Reportazh

Kartolinė nga Shqipėria

Ē’kuptojnė shqiptarėt me demokraci? Ėshtė interesante se ndryshimi politik i vitit 1991, prej shumėkujt pėrshkruhet si “ardhja e demokracisė”, por perceptimi i pėrmirėsimeve nė vend ėshtė i vogėl, dhe akoma mė e vogėl ėshtė ndikimi i shqiptarėve nė mėnyrėn sesi qeveriset vendi.
Seera Marston
Shqipėria ėshtė njė vend ku meshkujt vėrdallisen nėpėr qoshet e rrugėve, madje edhe nė palcėn e tė ftohtit tė dimrit. Ata mund t’i shohėsh nė qytezat e vogla, nė Tiranė, nė sheshet e qyteteve, nėpėr kryqėzime e kudo gjetkė, nėpėr kafenetė e panumėrta. Duket sikur vendi ėshtė pėrplot me to. Edhe hotelet kanė kafene; kėsi lokalesh i has kudo nėpėr rrugė, tė frekuentuara gati ekskluzivisht nga burrat dhe pėrgjatė gjithė ditės.


Gjatė ditėve tė mia tė para nė atdheun e tyre, unė ēuditesha sesi mbijetonin nė biznes kaq shumė lokale shqiptare tė tė njėjtit profil, por ato dukeshin plot me klientė shumicėn e kohės; meshkuj tė pėrkulur mbi filxhanin e kafesė, gotėn e rakisė e pijeve tė tjera, teksa digjnin jetėt e tyre me tymin e cigares. Rrallė e tek sheh femra nėpėr kafene apo duke u sjellė rrugėve, me pėrjashtim tė pak lypėseve. Edhe burrat lypin, ose shesin karta celulari dhe ēikėrrima tė tjera, edhe nė kėtė rast mė tė shumtė se femrat. Gratė punojnė nė shtėpi, nėpėr zyra dhe biznese tė vogla; i gjen gjithashtu duke blerė a shitur nėpėr tregje. Fėmijė nuk tė zė syri shumė, edhe pse kėndet e lojrave janė aty.


Pėrveē kafeneve, vendi gėlon nga pikat e kėmbimit valutor, qė jo rrallė i gjen edhe ēdo 50 metra larg njėra-tjetrės. I pikas kollaj dhe kėsisoj, kėmbimi i parave nuk ėshtė aspak problem, njė tregues i qartė ky i njė shoqėrie qė ende varet nė masė tė madhe nga emigracioni. Sepse numri i kufizuar i turistėve tė huaj nuk e justifikon dot praninė kaq tė madhe tė kambistėve. Ka gjithashtu me mijėra filiale bankash, degė tė pafundme tė njė numri jo tė vogėl bankash europiane e tė tjera, tė cilat kanė instaluar njė shumicė tė dukshme bankomatesh. Duke ēuar nė mendje katastrofėn e firmave piramidale nė fund tė viteve 90-tė, dikush mund tė pyesė veten se sa leverdi dhe ē’volum pune kanė kėto banka. Gjasat janė qė shqiptari mesatar me fitime pak mbi modesten, t’i shpenzojė tė ardhurat e veta pėr tė jetuar, t’i investojė diku (me gjėnė e gjallė nė fshat apo ndonjė shtėpi nė qytet) apo t’i mbajė poshtė dyshekut. Tingėllon njė zgjedhje e menēur, pas atyre qė kanė hequr. Por ndėrkaq harroj edhe numrin po kaq tė madh tė lokaleve tė bixhozit apo basteve sportive qė kam hasur, tė llojeve tė larmishme: Nga cepat e vegjėl tė rrugėve dytėsore, tek hapėsirat “luksoze” tė kumarit, qė afrojnė mė shumė me kazinotė. Hoqa dorė nga ushqimi nė njė restorant, kur pashė se pranė tavolinave ishin vendosur edhe makina elektronike.


Nė rradhėn e mjediseve qė frekuentohen mė shumė janė supermarketet, tė vogla apo mė tė mėdha, mes tė cilave fiksova tė quajturin Euromax, apo Conad-in italian. Mė thanė edhe pėr njė Carrefour nė periferi tė Tiranės, por ende nuk kam shkuar. Sa pėr vendasit, ata mė vėnė nė dukje praninė po kaq tė shpeshtė tė farmacive; por unė pikasa edhe disa librari apo kafe-librari, njė dukuri kjo qė nė shumė vende tė tjera ėshtė goxha mė e rrallė. Ėshtė diēka e kėndshme tė shohėsh kaq shumė rafte me libra, ku qartėsisht mbizotėrues janė autorėt e mėdhenj botėrorė. Duke qenė se shqipja ime ėshtė zero, nuk munda ta shtjelloj mė gjatė se ēfarė lexojnė aktualisht shqiptarėt.


Kinezėt kėtu kanė mbėrritur me kohė. Eca pėrgjatė njė rruge tė ngjeshur me dyqane qė shisnin zbukurime tė Krishtlindjeve edhe mallra tė tjera tė lira, si lule e lodra plastike, veshje burrash, grash e fėmijėsh por edhe pajisje elektronike e orendi kuzhine. Tė gjitha prodhim kinez, nė dyqane tė zotėruara nga kinezė. Nė njė zonė tjetėr tė Tiranės pashė se tė njėjtat prodhime shiteshin nga shqiptarėt.


Nėse nė ndonjė vend tjetėr tė Ballkanit varfėria nuk ėshtė kaq e dukshme, nė Shqipėri ajo tė pėrplaset nė fytyrė. Dhe nuk ėshtė dhe aq tek blloqet e apartamenteve pak e shumė tė lodhura nga epoka e mėparshme socialiste, shumė prej tė cilave janė rilyer me bojra pėr t’u dukur mė pak tė trishta. Aq mė pak ėshtė tek disa rrugė tė gjera me ndėrtesa moderne xham e ēelik, plot me zyra, dyqane, markete e apartamente banimi qė tash kanė mbirė gjithandej. Fukarallėku duket tek fakti qė kudo, njerėzit nė grupe tė vogla apo mė tė mėdha, shesin prodhimet e bahēes sė tyre, bimė aromatike, mallra tė pėrdorura, kryesisht veshje; apo tek gratė qė tė ulura nė qoshe rrugėsh, shesin ēorape e sende tė tjera tė punuara me dorė. Nėse keni patur ndonjė dyshim se ku shkojnė gjithė ato mallra qė ne ua dhurojmė qendrave tė bamirėsisė apo organizatave tė tjera, ato do t’i gjeni nė masė tė madhe kėtu, tek shiten nėpėr rrugė, por edhe nė dyqane, disa syresh tė renditura bukur dhe me shije, pasi janė larė. Pata pėrshtypjen se nė shumė pjesė tė Tiranės dhe qyteteve tė tjera qė vizitova, edhe dyqanet “serioze” mė shumė shisnin mallra tė dorės sė dytė sesa rroba tė reja. Pranė tregjeve tė zė syri rradhė burrash tė ulur mbi kuti apo arka, qė ekspozojnė ato pak perime e fruta, bimė tė thara mjekėsore e shumėēka tjetėr. Po ashtu atmosfera e pėrgjithshme bie era varfėri, me pėrshtypjen qė ta pėrforcon mbushja e ēdo trotuari apo hapėsire tė lirė, me njerėz qė diēka shesin.


Prodhim vendas dhe mallrat mikro-artizanale luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė tregtinė lokale; mjalti, kompostot e turshitė, frutat e thata, djathi dhe lloje tė ndryshme verėrash etj, gjenden nė tregjet e hapėta e dyqane, ku i sjellin prodhuesit e vegjėl; vetėm pak syresh kanė etiketė. Dyqanet janė qartazi rajonale, me bulmetet dhe mishrat qė reklamojnė origjinėn e fshatit apo zonės.


Edhe pse diku tek 70% e popullsisė thuhet tė jetė myslimane (besimi fetar nuk ishte njė pyetje e detyrueshme nė cencusin e fundit), Krishtlindjet festohen gjerėsisht. Por kur i pyes njerėzit, mė thonė se tė gjitha dekorimet e zbukurimet, pemėt e babagjyshat e Krishtlindjeve etj, janė pėr…Vitin e Ri! Paēka se pemėt dekorative janė stolisur me fashat e gjera ku lexohet “Gėzuar Krishtlindjet” dhe kanė topat e zakonshėm shumėngjyrėsh e dritat e rastit. I sheh kudo: Nė dyqane, hotele, nė sheshet e qyteteve e fshatrave. Tė ndriēuara gjatė gjithė natės, tė bien nė sy dekorimet e bulevardit qėndror tė Tiranės, me disa dekoracione abstrakte tė stilit Krishtlindas. Sheshi qėndror tani ėshtė tėrėsisht i ndezur gjatė natės, me pemėt e vėrteta tė veshura me shirita dritash dhe njė pemė gjigande Krishtindjesh; Pamja tė krijon njė ndjesi lezeti dhe gėzimi, ndoshta akoma mė i nevojshėm pėr tė hequr mendjen nga varfėria. Edhe pse broshurat udhėzuese pėr Shqipėrinė mė paralajmėronin pėr mungesėn e energjisė elektrike, ky problem mesa duket nuk ishte kaq i ndjeshėm sa dikur, por sėrish kjo varet nga standardet me tė cilat mėsohesh.


Disi e vėshtirė tė vlerėsosh rolin e fesė. Si njė vend dikur zyrtarisht ateist, pėrshtypja e parė ėshtė ajo e njė populli jo dhe aq fetar, paēka se plot fonde janė shpenzuar pėr xhami e kisha tė mėdha nėpėr gjithė territorin- shumica e tyre tė reja, sepse tė vjetrat janė shkatėrruar gjatė regjimit tė kaluar. Disa gjėra tė bėjnė ēudi: Qendra kryesore e veriut, Shkodra, qė ėshtė edhe vatra kryesore e katolicizmit, ka njė xhami masive tė sapondėrtuar mu nė qendėr tė qytetit (e financuar nga sauditėt, thonė). Por nėse objektet fetare tė kultit nuk mungojnė, tė ēdo besimi, sa frekuentohen ato? Nga ajo pak pėrvojė qė mblodha, duket se janė kryer e kryhen shumė martesa tė pėrziera dhe feja nuk ka patur asnjė rol frenues nė kėtė rast: Unė shpresoj qė kjo tė jetė pikėrisht kėshtu, duke patur parasysh se ē’dramė ka patur ish Jugosllavia fqinje nė kėtė lėmė.


Pejzazhet rurale janė tė bukura, sidomos me borėn e parė qė ka veshur majat e maleve dhe kodrave. Lumenjtė rrjedhin me ngjyrat e gjelbra e tė kaltra, pemėt kanė ende disa gjethe tė vonuara ngjyrė kafe e tė verdha, pa harruar pishat me jeshilen e tyre tė errėt, ndėrsa fushat janė tė mbuluara me brymėn dimėrore. Bagėtia e imėt gėlon nė tufa me tingėllimat e zileve qė kthehen nga jehona e maleve, e mė pak janė gjedhėt. Nė zonat e largėta, kuajt e gomerėt pėrdoren ende pėr transport e udhėtim, me fshatarėt qė sjellin prodhimet e tyre nė qytet. Nėpėr gjithė vendin, syri tė zė mjaft ndėrtime tė braktisura e tė rrėnuara tė epokės socialiste, shumica hangarė e stalla tė gjata. Disa syresh janė privatizuar dhe pėrdoren nga fermerėt nė bizneset e tyre tė vogla. Por pjesa tjetėr mbeten aty, duke u shkėrmoqur dita-ditės dhe tė dukshme qė larg. Shoh se ca janė ndėrtuar me gur tė mirė, dhe habitem pėrse nuk e kanė marrė pėr tė ndėrtuar shtėpi tė reja. Edhe pse nė disa vende tė ngjashme i kam hasur edhe mė tepėr se kėtu, kėto gėrmadha mbeten njė kujtim i gjallė i sistemit tė vjetėr.


A kanė mall pėr atė regjim njerėzit sot? Zor ta thuash. Afėrmendsh, mėnyra sesi flasin disa prej tyre, lė tė kuptohet se pėr disa gjėra nga ai sistem, kanė mall. Ėshtė interesante se ndryshimi politik i vitit 1991, prej shumėkujt pėrshkruhet si “ardhja e demokracisė”, por perceptimi i pėrmirėsimeve nė vend ėshtė i vogėl, dhe akoma mė i vogėl ėshtė ndikimi i shqiptarėve nė mėnyrėn sesi qeveriset vendi. Ēfarė kuptojnė shqiptarėt me demokraci? Kjo pyetje nuk vlen vetėm pėr Shqipėrinė.


Unė ja dola tė shijoj diellin dhe borėn nė dy ditė rresht njėra pas tjetrės, duke ecur nėpėr gjysmė metri borė pėr tė arritur tek njė fshat i largėt, pasi makina jonė nuk kishte zinxhirė; dhe ditėn tjetėr duke parė panoramėn totalisht mahnitėse mbi liqenin e Shkodrės, nėn diellin e dimrit. Rrugėt janė njė pėrzierje e infrastrukturės sė vjetėr, me ish asfalt tė shkalafitur e plot gropa, dhe rrugėve tė reja, pėrfshi dhe autostradat me dy korsi e ndarje betoni, segmente tė cilat ende janė nė ndėrtim aty-kėtu. Pėr vizitorin qė e ka sefte, udhėtimi nėpėr Shqipėri pėrfshin kalimin nga njėri ekstrem tek tjetri, ku faktori i paparashikueshmėrisė ėshtė i lartė. Por progresi qė ėshtė bėrė me ndėrtimet, nėnkupton qė gjėrat gradualisht po pėrmirėsohen.


Pėr njė vend me veē 3 milionė banorė, ekzistojnė katėr rrjete telefonie celulare! Ēuditem sesi arrijnė tė fitojnė, dhe lidere e sektorit ėshtė Vodafone. Emrat e tjerė nuk tė lėnė tė kuptosh se ē’origjinė kanė, nėse nuk kėrkon shpjegime; rrjeti Eagle mund tė jetė vendas, meqė shqiponja ėshtė simboli i flamurit. Dhe sidomos nė kėtė vit 100 vjetori tė Pavarėsisė sė vendit, flamujt i sheh gjithandej. Mbase ėshtė njė mėnyrė paqėtimi e qetėsimi i njė populli me 100 vjet histori tė trazuar shtetėrore. Nuk mungojnė as flamujt e BE-sė dhe SHBA-sė, nėpėr ballkone, lokale e rrugė. Supozohet qė kjo tė reflektojė dėshirėn pėr t’u anėtarėsuar nė BE, qė nė fakt nuk po kalon ditė tė mirė kėto kohė, e megjithatė perceptohet si gjė e mirė nga shumica e njerėzve. Disa fonde para-anėtarėsimi po mbėrrijnė, shumica e tyre me destinacion pėrafrimin e prodhimeve bujqėsore nė standardet europiane. Por rruga pėrpara ėshtė e gjatė… Pėrse flamuri amerikan gjendet gjithandej, ėshtė diēka qė nuk ja dola ta kuptoj nė kėtė udhėtim tė shkurtėr.


Pėrfundimisht, pavarėsisht nga fama qė ka marrė ky vend pėr qeverisjen e keqe, korrupsionin dhe trafiqet mafioze, pėr njė vizitor afatshkurtėr aspekti mė goditės ėshtė sesa miqėsorė, mikpritės e ndihmues janė njerėzit, dhe sa e kėndshme ėshtė atmosfera, edhe kur mysafiri nuk nxjerr dot nga goja as fjalėt mė tė thjeshta nė shqip.


nga OpenDemocracy

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket