Shkence

Diktatura e hormoneve

I prodhojmė vetė, por jemi pak tė ndėrgjegjshėm pėr peshėn qė kanė nė jetėn tonė: Tėrheqje, agresivitet, besim, uri, xhelozi… Ja sesi (dhe sa) kimia e trupit tonė dikton mbi sjelljen e jetės sė pėrditshme
Dikur mendohej se ato prodhoheshin vetėm nga disa gjendra tė brendshme tė trupit; sot dihet se hormone prodhojnė dhe qelizat e paretet e organeve, qė tė transportuara nga gjaku, ja dalin shumė shpejt tė shkrepin njė seri modifikimesh biologjike. Por jo vetėm kaq. Hormonet kushtėzojnė edhe sjelljen tonė, sidomos atė qė lidhet me mbijetesėn e species: Ēiftėzimi, riprodhimi, mėmėsia e atėsia, ushqimi, reagimi ndaj situatave stresuese… Ende kuadri njohės nuk ėshtė i plotė, ama vitet e fundit ėshtė bėrė njė pėrparim i dukshėm. Sot e dimė se i njėjti hormon, provokon reagime tė ndryshme tek mashkulli dhe femra. Dhe se “urdhrat” qė jep njė i tillė, modulohen nė varėsi tė pranisė sė hormoneve tė tjera.


Me fjalė tė tjera, kjo ėshtė njė lojė skuadre, ēka bėn qė ēdo individ tė jetė njė qenie unike. Mbikqyrėsi i gjithė veprimtarisė hormonale mbetet korteksi cerebral parafrontal, selia e vetėkontrollit tė njeriut, qė vlerėson dhe merr vendime, tė matura ose jo, nė varėsi sesa i stėrvitur ėshtė nė mbajtjen drejt tė timonit. Sepse vėrtet hormonet janė ato qė urdhėrojnė, por ėshtė njeriu ai qė nėse dėshiron, vendos. Por t’i njohėsh se cilat janė dhe si veprojnė hormonet, padyshim ndihmon.


Prolatina


Tek femra, ėshtė shtysa e rritjes sė prodhimit tė qumėshtit qė vėrehet njė ditė pas lindjes natyrale dhe dy ditė pas asaj cezariane. Dhe pastaj kushtėzon sjelljen e favorshme mėmėsore. Po tek mashkulli? Varet. Tek ai, prolatina rritet deri nė lindjen e bebes nga cilado bashkėjetuese. Njė grup studiuesish i Memorial University nė Kanada ka demonstruar se meshkujt qė bashkėjetojnė me femra shtatzana (s’ka rėndėsi se ē’lidhje kanė me femrėn), nė tre muajt qė paraprijnė lindjen pėsojnė njė rritje mesatare prej 20% tė prolatinės, dhe njė ulje me 33% tė testosteronit. Pra, edhe mashkulli pėrgatitet pėr atėsinė. Por prolatina shtohet edhe gjatė orgazmės dhe ėshtė pėrgjegjės pėr ndjesinė e “ngopjes” post-orgazmike. Nėse shtohet shumė, mund tė shkaktojė rėnie tė dėshirės, impotencė e madje ejakulacion tė parakohshėm.


Ekstradioli


Ajo ėshtė si njė diell rreth tė cilit vėrtiten gjithė meshkujt: E qeshura e saj ėshtė provokuese, veshja joshėse, meshkujt tėrhiqen si mizat. Femrat e tjera, jo mė pak tė pėlqyeshme, mbeten nė hije. Ēfarė i tėrheq meshkujt? Dikush thotė “tė qenit e komunikueshme”, njė tjetėr, “vėshtrimi magnetik”. Por kėta janė thjesht pasoja: Pėrgjegjėsi i vėrtetė ėshtė njė hormon, ekstradioli. I cili ėshtė mė i lartė tek ato femra qė janė nė fazėn fertile tė ciklit.


Magneti. Nė rastin e njė majmuni femėr, skuqja e theksuar e tė pasmeve tė saj janė njė semafor qė lajmėron pėr ngjarjen. Por femra e njeriut ėshtė zonjė dhe ka mėsuar tė maskohet. E megjithatė, efektet e ekstradiolit gjithsesi dallohen: Ky hormon e bėn atė mė tė sigurtė tek vetja. Njė studim mbi 351 femra tė fotografuara nė lokalet austriake tė natės, ka evidentuar se ato me veshje mė tė shkurtra e “tė reduktuara”, kishin edhe nivelin mė tė lartė tė ekstradiolit. Por nė kėtė rast, gruaja ėshtė edhe mė e hapur ndaj avancave tė meshkujve. Nikolas Gegen, pedagog i psikologjisė sociale e konjitive nė universitetin Bretagne-Sud, ka demonstruar se 22% e e grave nė fazėn ovulatore janė tė gatshme pėr takime “sekrete”, kundrejt vetėm 8% tė atyre qė nuk janė nė kėtė fazė.


Testosteroni


Ai hyn nė konēesionarin e makinave dhe blen njė 4x4, apo njė 5000 kubikėsh. Ajo ēka i shtyn meshkujt drejt kėtyre blerjeve ėshtė testosteroni. Objektivi: Tė bėjnė pėrshtypje tek femrat. E ka demonstruara kėtė Gad Saad, studiues nė Concordia University tė Montrealit, Kanada. Veē kėsaj, Xhejms Penebejker i universitetit tė Teksasit, ka vėrtetuar se sa mė shumė tė shtohet testosteroni, aq mė pak mashkulli ėshtė nė gjendje tė pėrdorė fjalė e fraza qė shprehin emocione apo qė zbulojnė lidhje shoqėrore. E jo vetėm kaq: testosteroni ėshtė pėrgjegjės pėr numrin mė tė madh tė fitoreve sportive nė fushėn vendase, krahasuar me ato jashtė fushe. Kur lojtarėt pėrballen me njė ndeshje nė fushėn e tyre, nivelet e testosteronit rriten para fillimit tė ndeshjes, dhe nxisin instiktin e “mbrojtjes sė territorit”, njėsoj si qentė ruajnė oborrin e tyre.


Por ka nga ata qė edhe historinė e lexojnė me kėndvėshtrimin hormonal. Sipas Robert Xhozefs, endokrinolog social nė universitetin e Teksasit, ėshtė testosteroni ai qė shpjegon “refuzimin e madh” tė Papės Ēelestin V (e kishte nė sasi tė vogla): Ai abdikoi dhe u tėrhoq, sepse nuk donte tė ishte vegėl nė lojėn politike tė mbretit Karl II Anzhu tė Napolit. Ndėrsa pasardhėsi i tij Bonifaci VIII, e kishte madje me shumicė.


Oksitoksina


Lidhja mes nėnės dhe birit zgjat pėr gjithė jetėn dhe i kushtohet oksitoksinės, hormonit qė stimulon kontraktimet e lindjes, i quajtur ndryshe edhe hormoni i pėrkėdhelive, sepse nxit pėrqafimin. Po tek baballarėt? Ruth Feldman nga universiteti izraelit i Ramat Ganit, ka provuar se ky hormon shtohet edhe tek baballarėt e rinj. Ata syresh qė kanė nivele mė tė larta oksitoksine, luajnė e argėtohen mė shumė me fėmijėt e tyre, sesa baballarėt me nivele mė tė ulėta. Nga ana e saj, loja me pasardhėsit e shton edhe mė shumė prodhimin e kėtij hormoni, dhe forcon akoma mė tej lidhjen. Si rrjedhim, konkludon Feldman, ėshtė bashkėveprimi me fėmijėt ai qė i bėn meshkujt baballarė; kėsisoj, nėnat duhet t’u ofrojnė partnerėve sa mė shumė mundėsi kujdesi, pėr t’ua zhvilluar kėtė aspekt.


Po nėse nuk janė nė mes tė vegjlit? Oksitoksina ėshtė edhe hormoni i besimit tek qeniet njerėzore. Mikael Kosfeld nga Universiteti i Zyrihut ka provuar se mjafton njė “spėrkatje” me kėtė hormon nė hundėt e investitorėve, qė kėta tė fundit t’ua besojnė paratė e tyre menaxherėve financiarė tė panjohur; ky besim mungoi tek ata qė nė vend tė oksitoksinės u spėrkatėn me imitacionin (ujė i zakonshėm).


Progesteroni


Shumė meshkuj tė rritur kanė sjellje tė padurueshme pėrballė tė qarave, ose ankesave tė kolopuēėve trazovaēė. Edhe nė kėtė rast, fajtor mund tė jetė njė hormon femėror; progesteroni. Nė botėn e kafshėve, tek shumė specie, meshkujt janė agresivė kundrejt kėlyshėve, dhe ata me nivele tė larta progesteroni mund tė arrijnė tek nė vrasje tė tė vegjėlve.


Agresiviteti atėror. Ndėrsa Xhon Livajn nga universiteti Northwestern i Ēikagos, ka provuar se nėse gjeni pėrgjegjės pėr prodhimin e progesteronit eliminohej, agresiviteti mashkullor ndaj kėlyshėve zhdukej dhe nė vend tė tij shfaqej pėrkėdhelja atėrore; por nuk eliminohej agresiviteti i mashkullit ndaj meshkujve tė tjerė tė rritur. Nėse normalisht, 74% e minjve meshkuj i vrasin kėlyshėt, ata qė u modifikuan gjenetikisht i pėrkėdhelnin e madje i kthenin nė fole, kur largoheshin. Zakonisht, tek njeriu ky hormon zbret drastikisht me afrimin e lindjes sė fėmijės, duke e pėrgatitur pėr atėsinė; ndėrkaq ėshtė rritur niveli i oksitoksinės. Tek femrat, nga ana tjetėr, nivelet e larta tė progesteronit shtojnė agresivitetin e nėnave me fėmijė tė vegjėl kundrejt ngacmimeve nga tė rritur tė huaj.


Vazopresina


Nuk ėshtė besnik? Mund tė ketė nivele tė ulėta vazopresine. Ėshtė besnik? Gjasat janė qė tė ketė prodhim tė lartė. Mos ėshtė xheloz dhe tejet posesiv? Atėherė vazopresina ėshtė me tepricė. Me fjalė tė tjera, njė histori dashurie mund tė rishkruhej, sipas variacioneve tė kėtij hormoni tė prodhuar nė hipofizė, qė luan rol nė shumė procese shoqėrore, veē lidhjes afatgjatė nė ēift. Tek femra, vazopresina ndikon nė ndjesinė e plotėsimit pas bėrjes nėnė, dhe thekson si ndjesinė mbrojtėse pėr tė vegjlit, ashtu dhe agresivitetin ndaj ndėrhyrjeve tė huaja.


Tek meshkujt, xhelozia seksuale ėshtė njė formė mbrojtjeje qė synon ruajtjen e lidhjes nė ēift, duke penguar ēiftėzimin e partnerit me njė tjetėr. Por rritja e vazopresinės tek mashkulli shton dėshirėn seksuale tek ai, duke e ulur atė tek femra; duket se kjo marrėdhėnie na nxjerr nė konkluzionin se vazopresina luan rol mė tė madh nė lidhjen afektive.


Adrenalina


Dikush e quan “guxim”, dikush tjetėr “kokėkrisje”. Gjithsesi, nuk janė tė shumtė njerėzit qė vishen me tė kuqe dhe i dalin pėrballė njė demi tė egėrsuar. Ēfarė e shtyn njeriun drejt kėsaj sjelljeje? Adrenalina. Ėshtė hormoni sekret qė nė momente stresi, frike apo ankthi ekstrem, shton forcėn fizike dhe vėmendjen, dhe ka aftėsinė tė ulė ndjeshmėrinė ndaj dhimbjes. Objektivi: Ta fokusojė njeriun drejt njė zgjedhjeje “lufto ose shpėto”, pa devijime tė tjera. Nė disa individė, kjo pėrbėrje kimike ka efektin e njė droge, aq shumė saqė ata krijojnė varėsi: Quhen kėrkues tė adrenalinės, dhe janė gjuetarė tė emocioneve tė forta, pikėrisht pėr tė marrė kėtė dozė droge natyrale. Njė shembull janė praktikuesit e hedhjes me litar elastik, “bungee jumping”, apo sporte tė tjera tė rrezikshme. Jo rrallė, janė tė njėjtėt individė qė nė jetėn e pėrditshme, nė zyra apo shtėpi, ndihen depresivė dhe tė pamotivuar.


Serotonina


Zorroja, Robin Hudi, Supermeni, janė produkt fantazie. Por ka tė tjerė heronj, realė, si Oskar Shindler, biznesmeni gjerman qė shpėtoi rreth 1200 hebrenj nga masakra naziste, siē tregon dhe filmi i Stiven Spilbergut. Ēfarė e shtyu nė kėto akte? Ēfarė i udhėheq kėto lloj sjelljesh?


Ndjesia e drejtėsisė. Hidehiko Takahashi i departamentit tė psikiatrisė nė Kyoto University tė Japonisė, ka demonstruar (duke pėrdorur tomografinė me emisione pozitronesh) se kush lufton kundėr padrejtėsive pa ndonjė pėrfitim personal, pėrkundrazi, duke rrezikuar, ka mė pak serotoninė nė njė zonė tė trurit. “Shumėkush mendon se ai qė rebelohet ndaj padrejtėsive posedon njė personalitet agresiv”, ka shpjeguar Takahashi pėr revistėn shkencore Pnas, “por nuk ėshtė kėshtu. Kush rrezikon veten nė vepra aktive kundėr padrejtėsisė, ka mė pak serotoninė. Shtimi i kėsaj substance shkakton tek individi njė sjellje oportuniste dhe ndjekjen e interesave personale; ndėrsa pakėsimi i saj, e bėn personin mė paqėsor, mirėbesues dhe tė thjeshtė; ama pikėrisht pėr kėtė, e bėn edhe tė paduruar ndaj tolerimit tė padrejtėsive”.


Kortizoli


Mos sjellja antisociale e njė adoleshenti, mund t’i kushtojė atij burgun e fėmijėve? Faji mund tė jetė i mungesės sė kortizolit, njė hormon qė e mban nėn kontroll agresivitetin gjatė situatave qė shkaktojnė frikė. Graem Feėrēajlld, nga universitetit britanik i Kembrixhit, ka ekspozuar ndaj njė videoloje tė frikshme dy grupe: Njė me fėmijė me sjellje antisociale, dhe njė grup tjetėr mė tė kontrolluar. Tė dyja grupet luanin kundėr njė avatari rival dhe fituesi do tė merrte njė shpėrblim monetar. Qėllimisht loja ishte konceptuar stresuese, acaruese dhe provokuese. Kampionet e pėshtymės sė marrė nga 95 fėmijė tė qetė, demonstruan se nivelet e kortizolit u rritėn nė 48%, siē pritej, pėr shkak tė videos stresuese. Por tek 70 fėmijėt me sjellje antisociale, nivelet e kortizolit ranė me 30%, nė vend qė tė shtoheshin. Feėrēajlld konkludoi se fėmijėt agresivė, pėr shkak tė njė teprimi nė stimulimin e tyre, nuk ishin mė nė gjendje tė reagonin duke prodhuar kortizol. “Sillen si tė mos kishin fare frikė”, shpjegoi studiuesi. Ai mendon se nė kėto trazime tė sjelljes rebeluese tė parakohshme (qė vihen re qė nė moshėn 5 vjeēare), duhet tė ketė rol ana biologjike, pra ajo hormonale.


Insulina


Dihet se uria tė shtyn tė hapėsh frigoriferin. Po ēfarė ėshtė uria? Kush lė pa ngrėnė njė vakt, ndjen shumė shpejt sinjalet nga stomaku: Zhurma tė ēuditshme qė i tėrheqin vėmendjen. Dora-dorės qė sheqernat e ushqimeve, pėrmes gjakut shkojnė nė qeliza dhe konsumohen, rritet niveli i insulinės. Nė tru ndodhet hipotalamusi, njė strukturė me madhėsi sa njė kokėrr qershi qė shėrben si central pėrzierės. Nė sipėrfaqe tė tij janė sensorėt qė regjistrojnė pėrmbajtjen e sheqernave dhe insulinės sė pranishme nė gjak. Kėsisoj, sistemi nervor qėndror informohet dhe vendos tė nxisė oreksin. Uria ėshtė njė ndjesi e fuqishme: Pjesa mė e madhe e historisė sė homo sapiensit rrjedh nga stili i jetės sė gjuetarit e mbledhėsit tė ushqimit tė paraardhėsve tanė, karakterizuar nga mungesa e ushqimit dhe furnizimet aspak tė parashikueshme. Kėsisoj, njeriu gjithnjė ka ngrėnė tepėr nė periudhėn e bollėkut dhe ka shtrėnguar rripin pėrgjatė mungesave. Nga ana tjetėr, nė pėrforcim tė urisė vijnė edhe opioidėt endogjenė, droga natyrale qė nxisin ndjesinė e mirėqenies dhe kėnaqėsisė kur konsumojmė ushqime me pėrqindje tė lartė yndyrnash e sheqernash. Sot, problemi ėshtė se jetojmė nė kohė bollėku dhe vizitat e shpeshta nė frigorifer kanė shkaktuar pėrhapje tė mbipeshės.


Leptina


Pasi ke konsumuar njė vakt tė bollshėm, nė hipotalamus, centrali i urisė nė qendėr tė trurit, mbėrrijnė informacionet e njė hormoni tjetėr, leptinės sė prodhuar nga yndyra, qė jep sinjalet e ngopjes. Nė kėtė pikė, nė kushte normale hipotalamusi dekurajon oreksin dhe stomaku i mbushur nuk lėshon mė sinjale ndihme.


Uria nervoze. Por nėse fillon njė dietė, pra vendos ta pakėsosh marrjen e ushqimit nėn normalen e nevojshme pėr tė ruajtur formėn aktuale (edhe kur je obez), sistemi uri-ngopje e shtyn yndyrėn e trupit tė prodhojė leptinė dhe pompon nė “rrjet” insulinė, e cila krijon sėrish uri pėrsa kohė vazhdon dieta. Dy studiues endokrinologė nė Poliklinikėn e Pizės, Itali, Tomaso Picoruso dhe Margerita Mafei, kanė provuar se ekziston njė metodė pėr t’i shpėtuar diktaturės sė leptinės: Aktiviteti fizik. Nė fakt, ky aktivitet ndikon tek prodhimi i hormonit dhe shton ndjeshmėrinė e muskujve ndaj insulinės. Tė dyja kėto efekte janė veēanėrisht tė dukshme tek personat qė merren me sport qė nga fėmijėria dhe jetojnė nė mjedise stimuluese. Jo rastėsisht, thonė studiuesit, depresioni, ankthi, mėrzia e vetmia janė faktorė vendimtarė pėr urinė nervoze.


Melatonina


E quajnė depresion dimėror, winter blues. Nė vendet mesdhetare kjo gjendje pėrgjithėsisht nuk njihet, por haset rėndom nė veri dhe nė klimat kontinentale. Kjo gjendje lidhet me dritėn e pakėt tė ditėve dimėrore, dhe kurohet duke u ekspozuar gjatė ditės nėn ndriēime tė forta. Gjatė 4-5 muajve tė dimrave nordikė, orėt e ditės pakėsohen dhe kjo shkakton mbiprodhim tė melatoninės. Simptomat qė sjell tepria e kėtij hormoni, janė vėshtirėsia nė zgjim dhe mungesa e energjisė deri nė mbrėmje, shoqėruar me konsum karbohidratesh dhe shtim tė peshės, madje dhe mungesė pėrqėndrimi dhe ndjesi vetmie. Nė Oslo tė Norvegjisė, vuan 14% e popullsisė; ndėrsa nė Nju Jork, qė ka mė shumė diell, vetėm 4.7% e popullsisė. Melatoninė ėshtė i njėjti hormon, shkaktar i “jet lag”, turbullimit tė ritmit ditor tė trupit pas njė udhėtimi tė gjatė ndėrkontinental.


Nga revista Focus

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket