rrėshqasėsh dhe tė biesh. Prandaj, edhe tė pasurit njė plan zbritjeje ėshtė po aq e rėndėsishme sa plani i ngjitjes. Njė paralelizėm i tillė i shkon pėr shtat edhe atyre qė mendojnė t’i futen ose i janė futur ndėrkohė biznesit. Sepse nė fillim, tė gjithė hyjmė pėr t’iu ngjitur majės, pėr tė prekur sa mė shpejt suksesin, i cili pėrkthehet nė para, pa e menduar mirė se ndonjėherė na duhet edhe tė zbresim, tė largohemi nga skena, pėr njė arsye tė caktuar apo kapriēo tė fatit. E pra, fjala ėshtė pikėrisht tek tėrheqja. Sa mė lart tė jesh aq mė shumė vritesh kur bie, apo jo? Por, nė biznes, ndryshe nga ēdo rėnie tjetėr, ke mundėsi ta zbutėsh atė nėse e planifikon qė nė fillim, e ndoshta tė dalėsh edhe i fituar.


Pėr ta bėrė mė tė butė zbritjen, rėnien, rrėshqitjen apo falimentimin, quajeni si tė doni, na vjen vėrtet nė ndihmė libri i autorit amerikan Les Nemethy, “Ēlirimi i Vlerės: Ēelėsi pėr njė dalje tė suksesshme nga biznesi”. Njė guidė e shkėlqyer pėr tė kuptuar hap pas hapi pse ėshtė e rėndėsishme qė biznesi juaj tė ketė njė “plan daljeje” nė rast se rrezikohet tė dėshtojė, dhe cilat janė etapat pėr tė hartuar njė plan tė tillė. “Tė hysh nė njė biznes ėshtė mjaft mė e lehtė sesa tė dalėsh prej tij”, shkruan autori nė hyrjen e librit tė tij. Dhe eksperienca e tij 25 vjeēare e shtrirė nė pesė kontinente si kėshilltar financiar dhe jurist nė kompani tė mėdha biznesi ėshtė njė siguri. Ajo ēfarė Nemethy pėrpiqet tė thotė nė kėtė botim qė vjen nė shqip nga shtėpia botuese “Dudaj”, ėshtė se jo ēdo pronar biznesi duhet tė dalė nga biznesi, por qė ēdo pronar biznesi duhet tė ketė njė plan pėr daljen nga biznesi. Sepse ashtu siē bėjmė plane pėr t’u ngjitur lart, duhen bėrė edhe planet pėr tė zbritur poshtė. E ndonjėherė, duhen bėrė edhe plane pėr zbritje tė shpejtė, nė rast se bėn kohė e keqe. Libri, i cili u drejtohet veēanėrisht pronarėve tė bizneseve tė mesme, trajton dy ēėshtje kryesore: Planifikimin e Daljes nga Biznesi, i pasuar nga Menaxhimi i Transaksionit, ku flitet pėr gjėrat qė duhet tė dijė njė pronar biznesi pėr tė menaxhuar transaksionin e daljes.


Me krizėn financiare tė vitit 2008 shumė biznese nė tė gjithė botėn, veēanėrisht nė SHBA dhe Europėn e Bashkuar, u dorėzuan pėrballė saj, duke falimentuar pa kushte. Disa prej tyre kishin plane dalje nga biznesi dhe mundėn ta zbusnin disi situatėn e rėndė ku ishin futur papritur, ndėrsa tė tjerė u gjendėn thjesht me gisht nė gojė. Tė pasurit njė plan tė daljes nga biznesi sot, kur efektet e krizės financiare janė ende tė ndjeshme, ėshtė njė lloj sigurie pėr vitet qė i keni kushtuar ngritjes sė biznesit tuaj, qė ai tė mos tretet si kripa nė ujė. Por, pse planifikimi i daljes nga biznesi ėshtė njė proces fort i vėshtirė? Shumica e pronarėve tė bizneseve nė botė planifikojnė vetėm ngjitjen dhe, si pasojė, zbritja (dalja) iu duket jashtėzakonisht e vėshtirė. Nemethy thotė se kjo ndodh sepse shumė pronarė biznesesh i shohin ēėshtjet e drejtimit tė bizneseve tė tyre dhe tė daljes prej bizneseve si ēėshtje krejtėsisht tė ndara, tė palidhura dhe si veprime tė veēanta, duke mos kuptuar dot se ato janė pazgjidhshmėrisht tė lidhura. Nė fakt, “dalja nga biznesi duhet tė jetė kulmimi i njė procesi tė ndėrtimit tė biznesit, pjesė e njė vazhdimėsie tė natyrshme”. Shumica e pronarėve tė bizneseve janė ngurrues, madje edhe hallakaten kur vjen puna pėr tė marrė vendime mbi daljen nga biznesi, qoftė pse nuk dinė se cilat janė hapat e duhura qė duhen hedhur, qoftė pse nuk e kuptojnė se ka ardhur koha ta lėnė “kėtė punė”. Vetė pesha e vendimeve mund t’i shtyjė tė presin; ose mund tė mos jetė koha e duhur; apo thjesht nuk janė tė pėrgatitur emocionalisht e psikologjikisht pėr tė dalė nga biznesi. Mund tė duket njė kėshillė e ēuditshme, por sipas Nemethy, koha mė e mirė pėr tė planifikuar daljen nga biznesi ėshtė atėherė kur nuk ju nevojitet kjo gjė. Sepse nėse vėrtet do tė duhet tė dalėsh nga biznesi, atėherė mund tė jetė tepėr vonė.


Ka raste kur shumė pronarė arrijnė tė dalin nga biznesi i tyre, por njėkohėsisht lėnė edhe shumė para nė tryezė, vetėm sepse nuk e kanė planifikuar dhe zbatuar si duhet atė. Pėr pronarėt e bizneseve tė pėrmasave mesatare, nė kėtė libėr Les Nemethy rendit njė numėr tė madh mundėsish pėr daljen nga biznesi. Sepse tė dalėsh nga biznesi nuk do tė thotė thjesht “tė falimentosh”. Sipas tij, ka sukses pėr ata qė duan tė bėjnė dalje financiare, por tė mbeten aktiv nė biznes; sukses pėr ata qė nuk duan tė kenė mė rol aktiv, por duan ta vazhdojnė investimin; dhe sukses pėr tė gjithė ata qė duan t’i shkėpusin plotėsisht tė gjitha lidhjet. Ka sukses edhe pėr pronarėt qė kėrkojnė njė dalje tė menjėhershme dhe mundėsi suksesi pėr ata qė parapėlqejnė njė dalje me etapa tė shtrira nė kohė. “Nuk ėshtė thjesht ēėshtje negociatash tė shkathėta, por edhe ēėshtje pėrgatitjeje tė mundimshme”, shkruan Nemethy, me njė gjuhė tė thjeshtė e tė kuptueshme.


Si njė botim qė pėrfshin si Planifikimin e Daljes nga Biznesi, ashtu edhe Menaxhimin e Transaksionit, ai do t’ju pajisė me panoramėn e gjithēkaje qė lidhet me daljen nga biznesi dhe ndriēimin e disa pikave tė errėta, aty ku mungon ekspertiza e organizatės tuaj apo aty ku e ndjeni se keni nevojė pėr kėshilla pėr tė hedhur hapin tjetėr. Por, ē’do tė thotė nė tė vėrtetė, Planifikim i Daljes nga Biznesi? “Eshtė procesi i pėrcaktimit qartė tė objektivave tė lidhura me daljen e pronarit, i pasuar nga projektimi i njė strategjie gjithėpėrfshirėse dhe plani masash qė marrin parasysh tė gjitha aspektet profesionale, financiare, ligjore, si dhe ato tė lidhura me biznesin dhe taksat, qė janė tė nevojshme pėr arritjen e objektivave, zakonisht nė kontekstin e planifikimit tė vijimėsisė sė biznesit dhe lidershipit pasardhės”. Nemethy sqaron se, objektivat mund tė pėrfshijnė cakun mė tė lartė tė fitimeve, cakun mė tė ulėt tė rreziqeve, realizimin e shpejtė tė shitjes ose pėrzgjedhjen e njė investitori qė garanton se biznesi do tė rritet i begatė.


Disa strategji daljeje jua bėjnė tė mundur daljen, pėrsa i pėrket pėrfshirjes suaj personale nė biznes; disa jua mundėsojnė daljen nė kuptimin financiar; disa jua mundėsojnė daljen nė tė dyja kuptimet. Nga ana tjetėr, procesi i Planifikimit tė Daljes nga Biznesi pėrfshin edhe planifikimin e taksave, e po kėshtu, mund tė pėrfshijė edhe planifikimin e pasurisė. Sepse siē ndodh me pothuajse gjithēka nė jetė, po nuk i pėrcaktuat qartė objektivat dhe pa njė strategji pėr t’i arritur ato, vetėm ndonjė rastėsi fatlume mund t’ju ēojė nė sukses. Pra, pėrpara se tė niseni me pushime pėr tė harxhuar ato para qė keni vėnė mėnjanė nga suksesi i biznesit tuaj, kushtojini disa ditė kohė planifikimit tė daljes nga biznesi. Nuk i dihet asnjėherė se kur mund t’ju hyjė nė punė.





Njė karrierė e gjatė


Les Nemethy, gjatė karrierės sė tij 25 vjeēare dhe e shtrirė nė pesė kontinente, ka qenė i pėrfshirė nė shitjen e qindra bizneseve si kėshilltar financiar dhe jurist. I shkolluar si ekonomist, jurist dhe Master nė Administrim-Biznesi, Nemethy fillimisht punoi pėr njė firmė tė madhe ligjore nė Kanada, pastaj pėr njė bankė investimi, ndėrsa mė pas ka drejtuar nė departamentin e transaksioneve tė agjencisė sė privatizimeve tė Hungarisė. Pas kėsaj ai kaloi pesė vjet me Bankėn Botėrore, duke kėshilluar qeveritė e 23 vendeve mbi transaksionet e privatizimeve. Nė vitin 2000, Nemethy themeloi Euro-Phoenix Financial Advisors, njė firmė kėshillimi financiar pėr tregjet nė zhvillim, e pėrqendruar te pėrgatitja e pronarėve pėr dalje nga biznesi apo grumbullim kapitali, te gjetja e partnerėve strategjikė apo shitja e paketave tė pakicės apo shumicės.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket