Kinema

Vajzat e “Milleniumit”

Filmi i ri televiziv, produksion i Televizionit Publik. Njė serial me pesė seri, bazuar nė njė ngjarje tė vėrtetė, kasti i zgjedhur i bashkėpunėtorėve dhe pėrvojat e para tė dy aktoreve tė reja, aspak tė panjohura pėr ekranin
Alida Cenaj
Eralda nuk e ka interpretuar ende personazhin e vet. Sheshi i xhirimit ėshtė plot me njerėz. Dritat e forta tė prozhektorėve, kamerat e ndezura, kostumografja qė rregullon detajet e fundit, drejtori i fotografisė qė fikson imazhet dhe tė tjerėt, pjesė e njė stafi tė madh tė zhurmshėm, tė lėnė tė kuptosh qė puna ėshtė nė kulmet e veta, pavarėsisht se ėshtė ende mėngjes herėt. Kėto ditė po xhirohet nė mjediset e brendshme tė Televizionit Publik. Nė katin e parė tė godinės sė madhe, ambjentet qė i ndan njė korridor i ngushtė janė vėnė nė funksion tė filmit. Ėshtė njė produksion i ri qė parashikohet tė transmetohet nė ekran sezonin e ardhshėm televiziv dhe kasta e aktorėve qė rrethon atė qė nė film do tė jetė dhoma e njė konvikti studentesh, premton njė film tė mirė. Eralda Hitaj i ndjek me emocionin, qė nuk e fsheh dot, tė gjithė skenėn. Asaj i duhet tė presė edhe disa ditė pėrpara se tė fillojė xhirimet pėr skenat e saj, por kjo nė vend qė t’ia zvogėlojė ia shton emocionet. Sot (tė enjten e 28 marsit), po realizohen pjesė tė tjera tė filmit dhe nė qendėr tė vėmendjes ėshtė Klea Huta. Kjo ėshtė aktorja e dytė e re qė do tė shfaqet nė kėtė film, pėrveē “Miss Univers Albania”. Nuk janė aspak tė panjohura pėr njėra-tjetrėn sepse edhe pjesėn tjetėr tė ditės e ndajnė nė tė njėjtin televizion ku punojnė prej vitesh, Top Channel. Por ky ėshtė njė bashkėpunim i njė lloji tė ri. Tė dyja studente nė Universitetin e Arteve, aktore nė tė njėjtin film, ndajnė rolet brenda njė drame tė shkruar nga Besnik Bisha. Edhe regjisor i filmit, Bisha rikthehet pas pesė vjetėsh nė sheshin e xhirimit. Pasi ka paralajmėruar se shumė shpejt do tė fillojė puna e vėrtetė, regjisori jep porositė e fundit. Tani pėr tani si spektatore, Eralda ndjek lojėn e Kleas. Ndryshe nga ajo, (personazhi i Eraldės vdes qė nė serinė e parė) Klea do tė mishėrojė rolin e vajzės sė druajtur dhe tė urtė. Siē i vjen pėr shtat edhe natyrės dhe portretit tė saj. E veshur me streēe, ngjyrė kafe me pika rozė, njė bluzė pambuku dhe makizazh tė lehtė, gati tė padukshėm, Klea pėrsėrit skenarin me gjysėm zėri dhe hyn nė rol. Dritat e kamerave janė ndezur, ėshtė ndjerė zhurma e ciak-ut, qetėsia rikthehet nė dhomė. Filmi ka filluar.


Titullohet “Millenium” dhe ėshtė produksioni mė i ri televiziv i RTSH-sė. Njė serial me pesė seri, xhirimet e tė cilit do tė realizohen nė Tiranė, Vlorė, Kepi i Rodonit dhe Lezhė, filmi me skenar dhe regji tė Besnik Bishės ngacmimin e ka marrė nga njė histori e vėrtetė, e ndodhur para disa vitesh nė kryeqytetin shqiptar, ku mbeti e vrarė njė studente. Prej kėtu ka nisur intriga pėr regjisorin, i cili premton njė thriller qė paqyron copėza realiteti tė shumėllojshėm shqiptar, drama, hakmarrje, dashuri, vrasje dhe intrigė. Me producent Martin Lekėn, piktore filmi Oriana Kamberin, kostumografe Desantila Likėn dhe drejtor fotografie, Leonard Qendron, pėr filmin e tij Bisha ka kėrkuar gjatė ndėr listat e aktorėve shqiptarė. Janė realizuar shumė kinoprova dhe nė fund, nė kastėn qė pėrbėhet nga emra tė njohur, - Ndriēim Xhepa, Spiro Duni, Ervin Bejleri, Enea Zheku (rikthim pas 20 vjetėsh nė njė shesh xhirimi, i njohur pėr personazhin e Tomkės etj), Kristaq Pilo, Amos Zaharia e Olta Gixhari, - janė edhe dy aktoret tė reja, Klea Hutaj dhe Eralda Hitaj. E para aktualisht, ėshtė njėra prej prezantueseve tė edicionit tė kėtij viti tė Top Fest, ndėrsa e dyta pėr kėdo qė e ka harruar si njė prej pėrfaqėsueseve tė Shqipėrisė nė “Miss Universe 2006”, e sheh prej vitesh nė Top Channel si prezantuese tė Top Select dhe imazh i Lori Cafe. Klea ėshtė studente nė vitin e dytė pėr aktrim, ndėrsa Eralda, pasi ka pėrfunduar studimet tre vjeēare nė tė njėjtėn degė, ndjek ciklin e dytė tė studimeve pėr regji filmi dhe televizion. Tė dyja janė nė vendin qė duan mė shumė, nė njė shesh xhirimi, pavarėsisht se secila prej tyre bien nė njė mendje: vėshtirė tė ndajnė televizionin, prezantimin dhe aktrimin nga njėri-tjetri.


“Lajmin se do tė bėheshin audicione pėr njė film tė ri e dėgjova nė shkollė. Shkova dhe bėra provėn, por tė them tė drejtėn as e besoja se do tė fitoja”, thotė Klea. “Mendova se edhe ky do tė ishte njė nga ato raste kur provat bėheshin kot, pasi ishin zgjedhur aktorėt. Por ja qė ndodh edhe e kundėrta, jo gjithmonė nė Shqipėri bėhen tė tilla pazare”. Nuk kishte shumė kohė qė 2013 kishte hyrė dhe nė tė njėjtėn periudhė me kinoprovėn nė tė cilėn nuk besonte, Klea priste edhe njė pėrgjigje tjetėr. Ishte provuar pėr tė qenė njė nga prezantueset e Top Fest – i cili ka ka pėrdorur njė formulė tė re qė ka funksionuar nė kėtė edicion, me tre prezantues tė rinj. Mori pėrgjigje pozitive dhe jo shumė kohė mė vonė e njoftuan se edhe Besnik Bishėn e kishte bindur portreti dhe interpretimi i saj, qoftė edhe disa minutėsh. “Dy mundėsi nė tė njėjtėn kohė qė as i kisha ėndėrruar”, shton me buzėqeshjen e drojtur. Pėr mė tepėr qė roli i Grejsit nė “Millenium” i kishte ngjitur sapo kishte marrė skenarin nė dorė. Nė film ato janė tre studente, njėra prej tė cilave ka fat tragjik, dhe personazhi i Kleas ėshtė shumė i ngjashėm me natyrėn e saj tė vėrtetė. “Mė duket sikur Besniku e ka shkruar pėr mua atė rol”, thotė ajo duke shtuar se ndėrkaq ky ėshtė roli i parė nė njė film me metrazh tė gjatė. Tė paktėn nė njė film tė kėtyre pėrmasave, me disa prej emrave mė tė njohur tė kinematografisė shqiptare, sepse sa pėr skenėn apo interpretimin Klea nuk e ka aspak pėr herė tė parė. Nuk i ka pasur mė shumė se 12 vjeēe ku u bė pjesė e trupės “Kripmjaltėzat” qė themeloi aktori Leonard Bombaj. Me kėtė trupė Klea numėron shumė shfaqje ku ka qenė protagoniste ose aktore e dytė, turne nėpėr vende tė ndryshme tė rajonit e madje edhe njė ēmim tė parė tė fituar nė Kroaci nė festivalin ndėrkombėtar qė zhvillohej nė kėtė vend tre vjet mė parė. Gjatė kėsaj kohė studionte nė gjimnaz dhe nė fund tė tyre, meqė tė dhėnat nuk i mungonin, me bekimin e prindėrve kishte vendosur qė studimet e larta t’i drejtonte nga njė shkollė arti. E ndėrsa nisi studimet pėr aktrim, Klea nuk e ka lėnė pas dorė as televizionin. De vjet tė shkuara ajo fitoi njė konkurs tė organizuar nė Top Channel, “Top Girls” ku shumė moshatare tė sajat konkuronin nė kėndim, kėrcim dhe prezantim. Gjatė Kampionatit Evropian tė Futbollit ka prezantuar edhe njė rubrikė tė sajėn nė emisionin “Procesi Sportiv”, atė tė kronikės rozė, dhe kjo i ka rritur ambicjen tė hedhė sytė nga ekrani. Ēka do tė thotė se roli i prezantueses sė Top Fest ėshtė njė tjetėr pėrmbushje ėndrrash qė i dhuroi ky vit. “E kam dashur gjithmonėe prezantimin dhe televizionin. Qė fėmijė, bashkė me kushėrirat e mia improvizonim spektale, tė cilat i drejtoja unė. Ėshtė njė ėndėrr shumė e madhe”. Aq e dėshiruar sa po tė ishte pėr tė zgjedhur mes aktrimit dhe ekranit, dyzimi ėshtė i dukshėm, dhe peshorja anon nga kjo e dyta. Vėrtetė ėshtė student nė vitin e dytė nė Universitetin e Arteve, por e vėnė pėrballė kamerave, me njė skaletė prezantimi nė dorė duket tė jetė nė vendin e duhur. Mund tė kalojė kėshtu orė tė tėra, pa u lodhur e pa u ankuar. Pastaj ėshtė edhe kėnga. Me dy miq kompozitorė, Moris Mema dhe Adrian Guri, Klea ka gati disa kėngė tė shkruara enkas pėr tė, me tė cilat, nė mos nė ekranet muzikore, siē ėshtė e modės kėto kohė, do tė promovohet nė skena festivalesh. “Nuk kėrkojė shumė pėr kėtė. Sikur, do Zoti, tė kishte vetėm disa njerėz qė duan ta dėgjojnė zėrin tim, jam e lumtur”. Ama e ka gjithashtu tė qartė se nuk ėshtė edhe aq e lehtė t’i bėjė tė gjitha, siē po mundohet kėto kohė. Pėrveē shkollės, prezantimit dhe filmit, Kleas i kanė ardhur njėherėsh edhe disa oferta tė tjera pėr aktrim dhe kjo duket sikur e vėshtirėson pak situatėn. “Nė fakt i dua tė gjitha”, thotė pasi ėshtė menduar njė copė herė. Ky film ėshtė shans i mirė dhe i papritur e ndoshta fati e ka shkruar tė ketė edhe tė tjerė pas “Millenium”-it.


Mė pak e dyzuar, por njėsoj entuziaste ėshtė edhe Eralda. Vėrtetė nuk ka nisur ende xhirimet e rolit tė saj, por ajo qė di ta thotė me siguri ėshtė se ēdo herė qė gjendet mes atij ambienti pushtohet nga emocionet. Nė filmin e Besnik Bishės, Eralda interpreton dy role, edhe Alzanėn, por edhe nėnėn e saj Zanėn, tė dyja tė ndara nė moshė shumė tė re nga jeta. Kjo e fundit vjen nė formėn e retrospektivės sepse edhe ngjarja ėshtė e tillė, me ndėrthurje fatesh njerėzorė, tė shkuar dhe tė tashėm.”Kjo pėrbėn edhe sprovėn mė tė madhe pėr mua pasi mė duhet tė bėj dallimin ndėrmjet dy personazheve”, thotė Eralda.


Nė film, babain e Alzanės e interpreton Ndriēim Xhepa, dhe kjo pėr aktoren e re, ėshtė njė tjetėr fat i madh, pėrveē atij tė parit, pėrzgjedhjen e regjisorit pėr kėtė rol. “Ndihem gjithmonė kėshtu, shumė e mocionuar, por ndoshta edhe sikur ky tė ishte roli i 100-tė, besoj, po njėsoj do tė ishte. Tė interpretosh pėrkrah emrash tė tillė mendoj se ėshtė njė mundėsi mė shumė tė ndihem e sigurtė. Njė aktor si Xhepa tė ndihmon tė kapėrcesh edhe momentet e vėshtira nėse do tė ketė”. Deri tani Eralda numėron vetėm rolet qė ka interpretuar nė shkollė, pjesė e programit mėsimor, por tė gjitha kanė qenė role pėr skenėn e teatrit. Ky ėshtė i pari film me metrazh tė gjatė, ai i duhuri, pėrderisa kinemaja ėshtė ambicja kryesore pėr miss-in. “Nuk do ta ndėrroja mė asgjė tjetėr nė botė, pėr mua ėshtė thjeshtė magji”.


Ka qenė gjithmonė kėshtu, pavarėsisht se tė paktėn qė nga viti 2008 Eralda ėshtė njohur si prezantuese nė Top Channel. Pasi pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė “Miss Universe”, firmosi kontrata tė mira pune si modele nė SHBA (pėrfshirė atė si imazh i orės Rolex, me tė cilėn ėshtė shfaqur nė revistėn Vogue), rastėsisht Eralda i hyri karrierės televizive. “Televizioni ka qenė mė i papritur nė jetėn time”, thotė 26 vjeēarja. Nė fillim u shfaq si e ftuar nė emicionin Top Select kėtu pesė vjet tė shkuara. Mė pas i ofruan tė bėhej imazh i Lori Cafe dhe mė vonė e ftuan tė bėnte edhe njė provė pėr prezantuese nė tė njėjtin program, tė cilėn e fitoi. “Njė vit mė vonė fillova si prezantuese e Top Select”. Punė qė e bėn sot e gjithė ditėn. “Por fillimet e mia kanė qenė nė njė konkurs bukurie, gjė qė mė ka ndihmuar nė karrierėn time si modele. Pjesėmarrja aty ka qenė shumė e rėndėsishme pėr karrierėn dhe tė ardhmen time”.


Ndėrsa tani ėshtė koha e filmit. Jo rastėsisht ka zgjedhur Universitetin e Arteve, por edhe studimet master pėr regji. Ėndėrron qė ndoshta njė ditė tė jetė ajo qė do tė drejtojė njė kinoprovė. “Aktrimi ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme e tė ardhmes time profesionale, por megjithatė nuk mund ta ndaj nga puna nė televizion dhe pjesa tjetėr e interesave tė mia. Pėr fatin tim tė mirė janė tė gjitha tė lidhura me njėra-tjetrėn dhe nuk mė duhet tė bėj sakrifica pėr t’i pasur”. Aktualisht modelingu pėrmblidhet nė kontratėn ende tė vlefshme me Lori Cafe dhe aktivitete shumė tė zgjedhura qė organizohen nė Tiranė. Prezantimi vlen gjithashtu, njė eksperiencė e kapėrcyer sa i takon emocioneve, ēka nėnkupton se Eralda tani po shijon me kohė tė plotė magjinė e filmit. “Ky ėshtė filmi im i parė dhe kjo e bėn shumė tė vėēantė pėr mua”.


Pak metra mė tej skenat vazhdojnė tė regjistrohen njėra pas tjetrės. Kėto ditė Eralda nuk ka xhirime, ama do tė kthehet sėrish pėr t’iu bashkuar stafit. Duhet tė saktėsojė disa detaje tė fundit pėr veshjen, por edhe sikur tė mos ishte kjo arsye, pėrpara se tė vishte kostumin e prezantueses do t’i kalonte me shumė dėshirė edhe disa minuta tė tjera aty.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket