Teatri i Absurdit

Jetėt e tė tjerėve

Teatri i Absurdit
Renato Kalemi
Ju kam thėnė se mė pėlqen tė vėzhgoj jetėt e tė tjerėve? E kam kuptuar tani vonė, ndonėse mund tė jetė njė mbetje e sė kaluarės, nga fėmijėria ose ku ta di unė. Rri me orė tė tėra nė dritaren qė bie mbi rrugėn e rrethuar nga pallate tetė katėshe, pėr tė kundruar komshinjtė e pagjumė. Jo mė kot bleva edhe njė teleskop, pėr tė cilin e binda veten se do e pėrdorja pėr tė eksploruar hapėsirėn. Dashuria pėr yjet dhe hėnėn mė kaloi shpejt dhe zbulova kėtė fiksimin tjetėr, edhe mė argėtues: spiunimin e jetės sė tė tjerėve. Veproj gjithmonė natėn. Zė njė cep tė dritares, i fshehur pas perdes, dritat e fikura dhe objektivi i teleskopit sapo ka qitur tytėn si tė ishte njė snajper. Sonte dritat e rrugės qenkan mė tė zbehta, nuk paska frymė njeriu, edhe pse ora sapo e ka kaluar mesnatėn. Disa qenėr diē po hanė nė koshat e plehrave, por nuk e kam mendjen tek ata. Nė dhomėn e gjumit tė katit tė shtatė nė pallatin pėrballė ka lėvizje. Vė syrin nė objektiv, i ekzaltuar se mė nė fund po ngjet diēka. Burri duket i nevrikosur, me dorėn e djathtė tė bėrė grusht godet pėllėmbėn e tė majtės, sikur don t’i thotė gruas qė ka ulur sytė: “Do tė ta shtyp kokėn!”. Pastaj nė ēast vrapon nė kuzhinė dhe ngre telefonin. Diē flet pėr pak sekonda dhe aty pėr aty e pėrplas receptorin pas murit duke turfulluar. Skenė e zakonshme, i them vetes. Zbres njė kat mė poshtė, aty ku dy tė rinj janė mbėshtetur pas divanit dhe po fėrkohen duke u puthur. Bukur! Fillojnė tė zhvishen ngadalė, nė fillim vajza. E ndėrsa ėshtė duke ulur xhinset, kujtohet tė ulė mė parė grilat. Pėr dreq! Kaloj nė katin e tretė, anash, Baēi ėshtė duke lexuar, ndėrsa nė dorėn e djathtė ka njė vrasėse mizash, tė cilėn e pėrdor ēdo dy-tre sekonda. Tutkun! Ngrihem lart, mė lart nė katin e tetė. Nuk ka asnjė lėvizje, asnjė dritė. Nė cepin mė ekstrem tė pallatit, m’u pėrballė dritares time, nė kėndin e ulėt tė dritares ka diēka tė errėt. Pastroj shikimin e teleskopit derisa mund tė shoh mė qartė. Vrikthi ul kokėn, i trembur. Njė tytė teleskopi mė kish ngulur objektivin e xhamtė. Po mė vėshtrojnė!








Eurovizion


Pėr “faj” tė rock-ut


Nga Alida Cenaj


Edhe pse u bėnė shumė vite qė nga pjesėmarrja e parė nė Festivalin Evropian tė Kėngės, kėtej kufirit pėrfaqėsimi ynė vazhdon tė komentohet, pritet e pėrcillet si njė ngjarje kombėtare. Nga ato qė ēdo shqiptar duhet patjetėr ta pėrjetojė thellė. Festivalit tonė tė kėngės thuajse i ka humbur qėllimi pėr tė cilin ėshtė krijuar njė herė e njė kohė. Ēdo kokurrent qė pėrzgjidhet pėr tė marrė pjesė nė festival ka vetėm njė qėllim dhe njė ėndėrr: Eurosong-un. Nuk flitet mė pėr nivel; nuk flitet mė pėr kompozime tė bukura qė mbeten e kujtohen; juria shndėrrohet nė emra tė mundshėm pėr pėrkrahės tė aksh kompozitori a kėngėtari vetėm e vetėm qė tė arrihet tek i shumėkėrkuari ēmim i parė, e prej tij nė njė biletė udhėtimi pėr nė Festivalin Evropian. Kemi dėgjuar konflikte tė shpallura ose jo, akuza dhe kundėrakuza, ēudira tė shumėllojshme aq sa shumėkush ka hedhur tezėn qė, nėse festivali i organizuar nga RTSH nuk e mban dot kėtė “barrė” le ta pėrzgjedhin diku tjetėr pėrfaqėsuesin shqiptar. Kėshtu ndodh edhe sivjet. Kėnga “Identitet” nė fillim u akuzua si e vjedhur nga serbėt (a do ishte thėnė kjo sikur tė mos pėrfaqėsoheshim nė Eurovizion me tė?), pastaj u tha se nuk bėn, e si e tillė nuk do tė kualifikohet. Nga ana tjetėr u dhanė intervista pėr studion shumė profesionale ku do tė riorkestrohej, stilistin, performancėn skenike dhe shumėn e parave qė shteti vinte nė dispozicion, vetėm e vetėm qė tė mos dilnim pa gjė. Dakord, ēdo shqiptar e dėshiron njė rezultat tė mirė nė festival. E do atė finalen e shkretė, ndoca vota nga fqinjėt e pse jo edhe njė vend tė parė. Ose tė dytė, nuk do tė ishte keq gjithsesi. Por para se ta presim nga Eurosongu, duhet t’i hedhim sytė nga festivali qė e pjell kėtė pėrfaqėsim. Pėr aq kohė sa gara e muzikės sė lehtė ėshtė lėnė pas dore, normal qė fansėt do tė bėjnė, atė qė bėnė kėto ditė pas skualifikimit shqiptar. Shumica e tyre ia vunė fajin e kėsaj humbjeje asaj qė RTSH e quajti si armėn e vet tė fitores: rrymės rock tė kėngės. Ndoshta nė fillim duhet ta kuptojmė ēfarė ėshtė Eurosongu, njė festival kombėtar kėnge, cilėsia e pastaj tė mbajmė frymėn para ekranit.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket