Teatri i Absurdit

Monologu i njė qeni

Teatri i Absurdit
Renato Kalemi
Teksa endem rrugėve, nga njė kosh plehrash nė tjetrin, ēalė-ēalė nė kėrkim tė diēkaje pėr tė ngrėnė, nuk e humb shpresėn se do ta gjej edhe unė njė copė kockė. Dikur, nė kohėn e Bollėkut, i bėja naze ushqimit. Fjala vjen, nėse nė rrugė gjeja ndonjė kothere bukė ose kocka tė njoma pulash tė pjekura, i shtyja tutje me hundė si ushqim i zakontė. Ishte kaq e lehtė t’i gjeje kėto asortimente saqė na u mėrzitėn shumė shpejt. Ėshtė njėsoj sikur ju tė hanit vezė ēdo mėngjes, derisa t’ju dilte nga hundėt. Asokohe kėrkonim diēka mė tė shijshme, ta zėmė njė llokmė mish viēi me dhjamė apo ndonjė lepur tė freskėt. Prandaj, i kujtoj me nostalgji. Derisa njė ditė ra njė shi aq i rrėmbyer sa na lagu tė gjithėve deri nė palcė. Nga bisedat e njerėzve kuptuam se ishte shiu mė i tmerrshėm qė ishte parė ndonjėherė nė njėqind vitet e fundit. Pastroi gjithēka: qė nga rrugėt, koshat e plehrave, pusetat e ujėrave tė zeza, dyqanet, shtėpitė, shitoret e mishit aq tė dashura pėr ne, pazaret e gjėsė sė gjallė ku shkonim e vidhnim ndonjė lepur pėr tė festuar deri vonė, madje pastroi edhe vetė njerėzit. Nuk e di se ē’ndodhi me ta pas atij shiu, por shumė prej tyre shpejt dolėn nė rrugė ashtu si ne, nė kėrkim tė diēkaje pėr tė ngrėnė. U tha se kishin ndryshuar natyrė, se nuk quheshin mė njerėz, madje nuk kishin asnjė tė pėrbashkėt me ato specie inteligjente qė sundoi botėn pėr miliona vjet, por njėsoj si kafshėt e tjera gjuanin ēfarė t’u dilte pėrpara. Dhe kėshtu, nisi koha e Urisė. Prej asaj dite nuk kam prekur kockė me dhėmbė dhe gjellėt e kohės sė Bollėkut mė duken si mirazhe tė kėputura tė kujtesės sime tė dobėt. Nuk e di se si kam mbijetuar deri mė sot, pasi shumica e llojit tim ose janė ngrėnė nga njerėzit e dikurshėm, ose kanė ngordhur urie, ose janė ushqyer me njėri-tjetrin. Madje, nuk di mė nėse edhe unė kam qenė njeri dikur. Di vetėm se ne dhe ata qė dikur quheshin njerėz, nuk jemi mė miq. Tani jemi tė gjithė tė barabartė, qėnie qė pėrpiqen tė mbijetojnė duke ngrėnė ē’tė mundemi. Po mė erren sytė.





Politika


Ligjėrisht tė pėrdorur


Nga Alida Cenaj


Kėtė tė martė Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha shqelmin e fundit lirisė sė medias. Tė paktėn pėr kėtė fushatė zgjedhore, po. Sikur tė mos mjaftonin problemet qė ka vetė institucioni qė mbikqyr e garanton rregullsinė e zgjedhjeve nė Shqipėri, kėtė fillimjavė edhe televizionet private (se ai shtetėror nuk diskutohet) janė ligjėrisht tė detyruara tė pranojnė dhe transmetojnė kasetat e montuara tė partive politike. E ka vulosur e zeza mbi tė bardhė KQZ-ja. Me pretekstin e respektimit tė barazisė kohore tė transmetimit tė lajmeve mbi fushatėn, si qershiza mbi tortė, KQZ-ja ka zyrtarizuar edhe atė qė deri dje kritikohej si problem, ose raportim jo profesional, sidomos tė televizioneve tė shpallur tė njėanshėm: transmetimin e asaj ēfarė partitė duan t’i ofrojnė publikut dhe jo njė raportimi siē profesioni i gazetarit e do. Nė rast tė kundėrt KQZ paralajmėron gjobė. E thėnė mė shqip dhe troē tanimė liderėt e partive kanė tė gjitha tė drejtat e botės t’i pėrzėnė sa herė tė duan e si tė duan gazetarėt dhe operatorėt nga mitingjet dhe takimet me elektoratin. Fjala vjen kur nė sheshe nuk ka aq njerėz sa priten, kur kryetarėt nuk janė nė lartėsinė e duhur sa i takon imazhit, ose edhe thjeshtė pėr tė shmangur transmetimin e ndonjė fjale qė nuk duan t’ua marrė vesh bota, gazetarėve mund t’u vihet shqelmi. Nė kėmbim partitė e sjellin kasetėn gati, tė kopsitur siē duhet, dhe televizionet detyrimisht duhet ta transmetojnė. Kėshtu pra nuk ėshtė mė e nevojshme ta kėrkojmė lajmin nė disa kanale pėr tė shpresuar se e kemi kuptuar tamam. Boll tė shohim njė edicion diku, sepse i njėjti lajm sa i takon politikės do jetė gjithandej. Tė njėjtat pamje, tė njėjtat deklarata e tė njėjtat batuta. Lavdi zotit janė dėgjuar edhe zėra kundėr, siē Top Channel bėri kėtu e katėr vjet tė shkuara kur refuzoi ēdo kasetė tė bėrė gati nga partitė, e Ora News po ashtu. Por indirekt partitė, me kėtė vendim, ia ligjėrojnė vetes moslejimin e kamerave nė mitingje ose krijimin e regjive tė pėrbashkėta, siē po ndodh. Por ja qė ato tė shkreta minuta politike duhet tė ndahen nė mėnyrė tė barabartė nga televizionet. Pra nuk mbetet shumė pėr tė zgjedhur: ose nuk do transmetohen fare lajme fushate, ose do tė pranohen kasetat e gatshme. Lirinė e medias po e merr lumi.



Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket