Spektakel

Bukuria nė fluturim

Avionė, helikopterė ushtarakė, veshje luksi dhe art. Nė vitin e 11 tė jetės, kalendari i Miss Shqipėrisė ka ofruar edhe njė copėz histori tė forcave ajore ushtarake. Por edhe njė pasion tė fshehur tė vetė realizuesit tė tij, Petri Bozo
Alida Cenaj
Kėto katėr vitet e fundit ka futur diēka nga nostalgjia dhe pasionet e sė shkuarės. Nėse vitin e kaluar ideja i lindi nė Itali dhe realizimin e bėri nė Shqipėri, pasi kėrkoi cep mė cep makina tė epokės, kėtė vit Petri Bozo, idenė pėr kalendarin e 2013 e gjeti gjatė njė takimi rastėsor nė kohėn kur organizonte edicionin e radhės sė "Miss Globe". Prezantuesi i kėtij spektakli, kryepolici Krenar Ahmeti e njohu me njė mikun e tij, me tė cilin kishin studuar nė Gjermani, gjeneralin e Forcave Ajrore, Dhori Spirollari. Njė burrė me botė tė madhe, siē tregon producenti, ish-pilot, qė projektonte ndėrtimin e njė muzeu avionėsh nė Gjadėr, si pėr tė ēuar nė vend nderin e shumė viteve punė, kohėn kur MIG-ėt fluturonin ende e sidomos kujtimin e atyre dhjetėra pilotėve tė vrarė nė fluturim. Shkėndija kishte ndodhur gjatė rrėfimeve tė gjeneralit. Edhe ky vit Kalendari i Miss Shqėipėrisė nuk do tė dilte nga linja: pėrveē motorėve, udhėtimeve nė det e makinave, avionėt ishin njė tjetėr pasion i Petrit. Nga ato pėr tė cilėt mund tė rrėfejė ndodhi pa fund, qė nga koha e vegjėlisė, kur mbase si shumėkush, ėndėrronte tė bėhej pilot e tė drejtonte avionė tė mėdhenj e tė shpejtė. Ia propozoi gjeneral Spirollarit idenė qė i lindi aty pėr aty: sa e mundur ishte qė kalendari tė realizohej nė bazat ajrore ushtarake, me sfond avionėt qė edhe pse nuk do ta prekin kurrė mė qiellin flasin me heshtjen e tyre! "Kėshtu lindi ideja e kalendarit tė kėtij viti, njė eksperiencė e jashtėzakonshme qė mė shfaqi qysh ditėn e parė tė punės njė histori tė tėrė, me personazhe tė jashtėzakonshėm njerėzorė, por edhe tė vetė atyre mjeteve tė fluturimit sepse secili prej avionėve qė prekėm e fotografuam kishte njė histori tė vetėn personale mbijetese dhe rreziku".


Pak a shumė kėshtu e prezantoi kalendarin e mė tė bukurave shqiptare, i vetmi jetėgjatė dhe i kthyer traditė tashmė nė Shqipėri, edhe fundjavėn e shkuar Petri Bozo. Mes shumė miqsh e tė ftuarish, njerėz tė artit dhe jo vetėm, producenti prezantoi tė 11-in kalendar qė kėtė vit ofron gėrshetimin e njė pjese tė historisė sonė ushtarake me bukurinė ose siē thotė Bozo, “kėsaj historie i futėm shpirtin artistik si pėr tė pėrligjur gjithė ato vuajtje qė janė shenjuar pėrgjatė historisė sė aviacionit shqiptar ushtarak”. Shtatė bukuroshe tė pėrzgjedhura nga edicioni i fundit i "Miss Shqipėria" kanė pozuar pėrpara aparatit tė fotografit Petrit Pema, me veshjet e stilistes Rezarta Skifteri qė si gjithmonė nuk zhgėnjejnė: veshje luksi sipas tendencave tė fundit tė modės, cohra tė zgjedhura, zbukuruar me qėndisma tė realizuara me dorė e gurė tė ēmuar, ngjyra tė forta dhe kontraste qė vendin e nderit ia linin hireve femėrore. Me make-up tė realizuar nga Matilda Domi ky kalendar u shėnua vėrtet si njė nga mė tė veēantėt nė kėto 11 vjet. Tjetėr emocionin ndillnin reliket e sė shkuarės, dikur tė lavdishme, me njė bukuroshe qė i rri pranė. Me apo pa dashje nė kėtė mesdhjetori Bozo ngjalli edhe njė pjesėz histori.


"Ēdo kalendar i kėtyre katėr viteve tė fundit ka pasur lidhje me njė ėndėrr timen", thotė Bozo, pasi ka treguar se kėtė vit, si asnjėherė mė parė puna pėr kalendarin ka filluar dhe mbaruar shumė shpejt. Pas takimit me gjeneral Spirollarin u desh leja e Ministrit tė Mbrojtjes pėr tė hyrė nė tre bazat ku janė realizuar fotot, nė bazėn ajrore tė Rinasit, atė tė Kuēovės dhe nė bazėn e helikopterėve nė Farkė. "E siguruam shpejt edhe lejen falė njė bashkėpunimi jetėgjatė qė kam pasur me Ministrinė e Mbrojtjes, e cila pėr hir tė sė vėrtetės kėto kohėt e fundit ka pasur hapje ndaj publikut. U dha kjo leje sepse i shėrben promovimit tė njė segmenti tė forcave tė armatosura, por sidomos idesė sė gjeneral Spirollarit pėr tė hapur njė muze nė Gjadėr me tė gjithė kėta avionė dhe historinė qė mbartin mbi vete".


Kėshtu puna pėr kalendarin e kėtij viti nisi nė tetor dhe pėrfundoi pas pak ditėsh gjatė tė cilave tė njė stafi tė tėrė qė vizitoi e shijoji tė tria kėto baza. Mbi tė gjitha vetė producentit, i cili edhe kėtė vit ka dhėnė diēka nga vetja pėr kalendarin qė do tė na shoqėrojė pėrgjatė 12 muajve tė 2013. "Ka nisur kjo punė qė nė vitin 2010 me kalendarin e realizuar me motorat Harley Davidson", thotė Bozo. Qysh atėherė kalendari shėnoi njė kthesė tė fortė nė mėnyrėn e konceptimit tė tij. Nėse dikur nisi si njė ide e guximshme, e bėrė pa ndonjė plan mirėfilli, me disa vajza tė bukura qė pranuan tė pozonin guximshėm dhe mė vonė me rrugėtim - njėsoj si Miss Shqipėria - ndėr monumente e treva historike, nė kėto katėr vitet e fundit Bozo zgjodhi tė ndryshojė gjithēka pėrveē protagonisteve tė fletėve qė mbajnė vulėn e Deliart. Deri nė 2010-ėn, nga janari nė dhjetor, datat i shėnonin modelet me njė monument historik nė sfond. Mė vonė, vendin e kėtyre tė fundit e zunė objekte qė pėrveē adrenalinės dhe argėtimit pėr producentin shėnojnė edhe njė lloj promovimi turistik, diēka qė lidhet herė me detin e herė me aventurėn e guximshme. Nė fillim ishin motorėt Harley Davidson, njė pasion i kahershėm i tij, me tė cilin e lidh edhe njė ngjarje e shėnuar nė jetėn e producentit: historinė e dashurisė dhe martesėn me Alda Bidėn. "Tė dua mė shumė se motorėt", i pat thėnė vite mė parė Aldės, kur ishin ende nė fillimet e historisė qė mė vonė u shndėrrua nė njė martesė dhe bashkėpunim tė fortė, me dy fėmijė tė lindur dhe sot me njė mbesė tė vogėl pak muajshe. Mbase pėr njė njeri tė zakonshėm kjo mund tė quhej ēmenduri, por e thėnė nga Petri duhej marrė seriozisht. "Motorėt kanė qenė njė pasion i madh pėr mua", shton, ndėrsa kujton vitet e shkuara.


Pas tyre erdhi kalendari i jahteve dhe deti blu. Bozo i eksploron ēdo verė detet bashkė me familjen e tij. Dhe nė planet e ēdo pushimi ėshtė edhe njė jaht, ose edhe vetėm njė varkė qė i pėrmbush pasionin pėr ta nxjerrė nė det tė hapur, pėr tė peshkuar e shijuar nė maksimum detin. Ndėrsa nė vitin pasardhės, kėtu e njė vit tė shkuar, vendin e nderit e zunė makinat e epokės. Petri numėron kaq shumė makina gjatė kėtyre 20 viteve tė fundit sa nuk i mban mend mė llojet qė nga ngarė e ndėrruar. Pjesė e ėndrrave tė dikurshme kanė qenė edhe makinat e epokės qė me njė bukuroshe tė Miss Shqipėrisė nė cep do tė na shoqėrojnė deri kėtė 31 dhjetor. Prodhime tė vjetra, disa tė zbulura gati rastėsisht nėpėr Shqipėri, shpesh tė transportuara deri nė setin e fotografimit me shumė mundime.


"Pėr 2013 janė avionėt. Nėse pėr tre tė parat kanė qenė pasione qė i kam provuar, me avionėt nuk kam pasur shumė eksperienca", thotė Bozo. Ama kur ishte fėmijė ėndėrronte tė bėhej pilot. Jo krejt rastėsisht. Bir i Todi Bozos, ish drejtor i Kinostudios, Petri pat shoqėruar tė atin gjatė xhirimeve tė filmit "Gjurmė nė kaltėrsi". Nuk i kishte mė shumė se 14 vjeē e meqė ishte mė i vogli i grupit tė punės, pat shijuar njė udhėtim me avion MIG gjatė atyre xhirimeve. "Mbase aty lindi ajo shkėndija e dėshirės qė kur tė rritesha tė bėhesha pilot dhe tė drejtoja njė avion tė tillė". Por nuk ndodhi kėshtu sepse u bė regjisor dhe sot numėron disa spektakle qė mbajnė firmėn e tij. "Por nuk e kam humbur rastin kur mė ėshtė dhėnė ama", shton duke qeshur. Sepse e ka njė aventurė me avionė, tė vitit 1993, kur vizitonte njė mikun e tij nė Itali. "Miku im kishte njė tė njohur qė posedonte njė avion nga ata me dy helika. U ngritėm nė ajėr pėr njė shėtitje dhe pasi e gėnjeva pilotin se kisha bėrė disa kurse pilotimi mora drejtimin e avionit. Nė fillim shkoi mirė, por pastaj era ndryshoi drejtimin dhe nėse piloti nuk do tė kishte qenė i zotė dhe shumė i shkathėt sa pėr tė rimarrė drejtimin shumė shpejt, aventura ime do tė kishte pėrfunduar shumė keq". Asgjė e pazakontė pėr ata qė e njohin Petri Bozon, i cili megjithatė ende dhe sot ndjen keqardhje qė nuk ka pasur njė rast tė dytė pėr tė provuar kėnaqėsinė e lartėsisė.


"E kompensova kėtė tetor gjatė punės me kalendarin. Mėsuam shumė histori interesante pėrgjatė atyre ditėve. Fjala vjen mėsova pėr avionėt mė problematikė qė kanė marrė mė shumė jetė njerėzish. Janė MIG-19 ose ata qė posedon NATO dhe qė quhen F14. U thonė ndryshe "tmerri i ajrit" pėr shkak tė fuqisė manovruese nė ajėr dhe armatimit tė rėndė qė kanė. Nė Shqipėri pjesa mė e madhe e pilotėve qė kanė humbur jetėn kanė qenė me MIG-19. Ēdo avion qė posedon Baza Ajrore Ushtarake kishte njė histori tė vetėn, pėr tė mos folur pastaj pėr historitė e atyre dhjetra pilotėve qė i kanė dhėnė jetė kėsaj baze. Ka qenė njė punė vėrtet emocionuese sepse tė gjithė u ndjemė shumė pranė kėsaj lidhje qė lindi aty: modele - objektivi i aparatit fotografik - aeroplani. Ndėrsa nė Farkė ēdo pilot i helikopterėve qė u pėrdorėn pėr setin na shoqėroi pėrgjatė punės dhe tė gjithė ishin kuriozė tė shihnin fotot. Kur u pėlqente ndonjėra prej tyre, thonin se nėse kjo foto do tė dilte nė kalendar, do ta mbanin nė helikopter gjatė gjithė vitit paēka se muajt mund tė ndryshonin. Ekzistonte njė lidhje e jashtėzakonshme mes tyre".


E kanė shijuar po kaq shumė edhe vetė protagonistet qė pėr disa ditė, pėrgjatė tetorit, prishėn monotoninė e fushave tė blerta kur flenė avionėt apo qėndrojnė nė pritje helikopterėt e Farkės. Kleoniki Delijorgji, Miss Shqipėria dhe njėherėsh Miss Globe 2012, Arselajda Burako, Senada Lluka, Elidiona Rusi, Franēeska Bekteshi, Era Lime dhe Anxhela Konomi janė tė pėrzgjedhurat e kėtij vitit pėr kalendarin e Miss Shqipėria. Ato kanė pozuar me avionėt, pėr tė cilėt Petri flet me pasion, nė skaj mes gjetheve tė verdha, nėn diellin e tetorit, pėr t'iu gėzuar jo vetėm protagonizmit nė kalendarin e spektaklit tė bukurisė prej nga kanė dalė, por edhe festės sė 11 vjetorit tė kėtij kalendari. Njė ditėlindje qė organizatorėt e kanė festuar njėsoj bujshėm sa edhe vitet e tjera. Jo vetėm sepse i kanė forcuar themelet traditės sė tyre, por edhe sepse kėtė vit kalendari ka pak nga tė gjitha brenda: histori, adrenalinė, bukurinė femėrore, veshjet e klasit dhe mbi tė gjitha shumė pasion tė fshehur. Sekretet dhe nostaligjinė pėr tė cilin mė shumė se askush tjetėr i di realizuesi i tij, Petri Bozo, ai qė njė herė e njė kohė e nisi pa ndonjė ide tė qartė nė kokė aventurėn e njė kalendari, ndėrsa sot i shijon ēdo datė qė shėnohen nė faqen e tij. Sepse nė secilėn prej tyre, sado pak, ka edhe nga njė copėz jetė.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket