Reportazh

Pa kulm mbi kokė

5 vjet nė “pavarėsinė” e Mitrovicės. Pak ēaste pa ndarje dhe me “ēlirimin” e Kosovės janė dramatike nė qytetin e Mitrovicės, aty ku 5 vjetori i pavarėsisė u festua me Elitėn 5 dhe me shpėrthime tė fuqishme
Agim Popoci, Mitrovicė
Ėshtė 18 shkurt 2013. Nė mėngjes nuk kundėrmon vaji i patateve tė skuqura ndėrsa aroma e kokoshkave nuk e konkuron frymėn e “lirisė”. Aty ku Elita 5 pėr momentin kishte arritur tė zhdukė shqetėsimet e qytetarėve tė Mitrovicės, fshesaxhitė po e kthenin nė identitet bulevardin kryesor. Nuk ka mė ovacione, as “faleminderit” dhe as “Al Kapone”, as liri 5 vjeēare, por sėrish njė bulevard i boshatisur nga turma dhe i stėrmbushur me problemet e ditės nė qytetin e ndarė. Njerėz tė zymtė qė vijnė nga veriu, ata nė jug qė kishin dėgjuar pėr njė shpėrthim mbi lumin Ibėr, dhe asgjė e re pėr pak shqiptarė qė jetojnė nė Lagjen e Boshnjakėve.


-Ku kishte shpėrthim, pyesim Adnanin qė po kalonte urėn mbi lumin Ibėr.


-Nė shpirtin tim, ėshtė i prerė ai dhe pėrshėndetet mikun e tij Lulzimin.


-Ja kėtij foli, thotė Adnani, kėtij qė u kthye nga Gjermania, e ku, nė Mitrovicė! O Zot ruajna, Agim ma mir mos t’foli…


Mu nė mes tė Urės janė ca ushtarė tė KFOR-it qė vėshtrojnė me neveri njė tė panjohur qė fotografon, praėn kanė njė qen endacak qė “do tė na hyjė nė punė”, disa hapa tutje janė dy policė tė Kosovės. Cepi i Urės nuk parapėlqehet nga asnjėra palė, ndėrsa policėt shqiptarė tė Kosovės sugjerojnė tė zbresim nga gėrmadha mos po qėllon njeri


-Kush?! Pyesim policėt njė ditė pas pėrvjetorit tė pestė tė pavarėsisė dhe pėrgjigja vjen nga katapulti:


-Shkijet!


Epo, i bėn njeriu ca foto nė majė tė kėsaj ēudie nė mes tė Evropės, aty ku ndahet qyteti dhe dy botė tė mistershme.


Nė mes tė dy botėve kosovare


Nė majė tė gėrmadhės mbi Urėn e lumit Ibėr, nė horizont ke dy botė kosovare. Drejt Veriut, qiellin e therrin kryqat dhe flamujt e Serbisė, nė Jug janė minaret dhe kryqet, ndėrkohė ėshtė edhe flamuri i Kosovės nė stilin e Tiranės. Fotot e Sheshelit stolisin realitetin serb, pėrplot me ankth dhe gjak. Ata pak njerėz qė kalojnė nuk kthenė kokėn as djathtas dhe as majtas, nxitojnė, nuk dihet se ku, por koha po ecėn dhe aty pėrveē Sheshelit vazhdojnė tė jenė prezentė edhe Rojet e Urės, ashtu si edhe flamujt e Serbisė. Mospėrputhshmėria me atė qė tha Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaēi ėshtė dėshpėrues nė majė tė gėrmadhės mbi Urėn e lumit Ibėr. Derisa objektivi po kap kėtė realitet tė ndryshuar dhunshėm nga paramilitarėt serbė, pjesėtarėt polakė tė KFOR-it kėrkojnė qė tė largohemi nga gėrmadhat, ndėrsa bėjmė tė paditurin duke u sqaruar.


-Nuk ka lidhje qė jeni gazetar, ju lutem largohuni nga barrikada! Flet i vendosur rreshteri polak me njė “anglishte franceze”.


-Ja po ikim, a ėshtė gjė e ndaluar?! Rrudhja e krahėve dhe pyetjet tona u ndėrprenė nga policėt e Kosovės, qė dolėn nė ndihmė tė njė qytetari shqiptar:


-Vazhdoni punė o zotėri se ne jemi kėtu!


Aty ku qėndron KFOR-i dhe policia e Kosovės e bėjnė ligjin, jo mė 18 Shkurt 2013 por pėr asnjė ēast nuk ishte cėnuar as ligji i UNMIK-ut dhe as ai i Kosovės, ndėrsa gjithēka ēfarė ndodh pas barrikadave, siē thonė qytetarėt e Mitrovicės, e dinė vetėm Beogradi dhe Thaēi.


Ndėrsa ndahemi nga policėt kosovarė, objektivi kap edhe ushtarėt e KFOR-it qė mendojnė se e kemi tepruar me foto, por qeni endacak qė kishin para kėmbėve nga shpėton nga sikleti qė shkaktuan ushtarėt polakė pse u futėn nė mrrokllat e aparatit tonė fotografik. Qeni u tremb, ne jo, dhe kjo puna e konfiskimit tė aparatit fotografik ngeli vetėm njė debat i thatė nė mes tė ēlirimtarėve dhe atyre qė po pasqyronin kėtė “ēlirim”.


I kthejmė kurrizin barrikadės qė e ngritėn njė grup i serbėve dhe nuk ka Zot qė e lėviz, as KFOR e as EULEX.


Faleminderit


Aty ku mbrėmė po kėndonte Elita 5, mėngjesi i 18 Shkurtit kishte gdhirė ndryshe. Askush nuk e ka tė qartė se kujt po i kėndonin “Faleminderit”, ca prej tyre thonin KFOR-it, disa prej tyre ritheksonin se nuk duhet harruar se aty ishte KFOR-i francez, ai qė e ndau qytetin, por ka edhe prej atyre qė e kanė tė qartė:


-Shkjau veē KFOR-in e ka hak!


I afrohemi shtatores sė Isė Boletinit tė vendosur pėr nder tė 100 vjetorit tė pavarėsisė. Ka po atė flamur qė pėrqafoi nga dora e Ismail Qemalit, por pas barrikadės sė shėmtuar mbi Urėn e lumit Ibėr, nuk tė ngjall emocion. Pyesim pėr shqiponjėn e Tiranės, qė ishte vendosur pranė Isės, nuk ėshtė aty thonė njėzėri qytetarėt pranė, duke shtuar se mirė bėnė qė e hoqėn se ishte falco:


-Po ēfarė shqiponje, kartongjez i gjallė ishte. Ne mezi e zbritėm Isėn nė tokė, e ata e vunė pranė njė shqiponjė pa lidhje, thotė Sabiti i cili po qėndronte pranė shtatorės sė Isa Boletinit dhe bėn me gisht nė drejtim tė fotos qė ishte me kohė nė mur.


Ėshtė e qartė, aty ku dikur fillonte bulevardi i kėtij qyteti dhe sot pėrfundon, (meqė Veriu “ka dalė jashtė pėrdorimit”), Isa Boletini qėndron i shqetėsuar. Pėr fat nuk shikon nga veriu, sepse do kishte zbritė nga guri i Shalės, ose do ishte skuqur nga sikleti. Por poshtė Isės as nuk skuqet njeri dhe as nuk ngjitet kush nė shkėmbinjtė e Shalės; ca prej tyre ankohen pėr politikėn e Thaēit e ka edhe prej atyre qė nuk ia falin Dr.Rugovės.


-Ai bisedonte me Millosheviēin, ai na solli tė gjitha kėto, ėshtė i pakėnaqur Iliri qė dikur jetonte nė veri, dhe sot vetėm shpreson se do tė kthehet njė ditė nė shtėpinė e tij.


-Pse Thaēi e knaqi aaa, po lereni mos tregoni pėrralla! Reagon detyrimisht Samiu i cili nuk po duron as gazeta dhe as lajme: “O zotėri ėshtė lehtq tė flasėsh kėtu nė bulevard, por ai fitohet atje nė veri, e shef sa flamura janė…”


-Pėr t’Kosovės e ke fjalėn?, ndėrhyjmė.


-Jo zotėri, ky flamur nuk e di se i kujt ėshtė, e shef atė gjysmėn e bukur te kiosku, ja ai ėshtė, kuq e zi vėlla, nuk e pranojmė ndryshe, e Thaēi me Isėn me kėtė flamurin blu, letė shkojnė nė tė s’ėmės.


Nuk dihet se si do tė vejė puna e flamurit por ne vazhduam rrugėn pėrmes bulevardit pėr tė nderuar edhe Mehė Ukėn, komandantin e njohur tė UĒK-sė. Bėjmė ca foto, dhe aty afrohet Lulzimi, me vajzėn e tij Sihanėn qė ka lindur nė Gjermani. Sot ajo ėshtė 18 vjeēe dhe jeton nė Mitrovicė, jo me dėshirėn e saj dhe as tė prindėrve; pėr kėtė ishte dakord vetėm qeveria gjermane.


-Na kthyen, nuk kishim dokumenta, keq pėr fėmijėt. Lulzimi ėshtė i dėshpruar qė sot ėshtė pa punė, pa ndonjė kujdes social dhe nuk e di se si do t’ia bėjė nė tė ardhmen.


-Si kaluat mbrėmė, nė aheng?


-Nuk jam pėr aheng, mbrėmė nuk po fleja dot gjumė, dhe vetėm ai shpėrthimi i fuqishėm ishte mangut. Ky ėshtė serbi, Thaēi-Daēiq nė Bruksel, bombat mbi vėllezėrit tanė nė Mėhallėn e Boshnjakėve, flet me dėnesė Lulzimi pranė shtatores sė Mehė Ukės, atij i cili u flijua pėr lirinė, por siē thonė tė pranishmit, jo pėr kėtė lirinė qė po e gėzon sot Mitrovica.


Por dėnesa ėshtė gjithandej, pėrveēse nė malet pėrreth, qė sot janė vėrtetė tė lira ndėrsa Kombinati “Trepēa” nuk punon. Kjo dhe ndarja e Mitrovicės, thonė qytetarėt e saj, janė peshqesh nga UNMIK-u, ndėrsa vazhdojnė tė bashkėjetojnė nė kėtė realitet pa plumb nė gjak, por edhe pa kulm mbi kokė. Dikur thuhej pėr ndonjė qė shkallonte se e ka “goditur plumbi nė gjak” sot ėshtė paksa mė ndryshe: “SHKJAU”!

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket