Stil

Nje e diele me Arbana Osmanin

Kur fillon zakonisht fundjava per ju?


Deri dhe pak kohe me pare punoja te shtunen dhe te dielen ndaj fundjava nuk kishte ndonje ndryshim te madh nga ditet e tjera te javes. Ndersa tani eshte ndryshe. Fundjava ime fillon te premten pas ores 22.00 dhe vazhdon deri te henen.


Si nis mengjesi i dites se pushimit?


Nis para pak mesdite. Nese kam zgjedhur qe ate dite ta kaloj ne shtepi, mengjesin ia rezervoj te lexuarit (me pelqen ta bej kete gje me shume ne mengjes se ne mbremje). Me pas zbres ne kuzhine, ku jane te gjithe pjesetaret e familjes sime, qe me presin bashke me mengjesin e bollshem.


Ju pelqen me shume te rrini ne shtepi apo te udhetoni per fundjave?


Te udhetoj. Nuk para me pelqen te rri ne shtepi as gjate javes dhe as ne fundin e saj. Perjashtim bejne javet super te lodhshme, atehere clodhjen e kam vetem ne krevatin tim, dhe nje dreke te mire te gatuar nga mami.


Cilat jane vendet qe frekuentoni me shpesh?


Ne Tirane eshte nje vend ku une shkoj gjithmone pas pune, pasi aty jane edhe miqte e mi me te mire. Ndersa jashte Tiranes zgjedh Vloren, Dhermiun, Saranden, kudo ku ka det.


Ju pelqen me shume te jeni me miq, me familjen apo vetem me mikun e zemres?


Gjate fundjaves, patjeter dua te jem me mikun tim te zemres, duke qene se gjate javes per shkak te impenjimeve te gjithesecilit shihemi shume pak. Fundjava ime eshte gati gjithmone vetem per te. Por shume miq i kemi te perbashket dhe keshtu fundjava na gjen edhe ne shoqerine e te tjereve.


Konsumoni alkool? C'ndodh kur pini me shume se c'duhet?


Po pi dhe pergjithesisht veren e zgjedh une. Por nuk ka ndodhur kurre te pi me shume se c'duhet.


Jeni tipi i aventurave per fundjave?


Nuk i organizoj une aventurat. Sesi ndodh qe e gjej here pas here veten ne situata te cuditshme, por ne te tilla raste e marr me shume gaz dhe qesh gjithe kohes.


Gatuani?


Me pelqen shume te gatuaj per njeriun tim te zemres, sepse edhe ai vdes per gjerat qe bej une. Gatuaj edhe sa here ftoj ne shtepi miqte e mi. Them se di te gatuaj shume mire fileton meksikane, taljatelet me karkalecat si dhe te gjithe llojet e mishrave te pjekur ne furre.


Mbasditja e se dieles si shkon ndersa mendoni se neser vjen serish e hena, nisin serish punet?


Dy dite pushim ne jave mjaftojne per mua, keshtuqe te henen e pres gjithe qejf.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket