Tendence

Nga bakanalet tek rave

Muzikė ripėrsėritėse, dance, trans, protesta: pėr studiuesit, nė festat e sotme ka edhe mekanizma ritesh shumė tė lashta
Franco Capone
Mblidhen nė fabrika tė braktisura ose vende tė hapura, edhe pa marrė leje. Njė turmė e cila kėrcen natėn nėn ritmin e muzikės tekno, qė pėrhapet nga impiantė tė mėdhenj tė lėvizshėm, ku shpesh kalojnė nga dora nė dorė pilula ekstazi e droga tė tjera. Njerėz qė luajnė nga mendt’ e kokės. Dhe qė, nė disa raste, lėnė edhe jetėn. Kėshtu populli i festave rave bėn tė flitet pėr tė.


Rrėnjėt nė tė kaluarėn


Por, a janė festat rave – qė nė rastet kur organizohen nė vende tė paautorizuara quhet edhe si festa tė lira –thjesht njė fenomen i modernizmit, tė lidhura me njė kulturė “tė zbavitjes ekstreme”? Tema, edhe pse problematike pėr qetėsinė publike dhe konsumin e drogės, nuk ėshtė kaq e vogėl. Studiuesit kanė ekzaminuar mekanizmat qė janė pjesė e lojės nė kėto festa, duke nxjerrė nė dritė elemente tė hasura mė parė nė historinė e njeriut.


Le tė provojmė pėr shembull, tė zėvendėsojmė pjesėmarrėsit nė festat rave me femra gjysmė nudo qė kėrcejnė nė mėnyrė frenetike, duke rrahur cembalet sipas ritmit, me verėn qė derdhet lumė, nė shoqėrinė e meshkujve ndoshta tė veshur si demonė, dhe do tė kemi njė orgji tė epokės romake: Bakanalet ishin festa dhe rite gjatė tė cilave adhurohej Bakus, njė hyjni e kulteve misterioze dionisiake greke, qė u pėrhapėn nė Romė.


Pastaj zėvendėsojmė tributė rave me shėrbėtorėt e tokės qė nė Mesjetė mblidheshin nė pyje natėn, pėr tė kėrcyer melodinė e zotit me brirė tė pyjeve (i ngatėrruar me djallin nga inkuizitorėt): kėshtu do tė kishim njė sabba; sipas disa studiuesve, nė fakt, imazhi i mbledhjes sė shtrigave qė denoncohet nga inkuizitorėt lind nga kulte tė traditės popullore pagane ose nga eksperienca transi dhe dalje tė shpirtit nga trupi tė ngjashme me praktikat e shamanėve.


Sė fundi, heqim nga skena tė rinjtė qė kėrcejnė me muzikėn tekno pėr tė vendosur aty disa skllevėr afrikanė tė viteve ‘600, tė deportuar nė Amerikėn e Jugut ose nė Karaibe, qė me tingujt e tamburėve tė tyre tradicionalė kėrcejnė dhe kėndojnė derisa kalojnė nė trans: do tė gjendemi nė mes tė njė ceremonie posedimi tė vudusė haitiane ose tė candomble-sė, njė fe afrobraziliane e lindur nga kultet e importuara nga skllevėrit (sipas fesė candomble, gjatė gjendjes trans qė favorizohet nga muzika dhe kėrcimi, disa persona mendohen tė poseduar nga njė prej orisha-ve, hyjnitė).


Ndėrgjegja


Pra, konteksti ndryshon me kohėn, por objektivi mbetet i njėjtė: tė mbledhurit nė grup, me muzikė dhe kėrcime, dhe tė hysh nė njė gjendje tė ndryshuar tė ndėrgjegjes. Kėto gjetje janė vėnė nė dukje nga njė studiues i etnologjisė dhe sociologjisė, francezi Zhorzh Lapasad (1924-2008), i cili shkroi librin “Nga shamanėt tek raverat”. Lapasad analizoi transin nga kultet e Dionisit duke kaluar nga sabba-t e Mesjetės deri tek format muzikore metropolitane. Dhe ka treguar se festat rave janė njė fenomen modern laik qė zėvendėson atė tė posedimit nga shpirtrat ose udhėtimet shamanike.


Lapasad vinte nė dukje se substancat e drogės katalizojnė mundėsinė e hyrjes nė trans, por se kjo gjendje e ndryshuar e ndėrgjegjes mund tė manifestohet edhe vetėm me muzikėn e ritmuar dhe ripėrsėritėse, me drita, dhe duke qėndruar nė turmė. Muzika tekno, goditėse dhe me zė tė lartė, ėshtė nė fakt e pėrshtatshme pėr transin, duke pasur mbi pjesėmarrėsin tė njėjtin efekt tė tambureve tradicionale afrikane tė pėrdorura pėr posedimet ose ato shamanike. Vazhdimisht pėrsėritėse dhe e bazuar nė ritėm, ajo sfumon praninė e instrumentave ose zėrave solistė duke i lejuar sfondit (kuptohet si muzikor) tė fshijė formėn, duke favorizuar njė gjendje transi. Me efektin e muzikės lidhet ajo e kėrcimit dhe e pėrsėritjes sė lėvizjeve.


Turma


Pastaj ėshtė edhe njė faktor shumė i rėndėsishėm: roli i turmės, qė nė mbledhjet e mėdha rave ėshtė e reja e vėrtetė. Dikur ceremonitė e mbyllura, bakanalet ose vetė kultet fetare tė skllevėrve, pėrbėheshin nga njė numėr i kufizuar njerėzish, aspak tė ngjashme me mijėra pjesėmarrėsit e festave tė lira. Studiues tė ndryshėm, nisur nga shkolla e neuroshkencėtarit Antonio Damasio, kanė konstatuar se turma kontribuon nė mėnyrė decizive nė gjendjen e ndryshuar tė ndėrgjegjes nė rave: uni humbet nė sfondin e “korit” tė mbytur me njerėz.


Ekstazi


Por edhe mė befasues ėshtė ky pėrfundim i Lapasadit. Nėse shamani nė gjendjen trans kryen njė aventurė ėndėrruese nė botėn e shpirtrave dhe ndjekėsi i candomble-sė posedohet nga njė hyjni qė u flet besnikėve dhe i kėshillon ata, transi qė shkakton rave ėshtė paradoksalisht mė e ngjashme me ekstazinė mistike: ndalon kohėn, e bėn tė kapėrcejė individin jo nė hyjnoren, por nė turmė dhe muzikė. Fshin mendimet pėr t’i hapur vend njė gjendjeje tė ngjashme me atė tė soditjes.


Njė tjetėr aspekt qė lidh festat rave me praktikat rituale tė sė kaluarės ėshtė ai i “protestės”, tė qenit jashtė institucioneve. Nė emėr tė Dionisit mes Grekėve, dhe Bakusit mes Romakėve, ndjekėsit e kultit, qė i pėrkasin mbi tė gjitha grupeve popullore, kėrcenin, deheshin dhe “luanin nga mendt’ e kokės”: pėr Dionisin, perėndinė e verės dhe ēlirimit tė ndjenjave, i kundėrti i Apollonit, perėndia i elitės dhe rregullit. Nga ana tjetėr, edhe vuduja haitiane dhe candomble-ja braziliane u pėrhapėn si reagim ndaj shndėrrimeve tė forcuara dhe skllavėrisė, duke i mbajtur gjallė traditat fetare nė mėnyrė tė nėndheshme.


Shndėrrimi


Edhe festat rave, kur ende nuk ishin bėrė tė njohura, propozoheshin si njė formė proteste. “Me synimin pėr ta bėrė njerėzor, edhe vetėm pėr pak orė, duke pėrvetėsuar nė emėr tė vetėkontrollit njė territor urban nė rrėnim, si zona tė braktisura industriale ose hapėsira anonime periferike”, rrėfen “nga brenda” Markoja, njė dixhei dhe animator festash, i cili preferon tė citohet me njė emėr tė shpikur pasi ėshtė denoncuar njė herė pėr mbledhje tė paautorizuar festash rave. “Tė organizosh festa rave pa kėrkuar leje, nuk ėshtė thelbėsore pėr tė mbajtur lart shpirtin e protestės. Festat rave kanė lindur si njė mėnyrė pėr t’u argėtuar falas, pa qenė thjesht konsumatorė pėr t’u shtrydhur”. Me hyrje tė lirė dhe dixhei qė japin shfaqje falas, instalues dritash, xhonglerė dhe skulptorė: si britanikja Mutoid Waste Company, e njohur pėr skulptura hekurishtesh tė salduara dhe skenografi pėr pėrshtatjen e zonave tė braktisura qė pėrdoren pėr festat e lira.


Fiset nomade


Festat rave kanė mbėrritur nė Itali pasi morėn jetė nė vitet ’80 nė fabrikat e braktisura nė Shtetet e Bashkuara dhe Britaninė e Madhe, duke kaluar pastaj nga Hollanda, Franca, Spanja, Republika Ēeke. Si shumė fenomene rinore, ato kanė evoluar me kohėn, aq sa kur fenomeni u bė i njohur pėr publikun e gjerė, kishte ndryshuar njė pjesė tė mirė tė natyrės sė vet. “Asokohe”, shpjegon Marko, “gjithēka ishte e bazuar mbi veprėn e “tribuve”, grupe nomade tė rinjsh qė transportonin nė kamionė sisteme muzikore me mure si kuti dhe drita psikedelike. Kėto skuadra vėrdalloseshin nė kufijtė e Europės duke organizuar mbledhje qė nė pėrgjithėsi e kapnin tė papėrgatitur policinė. Sepse nėnvlerėsonte situatėn ose sepse nuk kishte forcat e mjaftueshme pėr tė larguar mijėra njerėz”.


Festat mund tė zgjasin edhe me ditė, nė raste tė tilla quhen teknival. Nė Castlemorton Common Festival, qė zgjati njė javė afėr Malvernit (Britani e Madhe) nė 1992, u llogaritėn mes 20 dhe 40 mijė pjesėmarrėsve.


Kohė e ndaluar


Sot bėhet festa rave rregullisht tė autorizuara, nė lokale dhe hapėsira publike. Por, festat e paautorizuara rave sjellin denoncime nė tė gjitha vendet europiane, ndėrhyrje dhe pastrime nga ana e forcave tė policisė. Edhe bakanalet u ndaluan nė vitin 186 p.K. nga Senati romak, dhe rreth 7 mijė praktikues u akuzuan dhe gjykuan: historiani Tit Livi tregon se ritet kishin degjeneruar nė orgji; shkoi deri atje sa praktikantėt e riteve bakuse u cilėsuan si tė rrezikshėm pėr rregullin moral dhe shoqėror.


Sot, kush propozon organizimin e festave rave sipas traditės “origjinale” adreson vendin e pėrshtatshėm me shkurtesėn TAZ (zonė pėrkohėsisht autonome). Ftesa nė festat e lira bazohet nė fjalėn e gojės. Me rrjetet sociale ėshtė kaluar nė paramobilizim: jepet vendi i takimit me qytetin ku do tė mbahet, nė njė faqe interneti nga ku nuk ėshtė e mundur tė gjenden organizatorėt dhe vetėm pak orė para bėhet i ditur vendi i saktė se ku do tė bėhet festa.


“Ndėrsa dikur shpirti kėrkonte festė kolektive dhe ēliruese, sot disa organizatorė shohin mbi tė gjitha anėn e biznesit, me shitjen e substancave tė drogės”, saktėson Marko. “Kjo do tė thotė tė tradhėtosh misionin fillestar. Pėrdorimi i ekstazisė, ketaminės dhe acideve, po sjell fundin e kėtyre mbledhjeve”.


nga Revista Focus

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket