Kinema

Luftėtari Ēavez

Del filmi qė rrėfen presidentin venezuelian. E bashkė me tė, edhe reagimin e Amerikės Latine ndaj fuqisė amerikane. Bisedė me regjizorin e madh, qė nuk ngurron tė kritikojė edhe Shtetet e Bashkuara.
Gigi Riva
Hugo Ēavez duhej tė flinte mė shumė, dhe tė konsumonte mė pak kafe. “Do tė doja tė ishte akoma kėtu”. Regjizori amerikan Oliver Stoun, biograf nė figurė i tė ndjerit president venezuelian, nė kėtė intervistė kujton mikun mė pėrpara se protagonistin e filmit-dokumentar tė tij “Ēavez-komandanti i fundit”, i xhiruar mė 2009-ėn dhe prezantuar nė Festivalin e Venecias, por qė vetėm tani del nė disa salla italiane, nėn valėn e zhurmės mediatike pas vdekjes sė tij.


A ishte diktator? Apo njeri qė pėrfaqėsoi reagimin popullor? Oliver Stoun nuk ka dyshime: “Nuk e kam konsideruar kurrė diktator. Ishte karizmatik, i ngrohtė. Ishte njė “ushtar i zemrės”. Pėr popullin e tij sakrifikoi gjithēka, pėrfshirė dhe shėndetin. Mund tė kishte jetuar mė gjatė, nėse nuk do punonte kaq ethshėm nė emėr tė popullit tė vet”.


Presidenti u nda nga kjo jetė, pas njė tumori, ende pa mbushur 59 vjeē. Nuk u kursye nė energji. Kur regjizori e takoi pėr herė tė parė, nxorri kėtė pėrshtypje: “Ky njeri ėshtė njė fenomen mė i madh se tė gjitha sulmet qė i kanė bėrė mediat amerikane. Padyshim qė Venezuela ka akoma shumė probleme, por kanė ndodhur edhe shumė pėrmirėsime”. Dhe sot jep gjykimin: “Nuk do t’i ndryshoja asgjė filmit. E bėra ashtu siē desha. Njė film radikal, i ndryshėm. Qė u ka dhėnė amerikanėve njė kėndvėshtrim tė ri mbi Amerikėn e Jugut. E mendonin kėtė rajon si koloni tonėn, apo si njė aleat i urtė. Nuk ėshtė kėshtu, dhe jam i kėnaqur qė kontribuova pėr tė dhėnė njė pėrshtypje tjetėr”.


Filmi nė fakt, hapet me disa ekstrakte nga Fox News apo edhe CNN e rrjete tė tjera, ku ekspertė, politologė, sociologė, nuk pėrdorin aspak eufemizma. Ēavez, nė fjalorin e tyre “ėshtė njė vrasės”, “mė i rrezikshėm se Bin Ladeni”, “mė i rrezikshėm se Fidel Kastro”, “mbrojtės i terrorizmit ndėrkombėtar”. Madje presidenti Bush i Riu hidhet nė ekuacione, si “Ēavez baraz me Hitler”. Sekretari i Shtetit Kolin Pauell dhe shefi i CIA-s Xhorxh Tenet mbajnė fjalime kundėr “tė keqes absolute”, mik i Gedafit dhe Ahmadinexhadit. Tė renditur nė kėtė farė rradhe, kėto pohime shkaktojnė njė efekt komik tė parezistueshėm. Edhe sepse, Stoun qėllimisht i vendos deklaratat nė fjalė, pėrballė mendimeve tė kundėrta nga kampi venezuelian. Dhe jep shifrat: “Me Ēavezin, varfėria ekstreme u ul me 70%, ndėrsa gjatė tė ashtuquajturit “regjim” mbi 60% e mediave ishin nėn kontrollin e opozitės, e cila zhvillonte njė luftė tė egėr”. Vazhdon Stoun: “Hugo u zgjodh disa herė president, me metoda demokratike. Ka pasur konsultime politike dhe referendume ku votuesit kanė votuar elektronikisht , nėn syrin e vėzhguesve ndėrkombėtarė. Por tė kesh parasysh se vitet e fundit, nė Shtetet e Bashkuara ka pasur dyshime pėr manipulim tė aparaturave nė rastin e votimit elektronik, Venezuela del njė model demokracie goxha mė i mirė se SHBA-ja. Opozita e Ēavezit ėshtė pėrgjegjėse pėr shtrembėrimin e fakteve dhe financohet nga tė pasurit dhe shtresa e tyre shoqėrore, qė e kanė urryer presidentin. Mediat dhe klasa politike amerikane e kanė mbėshtetur kėtė kėndvėshtrim, dhe ky ėshtė njė tregues i qartė i gjendjes politike e morale tė Amerikės. E cila ėshtė gjithashtu e pėrfshirė nė grushtin e shtetit kundėr Ēavezit mė 2002-in, edhe pse vazhdon ta mohojė”.


Ky episod ėshtė kyē nė film. Duken segmente tė filmuara ku tregohet se ekzistonte njė plan i paracaktuar pėr rrėzimin e Ēavezit, me snajperė qė shtinin mbi turmėn e mbėshtetėsve tė tij, ndėrkohė qė rrjetet e mėdha rrėfenin tė kundėrtėn. Mbėshtetet teza se Ēavez ishte I pari qė duhej rrėzuar, e pak mė vonė Sadam Husein (2003), nė mėnyrė qė Uashingtoni tė merrte kontroll tė plotė mbi dy vende kyēe tė rezervave tė naftės. Por presidenti-kukull Pedro Karmona zgjat shumė pak. Hugo rikujton arrestimin, takimin me njė kardinal qė i kėrkon dorėheqjen, duelin ballė pėrballė me njė tip qė i kishte drejtuar armėn. “Nė ato momente mendoja pėr Ēe Guevarėn, qė kishte deklaruar: Do tė vdes nė kėmbė. E dini pėrse nuk mė vranė? Sepse jam njė ushtar. Paraushtarakėt mė mbrojtėn sepse jam njė parashutist besnik”. Pastaj vihet pėrballė fushatės sė tij tė parė tė suksesshme elektorale, kundėr konkurrentes Irene Saez Konde, ish Miss Universi. Ėshtė brishtėsia e asaj qė po e quajmė njė “Teftė”, kundėr ėndrrės sė komandantit, qė pėrmblidhet nė njė frazė retorike: “Pushteti nuk mė takon mua, por popullit”.


Nė film, vijojnė pamje tė presidentit tek kthehet nė vendin ku ka lindur, “njė kasolle balte e mbuluar me kashtė”, njė metaforė e rindėrtuar nga miqtė e adoleshencės (luante bejsboll dhe i interesonte vetėm fitorja, thonė ata) pėr tė nėnvizuar rrugėtimin e gjatė drejt kreut tė vendit.


Tani, megjithatė ėshtė koha pėr tė bėrė njė bilanc, dhe Oliver Stoun ėshtė i drejtpėrdrejtė: “Ai ka ndryshuar sistemin, qė sot ėshtė mė i mirė. Shumica dėrrmuese e nėn-proletarėve kanė akses nė arsimim, shėrbim shėndetėsor, punėsim. Pėrpara tij, sistemi ishte aq i korruptuar saqė iu desh tė fillonte nga zeroja. Shumė prej personazheve qė erdhėn bashkė me tė nė qeverisje, nuk kishin pėrvojė dhe u duhej pak kohė. Sot Nikolas Maduro (pasardhėsi qė fitoi zgjedhjet) njė pjesė tė punės e ka tė kryer, por duhet tė luftojė fort kundėr njė opozite tė ashpėr. Venezuela ėshtė njė vend i pasur dhe loja ėshtė shumė e madhe. Armiqėsia e Shteteve tė Bashkuara do tė vazhdojė. Ky vend duhet tė ruajė pavarėsinė nga SHBA-ja, ashtu si po bėjnė Brazili, Kuba, Ekuadori, Bolivia”.


Edhe pse Ēavez ka njė vend qėndror, nuk mund ta quash njė film vetėm pėr tė. Nė fakt, titulli original ėshtė “Nė jug tė kufirit”, (South of border), pasi udhėtimi qė nis nga Venezuela, kthehet drejt Bolivisė, Argjentinės, Paraguajit, Brazilit, Ekuadorit e Kubės. Nėse Havana ėshtė vėllai i madh, shtetet e tjera pėrshkruhen si ndjekės tė shembullit ēavist nė sfidėn kundėr “fuqisė imperialiste”, pėr tė kurorėzuar, dy shekuj mė vonė, ėndrrėn e Simon Bolivarit.


Nė dekadėn e parė tė shekullit tė ri, ishim shumė tė zėnė me juglindjen dhe zonat arabe, pėr tė vėnė re tronditjet epokale qė ndodhėn nė kėto rajone “pothuajse nė fund tė botės”, siē do thoshte Papa Franēesk, argjentinasi. Nė kėtė kuptim, dokumentari i Stounit ėshtė ėshtė njė ripėrmasim i qartė i gjeopolitikės qė po ndodh nė historinė moderne. Nė bankėn e tė pandehurve, tė akuzuar se donin tė impononin ligjin e tyre, pėrveē Shtėpisė sė Bardhė dhe levave tė saj, janė edhe pushteti financiar dhe veglat e tij qė marrin vendime mbi kombet: Uoll Striti, FMN-ja, Banka Botėrore dhe ajo qė regjizori e pėrkufizon si “sistemi i SHBA-sė”.


A janė ende fatet e planetit nė duart e fare pak njerėzve? “Po”, thotė Stoun, “por jo pėr shumė kohė. Sistemi po tregon tė ēara nė mėdha brenda vetes. Gjėrat janė destinuar pėr t’u ndryshuar”. Finalja e filmit tė katėr viteve mė parė, pėrēonte optimizmin shpresėdhėnės tė fitores sė Obamės. A janė konfirmuar kėto shpresa? Stoun: “Nė fakt, ajo finale hidhte dritė mbi shpresėn se mė nė fund, Amerika e Jugut ka njė axhendė tė vetėn, tė pavarur nga Shtetet e Bashkuara. Dhe kishte mesazhin se popullsia hispanike nė SHBA mund ta ndryshonte sjelljen amerikane kundrejt Jugut. Por sa pėr Obamėn, ndihem i zhgėnjyer nga vepra dhe fjalėt e tij. Nuk ka bėrė asgjė, madje ka mbėshtetur grushtin e shtetit nė Honduras dhe ka fyer Ēavezin, duke injoruar tė mirat qė ka bėrė. Pas vdekjes, as dy fjalė ngushėllimi nuk dėrgoi”.


Njė listė e mirė regjizorėsh, nga Bigalou tek Spilberg, nga Aflek te Redford, kanė xhiruar filma tė impenjuar politikisht. A ėshtė kjo njė tendencė mbi tė cilėn duhet reflektuar?


“Hollivudi ka prodhuar gjithnjė filma qė pasqyrojnė kronikėn bashkėkohore. Ėshtė njė prej pikave tė tij tė forta. Disa filma janė tė mirė, disa mė pak. Ėshtė njė traditė qė do vazhdojė. Shumė prej kėtyre filmave janė “butėsisht” konservatorė dhe propagandojnė kėndvėshtrimin dhe interesat e SHBA-sė. Ėshtė pikėrisht kjo qė unė dua tė shmang nė punėt e mia, i dua sa mė radikale tė jetė e mundur”. Projekti i ardhshėm? “Ende nuk e kam vendosur, tė shohim. Pesė vitet e fundit kam punuar fort mbi njė “Histori kurrė e treguar mė parė tė Shteteve tė Bashkuara”, qė do ta shihni sė shpejti. Unė udhėtoj nėpėr botė, pėr ta njohur atė. Dhe pėr tė ėndėrruar e menduar gjėra tė vjetra e tė reja”.


Nga l’Espresso





Tre Oskar dhe shumė politikė


Lindur nė Nju Jork mė 15 shtator 1946, bir i njė punonjėsi hebraik tė bursės dhe i njė shtėpiakeje katolike franceze, vullnetar nė Vietnam ku u plagos dy herė, nė 40 vite karrierė Oliver Stoun ka fituar tre ēmime Oskar (dy pėr regjinė, me “Platoon” dhe “Lindur mė 4 korrik”, njė pėr skenarin me “Arrati nė mesnatė”), dhe me ēdo film tė tij ka ngritur njė debat. Sidomos kur temė qėndrore ishte politika, si nė filmat e mėposhtėm.


Salvador (1986)


Frymėzuar nga njė histori e vėrtetė, ky film ngre karrierėn e Stounit si regjizor. Me Xhejms Vudsin dhe Xhejms Belushin, rrėfen historinė e gazetarit Riēard Bojl, i cili po bėn njė reportazh mbi luftėn e Salvadorit dhe denoncon me emėr e mbiemėr, tmerret e fashizmit dhe bashkėpunimin e Uashingtonit me regjimet ushtarake.


JFK (1991)


I pari nga tre filmat e tij kushtuar presidentėve amerikanė. Rindėrton faktet e para vrasjes sė presidentit Kenedi. Bazuar nė hetimet e prokurorit tė Nju Orlinsit, Gerrison, interpretuar nga Kevin Kostner , dhe duke pėrzier materiale origjinale me rindėrtimin historik, filmi pohon tezėn e komplotit: Vrasja ėshtė kryer me bashkėpunimin e CIA-s dhe FBI-sė, nėn garancinė e zv.presidentit Xhonson, pėr tė vazhduar luftėn e Vietnamit.


Nikson, intrigat e pushtetit (1995)


Me njė Antoni Hopkins madhėshtor nė rolin e presidentit Nikson, Stoun rindėrton karrierėn e tij, nisur nga ditėt e Uotergejtit dhe duke u kthyer pas nė kohė. Njė analizė politike mbi njėrin prej tė “humburve” tė mėdhenj tė historisė, kombinuar me ngjarjet familjare: Rreptėsinė e nėnės, ndjenjėn e fajit pėr humbjen e vėllezėrve.


Komandanti (2003) dhe Duke kėrkuar Fidelin (2004)


I pari regjizor amerikan qė i mori njė intervistė, Stoun i kushton dy dokumentarė Fidel Kastros. Nė tė parin, lideri kuban rrėfen ekuilibrat e rinj botėrorė pas 11 shtatorit. Nė tė dytin flet pėr masat e qeverisė, kundėr dezertorėve qė kėrkojnė tė arratisen nė SHBA.


W (2009)


Psikologjikisht i dobėt, i dhėnė pas alkolit, impulsiv dhe i fiksuar pas dyshimit se i ati mund tė preferonte tė vėllanė Xheb. Kėshtu shfaqet presidenti Xhorxh W. Bush, luajtur nga Xhosh Brolin, nė portretin e bazuar nė ditėt qė sollėn luftėn e dytė tė Gjirit.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket