Reportazh

Dora e ngrohtė

Njė ditė nė burgun “Ali Demi”. Stimulimi i punimeve artizanale dhe dora e shtrirė e njė shoqate. Pagesat si nė kohėn e diktaturės, roli vetėm ndėshkues i burgjeve dhe disa kritere qė ende nuk i plotėsojmė sa i takon Institucioneve tė Ekzekutimit tė Veprave Penale
Alida Cenaj
Dėshira Markut i duhen edhe dhjetė muaj pėr ta parė e lirė dritėn e diellit. Me flokė tė prera shkurt, me njė tė folur tė shpejtė dhe tė qeshur qė duket se e pėrdor si mburojė pėr tė mos tradhėtuar trishtimin, sytė i lotojnė kur thotė se 12 vjetėt e dėnimit tė saj i janė afruar fundit. Nuk e lėshon grepin nga dora dhe nėn hijen e dy tendave tė mėdha nė oborrin e Burgut tė Grave nė lagjen “Ali Demi”, (zyrtarisht IEVP “Ali Demi”- institucion i ekzekutimit tė vendimeve penale) po i jep dorėn e fundit njė tjetėr pune artizanale prej sė cilės shpreson tė fitojė ca para. Duket nervoze ndėrsa shpjegon se aty brenda nuk ka shumė mundėsi zgjedhjeje; nuk ka rėndėsi se sa para i duhen pėr tė plotėsuar nevojat e veta ēdo muaj, rėndėsi ka qė punėt e saj tė jenė tė bukura, maksimalisht cilėsore dhe qė kushdo qė i blen, tė paktėn njė herė, t’i kėrkojė pėrsėri. Pėr ta vėrtetuar kėrkon leje tė largohet vetėm njė ēast: Nuk ėshtė vetėm grepi specialiteti i saj. Thur edhe triko, shalle ose veshje tė tjera me shtiza, tė modeluara bukur dhe me shumė ngjyra. Me stil, nga ato pa tė qepura nė anėsore dhe pėr tė tė bindur se po thotė tė vėrtetėn, rend me tė katra drejt qelisė. Mė shpejt vjen se ikėn, me njė triko tė kuqe nė dorė. I duhet edhe pak pėr ta pėrfunduar, ama trikoja e ngrohtė pėr dimėr duket qė ėshtė punuar pėr merak. E folura me zė tė lartė (pa vetėdije) shoqėrohet herė pas here me njė tė shtrėnguar qė gjithashtu pa vetėdije i bėn krahut tim. “I mėsova kėtu grep e shtizė dhe tani mundem shumė tė fitoj prej punės time dhe tė nderohem prej saj”.


Dėshira ka gati 12 vjet qė nuk i sheh me sy familjarėt e saj. Ėshtė nga Peshkopia, e dėnuar pėr vrasje. Tė vetėt janė tė ngujuar atje nė vendin e lindjes dhe 46 vjeēarja e ka pranuar kokėulur fatin e saj. Nuk flet shumė pėr vrasjen e kryer e as pėr historinė e gjatė tė gjakmarrjes qė atė e ka mbyllur nė burg dhe familjarėt e saj nė kullė. Tek e fundit, shumė detaje nuk kanė edhe aq rėndėsi pėrballė faktit se qysh nė moshėn 34 vjeēare dritėn e diellit e ka parė vetėm nga brenda oborrit tė atij burgu, e malluar e ndoshta edhe e penduar pėr jetėn e saj. E njohin tė gjithė Dėshirėn nė burg. Punonjėsja sociale qė i qėndron pranė, Ingrid Balluku, i rreh shpatullat herė pas here pėr t’i dhėnė zemėr. Si shpėrblim pėr atė inkurajim qė tė vetėt nuk ia dhanė dot kurrė, Dėshira i hidhet nė krahė dhe e puth nė tė dyja faqet. Nuk ėshtė aspak e pazakontė kjo shfaqje: Nė IEVP “Ali Demi”, Ingridin tė gjitha e ndjekin nga pas me mirėnjohje.


Dera e madhe e hekurt, ngjyrosur blu, mbyllet zhurmshėm pas krahėve tanė. Ajo ēfarė tė shfaqet pėrpara, pas njė vargu tė gjatė kontrollesh nė burgun qė dikur njihej me numrin 325, janė jetėt e 55 tė burgosurave qė vuajnė dėnimin aty brenda, shumica prej tė cilave pėr vrasje. E marta e vizitės sonė ėshtė njė ditė e ngrohtė me diell dhe nė orėn e paradites gratė shijojnė rrezet e diellit. Disa syresh luajnė domino nė njė nga tavolinat poshtė tendave, disa tė tjera pėrballė tyre pėrgatisin drekėn e ditės, ndėrsa nė pragjet e qelive tė hapura pjesa mė e madhe e tyre japin e marrin me njėra-tjetrėn. Nuk ndodh shpesh tė ketė vizitorė aty brenda dhe aparati i fotografit, ndonjėrėn prej tyre e tremb. Kjo prishje e papritur “privatėsie”, pėr fare pak ēaste, krijon rrėmujė. Megjithatė burgu i grave vazhdon tė mbetet i ndryshėm nga tė tjerėt. Qysh nga vizita e fundit, vite mė parė, pėr tė tjera arsye, nga ajo ēfarė ofron pamja nė 180 gradė nė hyrje, kanė ndryshuar pak gjėra. Ėshtė e njėjta rregullsi, tė njėjtat qeli, mure tė lyer me gėlqere tė bardhė dhe i njėjti oborr. Ndryshim janė vetėm dy tendat e mėdha qė pengojnė rrezet e forta tė diellit. Duket sikur janė shtuar edhe lulishtet (ndoshta kujtesa mė tradhėton), por gjelbėrimi dhe trėndafilat me ngjyra tė kuqe, rozė, tė verdhė e portokalli, nė tė dy rrethet e sigurisė sė burgut, e zbusin atė ndjesinė e fortė qė tė lė kontrolli i imtėsishėm trupor, ai i dokumentave, lehtėsimi nga ēdo objekt tjetėr, pėrveē bllokut dhe stilolapsit, por dhe telat me gjėmba e dera e rėndė qė duket sikur bėn rojė njėsoj si gardianėt. Dera e hapur e qelive na lė shteg pėr tė hedhur njė sy brenda: ėshtė errėsirė sepse pushtetin e ka dielli, ama rregulli mbizotėron kudo. Krevatet marinare tė rregulluar pėr merak, janė sajdisur me qėndisma mbi cohra tė bardha borė, tavolinat dhe rrobat janė tė rregullta duke i dhėnė frymė ngushtėsisė sė qelive.


Neve na prin Ingridi drejt njė salle qė ėshtė pėr dy funksione, lexim dhe pėrdorim kompjuteri (secila prej grave ka ndjekur sipas dėshirės kurse tė ndryshme qė nga gjuha e huaj, kompjuteri, kurse gatimi etj). Tė burgosurat ndjekin shfaqjen me kureshtje dhe shumė syresh nuk e kuptojnė se pėr ēfarė bėhet fjalė. Pėrshtypje bėn vetėm aparati fotografik. Nė fund, tė gjitha bien nė paqe kur Ingridi pasi na ofron sallėn pėr t’u akomoduar, del jashtė pėr tė njoftuar disa nga dhjetė prej grave qė janė edhe objekti i kėtij shkrimi.


Burgjet janė tė mbushura me histori njerėzore nė ēdo kohė. Nė njė institucion si ky, ku ato qė vuajnė dėnimin janė vetėm gra, as rregulli, as qetėsia dhe as qėndismat nuk pėrbėjnė ēudi. Sidomos kėto tė fundit janė njė mėnyrė pėr t’i mbijetuar rėnies psikologjike, pėr tė shtyrė kohėn dhe pse jo, pėr tė siguruar disa tė ardhura. Ata qė e kanė provuar, por edhe kujdestarėt dhe tė tjerė qė i njohin mirė kėto institucione e dinė se, tė paktėn nga ana ekonomike, ato qė vuajnė mė shumė janė familjet e tė dėnuarve. Ēka do tė thotė se kėto gra e kanė njė mundėsi mė shumė: punėt e dorės, nėpėrmjet familjarėve tė tyre ose me tė njohur ose prej namit tė mirė pėr punime cilėsore, i shesin qėndismat, varėset me rruaza apo bluzat e tyre duke i siguruar vetes disa prej nevojave vetjake tė ēdo muaji. Nė dukje duket njė proces i thjeshtė, por siē thotė Dėshira (qė pėr mė tepėr nuk ka pasur mundėsi ta vizitojė asnjė i afėrm), Adriana Kolami e Albana Laze, jo gjithmonė situata ėshtė kaq rozė. Kushton lėnda e parė (penjtė, shtizat, grepat e rruazat, tė cilat shpesh duhet tė jenė specifike), por edhe blerėsit nuk ėshtė se gjenden kollaj. Por, tė paktėn kėto dy vitet e fundit dikush ėshtė kujtuar pėr to. Shoqata “No Limits” ka ngritur njė rrjet nė tė gjitha burgjet shqiptare duke marrė pėrsipėr sigurimin, pa para, tė lėndės sė parė dhe nė shumicėn e rasteve edhe shitjen e kėtyre punimeve artizanale. Qė nga viti 2011 janė gjithsej 30 tė dėnuar, qė nė fakt pėrbėjnė 10 pėr qind tė tė dėnuarve tė angazhuar me prodhime artizanale, qė tani kanė njė llogari bankare ku u depozitohen tė gjitha tė ardhurat nga shitja e punimeve sė tyre. Nė burgun e “Ali Demit” drejtoria dhe sektori i edukimit social ka pėrzgjedhur dhjetė gra mbi kritere qė kryesisht janė gjendja sociale e familjeve prej nga vijnė (ose tė braktisur nga familja) dhe sigurisht ato qė dinė tė bėjnė punime tė tilla. Nulifer Elezi, Albana Laze, Zamira Fresku, Rinela Elezi, Adriana Kolami, Lule Doēi, Naile Ahmetaj, Vidiana Tarazhi, Dėshira Marku dhe Daniela Mengu janė pjesė e projektit, ose thėnė ndryshe fatlumet qė nuk i bien mė nė qafė familjes pėr tė plotėsuar nevojat e tyre.


“Unė e fillova punėn me rruazat e vogla si zbavitje”, thotė Albana Laze. “Punonim nė grup sepse kėto lloj punimesh bėhen vetėm nė grup, do nerva, durim dhe kohė. E meqė kjo e fundit kėtu nuk mungon, ia mora dorėn. Nė fillim i sajoja vetė modelet, pastaj fillova tė kopjoja tė tjera mė tė ndėrlikuara, nga revistat”. Kur ja mori dorėn, 40 vjeēarja me ndihmėn e tė afėrmve qė e vizitojnė rregullisht, filloi t’i shiste. “Por mendo qė duhet t’i shesėsh nė mėnyrė qė fillimisht tė nxjerrėsh ato qė ke shpenzuar, pastaj tė mendosh qė tė fitosh diēka”. Albana ka gjashtė vjet nė atė burg, e dėnuar pėr mashtrim dhe shpifje pėr shkak tė detyrės dhe i duhet tė kalojė edhe tetė tė tjerė aty brenda. Ama, tė paktėn kėtė vitin e fundit, jo vetėm qė nuk i ka rėnė nė qafė familjes, por ka pasur raste qė edhe i ka ndihmuar. Aktualisht nė llogarinė e saj bankare janė tė depozituara 870 mijė lekė tė vjetra nga punimet e saj tė shumėllojshme me rruaza. “Kėtu jemi njė kontigjent grash nga tė gjitha nivelet shoqėrore. Hiq njė pėrqindje tė vogėl, pjesėn mė tė madhe tė tyre t’i lėsh pa punė do tė thotė t’i shkatėrrosh psikologjikisht”, thotė ajo. “Burgu u rėndon njėsoj tė gjithėve, por po u shkatėrrove, ēfarė do tė bėsh pastaj kur tė dalėsh jashtė? Kėtu ka dy rrugė: ose do tė ngrihesh nė kėmbė, ose do tė rrėzohesh. Nėse jashtė mund tė gjendet njė dorė tė tė ndihmojė, kėtu nuk ka, duhet ta bėsh vetė. Por e mira ėshtė se shumica ia dalin, disa vetė e disa tė tjera me ndihmėn e stafit social, i cili na gjendet gjithmonė. Pastaj sė fundmi ka qenė edhe ndihma qė na ka dhėnė shoqata. Ėshtė njė ndihmė e jashtėzakonshme, na ka dhėnė dorė e na ka mundėsuar fitimin e tė ardhurave pėr tė cilat kemi kaq shumė nevojė. Ky projekt na bėn tė ndihemi tė vlerėsuara, na bėn tė ndihemi tė dobishme dhe jo vetėm pėr vete”.


Thėnė ndryshe ka qenė njė bashkėpunim i tė dy palėve bashkė: Nėse “No Limits” u ka siguruar ato pėr tė cilat kanė mė shumė nevojė, lėndėn e parė dhe shitjen, drejtoria u ka dhėnė disa lehtėsira qė i ndihmon Albanėn dhe tė tjerat qė rruazat t’i shndėrrojė nė varėse tė bukura shumėngjyrėshe, vazo lulesh apo mbajtėse frutash, nė ēentro tė punuara bukur e me mjeshtėri apo qėndisma qė nė njė treg tė lirė kushtojnė jo pak. “Por ēmimet sigurisht qė ne i kemi mė tė lira se sa tregu. Sepse nuk kemi mundėsi t’i shesim lirisht, dhe sepse vitin e fundit nuk kemi paguar asgjė pėr lėndėn e parė”.


Papritur rrėfimin e Albanės e ndėrpret, nė tentativė pėr ta miratuar, njė zė i zhurmshėm qė vjen nga dera. Adriana Kolami ėshtė 45 vjeēe dhe ka 10 vjet nė burg. E dėnuar pėr vrasje, deri nė pėrfundim i duhen edhe 14 vjet tė tjerė. E rrumbullakėt dhe e qeshur me njė pėrparėse kuzhine rreth belit, Adriana vjen e zė vend nė krah. “Ti nuk mund ta marrėsh me mend se ēfarė kanė bėrė pėr mua kėtu”, thotė ajo. “Kanė lejuar tė fusin nė qeli mjete tė ndaluara si psh, pinca qė janė tė domosdoshme pėr tė lidhur rruazat dhe mua mė kanė vėnė nė dispozicion edhe llampė elektrike, nga ato qė ndriēojnė mirė, pėr gjithė natėn”. Shoqet e saj, tė shpėrndara nėpėr sallė, disa tek dera e disa tė tjera pėrreth tavolinės nxitojnė tė shtojnė se ndėr tė gjitha, Adriana ėshtė mė punėtorja. Ka bėrė kurs kompjuteri, kurs tė gjuhės italiane, kurs pėr kujdestarinė e fėmijėve, tė moshuarve, kurs kuzhine dhe aktualisht edhe punon nė burg si ndihmėskuzhiniere. Ama ėshtė edhe njė artizane e mirė, nga ato me duar tė arta, por me njė ves tė keq: “Nuk ēlodhet kurrė”, thotė Ingridi, duke sqaruar njė herė e mirė atė qė tė burgosurat e tjera e thonė me tė qeshur. “Natė e ditė vetėm punon”. Adriana ka qenė e kėtij zanati edhe kur ishte e lirė. “Por u dėnova pėr vrasje”, shton ajo dhe buzėqeshja i lė vendin njė fytyrė tė ngrysur. “Unė nuk kam vrarė njeri, tjetėr kush e kreu krimin”, shton duke i vėnė pikėn me njė tė kryqėzuar tė duarve. Pastaj kur hyri nė qeli punėt artizanale i shtoi dhe me ndihmėn e familjarėve tė saj mundohej t’i shiste. “Nuk i kam rėnė nė qafė familjes”, thotė duke iu referuar bashkėshortit dhe dy djemve, emigrantė nė Itali. “Qė kur jam pėrfshirė nė projekt, ēdo nevojė e mbuloj vetė”. Me nevojė, Adriana numėron rreth 200 mijė lekė tė vjetra nė muaj.


Janė aty tė tria gratė qė janė pjesė e projektit “No Limits” dhe ēdo herė qė kujtojnė shumat qė kanė nė llogaritė bankare dhe “lukset” qė i plotėsojnė vetes me ato para, sytė i kthejnė nga cepi tjetėr i sallės ku ėshtė personalisht ai qė i ka hapur e mbushur ato llogari. “Ja pėr meritė tė Zylyftarit”, shton Adriana duke drejtuar gishtin, ndėrsa vė sėrish pėrparėsen pėr t’u kthyer nė kuzhinė. Zylyftar Bregu ėshtė drejtori ekzekutiv i “No Limits”, gazetar e pedagog i gazetarisė, nga viti 2004 deri nė 2010 vėzhgues i Komitetit Shqiptar tė Burgjeve. “Gjatė vizitave tė mia nė burgje konstatova se njė numėr tė burgosurish angazhoheshin me punime artizanale”, thotė ai. “Ndėrsa njė pjesė tjetėr, dėshironin tė angazhoheshin, por nuk mundeshin. Tek kontigjenti i fundit futeshin ata qė nuk kishin kontakte me familjen, ose familja nuk kishte mundėsi ekonomike pėr tė pėrmbushur edhe kėtė “tekė” tė tė afėrmve tė tyre nė burg, pra furnizimin me materiale. Nė kėto kushte, me idenė pėr tė bėrė diēka pėr kėta njerėz, unė tentova tė shkruaja njė projekt dhe ta paraqisja diku”.


Kėshtu lindi “No Limits” dhe i pari qė e mbėshteti ishte drejtori ekzekutiv i Fondacionit ABC (Albanian Besa Capital), Bajram Muēa. Duke parė ndikimin dhe faktin qė ishte njė projekt konkret, AMSHC (Agjencia pėr Mbėshtetjen e Shoqėrisė Civile), garantoi vazhdimėsinė e projektit, duke siguruar njėkohėsisht edhe zgjerimin paksa tė tij Nė nėntor 2011 u pėrkrahėn 12 tė dėnuar nė tre burgje, pėrkatėsisht 4 nė burgun e grave “Ali Demi”, 4 nė burgun e Peqinit dhe 4 nė burgun e Fushė-Krujės. Duke parė ndikimin projekti u hap dhe qė nga maji i 2012 janė ndihmuar rreth 30 tė dėnuar, ndėrkohė qė nga ideja fillestare, ajo e sigurimit tė lėndės sė parė pati edhe njė devijim: Tė dėnuari kishin nevojė edhe pėr tregėtimin e kėtyre punėve. Sepse shumica janė tė dėnuar qė nuk kanė mundėsi tė kontaktojnė me tregun, ndaj janė zbatuar disa forma artizanale tė shitjes, por edhe njė panair i zhvilluar nė Voskopojė, vitin e kaluar, bashkė me Grupin Shqiptar tė tė Drejtave tė Njeriut, nė njė aktivitet tė quajtur Akademia e Minoriteteve. “Nė kėtė aktivitet u shitėn njė pjesė e punimeve, dhe tė ardhurat sigurisht qė u depozituan nė llogaritė pėrkatėse tė tė dėnuarve. Ka ardhur koha pėr hapjen e njė njėsie tregtare ku mund tė shiten punimet artizanale tė tė gjithė tė dėnuarve. Ky do tė jetė edhe projekti i ardhshėm i qendrės, pėr tė cilin po punojmė”, thotė Bregu. “Po presim qė gjatė muajit maj tė na miratohet”. E nėse kėta tė burgosur do tė jenė me fat nuk do tė jetė mė nevoja qė “No Limits” tė kėrkojė panaire, tė njohur apo mėnyra tė tjera pėr tė shitur punimet. Do tė ketė njė dyqan nė dispozicion tė kėsaj pune, e si rrjedhojė jo mė 30 tė dėnuar qė pėrkrahen, por, siē parashikon Bregu, deri nė 150-200 tė tillė.


E kanė dėgjuar kėtė edhe gratė e burgut “Ali Demi” dhe ndėrsa pėrshėndetemi, Adriana shton duke na e bėrė me dorė: “Atėherė do tė shikoni sa ēfarė do tė prodhojnė kėto duar”. Me tė njėjtėn buzėqeshje shtrėngojmė duart edhe me Dėshirėn. Pas dhjetė muajsh ajo do tė lirohet, por nėse gjėrat shkojnė mbarė, kthimi nė shtėpi pėr tė do tė jetė me bereqet. Nė rastin e saj, edhe familja qė e pret ka nevojė.


Jo edhe aq rozė


Lamė tė njėjtėn atmosferė tė qetė pas vizitės sė tė martės nė burgun “Ali Demi”, veēse nėse i hyn njė analizė mė tė thellė se vetėm punimeve artizanale, situata brenda Institucioneve tė Ekzekutimit tė Veprave Penale nė Shqipėri, (21 tė tilla), nuk ėshtė edhe aq rozė. “Sė pari, tė dėnuarit duhet tė angazhohen nė punė. Ligji ua njeh kėtė tė drejtė, por sistemi real nuk e garanton, nuk e mundėson kėtė”, thotė Zylyftar Bregu pas eksperiencės disavjeēare si vėzhgues, por edhe studiues i burgjeve nė Shqipėri. Teorikisht sipas ligjit, nė nenin ku sanksionohet mundėsia pėr punė nga ana e tė dėnuarve, puna duhet tė shpėrblehet sipas kritereve tė pėrcaktuara me vendim tė veēantė tė Kėshillit tė Ministrave. Por kjo ende nuk ėshtė bėrė dhe deri 2-3 muaj mė parė pagesa e tė dėnuarve ishte ajo e miratuar me dekret Nr. 7289, tė vitit 1989 tė Presidiumit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, pėr vetėm 900 lekė tė vjetra nė muaj dhe uljen e katėr ditėve tė dėnimit. Kohėt e fundit edhe pagesa prej 900 lekėsh ėshtė hequr duke mbetur nė fuqi vetėm katėr ditėt. “Jo vetėm pėr kėtė, burgjet nė Shqipėri kanė ende karakter ndėshkimor mė shumė se sa integrues”, shton Bregu. Dhe pėr kėtė po sjell vetėm faktin e mungesės sė punės. Sipas statistikave zyrtare, mosha mesatare sot nė burgje ėshtė 25 vjeē, qė do tė thotė nė burgje ndodhet bashkėsia me moshėn mė aktive pėr punė. Kėta tė dėnuar pėr tė gjithė kohėn qė vuajnė dėnimin “edukohen” me dembelizėm, se nuk punojnė dhe presin nga familja mbėshtetjen qė ju duhet”. Pėrveē kėsaj ndėshkimi pėrkthehet edhe nė njė fenomen tjetėr, akoma mė shqetėsues. Nė pėrqindje tė lartė, tė dėnuarit, pasi dalin kryejnė sėrish tė njėjtin krim, ose njė tjetėr akoma mė tė rėndė. “Sipas statistikave zyrtare, mė shumė se 10 pėrqind e tė dėnuarve janė pėrsėritės nė kryerjen e njė krimi, dhe mė shumė se 5 pėrqind e tė dėnuarve pėrsėritin tė njėjtin krim, qė i bie 15-17 pėrqind e tyre kthehen sėrish nė burg, pasi kryejnė dėnimin”. Sipas tė dhėnave tė publikuara nga Drejtoria e Pėgjithshme e Burgjeve nė janar tė kėtij viti figuronin 1774 tė dėnuar pėr herė tė parė, 143 pėrsėritės specifikė (numrin mė tė lartė e mban burgu i Korēės), dhe 312 pėrsėritės tė pėrgjithshėm (numrin mė tė lartė nė burgun e Peqinit). “Pėrmirėsimi i trajtimit tė tė dėnuarve, ėshtė kushti i 12-tė i BE-sė qė Shqipėria tė marrė statusin e vendit kandidat. Kjo do tė thotė qė ka ende mjaft probleme. Ne kemi ende disa burgje tė trashėguara nga sistemi diktatorial njė partiak, qė kanė insfrastrukturė tė pamjaftueshme pėr trajtimin e tė dėnuarve sipas standardeve tė BE-sė; por pėrmend vetėm disa, kemi Bėnēėn nė Tepelenė, kemi Burrelin, burgun 302, qė ėshtė ndėrtuar mė herėt se viti 1944, por edhe Rrogozhina, apo Kosova e Lushnjes”.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket