Keshilla

Lirė dhe mirė

Festa e tė dashuruarve jashtė Shqipėrisė. Kėtė fillimvit tendencė janė destinacionet e afėrta, pikat turistike tė fqinjėve, me ēmime fantastike qė tė drejtojnė nga Maestrali nė Budva deri nė Dubrovnik e Mavrovė
Kėtė fillimvit nė modė janė destinacionet e afėrta. Me start nga dera e shtėpisė, me autobuz ose makinat personale dhe destinacione qė pėrfundojnė nė Mal tė Zi, Kroaci ose Maqedoni. Dy tre ditė nė hotele luksoze dhe mbi tė gjitha me ēmime qė, siē thonė nėpėr agjencitė turistike tė Tiranės, mund tė pėrballohen nga kushdo. Sidomos pėr njė rast siē ėshtė festa e Shėn Valentinit. Dy netė e tre ditė pėr tė dashuruarit, nė resorte me pesė yje qė ofrojnė nga skitė deri tek saunat, masazhet e nxehta e vaskat xhakuzi, mbrėmjen romantike tė 14 shkurtit dhe vizita ekstra pėr ata qė duan mė shumė.


Ditė nga ato qė mbahen mend pėrgjithmonė premtohen kėto javė nga oferta qė pėrveē destinacioneve tė largėta, mė sė shumti reklamojnė ato pranė nesh, nė tė cilat shkohet shpejt me makinė, por me emra hotelesh, nami i tė cilėve ka marrė dhenė me kohė pėr luksin dhe programet speciale qė ofrojnė pėr raste tė veēanta siē ėshtė ky i mesit tė shkurtit. Kėshtu harta e mundėsive pėr 14 shkurt ėshtė e gjatė dhe ēmimet nisin qė nga 99 euro personi e deri nė 200 e mė shumė pėr ata qė kanė pretendime. Sepse edhe tendenca shqiptare pėr ditėn e tė dashuruarve, destinacionin, edhe kėtė vit, e ka jashtė kufirit. Ka zgjedhje pėr tė gjitha llojet e dėshirave: pėr ata qė ua ka ėnda pėr ski e ca tė tjerėve qė duan detin edhe nė dimėr, por tė kundruar nga brenda luksit tė hoteleve tė njohur qė mbi tė gjitha janė afėr dhe kushtojnė pak. Thėnė ndryshe shkurti ka hyrė me mundėsi pėr tė gjitha ēiftet. Premtohen udhėtime tė organizuara me makinė, ose nga ato individuale, por me destinacione qė pėrfundojnė nė Budva, Dubrovnik apo Mavrove. Netė tė qeta nėn dritėn e qirinjve dhe ditė tė zhurmshme mes bardhėsisė sė dėborės dhe argėtimit. Me pak fjalė ka nga tė gjitha llojet e ofertave, ca tė kripura e ca tė lira, ndėrkohė qė ndėr mė tė preferuarat duket tė jenė Hotel Maestral nė Budva, i cili kėtė vit e ka nisur me oferta ekstra pėr tė dashuruarit, por edhe Dubrovniku e Bianka Resort nė Kolashinė. Tė tjerė qė duan tė ikin mė larg, nė organizime qė nisin nė Tiranė e prekin nga pak disa qytete njėherėsh kanė pėr tė zgjedhur, fjala vjen turin e Splitit, Vjenės, Budapestit e Beogradit, pėr ta mbyllur sėrish nė kryeqytet katėr ditė mė vonė.


"Mali i Zi mbetet njė destinacion i preferuar, qoftė nė dimėr, qoftė nė verė", thotė Xhulian Xhumari i agjensisė Concord Travel. Pėr Shėn Valentinin nga kjo agjenci ka dalė oferta e hotel Maestral nė Budva, i arritshėm pėr 99 euro personi pėr tre ditė. "Janė bėrė traditė tashmė organizimet e hotel Maestral nė Budva pėr festėn e tė dashuruarve", thotė ai. "Nė ofertėn e kėtij viti, prej 99 eurosh, pėrfshihet mėngjesi, por edhe ambjenti festiv me muzikė live qė do t'i shoqėrojė tė dashuruarit gjatė mbrėmjes. Siē dihet tashmė, Maestral, ofron pishinat e tij tė dizenjuara edhe pėr fėmijė, e cila ėshtė pa pagesė, jacuzzi si dhe sauna filandeze, banja romane dhe turke. Ndėrsa nė qendrėn e masazhit tradicional tajlandez ofrohen llojet mė tė larmishme tė masazheve qė, natyrisht janė me pagesė. Ndėrsa pas darkės, ēiftet mund tė argėtohen nė pjesėn tjetėr atraktive tė hotelit qė ėshtė kazinoja me 130 slot machine, 3 ruleta elektronike si dhe 18 tavolina tė lojrave si: black jack, texas hold’em poker etj. Ai qė nuk dėshiron tė provojė fatin nė lojrat e kazinosė, nė amfiteatrin brenda kėtij ambjenti mund tė ndiqen sporte tė ndryshme apo koncerte live. Pėrveē kėsaj", shton Xhumari, "nė hotel Maestral, arti i kuzhinės ka njė traditė qė e vazhdon ta ndjekė edhe sot. Nė dispozicionin tė klientėve ka edhe kėndin e internetit, dyqane veshjesh, kozmetikė dhe sallon bukurie".


Oferta dhe shėrbime kėto qė vlejnė pėr tė gjithė janarin dhe shkurtin, meqė fundjavat nė hotelin e njohur qė shtrihet buzė detit, pėr kėtė periudhė nuk kushtojnė mė shumė se 75 euro, pėr dy netė qėndrimi, me mėngjesin e pėrfshirė nė ēmim. "Hotel Maestral ofron 196 dhoma dhe 18 suita tė njė kategorie tė lartė", shton Xhumari pėr ata qė ende nuk e kanė shijuar luksin e kėtij hoteli. "Direkt poshtė hotelit, nė plazhin qė shtrihet nė kėmbėt e tij mund tė shijohet kėnaqėsia e rrezeve tė diellit. Nė qershor tė vitit 2010 u ndėrtua edhe pjesa e re e hotelit me 22 dhoma dhe 9 suita". Pėr ta plotėsuar pushimin, sidomos pėr njė rast si ai i Shėn Valentinit, specialistėt e "Concord" kėshillojnė edhe hartėn e vizitave, tė cilat nuk duhen humbur: Budva me kėshtjellėn e saj, ideale pėr tė shijuar njė kafe, Cetinja, pika malore turistike, vetėm 20 minuta larg hotelit, por edhe ishulli piktoresk i Shėn Stefanit si vendi ideal i tė dashuruarve. Nė destinacionet e afėrta qė ofron Concordi-i ėshtė edhe Bianka Resort nė Kolashin kundrejt 157 eurove pėr dy persona ose edhe hotel Alpina nė Mavrovėn maqedonase e cila me rastin e festės sė tė dashuruarve vlen pėr 75 euro personi pėr dy netė, pėrshirė mėngjesin. Tė tjerė qė duan tė ikin larg mund tė zgjedhin Costa Bravan nė Barcelonė me 7 netė qėndrimi kundrejt 254 eurove pėr person, pa pėrfshirė fluturimin ose Romėn, njė udhėtim tre ditor pėr 353 euro duke pėrfshirė transfertėn aeroport-hotel-aeroport dhe mėngjesin pėr ditėt e qėndrimit.


Ndėrkohė qė nė agjenci tė tjera edhe ofertat janė tė ndryshme. Global Travel sjell Avala Resort & Villas nė Mal tė Zi pėr 163 euro personi. Nė ēmim pėrfshihet akomodimi pėr dy netė nė dhoma superior me pamje nga deti, mėngjesi, sauna, pishina, banja turke dhe palestra. Pėr ditėn e tė dashuruarve ka oferta edhe pėr nė Paris, Romė, Barcelonė e Pragė. Nė Union Travel destinacioni kryesor i kėtij muaji ėshtė Dubrovniku me hotel Astarea, i arritshėm gjithashtu pėr 99 euro, pėr dy netė e tre ditė. Me tė njėjtin ēmim e ofron Kroacinė dhe qytetin e saj mė tė njohur turistik, edhe agjencia ATHS, e cila pėr tė njėjtin ēmim ofron nisjen me 14 shkurt nga Tirana drejt Muriqanit, udhėtimin pėrgjatė rivierės sė Malit tė Zi, njė ndalesė nė Budva, Hercegovinė, Gjiri i Kotorrit dhe nė fund Dubrovniku. Pėrvec hotelit mė tre yje, me mėngjes dhe darkė pėrfshirė nė ēmim, agjencia merr persipėr edhe shėtitjet me autobuz me shoqėrues shqiptar, nėpėr pjesėn e vjetėr tė qytetit tė Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanė dhe monumentet historike tė tij, Konavski Dvori dhe nė Cavtat. Pėr tė tjerė qė duan tė ikin mė larg nga kjo agjenci, pėr 219 euro personi ofrohet udhėtimi me itinerar, Selanik-Stamboll pėr pesė ditė. Udhėtimi me autobuz pėrfshin njė natė nė Selanik dhe pjesa tjetėr nė Stamboll me vizita turistike pėrfshirė. Gjithashtu njė destinacion mė i gjatė ėshtė edhe Split-Vjenė-Budapest-Beograd pėr 279 euro personi, qė nis me 13 shkurt, parashikon festėn e tė dashuruarve nė Vjenė dhe mbyllet nė Beograd.


Ndėrsa Sava Tours, pėr datat 14-16 shkurt qytetin e Dubrovnikut e ofron pėr 100 euro personi, me kushte tė njėjta udhėtimi si edhe agjensitė e tjera. Nė Albanian Eagle Tours destinacione qė duket se kėrkohen janė ato qė shkojnė nė kah tė kundėrt tė hartės. Bradika Resort nė Mavrovė ėshtė i gatshėm tė mirėpresė tė dashuruarit kundrejt 216 euro ēifti ndėrsa Bistra Resort pėr 210 euro ēifti. Nė Alpina Hotel, gjithashtu nė Mavrovė, pėr 196 euro ēifti ofrohen dy netė e tre ditė, me mėngjes dhe darkė pėrfshirė nė ēmim. Sipas ofertės sė kėsaj agjencie, hotel Alpina ka njė pozicion strategjik nė referencė me pistat e skive. Dekorimi nė mėnyrė tradicionale maqedonase dhe ofertat e pėrfshira, sauna dhe xhakuzi bashkė me dėfrimet jashtė dyrve tė hotelit premtojnė pushime nga ato qė mbahen mend. Pėr njė natė mė shumė nė tė njėjtin hotel, Albanian Eagle Tours, e ofron pėr 294 euro ēifti, ndėrkohė qė nė listėn e destinacioneve pėr ditėn e tė dashuruarve ėshtė edhe Bianka Resort nė Kolashin, nė Mal tė Zi, pėr 242 euro ēifti, pėr dy netė e tre ditė, 14-16 shkurt. Cmim mė i ulėt, 222 euro ēifti, vlen pėr ata qė duan data tė tjera, 13-15 shkurt, nė tė cilin pėrfshihen mėngjesi dhe darka, pishinat e brendshme, hamami, banjat turke, xhakuzi dhe transferta nė pistėn e skive.


Sepse edhe tendenca duket tė jetė e tillė: ditė argėtuese mbi pistat e skive dhe mbrėmje tė nxehta romantike, me masazhe ekzotike, vaska me masazh e petale lulesh, darkė nėn dritėn e qirinjve, tė cilat duket se shijojnė mė shumė kur kanė ēmime tė pėrballueshme dhe sidomos janė afėr. Arrin shpejt nė destinacion dhe kthehesh brenda pak orėsh pėr t'a nisur javėn me kujtimet e njė feste, e destinuar vetėm pėr tė dashuruarit.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket