Teatri i Absurdit

Burri pėrballė

Teatri i Absurdit
Renato Kalemi
Pėrditshmėria ime nis gjithmonė njėsoj. Jam i pėrpiktė deri nė detaje, aq sa ēdo ndryshim i vogėl qė mund tė ndodhė rastėsisht gjatė ditės e quaj si njė ndėrhyrje bestytnore qė mund tė ketė pasoja tė paparashikueshme mbi mua. Prandaj, nuk i lė asgjė rastėsisė. Bėj ēdo ditė tė njėjtėn rrugė, shkel tė njėjtat hapa qė kam shkelur njė ditė mė parė, me po ato lėvizje tė kokės sa majtas-djathtas, shfaq kureshtje pėr tė njėjtat tabela dyqanesh dhe pėrshėndetem me tė njėjtėt njerėz nė po tė njėjtėn mėnyrė: Dorėn e djathtė e ngre lart dhe e shoqėroj me njė “Ē’kemi?”. Tė tjerėt mė pėrgjigjen nė po tė njėjtėn mėnyrė. Nėse ndokush e prish kėtė rit, e shoh njėherė vėngėr dhe pastaj kthehem nė shtėpi, mbyllem brenda gjithė ditėn dhe ia nis nga e para tė nesėrmen. Sigurisht, kėtė tipin nuk e pėrshėndes mė, ai thjesht nuk ekziston mė. Prej kohėsh ulem nė njė njėjtin park, nė tė njėjtin stol dhe marr tė njėjtin pozicion nė orė tė caktuara tė ditės. Mėngjesi shoqėrohet me njė qėndrim serbes-serbes, kėmba mbi kėmbė, me gojėn qė mė hapet ēdo pesė minuta (edhe kur nuk mė hapet vetiu e hap vetė). Pėrpara kam tė njėjtėn pamje: Njė stol i njėjtė me atė ku jam ulur unė, njė burrė rreth tė dyzetave (po aq sa unė), me kėmbėn mbi kėmbė, qė i hapet goja posaēėrisht nė tė njėjtat intervale si unė. Nė orėt e drekės marr njė pozicion pak mė tė kėrrusur, mbėshtetem pas stolit dhe me kokėn lart dremis me sy hapur. Burri pėrballė meje bėn tė njėjtėn gjė si unė. Por, ēasti im i preferuar ėshtė darka: Duke qenė natyrė romantike, pres perėndimin e diellit me njė buzėqeshje tė lehtė nė fytyrė. Tė njėjtėn gjė bėn edhe burri pėrballė. Unė ngre dorėn lart, edhe ai bėn tė njėjtėn gjė. Unė kthej kokėn majtas, ai mė ndjek. Unė ngrihem nė kėmbė, ai po ashtu. Unė hedh njė hap pėrpara, edhe ai njėsoj. Unė bėj dy hapa mė tej, edhe ai. Unė afrohem nė gjysmė-udhė, ai thuajse mė ēik hundėn me hundėn e tij. Dreqi ta hajė, sa i shėmtuar qenkėrka.





Media


Pėr hir tė ekskluzivitetit


Nga Alida Cenaj


Mania pėr tė kapur ekskluzivitetin e lajmit, pėr tė qenė mė tė shpejtėt dhe mė tė saktėt, i ka trullosur aq shumė televizionet shqiptare sa fjala etikė duket e huaj tashmė nė mediat shqiptare. Askush nuk e mendon dy herė transmetimin e pamjeve makabre nga vrasjet apo aksidentet qė rėndom dėgjohen nėpėr Shqipėri, sado qė pėr hir tė atij qė quhet profesionalizėm ca imazhe, teorikisht, duhet edhe t’i kursehen publikut. Kėshtu mėngjesin e sė dielės, ditės sė zgjedhjeve kur edhe transmetimi ishte non-stop, pothuaj nė tė gjitha ekranet, duhet tė mateshe mirė para se tė ndiqje njė edicion informativ. Dita nisi me lajmin e keq qė njė simpatizant ishte vrarė nė Laē dhe pėr aq kohė sa zgjaste lajmi, ekranin e mbushte cep mė cep, trupi i shtrirė pėrmbys i tė ndjerit, drejt nga vendi i ngjarjes. Ishte mėngjes, ditė zgjedhjesh dhe mendja ta thotė se edhe teleshikuesit tė shumtė nė numėr. Por askush nuk u kujdes tė paktėn tė tregonte pak elegancė nė raportimin e lajmit. Pėrkundrazi. Tė gėzuar qė kamerat (pėr hir tė zgjedhjeve) ishin tė pranishme kudo, edhe kronikat fillonin e mbaronin me pamje, njėsoj sikur tė bėhej fjalė pėr njė film aksion e tė dhunshėm tė orėve tė vona tė natės. Pak ditė mė pas njė aksident i rėndė automobilistik ndodhi nė aksin Gjirokastėr-Tepelenė, ku njė automjet shpėrtheu pasi u pėrplas me bordurėn e rrugės. Mbetėn tė vdekur tre persona. Sėrish mė tė shpejtėt, ata mė “ekskluzivėt” nuk e humbėn rastin: nė disa ekrane lajmi u dha me imazhet e makinės sė shkrumbuar dhe njėrės kufomė brenda. Po t’i bashkoje pamjeve edhe tekstin e kronikės – njė prej viktimave nuk i kishte mė shumė se 28 vjeē dhe tė tre ishin tė sė njėjtės familje – tė pėrshtjellohej stomaku. Por dalldia e mediave shqiptare ka tė bėjė me ekskluzivitetin e lajmeve dhe tė pamjeve. Nuk e merr mundimin njeri tė paktėn as tė paralajmėrojė qė kronika pėrmban filmime qė ndokush edhe nuk i pėrballon dot. Etikėn, dhe jo vetėm atė, e ka marrė lumi.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket