Disqe

Disqet e javes

Radio Energy sjell me te mirat e muzikes house. Blero prezantohet me albumin e tij me te ri. Ne tregun e kesaj jave edhe hitet e veres
By Radio Energy


Ne kete sezon te nxehte vere, radio Energy, jo vetem ka trasmetuar non stop ne valet e saj hitet me te fundit te ketij sezoni, por i ka hedhur ato edhe ne tregun muzikor. Pas shume e shume permbledhjesh, kete jave vjen nje cd me shume. "Arena compilation" sjell kete jave permes Albatrade, me te mirat e muzikes house. Jane rreth gjashtembedhjete kenge, qe vijne se bashku, te selektuara dhe te miksuara nga Andy DJ. Disa nga kenget, qe mund te degjoni ne "Arena compilation" jane: "Bitch" te Dave Mccullum, "Hold to the beat" te Dj Jose, "Dirty disco" te Da Hussla, "Havana loca" te Richi&Dhan etj. E mes tyre do te mund te degjoni dhe nje kenge shqiptare, Besen me "Mengjesi im je ti". Kete cd mund ta gjeni ne te gjitha pikat e shitjes.


Blero


Sinjalin se kete vere do te ishte serish i pranishem ne Shqiperi, Blero kishte kohe qe e kishte dhene. Shumekush mund te kete menduar se rikthimin ai e shenoi me duetin, qe realizoi ne Suedi (ku dhe jeton) me Rovena Stefen. Por ky ishte vetem hapi i pare. Ja ku eshte i vetem me nje album te tere, ne te cilin ka hedhur plot nente kenge te reja. "Bashke", qe ka ardhur ne Tirane nga Super Sonic, eshte pritur mire, qe ne ditet e para. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe me djaloshin, qe u be i famshem, qe ne prezantimin e tij te pare ne Tirane, me kenge qe u bene menjehere hite. Tani ai sjell realizime te reja, qe mbajne vulen e tij, si pershembull "Dua te jem", "Bashke", "Te ndjej", "Hajde", "Te dua", "Pergjithmone", "Zeshkane", Baby". Per kete album, Blero ka bashkepunuar me Memli Krasniqin, Johan Bejerholm, Cekic etj. Ne fund te albumit Blero ka realizuar dhe nje variant remix te kenges, e cila ka po ate titull qe i eshte vendosur albumit. "Bashke" ai shpreson ta beje hitin e kesaj vere. Ky album kushton 700 leke. Mund ta gjeni ne te gjitha pikat e shtijes.


Number one


Kjo studio sjell kete jave ne treg volumin e 24 me hitet e kesaj vere. "Summer hits", te cilin mund ta gjeni ne te gjitha pikat e shitjes se "Number one" sjell Britney Spears, Jennifer Lopez, 50 Cent, Mariah Carey, Snopp Doog, Justin Timberlake, Gwen Stefani, Destiny Child, Adriano Celentanon, Ja Rule, Jesse Mc Cartney etj. Kjo cd kushton 600 leke.


Summer hits


Nje tjeter permbledhje, sjell te tjera hite te kesaj vere. Duke nisur nga fituesja e festivalit te fundit evropian Elena Paparizou me "My nr One", duke kaluar tek Eminem me "Mockinbird", tek 50 cent & Olivia me "Candy shop", Arash me "Tike tike kardi". Shakira ft Alejandro Sanz me "La tortura", Usher& Alicia Keys me "My boo" etj. Kjo cd kushton 600 leke.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket