Teatri i Absurdit

Mendimet e verės

Teatri i Absurdit
Renato Kalemi
Kėtė javė kam qenė shumė i lumtur sepse mė nė fund fillova punė. Kisha disa muaj qė vėrdallosesha nė kėrkim tė njė vendi tė mirė, mundėsisht pa shumė lodhje, pa orare tė zgjatura dhe pa stresin e pėrditshėm e shefa kokėēarės. Gjatė gjithė jetės time kam qenė i pafat; gjithmonė mė ka rėnė pėr pjesė tė merrem me shefa dembelė, qė dinė vetėm tė japin urdhėra dhe s’e luajnė bythėn e tyre nga karrigia as kur u pihet njė gotė ujė. Dinė tė thonė veē: “Bėj atė, e bėj kėtė. E kė bėrė gabim, bėje nga e para. S’je pėr asgjė, tė gjitha unė i bėj”. Si pėrfundim, asgjė s’bėnin vetė sigurisht. Ku e lashė? Ah, po, kam filluar punė. Ose mė saktė, kam ndėrmend tė filloj punė. Jam vetėpunėsuar nė kompaninė time tė sapokrijuar, e cila ofron njė shėrbim tė ri, krejt tė veēantė, qė nuk e keni hasur asnjėherė nė jetėn tuaj. Shėrbimi ka tė bėjė me pushimet e verės. Pra, unė jam i gatshėm t’ju zėvendėsoj juve nė rast se ju nuk keni kohė tė merrni pushimet tuaja pėr shkak se jeni aq shumė tė mbytur nga punėt sa nuk e keni mendjen pėr t’u relaksuar nė ndonjė resort mesdhetar apo ishull ekzotik. Nė qoftė se nuk ia dilni dot tė pushoni pėr shkak tė angazhimeve tuaja tė shumta, kėtu hyj unė. Pushimet i bėj unė nė vendin tuaj… Mjafton tė mė shkruani nė adresėn sitėpushonipadalėngazyra@yahoo.com, shtoni aty destinacionin ku do tė shkoni, ditėt e qėndrimit dhe gjėrat qė do dėshironit tė bėnit gjatė atyre ditėve, por qė nė kėtė rast do tė jem unė i detyruar t’i bėj pėr hatrin tuaj. E di, ėshtė goxha ide! Por problemi ėshtė se kėto kohė po has pak vėshtirėsi nė gjetjen e klientėve. Njerėzit nuk janė edhe aq tė zėnė sa dikur mė punė, madje punojnė mė pak se ē’duhet. Megjithatė, jam optimist, sepse nga sa kam dėgjuar ēdo biznes ka probeme nė fillim, sa tė njihet, tė krijohet besimi, e tė tjera si kėto. Mjafton qė tė kem klientin e parė dhe pastaj fjala pėrhapet sa hap e mbyllė sytė. Po pres edhe pak, se fundja pa punė isha. Ē’mė kushton tė pres?!





Pyetje dhe pėrgjigje


Ēfarė ndodh kur njė boksier shėndoshet?


Boksierėt janė tė vėmendshėm ndaj kilogramėve. Ėshtė e pamundur tė prezantohen nė pesha jashtė normave tė pėrcaktuara pėr kategorinė e tyre. Por mund tė ndodhė ama, qė tė vendosin tė kalojnė nga peshat e lehta nė ato tė rėnda, me dėshirėn e tyre. Rasti mė i famshėm ėshtė ai i Oliver Kirk, nė Olipmiadėn e San Luisit, nė vitin 1904. Boksieri amerikan fitoi dy medalje tė arta: tė parėn pasi hodhi nė tapet bashkėatdhetarin Xhorxh Finegan nė peshat e lehta dhe mė pas mundi Frenk Haler nė peshat e rėnda. Sipas disa burimeve, tė dyja fitoret u shėnuan nė tė njėjtėn ditė, por kjo nuk ėshtė shumė e qartė. Sidoqoftė asnjė boksier tjetėr nuk ka arritur dy medalje tė arta nė tė njėjtėn olimpiadė, edhe pse atėherė kushtet kanė qenė tė ndryshme nga sot: pak pjesėmarrės nė kategorinė “balerina”. Edhe Finegan nė San Luis mori dy medalje: pėrveēse njė argjendi kundėr Kirk, fitoi edhe njė medalje tė artė, e cila nuk ishte nė peshat e lehta.

Te tjera..

Karikatura

Nga Kleket