Teatri i Absurdit

Nė rradhė

Teatri i Absurdit
Renato Kalemi
Kam ftohtė. Dhoma ku mė kanė futur prej tre ditėsh mban erė myk dhe ka shumė lagėshtirė. Ua thashė kėtė, por gardiani u zgėrdhi duke mė tundur ēelėsat nė fytyrė gjithė qesėndi. E urreva atė njeri. “Tė martofsha nėnėn”, gati sa s’klitha. Ende nuk e kam tė qartė pse mė kanė mbyllur kėtu. Para disa ditėsh mora njė njoftim nga posta, ku mė kėrkohej tė paraqitesha dhe tė tėrhiqja njė pako qė vinte nga Amerika. Ndoshta qenė librat qė kisha blerė nė internet, ndoshta ndonjė mik i largėt ishte kujtuar pėr mua…nuk e di. U paraqita tė nesėrmen tek sporteli i tėrheqjes sė kolive. Kishte rradhė, shumė rradhė. Ishte e martė, me sa mbaj mend. Megjithatė, nuk jam fort i sigurtė. Zura vendin e fundit dhe nisa tė pres. Rradha ecte ngadalė dhe vazhdimisht njerėzit shtoheshin e shtoheshin. Derisa, pėr njė ēast m’u mor fryma dhe m’u bė sikur mė ra tė fikėt. U mbajta pas burrit qė ishte para meje, ndėrsa ai mė hodhi njė vėshtrim tė lodhur e mospėrfillės. M’u bė sikur tha: “Mbahu, djalo!”. Ishte ky ēasti kur vura re njė tip rreth tė pesėdhjetave, i veshur me kėmishė tė bardhė dhe jelek tė zi, teksa afrohej e afrohej e afrohej, kalonte njerėzit njėri pas tjetrit, duke shkaktuar gjullurdi. Kishte nga ata qė e shtynin, dikush i thoshte: “Ē’bėn, mor gomar!?”, ndonjė tjetėr i kėpuste ndonjė tė sharė. Por ai vazhdonte, e vazhdonte, derisa arriti nė krye tė radhės. Bėrtitjet dhe ulėrimat e tė tjerėve duket se nuk i bėnin fare pėrshtypje. Nga xhepi i brendshėm i jelekut nxorri njė copė letėr dhe ia hodhi para syve sportelistes. E kisha fare afėr, dy burra mė ndanin prej tij. Sportelistja e mori letrėn dhe shkoi tė kėrkonte kolinė e burrit, mes zhaurimės sė tė tjerėve qė ishin nė radhė e qė ndiheshin tė shpėrfillur. Kush ishte ky tipi qė hyntė pa radhė, serbes-serbes!? U nxeha aty pėr aty dhe imagjinova sikur nxorra njė thikė nga xhepi i xhaketės dhe iu hodha pėrsipėr duke i ngulur disa herė nė bark tehun e mprehtė. Dyshemeja u mbulua nė gjak. Buzėqesha. Para tre ditėsh, kur mė sollėn kėtu, mė thanė se kisha vrarė njė njeri. Por, unė nuk e di…s’jam i sigurtė, ju betohem!





Shėndetėsia


Po na vdesin


Nga Alida Cenaj


Njė vajzė 27 vjeēare kėtė javė ka ngritur zėrin dhe ka denoncuar mjekun D.B. tė njė nga spitaleve private tė Tiranės sepse nga neglizhenca e tij i ka rrezikuar jetėn. E trajtuar pesė vjet mė parė nga ky mjek pėr kancer nė gji, e sėmura nuk ėshtė marrė nė konsideratė nga kontrolli i mėpasėm dhe shėrimin e ka gjetur nė Itali; gjykata e Tiranės, javėn e kaluar ka urdhėruar prokurorinė e kryeqytetit tė hetojnė mjekėt e Spitalit Onkologjik sepse njė tjetėr paciente nga Vlora ka denoncuar abuzimin me tė. Sonila Neēo ėshtė diagnostikuar me njė sėmundje tė rėndė dhe i ėshtė nėnshtruar operacionit, kimioterapisė e deri tek procesi i rrezatimit. Si pasojė ka humbur aftėsinė pėr tė lindur, ka marrė dėmtime tė pariparueshme nė lėkurė dhe ende vuan gjendje tė rėndė shėndetėsore. Ajo nuk vuante nga kanceri, mjekėt kishin gabuar; njė tjetėr 35 vjeēar, i sėmurė me diabet ka humbur jetėn dhe tė afėrmit dyshojnė se nė momentin qė ėshtė paraqitur, nė gjendje tė rėndė nė spital, mjekėt i kanė injektuar serum me glukozė; njė foshnje humbi gjithashtu jetėn, muaj tė shkuar nė Durrės dhe prindėrit akuzojnė mjeken pėr trajtim mjekėsor tė gabuar. Kėto janė vetėm rastet mė tė freskėta tė njė kronike tė paralajmėruar vdekjesh nė spitalet shqiptare. Sektori shėndetėsor nė vendin tonė ėshtė kthyer nė burimin mė tė madh tė lajmeve tė kronikės sė zezė. Sikur tė mos mjaftonte gjendja e mjeruar e spitaleve, depot bosh tė ilaēeve, ecejaket lart e poshtė pėr tė gjetur e blerė mjekimet qė nė fakt duhet t’i mbulojė shteti, pagesat nėn dorė pėr njė operacion, qoftė edhe fare tė thjeshtė, dorėn e fundit po e japin mjekėt vetė. Askush nuk tė merr seriozisht nėse halli tė pėrplas nėpėr dyer spitalesh e dorė bluzash tė bardha. Askush nuk tė siguron se tek privatet ka mė mirė. Sado qė reklamat me emra dhe imazhe doktorėsh tė huaj tė bombardojnė 24 orė, nė fakt edhe aty tė punėsuar part-time, janė po ata mjekė tė shtetėrorit. Jeta ėshtė kthyer nė gjėnė mė pa vlerė nė Shqipėri. Ka mbetur vetėm shpresa nė Zot pėr tė pasur shėndet.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket