Tendence

Mami online

Falė blogjeve, smartfonėve dhe mediave sociale, nėnat e reja kėrkojnė ide dhe kėshilla nė internet. Koha e gjysheve ka marrė fund, tani njė klik tė dhuron qindra faqe informcione pėr njė rritje tė shėndetshme
“Pėrdorimi i qumėshtit tė lopės te foshnjat mė tė vogla se njė vit, nxit aneminė, paralajmėrojnė ekspertėt”. Fjalia e shkruar si hyrje e njė artikulli tė pėrkthyer mirė, ku flasin mjekė tė huaj dhe studiues ėshtė pasuar nga dhjetra komente dhe eksperienca nga mė tė ndryshmet. 100 pėr qind e anėtareve tė faqes qė e ka botuar artikullin, jo shumė ditė tė shkuara, janė gra. I njėjti material (burimi nė bebaime.com) mund tė gjendet nė shumė faqe tė tjera online, blogje tė ndryshme dhe po t’i mbledhėsh bashkė, atyre qė u ka interesuar informacioni bėhen me qindra. Pas diskutimeve pro dhe kundėr qumėshtit tė lopės, temat devijojnė nga kreu, pyetjet vijnė pėr llojin e qumėshtit (nga ai qė blihet nė farmaci), dietat e fėmijėve pas katėr muaj, gjatė, njė vjeē, dy e tre. Tendenca ėshtė e zakonshme, ndoshta pak e vonuar nė Shqipėri, nė njė kohė kur bota ka kryer studime dhe sondazhe tė cilat ēojnė nė tė njėjtit pėrfundim: kjo ėshtė koha e mamave on line.


Google ėshtė orakulli i tyre, smartfonėt objektet mė tė ēmuar, deri nė atė shkallė sa nuk do tė ishte ēudi tė kėmbenin pėr tė edhe unazėn e fejesės. Mirėsevini pra nė mesin e “mamave ekonomike”, botėn e re tė krijuar nga femrat, bazuar mbi ndarjen e ideve dhe informacioneve mes nėnash pėr pėrdorimin e web-it dhe mediave sociale, nė dobi tė grave. Duket se koha e telefonatave tė gjata me mamanė (gjyshen), pėr tė marrė kėshilla pėr rritjen e fėmijėve dhe punėt e shtėpisė ka marrė fund. Tani smart-mamatė kėshillohen me internetin dhe gjejnė ide, kėshilla dhe shpesh edhe komfort. Pėr fillestaret mjafton njė kėrkim i thjeshtė nė Google. Fjalėt kyēe tė kėrkimit janė problemi vetė dhe pėrpara tė shfaqen mė qindra tituj e rrjete on line qė ofrojnė informacione, qė shumėkush as ua kishte idenė mė parė. Nė gjuhėn shqipe ka plot tė tilla. Kryesisht janė blogjet e njohura (shqipėria.com; ikub.al; zeriyt.com; forumivirtual.com etj) qė ofrojnė informacione, nga eksperiencat personale deri tek kėshillat me mjekun. Shkruajnė, pyesin, marrin pėrgjigje dhe rrėfejnė atė ēka ngjet brenda mureve tė shtėpisė. Nė faqen bebaime.com nėna e fundit qė kėrkonte ndihmė ishte ajo e njė djali 23 muajsh qė nuk hante sasinė qė i duhej tė ushqimit. Diskutimi online me pediatren zbulonte rastin e njė anemie tė lehtė, por sidomos udhėkryqin e njė nėne tė re. Pyetja dhe pėrgjigja janė tė hapura pėr komente ose sugjerime. Shumė tė tjera mund tė kenė kaluar tė njėjtėn gjė, ēka do tė thotė se eksperienca tė tilla vlejnė. Njė hulumtim i tillė nėpėr faqe online shqiptare mund tė zgjasė me orė.


Nė fakt fenomeni ka marrė pėrmasa tė mėdha nė SHBA, ku 14 pėr qind e grave me fėmijė kanė lexuar dhe kontribuar pėr njė blog ku merren dhe jepen ndihma, ndėrkohė qė aktualisht ka 3.9 milionė anėtarė tė pėrhershėm, 500 prej tė cilėve konsiderohen me influencė tė rėndėsishme nė diskutimet me mamatė e tjera. Bėhet kėshtu njė ushtri e tėrė grash, qė gjithnjė e mė tepėr ndajnė eksperiencat e tyre me mjetet qė u siguron teknologjia.


Rreth 84 pėr qind e mamave tė pyetura gjatė njė sondazhi tė bėrė on line me 6800 gra nė Britaninė e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Itali, Japoni, Brazil, Kinė, Indi dhe Meksikė, kanė deklaruar se teknologjia ua ka lehtėsuar jetėn. Sipas pėrfundimeve tė nxjerra nga ky studim, i quajtur “E vėrteta e mamave”, tė njėjtat gra thonė gjithashtu se celularėt janė bėrė objekte tė pazėvendėsueshme, siē ishte lavatriēja nė vitet ’60-tė. Dhe nuk mbaron me kaq: pėr njė pėrqindje tė madhe blogjet janė shndėrruar nė njė punė tė vėrtetė. Nėse nė fillimet e veta kjo nisi si nevojė, brenda njė bote tė mbushur me mundėsi zgjedhje, pasiguri dhe mungesė informacioni, tani shumė prej fillestareve kanė bėrė emėr prej blogjeve qė njė herė e njė kohė e hapėn si ritualin e aktivitetit nėpėrmjet tė cilit mund tė lidheshin me tė tjera, tė ngjashme me to. Sondazhi i kryer nė vendet e zhvilluara ka nxjerrė edhe protagonistet e veta. Krijueset e blogjeve kanė treguar sesi kėto janė eksperienca qė kanė zgjatur me vite dhe vetėm vonė agjenci tė ndryshme kanė kuptuar se mund tė shfrytėzohen edhe pėr tė reklamuar produktet e tyre. Zakonisht fillon me publikimin online tė njė ditari personal qė loja tė hapet.


Pastaj kėtu futet edhe pjesa mė emocionale dhe empatike kur miket virtuale ndajnė emocionet dhe problemet e pėrditshme tė mėmėsisė. Tė shkruarit online ndihmon gjithashtu edhe psikologjikisht, tanimė nuk quhet turp tė flasėsh edhe pėr rastet e depresionit. Nė faqen femrasot.com informacionet pėr kėtė problem vijnė qė nga artikujt e fundit shkencorė deri edhe tek rastet konkrete qė kėrkojnė ndihmė. Ndėrsa psikologjia.net ofron njė forum pėr cilėndo qė e ka provuar e deri tek rastet mė ekstreme. Gjen zgjidhje qė nga mėnyra e tė ushqyerit e deri tek kėshillat e mjekėve, numra telefoni specialistė tė fushės, raste tė vėrteta dhe tė kaluara. Nė shumicėn e faqeve, megjithėse me gėrma tė vogla, vlen edhe shėnimi qė mendimi i specialistit vlen mė shumė se ēdo gjė tjetėr. Hedhja e problemit online thjesht ndihmon pėr tė kuptuar rėndėsinė e tij, por jo ēdo rekomandim quhet zgjidhje. Nė mamimendihmo.com, ekzistojnė informacione qė nga faza e shtatzanisė, zhvillimi i fėmijėve, aftėsitė e kufizuara dhe edukimi. Gjithēka e arritshme vetėm me njė klik. Sepse smart-mamatė kanė pak kohė nė dispozicion nė fakt, por objektiva tė pėrbashkėta: tė funksionojė roli i tyre nė familje, nė punė dhe nė kujdesin pėr veten. Meqė nė kohėt moderne duhen tė gjitha, edhe informacioni ėshtė i shumėllojshėm dhe jo vetėm pėr nėnat e reja, shpesh tė shpėrqendruara nga ndryshimi i ardhjes nė familje i njė pjesėtari tė ri. Pėr fėmijėt duhen kėshilla edhe kur janė tė rritur. Fjala vjen, gratė qė kanė filluar tė komunikojnė duke pėrdorur Skype-n, pėr tė mbajtur fėmijėt nė kontakt me gjyshen, kanė kuptuar se kėtė metodė mund ta pėrdorin edhe pėr punė tė tjera, profesionale, ose siē thonė 89 pėr qind e grave tė sondazhit “E vėrteta e mamave”, edhe pėr tė ndarė eksperienca teknologjike me fėmijėt. Smart-mamatė, pėrveēse orientojnė marrėdhėniet qė fėmijėt lidhin me median e re, krijojnė edhe njohje tė reja. Ēka do tė thotė se bashkė me fėmijėt zhvillohen edhe prindėrit vetė. Pothuaj njė e katėrta e grave tė kėtij sondazhi kanė pranuar se kanė qenė fėmijėt ata qė i kanė orientuar nė fillim se si ta pėrdorin teknologjinė. Por pa e tepruar, vjen kėshilla. Pėr fėmijėt e sotėm, super tė ditur, teknologjia ėshtė njė burim lumturie dhe nėnat kanė mundėsi tė mėdha strategjike ta shfrytėzojnė pėrdorimin e teknologjisė si formė shpėrblimi. Por nga pikėpamja metodike shpėrblimet dhe dėnimet duhen pėrdorur minimalisht, sidomos kur flitet pėr teknologjinė. Duhet folur shumė, shpjeguar, duhet besim. Vlen gjithnjė pėr mamatė e lidhura me botėn.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket