Spektakel

Dhe fituesi ėshtė…

Tre nga zėrat mė mirė tė edicionit tė dytė tė “The Voice of Albania”. Historitė jetėsore, miqėsitė dhe revolucioni qė u shkaktoi gara muzikore. Fama dhe projektet e reja tė ndikuara nga dyert qė u hapėn prej njė spektakli qė zgjati me javė
Alida Cenaj, foto Gent Shkullaku
Ndonėse famėn e fitoi prej muzikės sė lehtė, goja nuk ia zė ta thotė se pėrfundimisht kjo do tė jetė e ardhmja e saj. Ndėrsa pėrgjigjet pa u hezituar se pas studimeve tė larta pėr kanto do tė niset drejt Gjermanisė pėr njė tjetėr specializim, Venera Lumani nuk e pranon dot se kėshtu, nė njėfarė mėnyre, do tė shėnojė edhe ndarjen, njė herė e pėrgjithmonė, nga muzika klasike. Jo vetėm sepse kėtij lloj zhanri i ka kushtuar njė jetė tė tėrė studime, por edhe sepse falė teknikave si soprano, por edhe dhuntisė sė dhėnė nga Zoti, ia del tė jetė lloji i kėngėtares qė ėshtė: njė zė potent nė skenė qė mund ta ndajė natyrshėm impostimin qė tė shkaktojnė studimet e kantos nga tė kėnduarit e kėngėve tė rrymave tė tjera muzikore. Por nga ana tjetėr Venera e ka tė qartė se muzika do tė jetė edhe profesioni i saj dhe si soprano vėshtirė t’i realizojė ėndrrat qė ka. Pėr tė pushtuar skenat operistike i duhet me patjetėr tė kapėrcejė kufijtė e Ballkanit, tė punojė me vite e tė vėrė bast se njė ditė rasti i artė do tė trokasė edhe nė derėn e saj. Ndėrsa nė kėtė llojin tjetėr tė kėngėtares, atė me tė cilėn u prezantua nė “The Voice of Albania” ky rast i ka trokitur tashmė. 21 vjeēarja nga Struga, tė premten e shkuar u shpall fituesja e edicionit tė dytė tė garės sė talenteve muzikore. Njė pėrfundim qė pritej sado qė edhe emri i njė tjetėr konkurenti, tė vetmit djalė qė shkoi deri nė finale, Matejit, u lakua si fitues i mundshėm.


Nė njė spektakėl qė me siguri do tė mbahet mend gjatė prej zėrave tė jashtėzakonshėm qė prezantoi, nė mbrėmjen e fundit tė “The Voice”, Venera, Mjellma, Mateji dhe Jozefina kėnduan nga dy kėngė. Pėrformancat nė skenėn gjigande i vinin fort pėr shtat llojit tė spektaklit, qė zėrin e ka nė fronin e nderit. Interpretimi i secilit prej tyre i kapėrceu tė gjitha parashikimet dhe nė fund Venera u votua si mė e mira. Ēka pėr struganen do tė thotė mision i pėrmbushur, por edhe mundėsi tė reja tė pamenduara mė parė. E pret njė kontratė dyvjeēare me “Universal Music”, promovim nė tregun evropian tė kėngės, pjesėmarrja nė Top Fest e tė tjera oferta qė tanimė i ka marrė nė shqyrtim. Nėse deri pak javė tė shkuara Venera i ishte pėrkushtuar vetėm studimeve duke refuzuar tė gjitha mundėsitė pėr tė punuar si kėngėtare, tani situata ka ndryshuar. Ėshtė e famshme cep mė cep tė trojeve shqiptare pėrderisa u veēua si fituesja nga votat e mbledhura; ėshtė nė prag tė pėrfundimit tė studimeve tė larta dhe kjo ėshtė tamam koha pėr tė vėnė pikat mbi “i”. “Por nuk e di se ē’do tė bėj”, thotė ndėrsa rrotullon shikimin nė kėrkim tė njė pėrgjigjeje. “Nuk e kam menduar ende, por unė do tė jetoj me muzikėn dhe muzika e lehtė duket tė jetė e ardhmja ime”.


Si e zėnė ngushtė nga ky pėrfundim qė i doli natyrshėm, Venera duket sikur kėrkon me sy miratimin e dy shoqeve qė e ndjekin nė heshtje rrėfimin e saj. Mjellma dhe Jozefina, dy vajzat e tjera me tė cilat tė premten gjithashtu ka konkuruar kokė mė kokė, edhe pa zė i shprehin pėrkrahjen. Duan ta theksojnė kėtė tre finalistet e The Voice of Albania: “Jemi mikesha dhe nuk e pamė kurrė njėra-tjetrėn si rivale”. Si tė tilla, secila prej tyre bėjnė be e rrufe se jo vetėm fitorja, por as finalja nuk ka qenė qėllim nė vetvete pėr asnjėrėn prej tyre. “Zumė shoqėri gjatė spektaklit dhe ēdo fazė qė kalonim ishte njė fitore”, shton Jozefina, mė e vogla ndėr finalistet. “Mbase mund tė duket e pabesueshme”, vazhdon pėr ta pėrforcuar, “por kjo ėshtė e vėrtetė”. E si pėr t’i vėnė vulėn, Mjellma kujton se deri ditėn kur u pranua nė “The Voice” nuk njihte askėnd nė Maqedoni. Nėse do t’i duhej tė shkonte, fjala vjen, nė Strugė do tė zinte diku ndonjė hotel ose do ta merrte shoqėrinė me vete. “Ndėrsa tani kam shoqe e shokė nė Maqedoni e Shqipėri. Shumė miq”, thotė duke marrė pėr miratim, tundjet e kokės, por edhe thirrjet entuziaste tė dy tė tjerave qė i qėndrojnė nė krah. Kjo do tė thotė se e gėzojnė tė drejtėn pėr t’i dhėnė edhe njė mendje Venerės nė dyzimin e saj. Padiskutim qė ajo ėshtė njė kėngėtare e shkėlqyer e muzikės sė lehtė dhe dyert e karrierės pėr tė janė tė hapura tashmė. Njė bindje qė thellė-thellė duhet ta ketė pasur edhe vetė fituesja pėrderisa, ndėrsa rendit eventet muzikore ku ka marrė pjesė dhe pėrkushtimin ndaj shkollave tė artit, ende pa ia arritur kėsaj dite kishte vendosur qė me tė mbaruar Akademinė e Arteve nė Shkup do tė vazhdonte studimet master nė Gjermani pėr muzikė tė lehtė.


Talentin nė kėtė fushė ia dinė edhe nė qytetin e lindjes, por edhe nė Tetovė e kryeqytet ku ka studiuar pas pėrfundimit tė shkollės fillore. Me muzikėn, Venera ka qenė e lidhur qysh fėmijė, kur pėrveē klasave nė shkollat normale, ndiqte edhe studimet pėr piano. “Kam kėnduar qysh e vogėl dhe duket si njė fat i parashkruar: nė tė gjitha festivalet e fėmijėve ku kam marrė pjesė – mund tė jetė pesė apo gjashtė tė tillė – kam fituar ēmimin e parė”. Ēka natyrshėm i bindi prindėrit e Venerės qė me tė mbushur 14 vjeēe ta dėrgonin nė njė shkollė muzike. Tanimė jo pėr piano, por pėr kanto, nė Tetovė e mė pas nė Akademinė e Arteve nė Shkup. Megjithatė as orėt e shumta mbyllur nė studio, notat e larta qė i arrin pa problem dhe drejtimi krejt specifik qė kėto i japin zėrit tė saj, nuk duken se i prishin punė Venerės kur vjen puna pėr tė ndryshuar sfondin e muzikės qė e shoqėron. “Ndarja e tė kėnduarit tė muzikės klasike nga ajo e lehtė ėshtė dhunti dhe pėr mua ky nuk ėshtė problem”, thotė ajo. “Pėrkundrazi, klasikja mė ndihmon shumė sepse muzika e lehtė mund ta ngjirė zėrin nėse nuk di ta pėrdorėsh siē duhet”. Gjė qė, nė dukje tė paktėn, tė bėn tė besosh se Venera ka pasur njė mundėsi mė shumė krahasuar me tė tjerėt nė skenėn e garės muzikore, por kėtė, fituesja e kėtij viti e mohon pa mėdyshje. “Talentin e ke nėse ta ka dhuruar zoti, por me zėrin duhet tė punosh gjithmonė, pėrndryshe e humbet”, shton. Pastaj kėmbėngul edhe pėr diēka tjetėr: Nė “The Voice” ka konkurruar sepse e ka tėrhequr formati, ka ndjekur edicionin e parė dhe ēdo natė ka qenė njė fitore pėr tė. Trofeu? Thjesht e pabesueshme.


Ndėrsa pėr Jozefina Simonin ky konkurim ka qenė shumė mė tepėr se kaq. Nxiton tė thotė edhe ajo se finalen as e kishte ėndėrruar, por ama, tani mund tė kthehet me kokėn lart nė Shkodėr. Siē edhe shoqja e saj e re, edhe Jozefina, nuk i ka pasur mė shumė se gjashtė vjeēe kur ka marrė pjesė pėr herė tė parė nė njė festival, “por gjithmonė shkoja deri nė finale e nuk fitoja gjė”, thotė me dialektin pikant shkodran e batutėn nė majė tė gjuhės. Ndjek edhe ajo njė shkollė arti – ėshtė nė klasėn e nėntė – por muzikėn klasike nuk e ka preferuar kurrė. Jozefina studion pėr kitarė dhe kanton nuk e ka dashur edhe pėr njė arsye tjetėr: “Duhet tė punosh vazhdimisht me zėrin, tė bėsh kujdes dhe mua mė duket angazhim i madh kjo gjė”. Shkujdesje tipike pėr njė 15 vjeēare qė megjithatė ka provuar edhe garėn e “Gjeniut tė vogėl”, edhe bashkėpunimin me tė vėllanė, gjithashtu kitarist. Deri pak vite tė shkuara pjesėmarrjet nė festivale ishin tė mjaftueshme qė t’u kujtonte njerėzve se familja Simoni kishte njė vajzė tė talentuar, por shkėputja e viteve tė fundit, sikur i harroi edhe kėto.


“Ndaj doja tė merrja pjesė tek The Voice”, shton ajo. Do tė kishte konkurruar qė nė edicionin e shkuar, por mosha e pengoi. Nė fakt, rregullat e garės e kanė kufirin mbi 16 vjeē, por nė rastin e Jozefinės u bė njė pėrjashtim. Njė talent si ajo nuk duhej larguar. “Tė mendosh qė tė gjithė mė thonin ta lija pėr vitin tjetėr. Vetėm babai im mė pėrkrahu. Vjet kur shikonte ata vajza dhe djem qė kėndonin mė thoshte: Sa mirė do ishte sikur tė ishe edhe ti nė atė skenė”. Por as besimi i tij nuk e entuziazmoi aq sa t’a besonte se vėrtet mund t’ia dilte. Kur tregon pėr audicionin, pėrshkruan njė Jozefinė tė hallakatur nga pushimet qė u paraqit sa pėr t’i bėrė qejfin vetes dhe kaq. “Mė kanė marrė nė telefon njė muaj tė tėrė qė tė mė thoshin se isha pėrzgjedhur, por unė edhe telefonin nuk e dija ku e kisha”. Pastaj erdhi radha e fazės tjetėr dhe shpresa se mbase ndonjėri prej anėtarėve tė jurisė do tė kthehej nga ajo. “Kur ata u kthyen tė katėrt nga unė, u mbusha me frymė. Fjalėt e mira qė mė thanė mė mbushėn me besim dhe kisha nevojė pėr kėtė sepse nė pėrgjithėsi unė nuk jam tip qė kam shumė besim tek vetja. Jam gėzuar aq shumė sa nuk di ta pėrshkruaj”. Njė ėndėrr qė i zinte radhėn njė ėndrre tjetėr. Sepse pas kėsaj faze Jozefina filloi tė shpresonte qė tė paktėn tė arrinte deri nė netėt live. “Pastaj kur kalova duelin dhe nock out-in i thashė vetes qė e kisha mbajtur premtimin”. Thėnė ndryshe, edhe me kaq mund tė kthehej si fitimtare nė Shkodėr. Tė gjithė ata qė nuk kishin pasur besim, tani ia dinin vlerat. Ata qė nuk e kishin dėgjuar tė kėndonte qė nga koha e festivaleve, qė ia kishin harruar zėrin, e dinin se ē’ishte nė gjendje tė bėnte nė skenė dhe kjo pėr Jozefinėn ėshtė misioni i pėrmbushur i kėtij “The voice”.


“Tani besimi tek vetja nuk mė mungon dhe qė tani kam filluar tė marr oferta pune. Kam kėrkesa pėr shumė projekte dhe do tė mė duhet tė zgjedh”. Do tė konkurrojė edhe nė Top Fest, ama sado qė pėr tė ardhmen i ka ende idetė e paqarta, thotė se studimet e larta tė paktėn, vėshtirė t’i ndjekė nė njė shkollė arti.


Njė nevojė qė nuk e ka ndjerė as Mjellma Berisha, sado qė nė Prishtinė ėshtė njė emėr i njohur dhe ēdo fundjavė kėndon live nė bare me tė cilėt e lidh prej vitesh njė kontratė pune. Nė vitet e hershme edhe 26 vjeēarja nga Peja ka ndjekur studime pėr piano dhe jo shumė kohė tė shkuara ka qenė edhe konkurente nė Top Fest 9. Por Akademia e Arteve nuk ka qenė qėllim. Nė vend tė kėsaj ka zgjedhur fakultetin e ekonomisė dhe kėtė vit diplomohet nė degėn menaxhim dhe informatikė. “Nė fakt kjo ėshtė shkolla e dytė qė ndjek sepse nė fillim e nisa nė degėn anglisht. Por e lashė pas dore sepse edhe muzika zė njė pjesė tė rėndėsishme nė jetėn time, kėshtu qė nė fund ndryshova drejtim”. I vjen keq pėr kėtė dhe njė mendje i thotė qė me t’u diplomuar ta nisė aty ku e ka lėnė me anglishten, por ndėrsa tregon vitet e karrierės si kėngėtare, punėsimin nė njė agjenci sigurimesh dhe punėt e reja qė i kanė ardhur pas “The Voice”, vėshtirė t’ia heqė vetes kėtė pishman. Pėr mė tepėr qė edhe kėshtu siē ėshtė, Mjellma ka mjaftueshėm impenjime. Vajtja ēdo mėngjes nė zyrė e mė pas nė shkollė i lė vendin njė fundjave tė mbushur me koncerte live. Nė Prishtinė ajo ėshtė njė kėngėtare e njohur tashmė, ish pjesėtare e Hana Band me tė cilėn ka realizuar dy kėngė dhe dy klipe tė promovuara kohė mė parė. “Por grupi u shpėrbė mė pas dhe tani bashkėpunoj me njė tjetėr band e pėrbėrė nga instrumentistėt mė tė mirė nė Prishtinė”, thotė ajo. Ėshtė nga ato qė merr pjesė vazhdimisht nė eventet muzikore live dhe ēdo pjesėmarrje e re ėshtė njė ngjitje, njė promovim mė shumė, njė nga ato prova qė vlen pėr njė tė ardhme tė sigurtė nė njė treg muzikor ku rregullat nuk janė edhe aq tė qarta. “Por unė nuk jam nga ato kėngėtare qė duhet tė bėjnė diēka vetėm e vetėm qė tė pėlqehet nė publik”, thotė duke iu referuar asaj ēka ndodh sot, ku mjafton njė klip seksi, njė regjistrim nė njė studio tė mirė dhe fama ėshtė e garantuar. “Ndaj nuk jam nxituar tė bėj diēka qė nuk mė pėlqen mua dhe kam ndėr mend tė vazhdoj kėshtu”.


Me njė formulė tė tillė ka konkurruar edhe nė “The Voice”. E dalė nga njė familje qė artin nuk e ka edhe aq rastėsi, me njė baba muzikant, njė vėlla qė aktualisht ndjek studimet nė njė shkollė arti nė Vjenė, Mjellma, garės sė talenteve nė fillim i hyri pėr tė testuar veten pėrballė katėr profesionistėve. “Ka qenė njė nga pėrvojat mė tė mira qė kam kaluar nė jetė”, thotė ajo. “Doja tė dija se ēfarė mendonin pėr mua dhe kjo vlen mė shumė se asgjė tjetėr”. Dhe meqė provėn e ka kaluar tashmė, Mjellma ia ka shtuar detyrat vetes. E presin angazhime tė reja nė Prishtinė dhe kur mendon punėn, shkollėn, koncertet e ēdo fundjave druan se tė paktėn prej njėrės prej tyre do t’i duhet tė heqė dorė. “Ėshtė e vėshtirė t’i bėsh tė gjitha, por dėshira pėr muzikėn tė mban nė kėmbė. E kam edhe hobi, por edhe profesion”, shton ndėrsa numėron gati me vete atė zgjimin herėt nė mėngjes, auditorin, festivalet qė e presin, kontratat e reja, popullaritetin e shtuar. Ndoshta do tė lėrė punėn dhe ndoshta edhe specializimi nė fushėn e ekonomisė nuk do t’i duhet ndonjėherė, por edhe diploma ėshtė njė trofe qė i duhet. Pas finales sė “The Voice” e sigurta ėshtė se tani Mjellma do tė investojė mė shumė tek pjesėmarrjet nė festivale, qofshin kėto edhe pa trofe apo pa shkuar deri nė finale. Asaj i mjafton tė kėndojė njė kėngė tė mirė dhe t’i pėlqejė puna qė bėn, mė tutje fama vjen vetė.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket