Disqe

Disqet e javes

Tashme rrugen drejt Tiranes, Shpat Kasapi e njeh mire. Madje e ka kuptuar edhe se si t'ua ngacmoje telat shqiptareve, te ketyre aneve. Ja ku u sjell fansave te tij te ri nje album me shume. Duke ndjekur te njejten taktike si ne prezantimin e tij te pare: ne fillim duke sjelle ne ekran nje videoklip, permes se cilit u merr mendjen vajzave me bukurine e tij e pastaj direkt e me nje album te tere. Prej pak ditesh, ne te gjitha dyqanet mund te gjendet "Pa ty s'jetoj". Jane plot nente kenge te reja, nje pjese te cilave mbajne vulen e tij. Pra djaloshi vjen kete here nga Maqedonia edhe si kantautor. "Me ke tradhtu", "Luaj, luaj", "Perse jetoj", "Pa ty s'jetoj" kane muziken dhe tekstin e tij. Kjo cd kushton 700 leke.


Back Street Boys


Nje kenge e re dhe nje videoklip fantastik i ka rikthyer fuqishem ne treg djemte e famshem "Back Street Boys". Por ky ishte vetem fillimi. Tashme albumi i tyre i ri, ka shenuar shitje rekord. "Never gone" prej pak ditesh mund ta gjeni dhe ne te gjitha pikat e shitjes ne Tirane. "Climbing the walls", "Poster girl", "Beautiful woman", "Forces of nature", "Incomplete", "The unloved", "Never gone" (qe eshte dhe titulli i albumit), "Love is", "Over here", "Color my world"... jane disa nga kenget qe do te mund te degjoni ne kete album te ri, te cilin djemte kane nisur ta prezantojne ne te gjithe boten. Turneu ka nisur qe ne 4 gusht ne New York, per te vijuar ne Washington, Cikago, ne Gjermani, Spanje... deri ne fundin e ketij viti kur eshte menduar dhe mbyllja e turneut. Destinacioni i fundit mesa duket eshte Portugalia. Kevin Richardson, Nick Carter, Brian Littrell e Howie Dorugh do te mund te shijojne keshtu edhe nje here kohet e famshme. Madje, vemendja qe eshte e dukshme ndaj ketij albumi te ri, eshte nje tregues i qarte se suksesi mund te jete shume me i madh. Kjo cd kushton 600 leke.


Greek music


Nje permbledhje me kenget me te suksesshme greke. Ky eshte volumi i dyte qe sjell "Number one", ku jane perfshire "Dhakrigona" e "Sagapo" e Jorgos Alkeos, "Epanastasi" e "Fila me" te kenduara nga Keti Garbi, "File" e Janis Butargos, "Kartasis" e Notis, "Kalimera" dhe "Athena" nga Antik etj. Kjo cd kushton 600 leke.


Alternative


Mjafton te thuash Mezmerize dhe kupton se behet fjale per muziken alternative qe serviret ne tregun muzikor te kesaj jave. "System of a down" eshte albumi me i ri i grupit ku do te mund te degjoni "Revenga", "Cigaro", "Question", "Lost in Hollywood", "Old school Hollywood", "Sad statue", "Feel like I'm on the song" etj. Kjo cd kushton 600 leke.



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket