Teatri i Absurdit

Vajza me tė kuqe

Teatri i Absurdit
Renato Kalemi
“Dėgjo”, mė tha njė miku im nė mėngjes, teksa tė dy pėrpiqeshim me shpirt e me zemėr tė hapnim sytė me njė kafe ekspres, “tė jesh servil sot ėshtė punė me pėrfitim. Ja mė shiko mua, pėr shembull, u vij tė gjithėve pas avazit”. Unė e dėgjoja me vėmendje, me sytė gjysmė tė mbyllur dhe gojėn qė mė hapej ēdo tridhjetė sekonda, e herė pas here tundja kokėn nė formė aprovimi. Dielli kishte nja tre orė tė mira qė ishte ngritur nė qiell. Kafeneja ishte plot, si zakonisht, zhurma e filxhanėve mė krijonte njė gjendje tė lehtė pėrgjumjeje, ndėrsa ekspresi qė shfrynte sikur ta kishte marrė me pėrtesė punėn, mė mbante ende zgjuar. E shihja mikun tim teksa fliste gjithė pasion dhe nė tė rrallė kapja ndonjė copėz fjalie qė nxirrte nga goja: “…se shefi mė tha: Mos e ēaj kokėn, o burrė, do ta rregullojmė…se ti e di si jam unė, s’ta lė mangut…po ke parė trap njeri si ky?…duhet tė bėsh servilin, dėgjo mua, ata hanė bukė sot…”. Njė vajzė e re, e veshur e tėra nė tė kuqe, hyri pa potere nė lokal dhe zuri vend nė tavolinėn e fundit tė barit. Nisi tė merrej me celularin, tė cilit nuk ia shkėputi sytė as kur kamarieri iu derdh afėr pėr t’i kėrkuar porosinė. Fustani i saj ishte mjaftueshėm i hapur pėr tė dalluar pjesėn qė ndante gjinjtė e rrumbullakėt nga njėri-tjetri. Po zhytesha i tėri mes tyre, kur miku mė kapi pėr mėnge: “Dėgjon? Duhet me qenė bythėlėpirės pėr t’ia dalė mbanė, pėr tė marrė ca lek mė shumė dhe tė fitosh famė. Ndryshe, s’tė pjerdh njeri!”. Tunda kokėn nė shenjė pohimi i pavetėdijshėm se ē’donte tė thoshte me kėtė. Desha t’ia plasja syve e ti thoja nė djall ti me gjithė servilėt e tu, mė lėr tė kundroj atė vajzėn me tė kuqe. Kur ai mė kapi sėrish nga mėnga: “E sheh atė atje”, duke bėrė shenjė nga ajo. “Me siguri asaj i pėlqejnė djemtė mė para dhe tė famshėm. Mė kupton tani?”. Rrufita gllėnjkėn e fundit tė kafesė dhe futa duart nė xhepa, nga ku nxorra ca tė holla. Ishte fund muaji. Nga financa kisha marrė lajme tė kėqija.





Politika


Fushatė me sms


Nga Alida Cenaj


Sikur tė mos mjaftonin edicionet e lajmeve qė fillojnė e mbarojnė me politikė e kandidatė, spotet publicitare, mitingjet, billbordet dhe debatetet televizive qė nisin e mbarojnė me to, kėto ditė partitė po i kėrkojnė votat edhe me celular. Vetėm nė celularin tim, kėtė fillimjavė ka ardhur tre herė ky mesazh: Sė bashku arritėm shumė. Gjetėm njė vend jashtė NATO-s, me radhė pėr viza, me rroga e pensione mjerane e me mungesa nė drita, ujė, rrugė, shkolla e investime. Sot vendi ka ndryshuar shumė, por kemi ende shumė pėr tė bėrė. Mirėpres sugjerimet tuaja pėr mandatin e ri tek 0672099410. Miqėsisht, Sali Berisha”. Nuk ka asgjė tė keqe sigurisht. Vlen edhe kjo mėnyrė pėr ta kėrkuar votėn. Po e pėrdor PD-ja, por edhe disa parti tė tjera tė vogla, qė pas marrėveshjesh me kompanitė e telefonive celulare, dėrgojnė nė masė sms tė tilla. Pėr mė tepėr qė nė rastin konkret, ata qė e njohin, por edhe pėr njerėzit e shtypit, e dinė se Kryeministri ėshtė pėrdorues i rregullt i teknologjisė, dhe sidomos njė nga ata lloj politikanėsh, ndoshta unik, qė i pret e i pėrgjigjet vetė mesazheve qė i shkojnė nė celular. Qė do tė thotė se sugjerimet ndoshta edhe mund t’i marrė parasysh. Vetėm se agresiviteti pėr ato tė shkreta vota ėshtė shtuar kaq shumė kėto ditė sa nuk po marrim dot frymė. Poshtė pallatit ku banoj PDIU ka hapur njė zyrė tė bollshme elektorale, ku pothuaj 24 orė ka njerėz qė presin e pėrcjellin votues. Pak metra mė tutje, rrugės pėr nė shtėpi, do kalosh patjetėr para njė tjetėr zyre provizore tė Partisė Socialistė, njė tjetre tė LSI-sė, e pak mė tej njė tė Partisė Demokratike. Javėn tjetėr dikush na trokiti nė derė dhe na kėrkoi t’a ftonim brenda pėr tė diskutuar pėr votėn: mund tė binin nė ujdi qė tė votonim pėr aksh parti, nė kėmbim tė ndonjė shuku me euro, ose, nėse ėshtė e nevojshme, njė vendi pune pas 23 qershorit. Flamuj qė valėviten e billborde mbushin rrugėt ndėrkohė qė deri ditėn e heshtjes zgjedhore, vėshtirė ta ēojmė njė film deri nė fund. Do shfaqet patjetėr ndonjė spot publicitar partiak. Pėr tė mos folur pastaj pėr emisionet e pėrnatshme e tė pėrjavshme, ekskluzivitet i politikės. I vetmi qė kishte mbetur pėr pak privatėsi ishte celulari. Zilja e shkurtėr sinjalizoi njė sms kėtė fillimjavė. E hapa se kush e di, ndonjė i afėrm qė ėshtė larg, ndonjė mik, koleg kushdo. Jo, jo edhe ky ishte mesazh politik.



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket