Tendence

Nga Turqia me dashuri

Tendenca e pushimeve jashtė Shqipėrisė. Ofertat turke dhe destinacionet kryesore. Ndikimi i zgjedhjeve pėr qershorin dhe prenotimet nė rritje pėr korrikun dhe gushtin. Alternativat e dyta Greqia, Spanja dhe vendet fqinje
Alida Cenaj
Krahasuar me disa vite mė parė, sidomos me kohėn kur Turqia cilėsohej si surpriza turistike pėr shqiptarėt, ēmimet janė rritur pothuaj dyfish. Megjithatė, sado qė kurba e udhėtimeve drejt resorteve turke ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatė kėsaj kohe, bregu turk vazhdon tė mbajė vendin e nderit si destinacion turistik edhe pėr kėtė verė. Ndryshe nga sa mendohej, se koha e zgjedhjeve, ndryshimet e pritshme nė administratė ose e ngjarjet e zhurmshme tė Stambollit mund tė ndikonin nė numrin e rezervimeve apo fluturimeve drejt Antaljas dhe plazheve tė tjera turke, operatorėt turistike thonė se ky, pa frikė, mund tė quhet njė vit i bereqetshėm. Nėse deri para dy vjetėsh (me njė dozė mė tė vogėl, edhe verėn e kaluar), pėr shkak tė paralajmėrimit pėr krizė ekonomike agjencitė turistike shėnuan rėnie drastike prenotimesh, sivjet situata duket e ndryshuar kryekėput. Me sa duket, shqiptarėt nuk duan t’ia dinė as pėr rritjen ekonomike, as pėr ditėt e vėshtira qė thuhet se na presin e aq mė pak pėr ndryshime administrate apo politikash financiare. Kemi apo nuk kemi rritje ekonomike sivjet, ndryshohet apo jo qeveria, me taksė progresive apo tė sheshtė, tundimi pėr t’i hipur avionit ditėn e parė tė pushimeve verore ėshtė mė i madh se ēdo e dhėnė ekonomike apo paralajmėrim pėr kohe tė zymta. Pak e ēuditshme po tė kihet parasysh se nė periudha tė ngjashme si kėto tė kėtij viti, me zgjedhje tė pėrgjithshme parlamentare, ndryshime qeverie e si rrjedhojė edhe emra tė rinj, tė paktėn sa u takon tė punėsuarve nė institucionet shtetėrore, shifrat e rėnies shėnonin deri nė 40 pėr qind krahasuar me vite tė tjera. Deri dy vjet tė shkuara edhe zgjedhjet vendore ishin pėrcaktuese nė numrin e atyre qė preferonin brigjet e huaja pėr pushime. Nė listėn e rėnies, ishte edhe Turqia qė kėtė vit mban fronin e destinacionit mė tė preferuar pėr verėn. I vetmi ndryshim sivjet ėshtė se Egjipti – sidomos pas paralajmėrimit tė Ministrisė sė Jashtme – ėshtė fshirė nga lista e ofertave dhe Greqia ėshtė shndėrruar nė njė destinacion konkurrues me Turqinė. Gjithashtu operatorėt, nė fenomenet e kėtij viti pėrmendin edhe plazhet e Spanjės, qė me gjithė bukuritė dhe ofertat e mira, ende nuk po arrijnė tė shndėrrohen nė njė destinacion tė frekuentuar masivisht. Zgjedhjet e momentit ose prenotimet e hershme i kanė sytė mbi Turqinė dhe Greqinė. Pėr mė tepėr qė ofertat e kėtij viti qė vijnė nga agjencitė turistike janė nga mė tė ndryshmet. Ashtu si edhe sezonet e shkuara, edhe kjo verė do tė jetė plot emra tė vjetėr e tė rinj hotelesh luksozė qė tė ftojnė tė fluturosh drejt resortesh qė premtojnė gjithēka. Sidomos brigjet e Antalias, Belekut, Kemerit, Alanjas dhe Bodrumit. Turqia kėrkohet sepse ėshtė lehtėsisht e arritshme – ēdo vit agjencitė turistike vėnė nė dispozicion tė pushuesve udhėtime charter - me shėrbime “all” dhe “ultra all inclusive”, qė nė mėnyrė tė veēantė pėr familjarėt vlen. Pėr tė mos folur pastaj pėr ofertat ekstra qė fėmijėt shpesh janė brenda paketės falas (pėrveē udhėtimit me avion), dhe se atje pėrveē resortit mund tė zgjedhėsh edhe udhėtime nė zonat afėr ose larg pėr njė ose dy ditė.


Megjithatė, kjo nuk do tė thotė se fqinjėt nuk janė tė kėrkuar. Sepse pas Turqisė, vendi i dytė i preferuar qė vjen nė listė ėshtė Greqia. Veēse jo prej njė miti – siē thonė operatorėt turistikė – tė ngritur nga media, sipas tė cilit plazhet e fqinjit tonė jugor i kanė ulur ēmimet nė mėnyrė drastike. Nė British Travel, ATHS dhe Global Travel thonė se nuk ka diferenca, por ishujt e Greqisė sidoqoftė kėrkohen. Mund tė shkohet me makinė, vizat nuk janė mė njė problem dhe bukuritė natyrore dhe shėrbimi nuk zhgėnjejnė. Pastaj nė radhė vijnė Kroacia, Spanja e deri nė destinacionet mė tė largėta tė botės.


“E sigurta ėshtė se kėtė vit nuk ka rėnie”, thotė Aurela Baholli, drejtore e British Travel. “Kemi rezervime tė hershme dhe ato tė minutės sė fundit, tė cilat po tė krahasohen me njė vit mė parė janė mė tė larta nė numėr. Ndoshta mund tė ketė pasur njė rėnie tė lehtė pėr javėn e parė tė korrikut, mendoj si efekt pas zgjedhjeve, por pjesa nė vazhdim dhe gushti janė plot”.


E vėrtetojnė udhėtimet charter tė programuara qė herėt pėr pikun e verės. Gjatė qershorit, siē tregon Baholli, nga Rinasi drejt Turqisė janė nisur 2 chartera nė javė, korriku ka katėr tė tillė, ndėrsa gjatė muajit gusht janė prenotuar tashmė nga njė charter ēdo ditė. “Shqiptarėt vazhdojnė tė duan Turqinė”, shton ajo. Korfuzi gjithashtu ėshtė njė destinacion, qė tė paktėn nė agjencinė tonė, ėshtė shumė i kėrkuar. Transporti ėshtė komod, destinacion i afėrt dhe hotelet qė ofron ky vend janė tė cilėsisė shumė tė lartė. Sa i takon Greqisė, edhe Halkidiki ka qenė njė destinacion i preferuar, por kėtė muaj kemi vėnė re njė rėnie tė prenotimeve”. Tė njėjtin fat duket se ka pasur edhe Qipro, e cila ka qenė gjithashtu njė destinacion i kėrkuar. Por, tė paktėn pėr muajin qershor, fluturimi direkt, i programuar i agjencive, ėshtė fshirė sepse nuk ka pasur kėrkesa. Pėr korrikun mbetet ende pėr t’u parė.


“Ėshtė pėr t’u ēuditur qė pas kaq vitesh Turqia vazhdon tė jetė mė e kėrkuara. Po ta krahasosh me shumė vite mė pėrpara, ndoshta dhjetė vjet, ēmimet pėr resortet turke janė rritur me tė paktėn 30-40 pėr qind. Por pavarėsisht kėsaj kėrkohet. Ndoshta jo tė gjithė zgjedhin paketat dhjetė ditore, sepse njerėzit nuk duan tė ulin standardet e pushimeve tė tyre, duke zgjedhur njė hotel mė tė mirė, por shtatė ditė nė Turqi mbeten gjithnjė mė tė preferuarat. Besoj ka tė bėjė edhe fakti se paketat nė kėto plazhe janė “all inclusive” dhe kjo ėshtė shumė e volitshme pėr ata qė kanė fėmijė”, shton Baholli.


Ndėrsa, sa i takon Egjiptit ngjarjet aktuale tė kėtyre ditėve janė vetėm njė prej arsyeve qė ndikojnė pėr ta renditur nė vendin mė pak tė preferuar, pėr tė mos thėnė fare. Pėrveē tyre, ende nuk ėshtė harruar ndodhia e vitit tė kaluar kur njė charter i mbushur me shqiptarė mbeti nė aeroport dhe udhėtarėt erdhėn me avionėt e linjės kėtej. Kėsaj, kėtė vit iu shtua edhe paralajmėrimi i Ministrisė sė Jashtme, qė mundėsisht shqiptarėt tė mos udhėtojnė pėr nė Egjipt, pėr ta fshirė fare nga lista e destinacioneve.


Sa i takon ofertave tė British Travel, nga ato mė tė kėrkuarat pėr kėtė vit veēohen Louis Primasol Ionian San, me katėr yje nė Korfuz. Me shėrbimin all inclusive, njė dhomė pėr dy tė rritur dhe dy fėmijė (falas nė paketė), pėr njė periudhė njė javore, ofrohet mė ēmimin 1040 euro nė total. Ndėrsa Hedef Beach Resort, me pesė yje, Ultra all inclusive, nė Alanja, zero metra nga deti, fėmijėt e pėrfshirė falas, pėr njė javė akomodim ėshtė 1050 euro dhoma, ēmim nė tė cilin pėrfshihet udhėtimi me charter, transfertat dhe akomodimi nė hotel.


“Edhe kėtė sezon njė numėr i konsidrueshėm i emigrantėve qė vijnė nė Shqipėri preferojnė tė kalojnė vetėm disa ditė nė bregdetin e jugut dhe pjesėn tjetėr tė lėvizin drejt Turqisė, Greqisė apo Spanjės”, thotė Ornela Zholaj e Global Travel, duke shtuar gjithashtu se jo vetėm qė nuk ka rėnie tė prentoimeve, por pėrkundrazi situata premton pėr njė verė tė mbarė sa i takon udhėtimeve jashtė vendit. “Ka pasur vetėm njė spostim tė periudhės, pra muaji qershor kishte njė rėnie tė lehtė, gjė qė pritej pėr shkak tė zgjedhjeve, ndėrkohė qė muaji korrik dhe prenotimet pėr muajin gusht vazhdojnė normalisht”.


Ajo qė vihet re nė Global Travel, nė ndryshim nga vitet e tjera ėshtė vetėm tendenca e rezervimeve nė minutėn e fundit, gjė qė sipas Zholajt ėshtė vėnė re gjithashtu edhe katėr vite mė parė, kur u mbajtėn zgjedhjet e kaluara parlamentare. Thėnė ndryshe, koha e zgjedhjeve mund ta ketė vetėm pėr kaq efektin, por aq sa pėr tė folur pėr rėnie nė pėrqindje tė mėdha prenotimesh, jo. Diferencė pati vetėm nė kohėn e krizės financiare botėrore, e cila tronditi gjithė botėn dhe palarajmėrimet ishin pėr muaj tė vėshtirė ekonomikė.


“Turqia vazhdon tė mbetet destinacioni i preferuar nga shqiptarėt pėr kėtė vit dhe numri i fluturimeve charter drejt Antaljas vazhdon tė jetė pothuaj i njėjtė me vitin e kaluar. Megjithatė niveli i ēmimeve tė paketave ka pasur njė rritje krahasuar me vitin e kaluar edhe pse kapaciteti i hoteleve nė destinacionet qė punohet mė shumė nuk ka qenė 100 pėr qind”.


Gjithashtu, nė Globat Travel thonė se destinacionet e tjera, si Greqia pėr shembull, janė po nė tė njėjtin nivel si vitin e kaluar, ndėrkohė qė Spanja dhe Qipro, janė destinacione me numėr shumė mė tė limituar, krahasuar me dy tė parat.


“Sigurisht ndihet njė rėnie nė lidhje me buxhetin qė u vihet nė dispozicion pushimeve”, shton Zholaj, “por kjo pėr arsye tė krizės ekonomike. Njerėzit punojnė pėr t’i siguruar vetes disa ditė pushimi dhe nuk besoj se zhvillimet politike apo ndryshimet ndikojnė nė kėtė gjė”.


Ndėrkaq paketat e ofertave pėr muajin qershor kanė qenė mė ekonomike krahasuar me korrikun ose gushtin nga tė gjithė operatorėt turistikė. Ulje tė minutės sė fundit ose destinacione me ēmimet tė leverdisshme kanė shoqėruar gjithė qershorin, situatė qė ndryshon gjatė pikut tė verės, nė korrik dhe gusht. Sa pėr Global Travel, destinacionet e Turqisė gjatė muajit qershor fillonin me 399 euro, ndėrsa nė korrik fillojnė me 499 euro.


“Pėrsėri, njė pjesė e madhe e pushuesve shqiptarė preferojnė hotelet Deluxe nė Turqi”, thotė Zholaj. “Ai mė i preferuari dhe mė i suksesshmi kėtė vit ka qenė resorti i ri, i hapur nė muajin prill, qė ndodhet nė zonėn e Belekut, “Titanic Deluxe”. Global Travel pėr kėtė akomodim ka ofruar ēmimet mė ekskluzive nė treg duke filluar nga 2 fėmijė me akomodim falas”. Ēmimet pėr kėtė hotel kanė filluar nga 800 euro pėr person nė muajin qershor. Aktualisht ēmimi ėshtė 1.000 euro pėr korrikun dhe rreth 1.100 euro pėr person pėr muajin gusht. “Muaji gusht pritet tė kėtė njė ngarkesė mė tė madhe tė pushuesve drejt destinacioneve tė sipėrpėrmendura”, pėrfundon Zholaj.


Kjo vlen pėr pothuaj tė gjitha agjencitė turistike tė Tiranės. Megjithėse korriku dhe gushti shėnojnė edhe ēmimet mė tė larta, prenotimet mė tė shumta i takojnė pikėrisht kėsaj periudhe. “Njė bilanc i plotė dhė i saktė bėhen pas pėrfundimit tė sezonit, por nėse periudhėn ku jemi e krahasojmė me atė tė njė viti mė parė mund t’ju them se shifrat janė mė tė larta”, thotė Besnik Vathi i agjencisė ATHS. “Ndoshta zgjedhjet ndikojnė gjatė ditėve kur mbahen, por sa pėr ndryshimet e tjera nuk vlejnė. Nė Shqipėri ka edhe punonjės bankash apo shumė tė tjerė tė sektorit privat qė nuk kanė lidhje me politikėn. Ndoshta punonjėsit e administratės do ia privojnė vetes pushimet, por tė tjerėt jo. Kjo ėshtė arsyeja pse tanimė politika nuk ndikon”.


Ama, mund tė ketė njė faktor tjetėr qė, tė paktėn pėrkohėsisht, ndikon nė pėrqindjen e numrit tė pushuesve: agjėrimi i besimtarėve myslimanė gjatė muajit tė Ramazanit. Ky muaj pėrkon me kėtė rit dhe, siē thotė Vathi, kjo ka ndikuar qė nė ofertat qė vijnė nga Turqia tė pėrfshihen edhe paketa qė u vijnė pėr shtat myslimanėve qė agjėrojnė. “Megjithatė kjo nuk ndikon nė numrin e turistėve shqiptarė sepse ndoshta kėtu numri i atyre qė agjėrojnė nuk ėshtė kaq shumė i madh. Mė shumė ndikimi ėshtė ndjerė nė Kosovė, sado qė ofertat turke kanė qenė edhe specifike pėr kėtė kategori pushuesish”.


Nė ATHS, pėrveē Turqisė, destinacion kryesor i kėsaj vere ėshtė edhe Greqia. Pėr Messongi Beach nė Korfuz, hotel me tre yje, oferta all inclusive ėshtė e vlefshme pėr 336 euro personi pėr shtetė netė. Ndėrsa nė Alanja, Porto Azzuro Delta, me pesė yje ēmimi pėr korrikun ėshtė 593 euro personi. Bregu turk, si edhe nė agjencitė e tjera ėshtė i larmishėm nė ATHS me oferta dhe resorte qė premtojnė pushime nga ato qė mbahen mend.









Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket