Teatri i Absurdit

Ballkoni pėrballė

Teatri i Absurdit
Renato Kalemi
Hop! Ikėn dritat! Nė dhomė ra terri. Pėr fat, jam vetėm nė shtėpi, pėrndryshe mund edhe tė mė nxirrnin sytė pa e kuptuar hiē. Nė djall tė vejė, mendoj me zė, teksa ngrihem me kujdes pėr tė gjetur njė qiri, tė cilin kushedi nė ē’sirtar tė harruar e kam futur. Pėr dreq, gishtin e vogėl tė kėmbės e pėrplas pas cepit tė tavolinės dhe lotė dhimbjeje mė shpėrthejnė nga sytė. Nuk di ē’tė mallkoj mė parė, ata qė hoqėn dritat, gishtin e vogėl qė mendjelehtėsisht shkoi e u pėrplas me tavolinėn, qiririn e humbur apo cepin tė tavolinės. Mbledh veten i bindur se ka edhe mė keq dhe duke pėrdorur duart pėr tė mos ia veshur me turi murit, kaloj pranė dritares ku ndaloj i tėrhequr pas njė drite tė zbehtė nė ballkonin e katit tė katėrt tė pallatit pėrballė. Njė siluetė njeriu duket sikur ma bėn me dorė dhe kėrkon vėmendjen time. Largoj me marifet perden, ngjeshem pas xhamit tė dritares dhe vėshtroj me kujdes gjithnjė e mė i bindur se ajo gjėja e zezė, me tipare femre, mė kėrkon mua. Jashtė nuk pipėtin asgjė, lagja ėshtė nė terr tė plotė. Tani vėmendja ime ėshtė pėrqendruar e gjitha tek kjo hije e ēuditshme, e cila rri palėvizur teksa pėrkund lehtė dorėn e saj, herė nė formė pėrshėndetje, e herė nė formė ftese. Zemra mė rreh fort dhe njė mijė pikėpyetje mė cysin qelizat e trurit. Gishti i vogėl nuk dhemb mė. Vendos ta pėrshėndes edhe unė. Ngre dorėn e majtė lart dhe lėviz pėllėmbėn si pėr t’i thėnė “Hej, ē’kemi?”. Duket qartė se po mė fton tė shkoj tek ajo. Mė ka pikasur e tani digjet pėr mua nė errėsirė. Ptu! Ngrihem vrikthi dhe bėj tė shkoj nė dhomėn tjetėr pėr tė gjetur qiririn. Gishti i vogėl, i njėjti, pėrplaset sėrish pas cepit tjetėr tė tavolinės. Njė ulėrimė vajtuese mė del nga fyti. Kruspullosem nė tokė duke fėrkuar plagėn. Nuk e di sa kohė kaloj ashtu derisa njė dritė e fortė mė vret sytė. Erdhėn! Tani shoh. Duke ēaluar i afrohem dritares. Nė ballkon nuk ka njeri. Pas pak, njė plakė shfaqet pas perdes duke nderur rrobat. Oh, sa mė dhemb gishti!





Politikė


Kush ėshtė lindur tradhėtor


Nga Alida Cenaj


Mund tė quhet pa frikė e njė lloji tė veēantė, krejt e ndryshme nga tė tjerat, nga ato me tė cilat jemi mėsuar deri tani, kjo fushatė elektorale nė Shqipėri. Nėse deri katėr vjet mė parė diskutoheshin platformat apo sloganet me tė cilat partitė paramendohej t’u mbushin mendjen votuesve qė tė jepnin votėn, sivjet nuk po dėgjojmė tjetėr veēse fjalėt tradhėtar, tė pakėnaqur, denoncim, pėrjashtim nga partia, kryetar i keq ose devijues nga linja tradicionale e partisė. Kronikat e lajmeve hapen e mbyllen veē me kėto. Kėtė fillimjavė, Kastriot Islami foli gjerė e gjatė nė njė nga ekranet shqiptare se sa mirė ndihej nė radhėt e Partisė Demokratike! Asllan Dogjani nga ana tjetėr e shprehu publikisht surprizimin e tij pėr atė ēka gjeti nė radhėt e sė djathtės. Deri kur ndryshoi teserė nuk e kishte ditur se sa e hapur ishte kjo parti, ē’lloj lidershipi mendjehapėt kish pasur. Edi Rama quhet tradhėtar i elektoratit tė sė majtės nga lideri demokrat. Petro Koēi qahet e ankohet se nuk e kish lėnė kėshtu me kryetarin, duhet tė ishte edhe ai nė listat e PS-sė. Skėnder Gjinushi e Paskal Milo ndihen gjithashtu tė pėrjashtuar e Rama nuk u hap mė as telefonin. Ndėrsa nga kampi i sė djathtės Bamir Topi, shan e hedh poshtė liderėt e partisė qė deri dje ishte anėtar e protagonist, duke premtuar njė politke ndryshe, mė tė ndershme, jo tradhėtare. AK-sė i largohet “zemra” nė kėto zgjedhje, Myslym Pashaj, pėr tė mos folur pastaj pėr tubimet e Alenacės Kuq e Zi qė na kanė shoqėruar gjithė kėto kohė me parrullat e tipit, “O Sali, o tradhėtar”. Fillim e mbarim pra kjo fushatė po lakon tradhėtarėt. Kronikat e lajmeve dhe intervistat e gazetave flasin veē pėr to. Kaq shumė po pėrmendet kjo fjalė, sa duket sikur i ka humbur kuptimi, pėr tė mos thėnė qė tani ēfarėdo qė tė ndodhė “tradhėtarėt” nuk do t’i bėjnė mė pėrshtypje askujt. Fushata ėshtė shndėrruar nė njė garė fshatēe mes tė parėve qė pėr njė fjalė goje tė shpallin, tė pėrjashtuar, tė padenjė, tradhėtar tė idealeve. Gati-gati po harrojmė qė bėhet fjalė thjesht pėr njė fushatė elektorale dhe zgjedhje parlamentare!

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket