Ekonomi

Jashtė apo brenda?

Deri tani, ishullorėt kanė qenė tė dyja bashkė, duke refuzuar afrimin e tepruar, kur kjo kėrcėnonte interesat britanike. Por pas njė paralajmėrimi tė kryeministrit dhe pėrballė krizės europiane, britanikėt duhet tė bėjnė njė bilanc
Andi Qinami
Nga fundi i muajit janar, kryeministri britanik Dejvid Kameron bėri tė ditur se nė rast rizgjedhjeje nė vitin 2015, do tė ketė njė referendum tė parashikuar nė programin e konservatorėve, parti tė cilėn ai pėrfaqėson. Me anė tė kėsaj forme kėshillimi me zgjedhėsit, do t’u kėrkohet atyre njė mandat pėr tė negociuar njė akord me partnerėt evropianė. Pastaj, sipas tij, pyetja bėhet shumė e thjeshtė: Jashtė apo brenda? Kryeministri i ka paralajmėruar britanikėt se, nė rast shkėputjeje bėhet fjalė pėr udhėtim pa kthim. Por nė ē’nivel ėshtė sot integrimi britanik brenda kėtij hibridi tė sė drejtės ndėrkombėtare qė sot quhet Bashkim Evropian?


Rrjedha e integrimit evropian tė Mbretėrisė sė Bashkuar, nė fakt nuk ngjan absolutisht me eksperiencėn e shteteve themeluese e as me atė tė shumė shteteve tė tjera, tė cilat pėr leverdi apo pėr mungesė alternativash tė tjera, mė vonė iu bashkuan komunitetit. Pse Britania e Madhe nuk aderoi qė nė fillim nė Komunitetin Ekonomik Evropian?


Ka pasur natyrisht, arsyet e saj politike, tradicionale, e ndoshta edhe tė temperamentit, qė nuk e lejuan tė bashkonte fatin e vendit e tė perandorisė me atė tė Evropės kontinentale. E vėrteta ėshtė se ēdo vend zbaton politikėn qė i shkon pėr shtat. Por britanikėt gabuan nė parashikimet e tyre. Traktati i Romės ishte konceptuar pėr tė qėndruar i hapur ndaj tė gjitha shteteve tė lira tė Evropės. Nė kohėn e marrėveshjes sė arritur nė kuadėr tė Konferencės sė Mesinės, ku merrnin pjesė gjashtė ministrat e vendeve anėtare tė Komunitetit Evropian tė Qymyrit e tė Ēelikut, komunikata pėrfundimtare e kėsaj konference pėrmbante njė ftesė shprehimore drejtuar Britanisė sė Madhe, si fuqi qė kishte nėnshkruar traktatin e Bashkimit tė Evropės Perėndimore dhe si anėtare e KEQĒ-sė. Por opinioni publik anglez nuk mendoi se kėto traktativa do tė sillnin njė rezultat pozitiv. Kėshtu qė Mbretėria e Bashkuar nuk aderoi. Kur mė pas vu re se se po arrihej nė njė konkluzion, ishte tepėr vonė pėr tė ndryshuar kurs. Tentuan tė vinin shkopinj nė rrotėn e Komunitetit Ekonomik Evropian (KEE). Kjo pėrmes tentativave tė realizimit tė Zonės sė Madhe tė Shkėmbimit tė Lirė, qė shkaktoi debate tė pafundme nė gjirin e Organizatės pėr Bashkėpunim e Zhvillim Ekonomik (OECD nė anglisht - atėherė Organizata pėr Bashkėpunimin Ekonomik Evropian), i pari organizėm mbikombėtar i lindur nė Evropėn e pasluftės pėr tė kontrolluar shpėrndarjen e ndihmave amerikane tė Planit Marshall, por qė dėshtoi nėn kundėrshtimin e gjashtė vendeve evropiane tė cilat nuk mund tė hiqnin dorė nga zotimet e marra nė kuadėr tė KEE-sė.


Me dėshtimin e Zonės sė Madhe tė Shkėmbimit tė lirė, Britania i dha jetė Zonės sė Vogėl tė Shkėmbimit tė Lirė apo EFTA-s. Mendohej se do tė ishte mė e lehtė tė arrihej njė marrėveshje mė pas mes dy institucionesh (Evropa me gjashtė shtete dhe Evropa me shtatė) se sa mes KEE nga njėra anė - tashmė e detyruar nga traktati tė vepronte si njė entitet ekonomik i vetėm - dhe secilit prej shteteve tė interesuara, pavarėsisht disnivelit tė dukshėm ekonomik midis tyre.


Edhe mes opinionit publik, qėndrimi kishte ardhur duke u modifikuar dhe pjesa mė e re e mė aktive, dukej nė favor tė hyrjes sė Britanisė nė Tregun e Pėrbashkėt. EFTA e ngritur pėr komoditetin e vetė anglezėve, mund edhe tė likujdohej. Edhe problemi i bujqėsisė britanike, sado delikat, nuk pėrbėnte njė vėshtirėsi tė pakalueshme. Ekzistonte, nė fakt, vetėm njė vėshtirėsi e vėrtetė. Ajo quhej Commonwealth dhe ishte pra, njė problem i natyrės politike mė tepėr se ekonomike: Tė mos hiqte dorė nga influenca e ushtruar nė tėrė botėn, pėrmes Commonwealth-it. Kjo bashkėsi ishte qė atėherė njė perandori nė prag tė perėndimit, mbahej akoma gjallė jo mė pėr arsye historike apo tradicionale e aq mė pak pėr arsye ekonomike. KEE-ja pėrbėnte njė “perandori” jo nė kuptimin tradicional, por tė njė forme mė moderne tė njė fuqie ekonomike qė sapo lind. Por ata qė ishin tė prirur ta shihnin realitetin nė sy, e kuptonin qė duhej dalė nga rruga pa krye dhe benefitet politike dhe ekonomike tė Commonwealth-it u duheshin shtrirė tė gjitha shteteve tė tjera tė Tregut tė Pėrbashkėt. Hyrja e Britanisė sė Madhe nė KEE, do tė kishte sjellė njė forcim tė mėtejshėm tė komunitetit, njė barazpeshim brenda tij, pa krijuar leadership-e tė vėrteta formale apo substanciale. Njė skenar i tillė mund tė kishte qenė i rėndėsishėm edhe nė lidhje me palė tė treta, si psh. kontinenti afrikan, deri atėherė gjysmė frėngjishtfolės e gjysmė anglishtfolės, duke rritur influencėn evropiane dhe duke e shkėputur nga ndonjė influence tjetėr kėrcėnuese, tė asaj kohe.


Pavarėsisht mosbesimit tė treguar, sidomos nga presidenti De Gol nė periudhėn qė pasoi, nė vitin 1971 u zhvilluan negociatat pėr aderimin e Britanisė sė Madhe. Kryesisht duheshin zgjidhur ēėshtje si importimi i produkteve tė qumėshtit nga Zelanda e Re, integrimi i bujqėsisė angleze nė KEE si dhe kontributi financiar britanik nė financat e komunitetit. U deshėn dy vjet tė tjera qė Mbretėria e Bashkuar tė bėhej pjesė e KEE pėrmes zgjerimit tė rradhės, qė pėrfshiu edhe Irlandėn e Danimarkėn.


Me ardhjen nė fuqi tė qeverisė konservatore tė Thaēerit, nė vitin 1979, Anglia nuk pranoi tė kontribuonte nė masėn e kėrkuar pėr financat e Politikės sė Pėrbashkėt Bujqėsore. KEE-sė sė atėhershme iu desh pra tė mbulonte njė pjesė tė deficitit britanik, duke vėshtirėsuar ēfarėdo tentative lidhur me riorganizimin e asetit tė komunitetit. Ishin vite kur raporti Britani e Madhe-KEE dominohej nga kriza.


Britania e Madhe u vetėpėrjashtua edhe nga Marrėveshjet e Schengen-it (nga emri i qytetit tė vogėl tė Luksemburgut ku u vunė firmat e para mė 1985). Bėhej fjalė pėr njė forme integrimi qė njihet si bashkėpunim i pėrforcuar - pėr ta thėnė me terminologjinė e sė drejtės evropiane - mes disa prej vendeve qė aderonin nė KEE, por mė vonė edhe tė tjera, me qėllim nxitjen e lėvizjes sė lirė tė qytetarėve dhe koordinimin e luftės kundėr trafikimit tė armėve dhe drogės.


Po ashtu, nė vitin 1999 kur 11 nga 15 shtetet e atėhershme anėtare tė BE, si pjesė e Sistemit Monetar Evropian, pranuan njė monedhė tė vetme, Euron, Britania e Madhe nuk e pėrqafoi iniciativėn. Edhe nė momentin e adoptimit tė Traktatit tė Lisbonės, marrėveshje e cila prodhoi formėn e fundit tė integrimit evropian, qė tė gjithė njohim si Bashkimi Evropian, ia doli tė arrinte mospėrfshirjen e njė himni dhe njė flamuri tė pėrbashkėt nė traktat. Sė fundmi, dhe ēka ėshtė mė domethėnėse, nė kuadėr tė bisedimeve pėr aprovimin e traktatit “Fiscal compact”, Anglia e vetme ndaj 26 shteteve tė tjera, iu kundėrvu haptazi procesit tė unifikimit tė politikave fiskale e tė bilancit, duke mos pranuar njė rregullim tė tregjeve financiare. Ky ishte njė sinjal se Mbretėria e Bashkuar po flirtonte me mundėsinė e largimit.


E pra, pėr tė gjithė ata qė pėrqeshnin Presidentin De Gol pse shihte me mosbesim hyrjen nė komunitet tė Kalit tė Trojės, siē e quante ai Mbretėrinė e Bashkuar… De Gol kishte plotėsisht tė drejtė. Si atėherė, Londra vazhdon tė mos e konsiderojė Bashkimin Evropian si diēka mė shumė se “thjesht” njė treg tė pėrbashkėt, e absolutisht jo njė subjekt politik e sovran. Deklarata e kryeministrit Kameron pėr Sunday Telegraph, nga mesi i vitit tė shkuar, pra rreth 50 vjet mė vonė nga parashikimet e francezit De Gol, “duhet tė shohim interesat tona e tė ruajmė tregun e pėrbashkėt, por duke qėndruar jashtė Evropės federale”, vetėm konfirmon sa mė sipėr. Megjithėse jashtė zonės euro, jashtė unifikimit fiskal dhe jashtė projektit tė mbikqyrjes bankare tė unifikuar, Londra kurrė nuk do tė pranojė njė normativė rregulluese tė tregut financiar londinez, nga ana e Brukselit.


Pra edhe pse ndoshta duke u larguar, britanikėt kėrkojnė akoma tė kushtėzojnė vendimarrjet e BE-sė. Sipas kryeministrit Kameron, Mbretėria e Bashkuar qėndron brenda vetėm nė rast pėrfitimesh e sidoqoftė pa ceduar as edhe njė grimcė sovraniteti.


Ajo ēfarė mund ta frenojė kėtė tendencė thuajse natyrale tė gjėrave, lidhet me dyshimet e mėposhtme:


Sė pari, sipas zv.kryeministrit Kleg, i cili ėshtė shprehur kundėr shkėputjes, njė Britani e Madhe jashtė Evropės nuk do tė konsiderohej mė aq e rėndėsishme nga Uashingtoni. Edhe pėr vetė presidentin Obama, Britania e Madhe duhet tė vazhdojė tė qėndrojė nė Evropė, nė mėnyrė qė tė jetė faktor nė vendimarrjen e saj tė brendshme. Dyshimi tjetėr lidhet me marrėdhėniet e distriktit financiar tė Londrės, i cili realizon 1/10 e GDP-sė sė vendit, me Evropėn. Rreth 50% e operacioneve financiare qė trajtohen nė City-n londinez lidhen me vendet evropiane. Nėqoftėse Britania e Madhe do tė shkėputej nga BE, Evropa do tė vinte taksa-akciza mbi transaksionet ndėrkufitare nė valutė, e padyshim qė sa hap e mbyll sytė, operacionet financiare do tė braktisnin tregjet evropiane pėr t’iu drejtuar tregut tė pataksuar britanik. Gjė qė Evropa s’do ta lejonte kurrė pa ēelur mė parė konflikte.


Nė fakt vendimet e marra nė gjirin e Kėshillit tė Bashkimit Evropian, vitin e kaluar, pėrmes Traktatit pėr Stabilitetin, Koordinimin dhe Qeverisjen nė Bashkimin Ekonomik dhe Monetar, shkurt “Fiscal compact”, ishin tre:


(i) Njė bilanc i vetėm evopian, i kontrolluar nė nivel qėndror dhe deficit i kontrolluar, me sanksione tė zbatueshme automatikisht nė rast shkeljeje, (ii) aktivizimi i njė fondi shtet-shpėtues (ESM), qė arrin shifrėn 500 miliardė euro e qė nuk do tė mund tė pėrfitojė nga fonde tė Bankės Qėndrore Evropiane, si do tė kishte dashur kancelarja Merkel, (iii) rritja deri nė 150 miliardė euro e shumės qė BE lejon t’u huazohet nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar, bankave qėndrore tė shteteve anėtare, qė zgjerohet deri me 50 miliardė tė tjera qė mund tė huazohen nga shtete jo anėtare.


Nuk duhen harruar as implikimet e shkėputjes, lidhur me zotimin e marrė nė vitin 1992 pėrmes traktatit tė Mastrihtit, nė kuadėr tė Politikės sė Jashtme dhe Sigurisė sė Pėrbashkėt (PSJP).


Kjo s’do t’i pėlqente aspak Francės, pėr ambiciet e sė cilės lidhur me strategjinė e mbrojtjes, Siguria e Pėrbashkėt ėshtė thelbėsore. Por PJSP ėshtė e paralizuar edhe si rezultat i krizės sė euros. Si Gjermania dhe Britania po kalojnė njė moment kritik me fondet dhe organizimin e forcave tė armatosura, por prania e kėsaj tė fundit e forcon Politikėn e Jashtme dhe Sigurinė e Pėrbashkėt. Ndoshta shtetet mė tė vogla do tė shihnin mė me shumė shpresė nga PJSP-ja.


Padyshim qė nėse shkėputja do tė bėhej mė e prekshme, palėt do tė tentonin njė kompromis anti-ndarje. Por edhe sa akoma mund t’i lėshojė BE-ja Londrės, pa kėrcėnuar edhe mė identitetin e saj tė brishtė? A do tė arrijė tė shkojė nė kontrast me frymėn e saj tė deritanishme, duke u kthyer nė njė club tė mbėshtetur nė filozofinė e njėzeteshtatė shpejtėsive tė ndryshme? Tė heqė dorė nga fitimi i njė pozicioni tė fortė nė botėn e globalizuar? Evropa do tė tentojė, brenda kufijsh tė arsyeshėm, tė bjerė dakord me Londrėn. Gjithsesi argumenti kundėr anglezėve, ėshtė se do tė jenė ata vetė qė do tė ngelen tė izoluar - edhe nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės - nė qoftė se do tė votojnė pro shkėputjes nga BE-ja. Nė njė kurs diametralisht tė kundėrt ėshtė Gjermania, e cila me ngulm kėrkon mė shumė integrim dhe nė fakt ky ėshtė thelbi i vėrtetė i ēėshtjes.


Ish zonja e hekurt, Ledi Thaēer, u drejtohej kėshtu konservatorėve skocezė nė njė fjalim tė mbajtur nė vitin 1999: “Gjatė jetės sime, tė gjitha problemet tona kanė ardhur nga Evropa kontinentale dhe tė gjitha zgjidhjet kanė ardhur nga kombet anglishtfolėse nė mbarė botėn”. Do tė presim e do tė shohim. Njė gjė ėshtė e sigurt. Dalja e Britanisė sė Madhe nga BE do tė kishte pasoja shpėrthyese.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket