Spektakel

Missi nga pėrtej detit

Jeta nė Itali dhe refuzimi pėr tė marrė pasaportėn italiane. Kundėrshtimi i xhaxhallarėve pėr tė konkuruar nė “Miss Shqipėria”, kurora e mė tė bukurės shqiptare dhe ėndrra pėr t’u kthyer pėrgjithmonė kėtu. E tashmja dhe e ardhmja e Miss-it tė 2013
Alida Cenaj
Shqipen e flet pėr bukuri, megjithatė i duhet ca qė t’i dalė turpi. Ndoshta sepse nuk e kishte parashikuar gjithė kėtė vėmendje qė u pėrqendrua mbi tė pas spektaklit “Miss Shqipėria 2013”, Fiorenza Lekstakaj skuqet sa herė gjendet pėrballė njė gazetari. Ka lindur nė Itali dhe mendja ta thotė se vėshtirėsia nė tė folur ėshtė normale, por kjo pėrshtypje zhduket vetėm pak minuta mė pas, pasi ka fituar besimin nė vetvete dhe kujtohet se mban njė kurorė mbi kokė. Njė tė atij lloji qė me shumė gjasė, si edhe shumė tė tjerave para saj, mund t’i ndryshojė jetėn. Kėrkon vetėm pak kohė sa tė pėrqėndrohet siē duhet, e nėse vėrtet nuk mundet t’i artikulojė tė gjitha fjalėt qė i vijnė nė mendje, merr frymė thėllė, buzėqesh pafajshėm, kėrkon ndjesė dhe e nis, mė ngadalė, aty ku e ka lėnė. Kėtė vit mė e bukura shqiptare ka ardhur nga pėrtej detit.


Quhet Fiorenza dhe ka lindur nė Itali. Jeton me familjen nė Empoli, provinca e Firences, dhe 17 vjetėt e jetės i ka kaluar aty. Tė vetmet shkėputje janė pushimet e pėrvitshme, qė domosdoshmėrisht i kalon nė Shqipėri dhe ndryshimi i destinacionit as qė mund tė diskutohet. Kėtu ka shtėpinė e gjyshes, kushėrinjtė, xhaxhallarėt, plazhet dhe siē thotė, vendin e vet. Nė kėtė pjesė tė rrėfimit, ajo pengesa pėr t’i thėnė fjalėt shpejt dhe rrjedhshėm, zhduket. Sepse po ta kishte ajo nė dorė, do tė ishte kthyer me kohė nė atdhe dhe gėzohet kur tregon se synimet e largėta tė familjes janė tė kthehen. “Sepse Shqipėria ėshtė vendi im”, thotė bukuroshja e kurorėzuar nė tė 15-in edicion tė “Miss Shqipėria”. Pėr kėtė arsye nuk ka pranuar tė marrė as pasaportėn italiane e aq mė pak tė mundohet tė konkurojė nė njė garė bukurie italiane, fjala vjen “Miss Italia”. E para nė plan ėshtė Shqipėria. Pėr mė tepėr tani qė nė listėn e arsyeve qė e shtyjnė tė marrė avionin pėr kėtej, ėshtė shtuar edhe njė e re: titulli i bukurisė, i merituar pas njė votimi unanim tė jurisė nė parkun arkeologjik Bylis.


Kėtė vit 31 vajza nga tė gjitha trevat shqiptare, por edhe vende tė Evropės ku jetojnė shqiptarė, pas njė turi nė veri, Kosovė dhe Maqedoni, u ndalėn nė Bylis. Petri Bozo zgjodhi njė tjetėr vend historik pėr tė ngritur skenėn e “Miss Shqipėrisė”, paēka se kjo e kėtij viti ishte njė sfidė e vėshtirė. Mungonte energjia elektrike nė parkun e vjetėr mė shumė se 2000 vjeēar, infrastruktura pėr tė ndėrtuar njė skenografi dhe shumė detaje tė tjera qė nė njė skenė tjetėr, ndoshta nė Tiranė, do t’i kishte siguruar me shumė lehtėsi. Pastaj ishte edhe njė muaj i ngjeshur elektoral qershori, ēka do tė thotė se njė spektakėl bukurie do tė dukej si devijim i diskutimeve tė nxehta tė ditės. Por Bozo nuk ndryshoi as datėn dhe as vendin. Nė ditėn e heshtjes zgjedhore, mbrėmjen e 22 qershorit, “Miss Shqipėria” shėnoi spektaklin e radhės me tė ftuar e miq, mbi kodrinėn hijerėndė qė sheh mbi lumin Vjosė. “E gjithė kjo ka qenė njė eksperiencė e paharrueshme”, thotė Fiorenza duke u kthyer nė kujtimet e kėtij muaji tė pazakontė pėr njė adoleshente 17 vjeēare. “E dua Shqipėrinė dhe ēdo herė qė vijmė me prindėrit vizitojmė qytete tė ndryshme, por kėsaj here ishte diēka e re. Kemi udhėtuar dhe parė vende fantastike. Kemi takuar njerėz tė mirė, organizuar festa dhe spektakle dhe kudo mikpritja ishte e jashtėzakonshme. Kėshtu mund tė tė presin vetėm nė Shqipėri. Ėshtė njė nga pėrvojat mė mbresėlėnėse qė kam kaluar, duke filluar qė nga turi e deri tek kurorėzimi si “Miss Shqipėria”.


Megjithatė Fiorenzės iu desh ta priste dy herė biletėn pėr tė ardhur nė Shqipėri. Aplikoi nga Italia dhe nuk e pati tė vėshtirė tė bindte prindėrit pėr tė ardhur kėtu. Madje edhe ata vetė kanė ngulur kėmbė qė vajza e dytė e familjes ta provonte nė njė konkurs bukurie. U pėrzgjodh dhe mori rrugėn drejt destinacionit qė do mė shumė. Iu bashkua grupit tė vajzave dhe kur ėndrra kish nisur, iu desh tė kthehej mbrapsht. Njėri prej xhaxhallarėve tė saj, qė jeton nė Shqipėri, e ndėrpreu nė mes rrugėtimin dhe e detyroi tė merrte avionin pėr Itali. Nuk donte qė e mbesa ta kėrkonte kėtu njė titull bukurie. “Ai nuk kishte besim dhe thoshte shpesh qė nė Shqipėri titujt e bukurisė shiten. Nuk ėshtė konservator aq sa tė mos ishte dakord pėr pjesėmarrjen time nė njė konkurs bukurie, por thjesht nuk donte qė tė vija nė Shqipėri”, thotė Fiorenza. Iu bind pėr tė mos i prishur qejfin xhaxhait, ama para se tė nisej e paralajmėroi se do tė kthehej sėrish. Kėshtu e ka nisur kėtė konkurim bukuroshja nga Lezha.


“Tė ishte pėr xhaxhanė tim mund tė konkuroja nė Itali, por unė nuk e dua kėtė gjė. Synimi im ishte tė vija kėtu dhe prindėrit e mi e dinė kėtė”. E meqė ata ishin nė anėn e saj, Fiorenza u kthye. I ati e shoqėroi pėr disa ditė, bisedoi me tė vėllanė e mė nė fund tė gjithė i hapėn rrugė dėshirės sė saj. Edhe pse me disa ditė vonesė, Fiorenza iu bashkua grupit, madje ditėn e spektaklit asnjė prej kushėrinjve nuk mungoi nė Bylis. Tek e fundit njė mbėshtetje si ajo mund ta gjente vetėm kėtu. “Ata kanė qenė dhe janė mbėshtetja ime mė e madhe. Xhaxhallarėt kanė qenė ata, qė tė shtyrė nga ideja se nė Shqipėri pėr ēmimet bėhen pazare, nuk donin qė tė merrja pjesė. Por “Miss Shqipėria” i theu parashikimet e tyre dhe provoi krejt tė kundėrtėn”. Ishte edhe i ati nė natėn finale - “babi nuk shprehet shumė, por shpėrtheu nė lot kur mė pėrqafoi. Ia lexoja nė sy lumturinė” - edhe njėra nga motrat. Pas spektaklit ata iu kthyen rutinės sė pėrditshme nė Itali, ndėrsa Fiorenza shijon lavdinė nė Tiranė. Sa pėr tė tjerat, bukuroshja e saposhpallur ėshtė njė vajzė e zakonshme me njė tė pėrditshme si gjithė moshatarėt e saj, por me ėndrrėn pėr tė jetuar nė njė qytet tė zhurmshėm si Tirana.


“Nė Itali ėshtė ndryshe, rinia nuk ėshtė kaq gazmore sa kėtu. Nė Empoli jeta rrjedh e qetė dhe monotone, ndjek shkollėn dhe mbasdite ose nė fundjavė dal me miqtė. Nė Shqipėri ēdo herė qė vij, gjej njė atmosferė krejt tė ndryshme”.


Zyrtarisht Fiorenza duhet tė ishte shtetase italiane, sepse ka lindur dhe ėshtė rritur nė Firence. Por pavarėsisht kėsaj, gjatė kėtyre 20 viteve qė familja e saj jeton atje, si ajo, ashtu edhe prindėrit nuk e kanė pasur aq tė thjeshtė mbijetesėn. Sidomos nė njė vend fqinj me ne, ku legjendat pėr shqiptarėt, deri pak vite mė parė, mbushnin ekranet dhe faqet e gazetave. “Nuk di tė them pėr prindėrit, por unė tė paktėn, sidomos nė kohėn e fėmijėrisė e kam ndjerė qė isha ndryshe nga tė tjerėt. Me shoqėrinė e kam pasur mė tė thjeshtė tė ambjentohem, sepse jam rritur me ta, ama nė shkollė, edhe sot e gjithė ditėn nuk ėshtė ēudi qė tė mos e marrėsh kurrė notėn qė meriton. Ndihet kudo qė je e huaj. E ndjen kur tė tjerėt kthejnė kokėn, ose kur ke njė gjendje ekonomike tė mirė. Gjithēka shoqėrohet me “ata, tė huajt”.


Megjithatė familja Lekstakaj e ka ngritur nga e para jetėn nė Empoli. Babai i Fiorenzės punon nė njė ndėrmarrje qė shet goma, ndėrsa e ėma mban llogaritė e njė tjetėr firme transportesh. Ajo ėshtė fėmija e dytė e familjes me dy motra tė tjera dhe njė vėlla tė vogėl. “Aktualisht jam nė vitin e katėrt tė studimeve nė njė shkollė tė mesme ekonomike”, thotė Fiorenca. Njė nxėnėse mesatare qė nuk pret tė marrė medaljen e artė, por as nuk e zė koka kur vjen koha e provimeve. “Kam edhe njė mbesė tė vogėl, vajzėn e sime motre”, shton duke qeshur, sepse ka harruar tė flasė pėr mė tė voglėn, por mė tė rėndėsishmen e familjes kėto kohė. “Kam edhe njė vit tjetėr shkollė dhe besoj se njėsoj e rėndėsishme si kurora qė mbaj sot, ėshtė edhe universiteti. Meqė ime motėr u shkėput nga shkolla prej lindjes sė vajzės, e kemi bėrė nė plan qė me tė mbaruar unė tė mesmen ta nisim universitetin tė dyja”. Tė paktėn ky ka qenė plani deri nė fillim tė kėtij qershori, kur eksperienca “Miss Shqipėria” nuk kishte nisur akoma. Buzėqesh si e zėnė ngushtė kur vjen puna tek universiteti. Sepse siē e kanė diskutuar nė familje, dy prindėrit e Fiorenzės kanė nė plan tė kthehen sapo fėmijėt tė pėrfundojnė shkollėn. Mirėpo kjo puna e kurorės ua ka trazuar ca mendimet. “Sigurisht qė dua tė vazhdoj studimet dhe nuk heq dorė nga ky plan, por unė dua tė kthehem kėtu”, thotė bukuroshja. Sepse tani ka edhe njė titull, por edhe njė mundėsi mė shumė pėr tė prekur njė ėndėrr, ndoshta tė njėjtė pėr shumė moshatare tė saj: televizionin.


“Deri para se tė fitoja kurorėn e “Miss Shqipėria”, natyrshėm mendoja njė shkollė me drejtim ekonomik”, shton. “Por tani nuk e di se ēdo tė ndodhė. Mė pėlqen ekrani dhe do tė doja shumė tė kthehesha sėrish nė skenėn e kėtij spektakli si prezantuese”. Ka dėgjuar kėto ditė se shumė tė tjera para saj kėtė e kanė njė ėndėrr tė realizuar, ndaj Fiorenza guxon ta ėndėrrojė edhe kėtė. Pėrveē kėsaj pjesa tjetėr e vitit, deri nė qershorin e ardhshėm, kur do t’i duhet tė dorėzojė kurorėn, i ka futur nė axhendė edhe kompeticione ndėrkombėtare tė bukurisė ku do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė, ndėr tė cilėt mė i rėndėsishmi, “Miss Globe”.


“E di qė ėshtė njė ndėr kompeticionet mė prestigjioze tė bukurisė nė mbarė botėn, dhe kjo pėr mua do tė thotė njė mundėsi mė shumė. Megjithatė besoj se nuk ka asnjė konkurs mė tė rėndėsishėm se “Miss Shqipėria”. Unė ėndrrėn time e realizova sa u takon konkurseve tė bukurisė. Sigurisht, jam e lumtur qė gėzoj tė drejtėn pėr tė pėrfaqėsuar vendin tim nė njė event ndėrkombėtar dhe do tė pėrpiqem tė jap mė tė mirėn, por synimet e mia shkojnė shumė mė tej”. Janė ato qė kanė lidhje me spektaklet dhe prezantimin. Ende shpejt pėr tė folur pėr diēka konkrete, por pėr aq kohė sa ekziston njė mundėsi, Fiorenza e dėshiron.


Kėtu e folura ndalet dhe faqet i skuqen si nė fillim tė bisedės. Ndoshta i janė ngatėrruar idetė, ose ndoshta turbullimi i natės sė spektaklit dhe asaj qė ka ardhur mė pas, nuk ka kaluar akoma. I duhet kohė tė kuptojė se ē’po ndodh dhe se ē’do tė bėjė mė tej. Pothuaj njė javė pas spektaklit, do tė marrė rrugėn e kthimit dhe bashkė me familjen, thotė se do tė flasė shtruar pėr tė ardhmen. Mbase do t’u duhet ta afrojnė datėn e kthimit pėrgjithmonė kėtu. Ka kohė t’i lutet prindėrve nė shtėpi, atje nė Itali, por edhe kėtu, kur tė vijnė me pushime, nė plazhin e preferuar tė saj, nė Shėngjin.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket