Tendence

Kreshnikėt 2.0

Mė ēifteli, daulle, hip-hop apo house. Nėse dikur i kėndohej me iso e ēifteli Enverit, tani lartėsohet Berisha, Basha e Meta. Moda e kėngėve pėr krerėt e politikės, “heronjtė” modernė pėr tė cilėt shkruhen vargje dhe top lista e kryesuar nga Kryeministri Berisha
Alida Cenaj
“Nė vitin pesdhjet’ e shtatė/ Enveri shkoi nė Moskė/ Hrushovit ja bė tė qartė/ ne me ti s’jemi dakortė”. Sado qesharak do tė dukej qė njė italian t’i kėndonte De Gasperit, apo fjala vjen njė gjerman Adenauerit, shqiptarėt ato vite e mė pas i thurrnin vargje e i dedikonin parrulla faqeve tė maleve udhėheqėsit tė tyre legjendar. Vinte Enver djali e meqė e kish marrė malli, populli kėndonte. I uronin jetė tė gjatė e i “falnin” nga ditėt e tyre, udhėheqėsit qė kėto 23 vitet e fundit nuk po lėnė gjė pa i thėnė mbi pllakėn e varrit. Por tradita shqiptare kėshtu thotė: Atij qė i ngrihej kėngė, e kishte tė siguruar njė vend tė lavdishėm nė histori. I ėshtė kėnduar Mujit e Halilit, Ēerēiz Topullit e Rrapo Hekalit e meqė vitet shkonin e heronjtė sikur pakėsoheshin, mendja ta thoshte se edhe kėngėt e tipit “Rrofsh sa mosha e kėsaj toke” do tė shuheshin dalėngadalė. I fundit “hero” duhej tė kish qenė Enveri.


Vetėm se nuk ka zgjatur edhe aq koha e barcoletave me vargjet e njė herė e njė kohe, “dhe dora shtėrngon dorėn/ dhe bėhet grusht i fortė/ tė gjithė rreth partisė/ rreth shokut Enver Hoxha”. Sepse tė tjera “barcoleta” po dėgjohen kėto kohė dhe problemi ėshtė se nėse ato tė vjetrat, brezit tė ri, atij qė nuk i ka jetuar ato kohė, ua shpjegon me pėrgjithėsimin “ashtu ishte sistemi”, kėto tė rejat nuk ka specialist t’u vėrė njė emėr. Nocioni “pėr atė kėndohen kėngė” ėshtė zhvlerėsuar kaq shumė sa edhe heronjtė i ka shndėrruar nė qesharakė. Fjala vjen jo mė larg se kėtė fillimjavė vizita e kryeministrit Berisha nė Berat u shoqėrua edhe mė kėngėn e radhės pėr nder tė tij. Fjalimi gjithė pathos i Kozma Dushit, i zhgėnjyer nga LSI-ja se e kishte mbajtur vetėm “30 ditė nė punė” dhe mirėnjohės pėr PD qė mė nė fund i dha titullin e merituar “Mjeshtėr i Madh i Punės” – “ėshtė tjetėr gjė qė e meritoja, por ama u vlerėsova, dhe unė mendoj se njeriu duhet tė jetė mirėnjohės nė jetė” – hapi lojėn e bejteve.


Vargjet e kėngės sė re ishin akoma mė dramatike se tė tjera qė kanė vite qė kėndohen nėpėr skena tė improvizuara fushatash, koncerte, festa tė ngushta mes bashkėqytetarėsh e pse jo edhe dasma ndonjėherė. “O Sali t’u bėfsha ferrė/ merr pushtetin edhe njė herė/ krah pėr krah me Lefterė. Ditė prilli, ditė vere/ dilni shihni se kush erdhė/ erdhė udhėheqėsi i Shqipėrisė/ erdhė udhėheqėsi i Pavarėsisė. Ēfarė ju kujton njė copėz varg i kėsaj kėnge? Me siguri grupin e rinjve tė Gjirokastrės me “Dilni se erdhi Enveri”. I binin mė troē djemtė e vendlindjes sė diktatorit atėherė, “i ngriti supet kalaja/ ulet mali se vjen maja/ pėrsėri u hap haberi/ dilni se erdhi Enveri”. Duhej tė dilte edhe Berati tė hėnėn pėr tė parė, por kėtė herė kishte ardhur Saliu.


E pra formula nuk ka ndryshuar, vetėm emrat janė zėvendėsuar me tė rinj. Dikur ishte Enver Hoxha, sot ėshtė Sali Berisha, Lula Basha, Ilir Meta e tė tjerė. Dikur ishte Partia e Punės, sot Partia Demokratike e LSI. Dikur Gjirokastra, sot Tropoja e Skrapari. Sidoqoftė nė top listė kryeson Sali Berisha. Me ēifteli, hip-hop, house apo ēfarė stili qė mendja mund ta rrokė. Mjafton nė xhiro nė youtube pėr t’u argėtuar me kėngė e koncerte ose copėza dasmash e gėzime familjare ku kėrcehet e kėndohet nė kor. Pėr Sali Berishėn... Amatorė apo kėngėtarė tavernash, tė rinj e tė vjetėr bashkohen nė kėngėt pėr kryeministrin. Pėr tė mos folur pastaj pėr komentet qė rrjeshtohen poshtė secilės prej kėngėve. Nga ato tė sojit qė nuk ua vėnė veshin edhe aq motiveve, sesa vargjeve. Duket si njė diskutim gjithėpėrfshirės politik, me fjalė me pullė tė kuqe, adhurime deri nė ekstrem, pėr heronjtė e merituar dhe ata tė gėnjeshtėrt. E kotė tė thuhet qė nė kėto raste morali nuk hyn fare nė punė.


Fatmira Breēani, Bujar Uka, Kristi, Sabiani, Grupi “Dardania”, Prek Vukaj, Fatmir Miroci e Xhavit Hykosmani, Tahir Derenica e Arif Dusha janė vetėm disa nga ata qė i kanė thurur kėngė Berishės. E ndėrsa dėgjon vargjet, nė ekran parakalon njė takim i kryeministrit me popullin, rruga e Kombit, Shqipėria e Madhe, shqiponja qė fluturon krenare nė qiell e gjithēka tjetėr qė mundet t’i vijė fantazisė nė ndihmė. “O ku je rrit oj lule ndėr pisha/ o nė Tropojė o te Sali Berisha”. Atmosferė e ndezur e valle qė hidhet me vrull, supe qė dridhen, daulle qė gjėmojnė e ēifteli qė tringėllin fort.


“O po kėndon zemra pėr demokraci/ pėr Sali Berishėn dhe shoqnin e tij”. Kėnga ėshtė e Fatmira Breēanit dhe nuk ėshtė kėngė dasme qė fton shoqėrinė e dhėndrit tė dalė pėr tė nderuar ēiftin. Ėshtė skenė koncerti, e vogėl, e ngjashme me ato qė shohim nė televizionet kosovare. Rreth e rrotull kėngėtares kėrcejnė me shami tė kuqe nė dorė njė grup vajzash me veshje popullore tė zonės. Ndėrsa Arif Dusha, njė zot e di se pse, nė kėngėn e tij ka shtuar njė hero tė ri, Lulzim Bashėn. “O moj Serbi/ o murin ta plasa/ o ktu po i thonė o Lulzim Basha/ O moj Serbi o murin t’a prisha/ o ktu po i thonė o Sali Berisha”. Tanimė, Oso Kukėn, Mic Sokolin, Tafil Buzin apo Ēelo Mezanin nuk e mban mend njeri.


Por bėn vaki qė grotesku ta kapėrcejė edhe kufirin ndonjėherė (a ka vallė kufi nė kėso rastesh) sepse nuk ėshtė pėr t’u ēuditur tė gjesh ndėr vargje edhe Sarkozinė, Berluskonin, sa pėr t’i shkuar rimės, ose edhe luftėn kundėr korrupsionit. Mungojnė emra kryeministrash nga Europa lindore e Skandinavia, por tek-tuk has edhe emrin e Shkėlzen Berishės. Familja kryeministrore paralajmėron tė ketė mė shumė se njė hero.


Por nėse mendoni se kjo i takon vetėm Tropojės dhe kėngėve me ēifteli e daulle, ja ku gaboheni. Heronjtė moderne kanė dalė edhe nga malet e Skraparit. Nėse Sabiani pėr festėn e 100 vjetorit tė pavarėsisė i kushtoi njė kėngė emocionuese Berishės, “Krahėt hapi kėnga ime/ lart nė qiell si skifteri/ hajde o Sali Berisha/ krenaria je dhe nderi”, njė tjetėr mė nė jug, gjatė njė takimi tė Ilir Metės me pėrkrahėsit e LSI-sė kishte shkruar tė tjera vargje: “Thellė nė malet e Skraparit/ lindi burri i vatanit/ kush mi qan hallet e mia/ Ilir Meta e LSI-ja”. Kush e di pse artistėt adhurues tė Metės kanė mbetur tek kjo puna e pėrkrahjes: Kozma Dushi ishte zemėruar e kish dorėzuar teserėn se nuk i kishin gjetur punė, ndėrsa ky tjetri i kėndonte shpėtimit pėr hallet e tij. Pas kėngės, takimi vazhdoi me brohoritje.


Kokė mė kokė e varg mė varg heronjtė e pas 90-ės mbushin skenat moderne. Ama harta pėrmbyllet vetėm me Tropojėn dhe Skraparin deri tani. Fjala vjen Fatos Nanos nuk ia kėnduan qė nuk ia kėnduan ndonjėherė njė kėngė e aq mė pak kreut pasardhės tė tij nė PS, Edi Ramės. Ndoshta sepse ky i fundit nuk duroi dot deri nė momentin kur gurra popullore tė vėrshonte lumė. Kėndoi vetė i pari dhe nuk priti sazet. Bashkė me “West Side Family” disa vite mė parė i thurri vargje Tironės paēka se fama zgjati vetėm sa njė fushatė e vetme elektorale. Hero nuk po bėhet dot, me pak fjalė, kėngė nuk po i kėndohen. Bėn vaki popullit do t’i prishet mendja nėse Rama bėhet kryeministėr. Duhet tė presim e tė shohim. Sepse lista e kėngėtarėve shtohet dhe kjo do tė thotė se gara mbetet e hapur.





Kėngė pėr Sali Berishėn


Dul’ njė yll o shndrit n’planet


nė fund shekullit tė njėzet’


pėr shqiptarėt e ēan errsirėn


komunistit or ja kthyn shpinėn


Si ante o n’ball tė stuhisė


me i dhan jetė o demokracis


nė qiellin blu o e lir t’jet shqipja


prin nė ball o Sali Berisha





Kėngė pėr Bashėn & Co


O moj Serbi o varrin ta plasa,


o se k’tu po i thon hajde Lulzim Basha,


o moj Serbi, o murin ta prisha,


o k’tu po i thon o Sali Berish


O moj Serbi o zemrėn ta kalli,


o k’tu po i thon o Azem Hajdari,


O k’tu po i thon o Adem Jashari


O po qan zemra o n’demokraci e


O t’kem Lulzim Bashėn o kryetar bashkie





Kėngė pėr Ilir Metėn


Jam i ri e jam beqar,


lindur rritur nė Skrapar,


o moj lule e dėborės,


tė mbaj nė pėllėmbė tė dorės


Jam i ri e jam beqar,


nuk kam borxhe pėr tė larė,


e kam zemrėn si behar,


lindur, rritur nė Skrapar


Thellė nė malet e Skraparit,


lindi burri i vatanit,


kush m’i qan hallet e mia,


Ilir Meta LSI-ja

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket